Close

Rezultati i Sondazhit: Si mendoni?

Votues
31. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Te shkrihet fare si kampionat per nje 10 vjeēar te mire.

    8 25.81%
  • Te bojkotojme stadiumet deri sa te luhet futbolli i vertete.

    15 48.39%
  • Te bojkotojme kombetaren ne shenje proteste.

    3 9.68%
  • Apo tė kaperdijme turpin me buke.

    5 16.13%
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 132
  1. #101
    Lushnje:


  2. #102
    Korēe:


  3. #103
    Laē:


  4. #104
    Atmosfera sportive dhe festive ne Kukes:


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 08-05-2012 mė 17:00

  5. #105
    Kukesi pergatitet per ndeshjen kunder Lushnjes. Qindra tifoze kuksjane do te jene te pranishem ne stadiumin "Roza Haxhiu", per te mbeshtetur ekipin e tyre.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 08-05-2012 mė 17:09

  6. #106
    Ndeshja e pare e luajtur ne Kukes, ndermjet Kukesit dhe Lushnjes, ka perfunduar me rezultatin 3-1.

    Lexoni komentin e trajnerit Malko te Lushnjes.


    Kukėsi nuk ėshtė rastėsi, bie Lushnja. (KUKĖSI-LUSHNJA 3-1)
    nga Superliga & Kategoria 1 mė 2011-12-29 nė orėn 3:10.PD ·

    KUKĖSI-LUSHNJA 3-1

    GOLAT: Malo 6’, Jevdjeviē 46’, Malo 69’/ Canka 60’

    KUKĖSI: Koci, Rėnxa, Lila, Prenēi, Rexhepi, Thana, Mziu (E.Kola 87’), Jevdjeviē, Pashaj (M.Kola 75’), Ivanaj, Malo (Halili 80’). Trajner: Sh.Berberi

    LUSHNJA: Bejte, Mėrtiri (Allkanjari 76’), E.Sula, Rr.Sulo, Hasalla, R.Sula (Pėrnezha 21’), Bizhyti, Topi, Ruēo, Canka, Metushi (Gjyla 21’). Trajner: S.Malko

    GJYQTARĖ: K.Meta, E.Barushi, D.Agaraj

    KARTONĖ TĖ VERDHĖ: Bizhyti 30’, Rėnxa 25’, Pashaj 52’, Mziu 60’, Lila 83’, Rėnxa 90’, Pėrnezha 91’

    KARTON I KUQ: Rėnxa 90’



    Kukėsi shpartallon rivalen mė tė afėrt, Lushnjėn dhe ringjitet sėrish nė vendin e dytė. Ekipi i Berberit, nė njė mot dhe terren tė shkėlqyer, ka lėnė tė kėnaqur mbi 5500 tifozė dhe presidencėn duke vijuar rekordin e fitoreve nė fushėn e vet pa asnjė humbje dhe pa asnjė barazim, vetėm me njė gol tė shėnuar. Profecia e paralajmėruar e Malos nė “Panorama Sport” pėr tė shėnuar, ėshtė realizuar me dy gola. Sulmuesi ende nuk e kishte provuar shijen e golit, ndėrkohė qė tė tjera rekorde janė thyer. Kėshtu, Lushnja ka humbur pas tetė fitoreve radhazi dhe portieri lushnjar, Bejte, pėson gol pas 450 minutash. Sulmuesi Canka ėshtė ngjitur nė kuotėn e 10 golave, kur mė parė kishte deklaruar se do t’i falte tė nėntė pėr njė gol nė Kukės, por vetėm njė gol i shėnuar nuk ka mjaftuar. Pėr Kukėsin ka qenė mbyllja mė e mirė e mundshme si nėnkampione, duke llogaritur njė ndeshje tė pazhvilluar, dhe kjo mbyllje s’kishte si tė ndodhte ndryshe, pėrveēse me njė mbrėmje tė gėzueshme me plot surpriza dhe shpėrblime.

    Ndeshja Fillimi ėshtė i vrullshėm pėr vendėsit, tė cilėt gjejnė rrugėn e rrjetės qė nė minutėn e gjashtė me anė tė Malos, i cili qė nga nisja e kampionatit, megjithėse e kishte kėrkuar me ngulm, nuk e kishte provuar shijen e golit. Nė njė aksion individual, ai i rrėmben topin kundėrshtarėve nė mesfushė dhe pėrparon deri nė zonė, duke goditur nė tė majtė tė portės sė Bejtes dhe duke shėnuar golin e parė. Minutat nė vijim flasin pėr njė tentativė epėrsie nga Lushnja, por pa rezultat. Sulmet e lushnjarėve thyhen lehtėsisht nga mbrojtėsit vendės me nė krye Prenēin. Mė pas, janė kuksianėt qė nuk reshtin nė aksionet e tyre pėr tė gjetur golin e dytė. Nėntė herė anėsori ka nxjerrė nė pozicion jashtė loje Ivanajn. Te lojtarėt vendės nė gjysmėn e pjesės sė parė u vu re njė tendencė pėr tė spastruar zonėn dhe larguar topat pa adresė, gjė qė ėshtė kritikuar nga trajneri Berberi. Pjesa e dytė nis me njė sulm tepėr agresiv tė kuksianėve. Ėshtė mesfushori Mziu qė godet me kokė, topi grushtohet nga portieri Bejte dhe shkon te mesfushori Jevdjeviē. Serbi duke parė daljen e pallogaritur, e godet atė me njė parabolė nga 30 metra, duke shėnuar njė eurogol. Ky gol u dha mė shumė krahė kuksianėve. Lushnjarėt do tė konkretizojnė mundin e tyre vetėm nė minutėn e 60-tė, kur Canka shėnon me kokė. Zgjidhja vjen sėrish nga Malo pėr Kukėsin, i cili godet nga rreth 35 metra dhe shėnon golin e tretė, 3-1. Fundi i lojės rezervon kartonin e dytė tė verdhė pėr Rėnxėn e Kukėsit, qė lė fushėn e lojės.



    Berberi: E kthyem ndeshjen nė festė

    Trajneri i Kukėsit, Shahin Berberi, ka pėrjetuar dje njė prej sfidave mė emocionuese. Skuadra e tij ka vazhduar serinė e fitoreve duke mundur edhe njė kundėrshtar tė fortė si Lushnja, qė pretendon ngjitjen nė Kategorinė Superiore. “Problemi nuk ėshtė vetėm tek kėnaqėsia e fitores. Kjo fitore vjen me njė zhgėnjim tė vogėl se pretendonim qė tė qėndronim i vetmi ekip pa pėsuar gol nė fushėn tonė. Por, unė falėnderoj djemtė qė bėnė kėtė lojė me temp tė lartė pėr 90 minuta. Ata treguan se kanė grintė dhe dėshirė pėr fitore, pėr tė vijuar drejt rrugės sė vetme qė kemi, ngj itjen nė Superiore. Tashmė kėtė vit e mbyllėm nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme dhe tani tė fokusohemi te faza e dytė qė do tė nisė nė shkurt. Kemi kohėn e mjaftueshme pėr tė korrigjuar ato gjėra qė nuk shkuan siē duhet nė fazėn e parė. Besoj se i kemi tė gjitha mundėsitė”.



    Malko: E uroj Kukėsin pėr kėtė fitore

    Mė nė fund ėshtė thyer pas tetė fitoresh radhazi. Lushnja dhe trajneri i saj Saimir Malko nuk kanė mundur ta vazhdojnė rekordin e fitoreve edhe vitin e ardhshėm. Verdhejeshilėt janė mundur dje 3-1 nga Kukėsi dhe trajneri Malko ka pėrjetuar sfidėn mė tė keqe tė tij qė kur ėshtė ulur nė stolin lushnjar. Nė 10 ndeshje qė ka drejtuar skuadrėn, Malko ka arritur tetė fitore dhe ka pėsuar dy humbje. Nė fund tė sfidės, tekniku i verdhejeshilėve ėshtė shprehur: “Uroj Kukėsin pėr trepikėshin e marrė. Nuk kam se ēfarė tė them mė shumė. Ata e merituan fitoren dhe zhvilluan njė lojė mė tė mirė se ne. Do tė kishim dashur ta mbyllnim kėtė vit me njė tjetėr rezultat, por nuk ndodhi ashtu. Tashmė tė mendojmė pėr fazėn e dytė qė do tė nisė nė shkurt”, u shpreh nė prononcimin e tij trajneri i Lushnjės, Saimir Malko. Lushnjarėt synojnė ngjitjen nė Superiore nė fund tė kėtij sezoni.



    Sulmuesi, dopietė dhe festė me skuadrėn

    Sulmuesi i Kukėsit, Malo, provoi dje pėr herė tė parė shijen e golit me skuadrėn e tij kėtė sezon. Malo realizoi dopietė, duke qenė njė prej futbollistėve mė tė mirė nė fushė nė sfidėn ndaj Lushnjės. Nė fund tė takimit, sulmuesi, sė bashku me shokėt e skuadrės kanė festuar duke kėnduar kėngėn e njohur qė kėrcehet nga futbollistėt “Ai se tu pe gu”. Malo ka qenė gjithmonė pjesė e formacionit tė skuadrės kėtė sezon, por nuk kishte arritur tė shėnonte asnjė gol. Nga ana tjetėr, Kreshnik Ivanaj ėshtė ai qė ka shėnuar nėntė gola kėtė sezon dhe renditet nė vendin e dytė pėr sa i pėrket golashėnuesve nė Kategorinė e Parė.

    TIFOZĖT Ndeshjen e djeshme ndėrmjet Kukėsit dhe Lushnjės e kanė ndjekur mė shumė se 5500 tifozė, tė cilėt kanė mbėshtetur gjatė gjithė ndeshjes skuadrėn e tyre tė zemrės. Tifozėria e zjarrtė kuksiane ėshtė njė faktor plus pėr skuadrėn nė ndeshjet qė zhvillon nė fushėn e vet. Nė fund tė sfidės, tė gjithė tifozėt e Kukėsit kanė festuar me skuadrėn.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Dydrinas pse i bjen videot per te mbrojt ate qe u ba ne kukes?
    po te isha kuksian do me vinte turp
    federat kurva holli elbasanin partizanin e dinamon le te luj me kamzen e kukesin
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Dydrinas, je lodhur kot, jo per gje po nuk ka per ti pare njeri ato qe solle,
    sepse ketu nuk po merret njeri me kukesin ne veēanti, i gjithe futbolli shqiptar pa perjashtim ka ikur per lesh, keshtu qe qetesohu se po behesh qesharak kur po mundohesh ti nxjerresh si engjej tifozet kuksian,
    behu burre dhe prano qe jane te gjithe nje *** pa perjashtim.

  9. #109
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Problemi ne shqiperi nuk qendron tek tifozlliku por tek nje fenomen qe eshte perhap jashtezakonisht ne shoqerine shqiptare......BIXHOZI.

    Ky fenomen u eshte bere shqiptareve anembane si semundje kanceroze e cila u shkakton edhe probleme psikologjike e cila kalon ne irritime e dhune te papare ndonjehere.

    Ku kane pare ndonjehere kuksianet futboll me qafsh?
    Te gjithe ata qe hidhen ashtu neper tela , kane vene baste te papara per buxhetet e tyre e keshtuqe duan me domosdo te fitoje ai ekip ku ata kane vene bast.

    Une kur iki zakonisht ne ndonje lokal shqiptar per te pare skuadren time te zemres , habiten maloket kur emocionohem gjate lojes .
    Me thone gogolat ''sa funda ke vene bast'' ? lol

    Cfare fundash mer i mjeri ti? Pse ne futboll emocionohesh vetem kur ve bast?
    Ec e ta konceptonin reagimin tim ata !

    Jane hap qendra bixhozi kudo ne shqiperi e ky virus po i tret avash avash vlerat e shoqerise atje.

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Bixhozi eshte justifikim,
    keta njerez ne pergjithesi jane fucked up in the head, po keq fare ama.

    Opo nuk eshte gjalle enveri se para 20 vjetesh nuk e di ku ishin fshehur keta trima te medhenj, se ia ēante ballin ai kush ngrinte koken, kete te mire e ka patur ske ēa i thua.

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •