Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Arrestime shqiptarësh në Bujanoc



    Arrestime shqiptarësh në Bujanoc


    Forca të shumta policore të Serbisë që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë bërë disa arrestime shqiptarësh në Bujanoc dhe fshatrat Tërnoc dhe Breznicë.
    Sipas medieve serbe, të arrestuarit akuzohen për krime lufte ndaj serbëve në jug të Serbisë. Aksioni është duke vazhduar edhe në këtë kohë.

    Alsat-M

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    (


    E plotësuar)Në një aksion policor, të ndërmarrë sot në Luginë të Preshevës, janë arrestuar gjashtë shqiptarë, të cilët, sipas agjencisë serbe të lajmeve FoNet, dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë. Kjo agjenci citon burime të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të cilat pohojnë se aksioni po vazhdon dhe se ministri Ivica Daçiq hollësitë do t’i bëjë publike në një konferencë shtypi, që do ta mbajë në Vranjë, transmeton Koha Ditore. Të enjten Daçiq, duke reaguar për aktgjykimin lirues të Fatmir Limajt, të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kleçkë, deklaroi se derisa të jetë ai në krye të MPB-së do të arrestojë secilin që ka bërë krime lufte dhe se Prishtina, për këtë vendim të turpshëm, siç e citojnë mediat serbe, “nuk do të presë gjatë për përgjigjen”.
    Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, aksionin e arrestimeve, por tash për tash, ka thënë se nuk ka informacione se për çka bëhet fjalë. Ai ndërkohë i ka thënë B92 se po bastisen shtëpi shqiptarësh në Tërnoc e lokalitete të tjera dhe se janë arrestuar shumë veta.
    Janë bërë të paktën tetë bastisje në Bujanovc, Tërnoc dhe Breznicë. Thuhet se në mesin e të arrestuarve është dhe përkthyesi i OSBE-së. Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug janë arrestuar 6 persona dhe se gjoja gjatë arrestimit është sulmuar një pjesëtar i xhandarmërisë serbe.

    ***************

    Forca të shumta policore të Serbisë që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë bërë disa arrestime shqiptarësh në Bujanoc dhe fshatrat Tërnoc dhe Breznicë, raporton Kosovapress. Sipas medieve serbe, të arrestuarit akuzohen për krime lufte ndaj serbëve në jug të Serbisë. Aksioni është duke vazhduar edhe në këtë kohë. (Kosovapress)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Arrestohen 8 shqiptarë në Bujanoc


    Sipas korrespodentit të RTK-së nga Lugina e Preshevës janë arrestuar 8 shqiptarë, të cilët akuzohen për krime lufte ndaj serbëve në luftën e fundit në atë pjesë.

    Edhe Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, e ka konfirmuar se policia ka arrestuar tetë persona, nga të cilat pesë janë akuzuar për “krime lufte kundër civilëve”.

    Në një konferencë për shtyp në Vranjë ai ka theksuar se për krime lufte kundër civilëve” janë arrestuar Elhami Salihu, Mustafë Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurlahi.

    Sipas tij, dy të arrestuarit kanë bërë rezistencë gjatë bastisjes, ndërsa njëri është arrestuar për posedim të armës.

    Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka reaguar ndaj arrestimeve që janë bërë sot në orët e hershme të mëngjesit.

    Ai tha se diskriminimi ndaj shqiptarëve në Kosovën lindore po merr përmasat e aparteidit në Afrikën Jugore dhe se Qeveria e Serbisë duke penguar procesin zgjedhor në pjesët e banuara me shqiptarë po përpiqet të destabilizojë situatën.

    RTK

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Nano edhe per kta fatzi shqiptaresh do shprehet si per fatzit qe arrestoi Jankullovska..nga pak per dit ..vrani,burgosni ,deboni..qe mos ta mar vesh bota ,mendoi Fatos Nano.
    Tani me verberin dhe injorancen e tyre shqiptaret po ua dhen flamurin e luftetarit slleveve ne luften kunder terrorizmit te shpikur islamist.Aq te sukseshem po dalin sllavet sa edhe kure ua ndalin Abetaren ,shqipet do dalin ne protest me flamuj arab qe as vete ata qe i mbajn nuk e din se qka bartin ne duar.
    Islami na ka ikur nga duart brenda mureve te shpis e ne po e kerkojm rrugve te botes.
    Mjerimi po i vij kti populli fatkeqsisht nga mos dija si kolektivitet per tu sjellur ne situata te renda.
    Problemi sesht vetem si i zgjedhur nese e identifikon ,pore duhet terapia adekuate per te patur sukses me kuren qe e perdor mjeksia.ne ket rast dipllomacia.
    O vllezer Bajraku ju tako bajraktarve dhe jo bletarve.Problemi ne hapsirat shqiptare qe po kalojn neper kto kurthe sllave ,bindshem e them se jon probleme politike pore per ta pasur mbeshtetjen e amerikes kto shtete problemin e emertojn si fetar,
    Kujdes ngapolitika e shkaut ..po gjer kure do mbushemi mend ma ne shqiptaret djalli le ta mar.
    Shqiptaret duhet kerkojn punsim .shendetsi ,polici,gjykata,rruge sheshe ..kjo esht e tera qe i duhen edhe per nji kohe shqiptarve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 04-05-2012 më 15:42

  5. #5
    ganimet te lumte per keto mendime...kete shkrime vure dhe tek tema "Pesë sllavomaqedonas të vrarë në afërsi të Shkupit" te lutem,se ia vlen te lexohet kudo dhe nga cdo kush !

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Përderisa Serbia shoviniste bën spektakle të tilla ndaj popullsisë autoktone shqiptare në Luginë të Preshevës, elita politike shqiptare atje është e gatshme që ti tregojë muskujt kundër vetvetes.



    Mjerisht, e tmerrshme!

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    AAK dënon arrestimin e tetë shqiptarëve në Bujanoc



    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dënon fuqishëm arrestimin makabër të tetë shqiptarëve nga ana e policisë serbe, në Bujanoc, Tërnoc të Madh dhe Breznicë. ...


    ”AAK e konsideron këtë akt të shtetit serb ndaj shqiptarëve të asaj pjese, si veprim me qëllime terrori, frikësimi dhe nxitje të shpërnguljes së shqiptarëve nga trevat e tyre, në të cilat jetuan me shekuj.
    AAK e sheh, gjithashtu, këtë veprim, në koincidencë me zgjedhjet që do të mbahen në Serbi, me qëllim të promovimit të ekstremizmit dhe frymës antishqiptare në Luginë të Preshevës.
    AAK fton Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë që të veprojnë sa më shpejtë me të gjitha mjetet në parandalimin e përndjekjes së shqiptarëve në Luginë dhe për lirimin sa më të shpejtë të tetë të arrestuarve, të cilët janë plotësisht të pafajshëm për akuzat që iu ngarkohen nga Beogradi”, thuhet në reagimin e AAK-së

    RTK

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Sot Lugina proteston kundër arrestimeve


    Në shenjë reagimi ndaj arrestimeve të tetë ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, përfaqësuesit institucional dhe politik të Luginës së Preshevës, e kanë dënuar aktin e ulët të Qeverisë së Serbisë për arrestimet të cilat kanë për qëllim krijimin e pasigurisë, panikut dhe zbrazjen e Luginës nga shqiptarët.
    Me aktakuza të trilluara, procese të montuara politike, fotografi e xhirime gjatë arrestimeve sikur të ishte spektakël, Serbia, pas spastrimit etnik në Medvegjës, tani po përpiqet që këtë ta bëjë edhe në Bujanoc.
    Kryetar i Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka thënë për televizionin publik të Kosovës se arrestimet vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në këtë rajon, janë tërësisht të motivuara politikisht me tendencë të humbjes së shqiptarëve në Bujanoc dhe krijimit të një shumica artificiale për serbët.
    Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin Republikan, theksoi edhe në këtë takim se arrestimet e sotme janë vazhdimësi e dhunës shtetërore. “Nuk është rastësi që ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic ka nisur arrestimet dy ditë para zgjedhjeve. Veprimet e tilla mund të kenë pasoja për tërë rajonin. Qëllimi është për të fituar pikë të lira politike, duke luajtur me fatin e këtij vendi dhe të gjithë rajonit”, ka theksuar Halimi.
    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Galip Beqiri, kërkoi nga Shqipëria dhe Kosova përmbushjen kushtetuese të obligimeve që kanë ndaj shqiptarëve të këtushëm.
    Ndërkaq Jonuz Musliu, Kryetar i Kuvendit të Bujanocit dhe ish udhëheqës i krahut politik të UÇPMB-së, theksoi se qëllimi i arrestimeve është i qartë zbrazja e Luginës nga shqiptarët, raporton PreshevaNEWS.
    Kurse Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Luginës, Belgzim Kamberi, tha se aksioni i sotëm është dëshmitari më i mirë se drejtësia dhe policia në Serbi nuk janë institucione të pavarur.
    Aksioni i sotëm është i dyti i ndërmarrë nga policia serbe në Luginën e Preshevës gjëja për arrestimin e grupeve që kanë kryer krime lufte. Siç dihet Gjykata Serbe e ka rikthyer në shqyrtim procesin gjyqësor kundër 17 qytetarëve shqiptarë të Presheva lidhur me rastin e koduar “Grupi i Gjilanit”, të cilët u akuzuan për krime lufte ndaj serbëve në luftën e Kosovës në rajonin e Gjilanit. Por, provat dhe denoncimet e bëra dolën të dështuara dhe pa argumentuara para gjykatës serbe, ashtu që procesi është kthyer për rigjykim.
    Në Konferencën e sotëm është paralajmëruar mbajtja e një seance të jashtëzakonshme të kuvendarëve shqiptar të tri kuvendeve të Luginës, ndërkohë që pritet organizimi i një proteste gjithë popullore. Protesta është thirrur të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Luginës.

    Alsat-M

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Përderisa Serbia shoviniste bën spektakle të tilla ndaj popullsisë autoktone shqiptare në Luginë të Preshevës, elita politike shqiptare atje është e gatshme që ti tregojë muskujt kundër vetvetes.

    http://www.youtube.com/watch?v=Lg0qtDfg-lg

    Mjerisht, e tmerrshme!

    Dar_di
    Le ti versulen gjendermarish sebre ashtu siq ju versulen njeri tjetrit.turpe more per ta .por veti ja bejne ashtu dot vujne ter jetene tyre perderi sa rrifen ne mes veti

  10. #10
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Po aplikohet si deri me tani formula e njohur per ne shqiptaret : perqaj e sundo ! Ne raste te tilla krize kombetare harrohet cdo gje personale dhe duhet ulur se bashku te gjejme nje zgjedhje e jo te masim forcen fizike mes vete.
    Ishte teper trishtuese pamja e djemve qe moren policia serbe dhe te perulur i dergonin ne stacion policie.Duhet qeveria e Ks e Shqiperise dhe ku ka force fjala te ngrehin zerin kunder ketyre pislleqeve te kanibaleve serb ,e jo si deri me tani te behen te shurdher e te verber para terroreve te tilla.Mjaft u be!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •