TemAOnline, 31 Mars 2012
O Sali, o legen, ke 20 vjet që gënjen!
Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një tubim madhështor në qytetin e Kavajës. Ky është tubimi i dytë si forcë politike i AK. Gjatë tubimit është nderuar dëshmori i luftës së Kosovës, Indrit Cara. Gjatë këtij tubimi, kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar kryeministrin Berishë dhe kreun e PS-së, si tradhtarë.
“Kavaja kuqezi është alternativa e vetme për zhvillim,” tha Spahiu gjatë fjalës së tij, duke shtuar se politikanët shqiptarë, Rama e Berisha, janë mbledhur rreth Dules si tradhëtarë të Kombit: “Në mëngjes shpalosin flamurin shqiptar, në mbrëmje atë grek”. Momenti më kulmor i këtij takimi ka qenë kur aktivistët kavajas të Aleancës Kuq e Zi, kanë shpërthyer me parrulat, “O Sali, o legen, ke 20 vjet që gënjen”.
Krijoni Kontakt