Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Klinton-Thaçi: SHBA-të besojnë fuqimisht në Pavarësinë dhe janë krenare

    Klinton-Thaçi: SHBA-të besojnë fuqimisht në Pavarësinë dhe janë krenare
    (I plotësuar) - Bota Sot

    Sekretarja e shtetit Hilari Klinotn në konferencën e mbajtur së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi, tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se SHBA-të janë krenare për zhvillimin e Kosovës gjatë Pavarësisë. “Unë besoj fuqimisht në Pavarësinë e Kosovës dhe në integritetin e saj. SHBA-të do të ndihmojnë Kosovën, ajo do të ketë mbështetjen tonë”, tha Klinton. Sekretarja Klinton tha se ajo është krenare për arritjet e Kosovës. “Unë jam shumë krenare për progresin që është arritur në Kosovë”, tha Klinotn. Sekretarja Klinton tha se gjithashtu është për integrimin e të rinjve të Kosovës, “rinisë së saj në Evropë”.
    Ndërsa, kryeministri Thaçi tha se SHBA-të dhe personalisht zonja Klinton e kanë frymëzuar popullin tonë për liri. “Janë disa gjëra që kurrë nuk mund të ndryshojnë si aleanca me SHBA-të”, ka thënë kryeministri Thaçi. Ai tha se gjithsesi vizioni i Kosovës është zhvillimi i vendit tonë karshi zhvillimit të rajonit.
    Kryeministri Thaçi ka kujtuar se pjesë e bisedës me zonjën Klinton ishte edhe marrëveshja e arritur së fundi me Serinë, e cila është vlerësuar se kanë ndikuar pozitivisht. “Ne të dy besojmë se marrëveshjet e reja kanë ndikuar për të mirë në vendin tonë”, tha Thaçi.
    Më pas Klinton ka folur kryesisht për çështjen e Iranit, pasi ashtu ishin të kushëtuzara nga pyetjet e gazetarëve.

    Fillimi i takimit

    Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton priti para pak çastesh në zyrën e saj Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara i ftuar nga Shtëpia e Bardhë.

    Takimi Clinton –Thaçi ka filluar sonte në orën 20:00 sipas kohës tonë dhe ka zgjatur më shumë se 35 minuata, sa ishte paraparë, pritet çdo moment konferenca për media.

    Pas takimit, Thaçi dhe Clinton pritet të dalin para gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media.

    Nesër në Washington, kryeministri Hasshim Thaçi pritet të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden, kurse të premten pritet të takoi presidentin e amerikan Barack Obama.
    Kreu i qeverisë së Kosovës do të këtë një sërë takimesh, pos tjerash ai në New York do të takoi edhe sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Thaçi takohet me Clinton

    Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton do të pres në zyrën e saj Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara i ftuar nga Shtëpia e Bardhë.

    Sipas një njoftimi të State Department, takimi Clinton –Thaçi do të fillojë sonte në orën 20:00 sipas kohës tonë dhe pritet të zgjasë rreth 35 minuta.
    Pas takimit, Thaçi dhe Clinton pritet të dalin para gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media. BS
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    SHBA-të mbështesin sovranitetin e Kosovës
    04-04-2012 21:40 Zeri



    Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Kështu tha të mërkurën sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

    Clinton i ka vlerësuar si të rëndësishme dhe pozitive marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në aspiratat për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe BE-së.

    “Autoritetet kosovare po ndërtojnë institucionet vendase dhe shtetin ligjor për një Kosovë të qëndrueshme te gatshme për bashkëpunim dhe integrim në komunitetin ndërkombëtar. SHBA qëndrojnë pranë jush dhe ne përshëndesim vendimin e Bashkimit Evropian për studimin e fizibilitetit”, tha Clinton.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndërkaq, falënderoi SHBA-të dhe personalisht sekretaren Hillary Clinton për kontributin e saj për pavarësinë e Kosovës. “Vizioni ynë për Kosovën është për marrëdhënie të mira dhe fqinjësi të mirë”, tha Thaçi.

    Në konferencën për shtyp pas takimit, kryeministri kosovar tha se me sekretaren Clinton kanë diskutuar për disa çështje dypalëshe.

    Para takimit me sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, Thaçi u takua me kongresmenët demokratë Eliot Engel dhe Jim Moran. Të enjten (sot) pritet që të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden, derisa të premten pritet ta takoi presidentin e amerikan Barack Obama.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    Thaqi takime te feshehta edhe me shefin e Cias dhe FBI-se ,jane disa takime me rendesi per kosoven dhe popllin e kosoves ,edhe nje here e sigurojen thaqin se amerika dhe amerikanet do ta mbeshtesin kosoven ne gjdo aspekte te jetes per para ne integrime evropjan dhe ne nato..
    Lideri i cili gezon nje mbeshtetje te forte tek amerikanet po edhe maerikanet te thaqi ,,nje miqsi e kahmoteshme,,po fatkeqsishte disa partive opozitare nuk eshte ka ju pelqen takimet e tilla te thaqit me kreret shtetror amerikan ,,,kjo tregon me se miri se koosvaret duhet te rreshtohen pas njerit te cilet ata e deshirojen ne pushtet edhe per nje kohe te gjat,,deri sa te bashkoeht kosova tek molla e kuqe.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    S'do të ketë takim Obama me Thaçin

    Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nuk pritet të zhvillojë një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, pasi që nuk është në agjendën e Shtëpisë së Bardhë.

    Kryeministri po qëndron për një vizitë disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar dje sekretaren e shtetit Hillary Clinton, ndërsa ka zhvilluar një takim me ish-sekretaren Medelin Allbraight kurse në orët e mbrëmjes sipas orës tonë lokale ai ka takuar edhe me zëvendëspresidentin, Joe Biden.

    Edhe pse është pritur që të zhvillohet një takim mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe kryeministrit, Hashim Thaçi një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

    Ndërkohe edhe ne njoftimin e Zyrës se Kryeministrit, pas takimin me Biden nuk është paralajmeruar takimi me Obaman.

    "Thaçi në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në SHBA, nesër do të takojë Sekretarin e Tregtisë të SHBA-ve, z. John Bryson, ndërsa të hënën me ftesën e Ambasadorit Christopher Hill do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Denverit", thuhet ne njoftim.
    Bota sot.

    po tash do te ket takime te mshefta ,se nuk po mundeni me rrejt se po ju dalin ne fush ,e keshtu te mshefta mendoni se nuk mujn me marr vesh.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pun te mbare Thaqit ne USA dhe u forcoft me shum lidhja Kosove-USA-


    --

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pun te mbare Thaqit ne USA dhe u forcoft me shum lidhja Kosove-USA-


    --
    Brari ,a mos te ka humb Kompasi? Se ke mbet disi si anija ne mes oqeanit,e nuk po din kah me u orjentu.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Sharri, Ta them une se ku ashte mendja dhe pena e Brarit aty ashte deshira e plakut. Brari nerum mbron interesin e Shqypetaris.Shqypeni, Kosove, Ylliride e kudo gjinden shqypetar, Brari uron pune te mbare. Sukses e mbaresi Kosova dhe shqypetaria.Per zbritejen e thaqit nga aty ku a hyp, duhet angazhimi i shumices shqypetare. Sot ai hashimi a shku ne SHBA si Krie Minister i shqypetareve Kosoves dhe ne emen te Kosoves.Zgjedhejet afrojene bandat shikase dihen, populli ne se do ndryshim nga kjo qe ashte sot, di si te veperon. Mvaret se a do te ndryshon?
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kryeministri Thaçi në takim me nënpresidentin amerikan Bajden
    Bota Sot


    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në ditën e dytë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joseph Biden.

    Në takim, është rikonfirmuar mbështetja e fuqishme dhe e gjithanshme e SHBA-ve për Republikën e Kosovës.

    Në këtë kuadër, zëvendëspresidenti Biden ka vlerësuar lartë lidershipin e kryeministrit Thaçi në procesin e shtetndërtimit dhe integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike.

    Në takimin shumë miqësor, kryeministri Thaçi e njoftoi Zëvendëspresidentin Biden lidhur me zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen e lartë për Zëvendëspresidentin Biden për rolin vendimtar që SHBA-të kanë pasur në relacion me të gjitha proceset historike, që ndërlidhen me Kosovën, duke përfshirë edhe marrëveshjet e fundit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

    Kryeministri Thaçi kërkoi nga Zëvendëspresidenti Biden që SHBA-të të vazhdojnë të luajnë këtë rol vendimtar dhe të mbesin promotorë të proceseve integruese për Kosovën në strukturat euro-atlantike.

    Zëvendëspresidenti Joseph Biden e përgëzoi Kryeministrin Thaçi për lidershipin e tij në marrjen e vendimeve të guximshme dhe të duhura në interes të Kosovës. Z.Biden e siguroi Kryeministrin Hashim Thaçi se SHBA-të do të vazhdojnë të mbesin thellësisht të angazhuara në Kosovë dhe do kërkojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura.

    Zëvendëspresidenti amerikan Biden i dha mbështetje të plotë Kryeministrit Thaçi që të vazhdojë të mbajë udhëheqjen e Kosovës në kursin e duhur, ashtu siç ka bëre deri tani, dhe e siguroi që përkrahja e SHBA-ve do të jetë e vazhdueshme dhe e gjithanshme. Z.Biden gjithashtu theksoi përsëri se SHBA-të janë të palëkundura në mbështetje të plotë të tërësisë territoriale dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në SHBA, nesër do të takojë Sekretarin e Tregtisë të SHBA-ve, z. John Bryson, ndërsa të hënën me ftesën e Ambasadorit Christopher Hill do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Denverit,.

    Kryeministri Thaçi pritet të ketë takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Ban Ki Mon, në Nju Jork, me ambasadorë të Kombeve të Bashkuara, si dhe kongresistë nga shteti i Nju Jorkut. BS
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #9
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Prishtina2010 ta them vetem keshtu kote! fale Amerikes dhe interesave saje qe i perputhen me hallet tona shqypetaret te shofin pake drite. Te ishte per ty e llapin dhe banden LPK-iste, hashimi akoma ish ne qeverin e ti nen hije. Te kishte Kosova ndonje burr tjeter i rangut Dr RUGOVA, hashimi me kliken e ti smun e mbante ate vend si thoshen pleqet as deri ne dreke. Nese na sjelle lajme sepaku tregona burimin, harroni imagjinimet e juaja.Tane i din aftesit e hashimit dhe shokeve ti,dyshimet si u kacavjerre hashimi deri te maja e pushtetit, jo vetem te shumeca e shqypetareve por te vete Amerika jan te medha.Kryesorja ai sot ashte ne krye te vendit, me shum dyshime e probleme, hamendje por ai ashte aty! Shum lidera si hashimi perkohesishte iu kan imeponu popullit vete dhe Amerikes, perfundimin nuk e kan pas te kendeshem!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #10
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Obama nuk e pret Thaçin
    05-04-2012 16:47


    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama nuk do ta presë në takim kryeministrin Hashim Thaçi. Edhe pse fillimisht ishte thënë se në prill kryeministri kosovar do të takohet me numrin një të SHBA-ve në Shtëpinë e Bardhë, kjo tashmë konfirmohet edhe nga delegacioni i kryeministrit, se nuk do të ndodhë.

    Që nga fillimi, ndërkaq ishte e paqartë nëse Thaçi do të takojë edhe Obaman, edhe pse Kryeministri dy ditë më parë paralajmëroi një takim për 6 prill, në ditën kur amerikanët festojnë Pashkët.

    Megjithatë, kryeministri Thaçi takoi të enjten zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden. Ky i fundit e siguroi kryeministrin kosovar, se përkrahja e SHBA-ve do të jetë e vazhdueshme dhe e gjithanshme për Kosovën.

    Biden gjithashtu theksoi se SHBA-të janë të palëkundura në mbështetje të plotë të tërësisë territoriale dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës. Këto komente ai i ka bërë gjatë një pritjeje që i bëri kryeministrit Hashim Thaçi.

    Sipas një komunikate lëshuar nga Kryeministria, zëvendëspresidenti Biden e ka përgëzuar kryeministrin Thaçi “për lidershipin e tij në marrjen e vendimeve të guximshme dhe të duhura në interes të Kosovës”.

    Ai e siguroi kryeministrin Thaçi, se SHBA-të do të vazhdojnë të mbesin thellësisht të angazhuara në Kosovë, dhe do kërkojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura.

    Në takimin, siç thuhet, shumë miqësor, kryeministri Thaçi e ka njoftuar zëvendëspresidentin Biden lidhur me zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës.

    Thaçi po ashtu ka shprehur mirënjohjen e lartë për zëvendëspresidentin Biden për rolin vendimtar që SHBA-të kanë pasur në relacion me të gjitha proceset historike, që ndërlidhen me Kosovën, duke përfshirë edhe marrëveshjet e fundit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

    Kryeministri Thaçi kërkoi nga Biden që SHBA-të të vazhdojnë të luajnë këtë rol vendimtar dhe të mbesin promotor të proceseve integruese për Kosovën në strukturat euroatlantike.

    Kryeministri Thaçi në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në SHBA, do të takojë sekretarin

    e Tregtisë të SHBA-ve, John Bryson, ndërsa të hënën me ftesën e ambasadorit Christopher Hill do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Denverit.

    Thaçi pritet të ketë takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mon, në NjuJork, me ambasadorë të Kombeve të Bashkuara, si dhe kongresistë nga shteti i Nju- Jorkut.

    Ndërsa ndryshe nga ajo që ishte proklamuar më herët, ai nuk do të zhvillojë takim me presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.

    Arsyet pse Obama nuk e ka pritur Thaçin nuk janë dhënë. /Zëri/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •