Close
Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 191
  1. #71
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Marrja që se mbulon turpin
    SHkruan;Ragip Guraziu

    Një foto e publikuar me dy policë të SHPK-së të shrirë përtokë me duar lidhur mrapa të qarmatosur nga xhandarmëria e Serbisë,sështë gjë tjetër veç një marre që se mbulon turpin.

    Pra,sipas ministrit serb i Punբve të brendshme të Serbisë,Ivica Daçiq,u bë e ditur se rreth orës 10;30 janë arrestuar dy policë të armatosur me dy pushkë automatike,dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë,duke thënë Daçiqi se xhandarmëria e Serbisë(duke llogarotur në paafësinë e policëve të SHPK-së) se kështu do të pësojnë edhe të tjerët,bile edhe pak më keq.

    Ku mbeti ai prefesjonalizëm i SHPK-së ?!
    Policët; Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, a kanë llogaritur (para se ta pranojnë këtë detryrë)që të jenë të vetdishëm se munden të rrezikohen dhe duhet të mbajnë nderin e kombit dhe profesionit që e ushtrojnë sepse këtë foto të publikuar e shofin edhe e gjithë Bota.A kanë qenë të vetdishëm se si luftuan UÇK-ja dhe sa dëshmorë ranë në altarin e lirisë,dhe paramedo siç kishte qenë ndryshe qe po e supozojmë ish ushtarët e UÇK-së akishin për tu dorzuar në këtë formë duke qenë të armatosur. Nderi i kombit është mbi të gjitha, Duhet të jemi të vetëdishëm kur ta pranojm deturën se a jemi apo s'jemi të zotët të përballojmë ato sfida me të cilat përballemi. Po tani e pa e gjithë bota se si shtrihemi ne për toke në detryrën më me përgjegjësi,dhe në shërbim të detyrës.

    Bajram Rexhepi,si Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës duhet të jap dorheqje të parevokueshme

    Pas këtij rasti Ministri i Punëve të Brenshme,z.Bajram Rexhepi,edhe moralisht duhet të jap dorheqje të parevokueshme me rastin në fjalë sepse kjo tani si dhe çka ndodhi,është një turp i madh për kombin tonë kur i shef njeriu se si dy policë të SHërbimit Policor të Kosovës gjinden të shtrir përtokë dhe me duar lidhur mrapa dhe të qarmatosur që më tutej nuk do koment.Por edhe këta dy policë të SHPK-së,duhet moralisht të japin dorheqje sepse ky profeion për ta nuk ishte i proferuar.

    Edhe rasti tjetër që u publikua thuhet se; Mbi dhjetë autobusë dhe shumë vetura të bashkatdhetarëve që vijnë kryesisht nga Gjermania janë ndalur në kufirin në Suboticë, pasi që autoritetet serbe nuk lejojnë hyrjen e tyre për në Serbi.
    Sipas dëshmitarëve me të cilët ka kontaktuar disa zyrtar thuhet se , policët serbë po kërkojnë disa vërtetime dhe dokumente shtesë vetëm e vetëm për të penguar me çdo kusht hyrjen në territorin serb. Mësohet se ka mbi dhjetë orë që këta udhëtarë janë duke pritur, kurse udhëtarët më të moshuar dhe fëmijët janë të stërlodhur.

    Dhe derisa autori po e pregadit këtë shkrim deri më tani autobusët ende gjinden në kufi me Suboticën dhe asgjë e re deri më tani. Me këtë rast më duket se i erdhi radha edhge Qeverisë të shkojë në shpi sa nuk ka ndodhur turpi tjetër që do të naj severojnë serbët duke e parë se as Qeveri e aftë, as Polici të aftë,e tani as shtet të aftë.

    Si ka filluar,Serbia po na turpron me të madhe

    Komandanti legjendar Adem Jashari,në një bised me ushtarëte vet të UÇK-së kishte thënë(kur ka vrejtur se në disa raste,jo të gjithë)ushtarët po bajnë naze në disa istikame se;’’në rast se njëherë turprohesh mbetesh i turpruar përgjithëmonë’’.Pra këtë nuk po thot autori i këti shkrimi por e ka thënë Komandanti Legjendar Adem Jashari.Atëherë,këta që unë e shof të arsyeshme që edhe moralisht duhet të japin dorëheqjen e tyre e që i shënova më lartë,së bashku me Qeverinë,duhet të shkojnë sa nuk janë turpruar deri në ekstrem e që më pastaj për të mbetur të turpruar e të marruar përgjithmonë.

    Autori është gazetar-analist i pavarur
    Nuk di cfare turpi do ky Autori shkrimit! A ka ma turp se te behesh horre para botes?! Turpi ka me arrite kulmin atehere kurre Kosova te bie ne kaos te madhe me qeveritaret qe i ka. Mbi 90 % e perfaqesuesve te Qeveris akuzohen per krime, vrasje shqypetaresh, korrupecion,hajni... drejtesia nuk funkesionon dikush nga lodhja, nenqemimi,poshterimi, perbuzja me viketima ne dhe te vram, nga pjestaret e kesaj qeverie qe akuzohen per krime, do te kerkon sqarime drjtesi edhe nga qielli te pikon, vetem te din se pse iu vra djali, baba vllau, nipi.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #72
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Oj Serbi o Shteti i plehrave o kriminelet e Ballkanit Ne Shqiptaret jemi me te mdhejt ne Ballkan do ju shfarsom te gjithve
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180
    Mas shumti pom vjen Inat qe kan qen te armatosur me arme te gjata policija jone e jan dorzuar
    EEEE shpirti amel ju ka dhimt jeta, nuk jan kan ata Ymer zymberaj pak polic japin jeten per ket vend .

  4. #74
    Ju ka dhimet jeta dhe kumaria me prishe me shkinit ata polic te armatosur deri ne dhembe dhe asnje plumbe po te ishin shqiptare do te kishin shkrep ..marr per ta,,dihet se sa jane per kosoven dhe per popull ... gjithe here nejriu kur vjen ne pytej vetja dhe shteit duhet te sakrifikohet e jo te dorzohet si mos te ishin ,.

  5. #75
    po ata dy police te ishin te vendosur ta mbrojen veten edhe 100 shki me pas kan nuk kishin gucuar me u aferu se edhe atyr eju kishe dhimet jeta po keta tanet jane dorzu sikur kurvat marr per ta .....me gjithe at armatim

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    komandanti i policve.. dmth eprori i ketyre dy policve duhet shkarkue nga detyra si i pa afte.. si i pa pergjegjshem.. si hajgarexhi qe e ka marr si loje detyren me te cilen merr rrogen e i han pasulin shtetit..

  7. #77
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Ju ka dhimet jeta dhe kumaria me prishe me shkinit ata polic te armatosur deri ne dhembe dhe asnje plumbe po te ishin shqiptare do te kishin shkrep ..marr per ta,,dihet se sa jane per kosoven dhe per popull ... gjithe here nejriu kur vjen ne pytej vetja dhe shteit duhet te sakrifikohet e jo te dorzohet si mos te ishin ,.
    ....qekjo osht te na qe thojn : hin more qaty n'pun merre ni rrog hajt qaty.....

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    po ata dy police te ishin te vendosur ta mbrojen veten edhe 100 shki me pas kan nuk kishin gucuar me u aferu se edhe atyr eju kishe dhimet jeta po keta tanet jane dorzu sikur kurvat marr per ta .....me gjithe at armatim
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....qekjo osht te na qe thojn : hin more qaty n'pun merre ni rrog hajt qaty.....
    Ju nuk eshte mir qe ta mbroni krimin duke e shkel individin ,ne ket rast nuk jan fajtor policet e zen rob ,por edhe at koh kur u vra 10 metra larg "njisis speciale"te kosoves ai polici ,ne aksionin per lirimin e pikave 1-31 ,ne te dy rastet fajtori dhe bashkepuntori qe ka ber ket turp ,eshte qeveria e krimineleve , me komanden e policis se kosoves ,kur ne aksionet per ndalimin e protestave te arsyeshme te qytetareve shqiptar ,kjo qeveri me ket komand te policis me ne krye kriminelet kadria azema e kamishat ,u dhan urdher qe ti rrafin dhe maltretojn qytetaret e pa fajshem .
    Edhe rasti i fundit eshte marrveshtje e qeveris serbe me qeverin kriminale te kosoves ,te cilet e kan marrveshtjen qysh paras luftes ne kosovë.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639
    nacionalizëm falls... #shqip
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Do të na hyjnë edhe në shtëpi!

    Adrian Çollaku

    Të shtunën ndodhi poshtërimi më i ulët i shtetit dhe i institucioneve të Kosovës. Në mes të territorit të Republikës së Kosovës, xhandarmëria serbe arreston dy policë të Kosovës, ndërkaq ministri i Rendit i Serbisë, Ivica Daçiç, bën spektakle me fotografitë e policëve të poshtëruar, duarlidhur e me tyta në kokë... Ky skenar i përgatitur i Policisë së Serbisë ngjan me ndonjë organizatë terroriste kur ata zënë pengje të ndryshme apo me skenarë që mund të ngjajnë në kohë luftërash apo në rastin më të shpeshtë që mund t’i shohim nëpër filmat aksion.



    Pavarësisht skenarit që mund të ketë ndodhur, që nuk ka dilema se është mirëpërgatitur nga Daçiqi, policët e Kosovës në këtë situatë mund të jenë treguar shumë të ngathët, ndonëse nuk bën të paragjykojmë se çka ka ndodhur para se ata që vijnë në atë situatë poshtëruese. Të paktën nuk është raportuar nëse policët tanë kanë provuar të mos dorëzohen, apo si janë arrestuar... Sidoqoftë, fotografia që u publikua nga MUP-i serb nuk do koment.

    Ajo flet për dështimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e kufijve shtetërorë, flet për dështimin e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe tërë Qeverisë së Kosovës. Po ashtu flet edhe për dështimin e misioneve ndërkombëtare qoftë të EULEX-it dhe KFOR-it që janë gjithashtu përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve. Ka ndodhur me dhjetëra herë që xhandarmëria serbe të futet në territorin e Kosovës kur të dojë dhe të mos pengohet nga askush. Madje, ka pasur shumë raste kur ata kishin arrestuar qytetarë të Kosovës.

    Ky poshtërim që na e bën Serbia nuk është i pari. Hiç më pak se ditë më parë Policia e Serbisë nën urdhrat e pasardhësit të Millosheviqit, Daçiçit arrestoi dy qytetarë të Kosovës pa kurrfarë baze ligjore.

    Pavarësisht kësaj, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj të shtunën në një intervistë dhënë për mediet e huaja ka ripërsëritur deklaratën më bizare dhe më ofenduese për inteligjencën e secilit qytetar të dhënë kohëve të fundit edhe nga shefi i tij, Hashim Thaçi se “me marrëveshjet e arritura në Bruksel Serbia de facto dhe de jure e ka njohur shtetin e Kosovës”. Nëse edhe kjo është njohje nga Serbia kur hyn e t’i arreston edhe policët në territorin e shtetit tënd, atëherë ose ne nuk jemi në rregull, ose Thaçi e Hoxhaj janë shumë të “avancuar” e “përparimtarë” saqë ne nuk po mund t’i kuptojmë në asnjë mënyrë.

    I mjerë është edhe reagimi i institucioneve të Kosovës pas arrestimit të policëve kosovarë, e sidomos i Qeverisë. Ndonëse i poshtëruar maksimalisht shteti i Kosovës, ekzekutivi i udhëhequr nga kryeministri Thaçi gjen kohë që t’i “vajtojë” marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel, të cilat edhe ashtu janë bërë vetëm për përfitimin e Serbisë me përafrimin e saj me BE-në, gjegjësisht me fitimin e statusit të kandidatit.

    Ja se çfarë thuhet ndër të tjera në deklaratën e Qeverisë së Republikës së Kosovës: "Ky është një akt qyqar i Qeverisë së Serbisë, është në kundërshtim me vlerat evropiane të fqinjësisë së mirë, kundër bashkëpunimit rajonal dhe cenon rëndë marrëveshjet e arritura mes të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

    Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera s’kanë pse të mundohen të mbrojnë me çdo kusht marrëveshjet e arritura me Serbinë. Institucionet kosovare së pari duhet që ta mbrojnë shtetin nga agresioni i Serbisë dhe t’i mbrojnë qytetarët tanë, sidomos ata që udhëtojnë nga diaspora nëpër shtetin fqinjë që të mos ndëshkohen nga kjo politikë millosheviqiane e Serbisë.

    Në vend të këtyre reagimeve, sa për sy e faqe, sot në radhë të parë është dashur që të jepte përgjegjësi ministri i Policisë, Bajram Rexhepi, ngase ka dështuar sektori që ai e udhëheq. Në anën tjetër, kryeministri i vendit, si kryesues i Këshillit të Sigurisë, është dashur që ta mblidhte urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. E, jo të japin deklarata “qyçare”, me anë të të cilave kërkojnë “moscenimin” e marrëveshjeve të arritura me Serbinë me ndërmjetësimin e Brukselit.

    Nëse institucionet tona do të vazhdojnë me këtë sjellje kaq inferiore karshi Serbisë, nuk duhet të çuditemi kur një ditë policia e Daçiçit dhe Tadiqit, e cila përdoret në këtë kohë fushate për të fituar edhe votat e secilit ekstremist serb, të na ndodhë ndonjë arrestim edhe në kryeqytetin kosovar, në Prishtinë. Të na poshtërojnë totalisht.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...dhe-ne-shtepi/

Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •