Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 191
  1. #11
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Serbia arreston dy policë të Kosovës

    Rexhepi konfirmon arrestimin e policëve kosovarë nga policia e Serbisë
    Bota Sot


    Ministri Rexhepi tha se janë duke marrë shpjegime se si ka ndodhur rasti. Deri tani janë duke i vërtetuar informacionet nëse policët kosovarë, të arrestuar, e kanë tejkaluar brezin e gjelbër të kufirit.

    Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, i konfirmoi arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policia e Serbisë.

    Rexhepi tha se janë duke marrë shpjegime se si ka ndodhur rasti. Deri tani janë duke i vërtetuar informacionet nëse policët kosovarë, të arrestuar, e kanë tejkaluar brezin e gjelbër të kufirit.

    Rexhepi nuk dha më shumë detaje për rastin dhe tha se janë duke u marrë intensivisht për ta sqaruar rastin. Autoritetet policore janë të rezervuara për të dhënë informacione shtesë për rastin.

    Sipas Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, policët e Kosovës kanë bartur dy pushkë automatikë, dy pistoleta dhe pajisje speciale për matjen e largësisë, raportojnë mediat serbe.

    Të arrestuar janë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Serbi.

    Daçiq ka thënë se armët që kanë poseduar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës paraqesin shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #12
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Arrestimi i policëve, sulm mbi integritetin territorial të Kosovës

    http://botasot.info/mesme/jahjaga2.jpg







    Arrestimi i policëve, sulm mbi integritetin territorial të Kosovës
    Bota Sot


    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dënon arrestimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Policia e Republikës së Serbisë, në vendkalimin kufitar ndërmjet dy vendeve në Merdare, dhe e cilëson akt të papranueshëm dhe sulm mbi institucionin profesional policor.

    Arrestimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në detyrë, është sulm mbi integritetin institucional e territorial të Republikës së Kosovës. Arrestimet e shpeshtuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës, nga autoritetet e Republikës së Serbisë, nuk kontribuojnë në vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

    “Shkelja e të drejtave të njeriut të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe posaçërisht cenimi i integritetit të institucioneve profesionale të Republikës së Kosovës, është akt i dënueshëm dhe i patolerueshëm. Zyra e Presidentes kërkon nga autoritetet e Republikës së Serbisë që të heqin dorë nga këto provokime dhe veprime arbitrare ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj dhe të lirojnë të gjithë ata që janë arrestuar pa arsye.

    Gjithashtu nga Republika e Serbisë kërkohet që të respektojë marrëveshjet e arritura me Republikën e Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe t’i zbatojë ato pa vonesë.

    “Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës i bën thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të kërkojnë nga Republika e Serbisë, që të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe të respektojë ligjet e normat ndërkombëtare për kufijtë ndërshtetëror dhe ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #13
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Lirohen punëtorët e MPB të Serbisë
    Publikuar: 31.03.2012 - 11:48
    Koha net


    Beograd – Pesë serbët e arrestuar në rajonin e Gjilanit më 25 shkurt të këtij viti, janë lëshuar sot në liri, ka njoftuar e ashtuquajtura ministri për Kosovën, njoftojnë medie të Beogradit

    Ky burim nuk ka dhënë informacione të tjera por vetëm ka shtuar se të burgosurit tani janë në rrugë për në shtëpi

    Ata, katër punëtorë të MPB të Serbisë dhe në ofiqar, saktëson B92, janë arrestuar për shkak të shkeljes së rednit dhe të ligjit në Koosvë

    Të arrestuarit janë Zlatko Deniq dhe Goran Matropazoviq nga Pasjani, Nikola Trajkoviq nga Parteshi dhe Dragan Stojkoviq nga Budriga, të cilët kanë punuar për dhënien e pasaportave në të ashtuquajturën drejtori policore të Gjilanit me seli në Vranje. Me ta ishte edhe ofiqari Mladen Dimitrijeviq nga Pasjani.

    Të arrestuarve më 25 shkurt u ishte caktuar paraburgimi 30 ditë. Pas skadimit të këtij afati, ata u dënuan edhe me një muaj burg. Sot, para afatit, ata u liruan, ndërsa hetimet kundër tyre po vazhdojnë.








    http://koha.net/repository/images/f1...1333187400.jpg
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #14
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Qeveria dhe presidentja e Kosovës kërkojnë që pa kushte të lirohen policët

    Publikuar: 31.03.2012 - 17:57
    Koha net

    Prishtinë, 31 mars - (E plotësuar) Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër arrestimin e dy policëve të Kosovës nga ana e organeve ta Serbisë, që ndodhi sot në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
    Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se ky është një akt qyqar i Qeverisë së Serbisë, është në kundërshtim me vlerat evropiane të fqinjësisë së mirë, kundër bashkëpunimit rajonal dhe cenon rëndë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky akt cenon rëndë raportet në mes të dy shteteve të pavarura, Kosovës dhe Serbisë.
    Qeveria e Republikës së Kosovës ju bënë ftesë të gjitha institucioneve ndërkombëtare, para së gjithash Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërmarrin hapat e domosdoshëm, për të ndikuar te Beogradi zyrtar, për t’i ndalur këto veprime arbitrare dhe të kundërligjshme.
    Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga qeveria e Serbisë që menjëherë dhe pa kushte, të bëjë lirimin e policëve kosovarë.

    Është deklaruar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës pas arrestimit të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në një deklaratë me shkrim thuhet se Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dënon arrestimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Policia e Republikës së Serbisë, në vendkalimin kufitar ndërmjet dy vendeve në Merdare, dhe e cilëson akt të papranueshëm dhe sulm mbi institucionin profesional policor.
    Arrestimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në detyrë, është sulm mbi integritetin institucional e territorial të Republikës së Kosovës. Arrestimet e shpeshtuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës, nga autoritetet e Republikës së Serbisë, nuk kontribuojnë në vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve.
    Shkelja e të drejtave të njeriut të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe posaçërisht cenimi i integritetit të institucioneve profesionale të Republikës së Kosovës, është akt i dënueshëm dhe i patolerueshëm.
    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kërkon nga autoritetet e Republikës së Serbisë që të heqin dorë nga këto provokime dhe veprime arbitrare ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj dhe të lirojnë të gjithë ata që janë arrestuar pa arsye.
    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kërkon nga Republika e Serbisë që të respektojë marrëveshjet e arritura me Republikën e Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe t’i zbatojë ato pa vonesë.

    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës i bën thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të kërkojnë nga Republika e Serbisë, që të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe të respektojë ligjet e normat ndërkombëtare për kufijtë ndërshtetëror dhe ndërkombëtarë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe policia e kosoves duhet te arrestoje te pakten dy serbe me preteks te cfardoshem e ti thot serbise..liro policet ti lirojm tuajet.

    ska gjuh tjeter me ata kriminele..

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180
    O kqyrjav bre kallashat Kinez a qfare jan ncncncn pot shtin ne gjunah sikur policija e enver hogjes ne vitet 70 -ta .ja ma mire mos me kan ne vend te tyre i kan zan si leprat pom doket jav kan ba si ditari i stupcav "Koje repoblik bre "po qeshi nga inati se kurr nuk u bam ushtri e fort ne ballkan, e kishe populli me i vjeter jem .Kena mbet shum large me te gjitha

  7. #17
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    PK: Policët tanë u kidnapuan
    31-03-2012 19:53 CET

    Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për medie, ka thënë se të shtunën ka pranuar një informacion se në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, nga xhandarmeria serbe janë kidnapuar dy zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare.

    “Pjesëtarët e Policisë Kufitare të Kosovës në momentin e kidnapimit kanë qenë duke patrulluar në zonën e përgjegjësisë së tyre, brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe në asnjë moment nuk kanë tejkaluar zonën e përgjegjësisë së tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Dy zyrtarët e Policisë së Kosovës, sipas kësaj komunikate, janë kidnapuar nga pjesëtaret e xhandarmerisë së Serbisë të cilët në formë të organizuar kanë kryer këtë veprim të ulët kriminal.

    “Policia e Kosovës në bashkëpunim më institucionet vendore dhe në koordinim me EULEX-in dhe mekanizmat tjerë vendor e ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për sigurimin e informacioneve konkrete rreth zyrtarëve policorë të kidnapuar si dhe njëherit kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm”, thuhet më tej në njoftim.

    Policia e Kosovës, konsideron se veprimi i tillë kriminal i xhandarmerisë serbe është i papranueshëm dhe njëherit i patolerueshëm. /Zëri/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #18
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Reagimet pas arrestimit të policëve
    31-03-2012 19:38 CET

    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka dënuar arrestimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Policia e Republikës së Serbisë, në vendkalimin kufitar ndërmjet dy vendeve në Merdare.

    "Arrestimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në detyrë, është sulm mbi integritetin institucional e territorial të Republikës së Kosovës. Arrestimet e shpeshtuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Republikës së Serbisë, nuk kontribuojnë në vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve", thuhet në reagimin e presidentes.

    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, pos tjerash, kërkon nga autoritetet e Republikës së Serbisë që të heqin dorë nga "këto provokime dhe veprime arbitrare ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj dhe të lirojnë të gjithë ata që janë arrestuar pa arsye".

    Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana autoriteteve serbe të rendit.

    “Aktet e Serbisë janë larg imazhit paqedashës që po përpiqen t’i mveshin këtij vendi. Sot, të jesh fqinj i Serbisë të bën po aq të rrezikuar sa përpara një shekulli. Sot, të udhëtosh në Serbi, nëse je shqiptar, të bën objektiv të masave policore. Sot, Serbia guxon të arrestojë edhe njerëz të veshur me uniformë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të këtij vendi që jo më larg se para 12 vjetësh u përgjak e u dhunua prej të njëjtëve policë e ushtarakë serbë, me të cilët mburret Beogradi”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Në vend se të kërkojë falje për krimet e luftës, për gjenocidin e për shkatërrimin human e material, i cili ende e pengon cilëndo perspektivë të zhvillimit në Kosovë, Serbia vijon të sillet me arrogancën e sunduesit”, thotë pos tjerash “Vetëvendosje”.

    Ky subjekt opozitar nuk ka lënë pa kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, duke thënë se kjo e fundit, me dialog me Serbinë, “ka dashur ta bindë popullin e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare se Serbia ka ndryshuar nga vitet e nëntëdhjeta”.

    Ndërkaq, edhe Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër arrestimin e dy policëve të Kosovës nga ana e organeve të Serbisë, në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    "Ky është një akt qyqar i Qeverisë së Serbisë, është në kundërshtim me vlerat evropiane të fqinjësisë së mirë, kundër bashkëpunimit rajonal dhe cenon rëndë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky akt cenon rëndë raportet në mes të dy shteteve të pavarura, Kosovës dhe Serbisë", thuhet në deklaratën e ekzekutivit kosovar.

    Përmes së njëjtës, "Qeveria u bën ftesë të gjitha institucioneve ndërkombëtare, para së gjithash Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të ndërmarrin hapat e domosdoshëm, për të ndikuar te Beogradi zyrtar, për t'i ndalur këto veprime arbitrare dhe të kundërligjshme".

    "Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të bëjë lirimin e policëve kosovarë", thuhet në deklaratë.

    Ministria e Brendshme e Kosovës ka dënuar ashpër "kidnapimin e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës nga ana e Xhandarmërisë Serbe".

    “Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në momentin e kidnapimit, kanë qenë duke patrulluar në zonën e përgjegjësisë së Policisë së Kosovës dhe në asnjë moment nuk kanë tejkaluar zonën e përgjegjësisë së tyre”, thuhet në deklaratën që ka publikuar MPB-ja kosovare në ueb-faqen e saj zyrtare.

    Sipas së njëjtës, ky veprim tinzar dhe i organizuar i Xhandarmërisë serbe dëshmon edhe një herë orientimin dhe mentalitetin agresor të shtetit serb ndaj Republikës së Kosovës.

    “Përpjekjet e shtetit serb për agresion ndaj Republikës së Kosovës, përmes veprimeve të tilla, të nxitura nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, i cili me plot fanatizëm po dëshmohet si trashëgimtar i politikës agresore të Millosheviqit, kanë dështuar historikisht dhe do të dështojnë edhe tani”, thuhet në deklaratë.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga EULEX-i dhe mekanizmat tjerë relevantë të Bashkimit Evropian të kërkojnë nga Qeveria e Serbisë lirimin e menjëhershëm të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe kanë arrestuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në rajonin e Merdares të shtunën paradite. /Zëri/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    AKSH: Serbia po provokon luftë, populli të bëhet gati

    Për çështjen e arrestimeve ka reaguar ashpër edhe organizata që vetën e quan ‘Aramata Kombëtare Shqiptare’. Në komunikat i ipet ultimatum 48 orë faktorit që të ndërmarr masa, ndërsa i bëhet thirrje popullit që të bëhet gati për luftë.
    “Sot me datën 31.03.2012 në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përkatësisht në pjesën e territorit të Kosovës janë arrestuar dy pjestarë të Policisë së Kosovës nga xhandarmëria Serbe. Kjo është shkelje e integritetit territorial të Kosovës dhe njëherit provokim i hapur për luftë. I bëjmë thirrje gjithë faktorit ndërkombëtar dhe Serbisë që Brenda 48 orëve në rast se nuk lirohen pjestarët e Policisë së Kosovës, atëhere AKSH do të jetë e detyruar të ndërmarr aksione në arrestimin e Policisë Serbe kudo që janë. Njëherit ftojmë gjithë popullin e Kosovës që të jenë në gjendje gatishmërie për luftë’, thuhet në komunikatën e AKSH-së./
    Bota Sot

    AKSH. Na ka djeg tamli me ucken e thaqit e tash po duhet me i fry kosit ,mos edhe ju jeni vegel e serbit e doni me mbrojt shkaun qysh e mbrojti hashim kolludra ,para luftes duke i vrar dhe shantazhu luftetaret e vertet (Adem Jasharin ,me familje e shum e shum te tjer), duke ua vjedh popullit kafshaten e gojes e shum flliqesira tjera ,nese jeni band hajdutesh larg duart nga kosova ,.se mjaft pagoi populli.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  10. #20
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kjo paska qene e mirepergaditur. Paskan pas mwe veten regjizor, fotograf... Tashti do te kete shantazhe, por duhet kunderpergjigjur kesaj vepre idiotike te serbeve.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •