Close
Faqja 58 prej 70 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 694
  1. #571
    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    hahahaha ,shife more qfar njeri kuku ,ky paska naj far smundje vlla ,po nuk po e di qfar smundje ka .
    Intervista e zotit Hashim Thaqi dhen per BBC dt 05.03.2012
    Zgjidhja e çështjes çame, pas asaj kosovare, do të nxit besimin e ndërsjellë me vendet fqinjë dhe do të garantojë edhe zgjidhjen e të drejtave njerëzore të shqiptarëve në Greqi, të përdorimit të flamurit kombëtar, të kulturës e arsimit kombëtar shqiptar, të lëvizjes së lirë. Kombi shqiptar kërkon në vazhdimësi liri e pavarësinë trojet e veta, kërkon rrugë për përparim. Mjaft më me pengesat për të realizuar ndërhyrje të dëmshme të brendshme e të jashtme në çështjet e brendshme të shqiptarëve. Shqiptarët janë më paqësorët në Ballkan se s’kanë bërë kurrë sulme e pushtime ndaj fqinjëve. Gjithmonë shqiptarët kanë mbrojtur territoret etnike, natyrore e historike nga pushtues të huaj. Dhe këtë do ta bëjnë në jetë të jetëve kur është e nevojshme dhe e domosdoshme për të mbijetuar siç mbijetuam deri sot në shekullin XXI.


    Per diken ka nevoj jo 5 here po 50 here e me shume se ju nuk e doni ralitetin po jo ralitetin dhe te kaluaren e cila ishte se ka njerzi ketu qe te kaluaren e kane ne zemer ende e ma ato kurr ne histori te njerzimit nuk kthehen ne kosove me pushtet serb...harron serbija eshte e vedekur per kosoven me qeveris

  2. #572

  3. #573
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Foto e bukur,por jaken diqka e paskan idhnu.

  4. #574
    Lidert te cilet e kane te ndaluar pjesmarrjen e tyre ne festimet e tilla nga serbija jane keta dy...

    Prishtinë, 5 mars - Liderët e dy partive opozitare, Isa Mustafa (LDK) dhe Albin Kurti (VV), nuk kanë qenë prezentë në ceremoninë e nisjes së manifestimit tradicional "Epopeja e UÇK"-së, që është mbajtur në kazermën e FSK-së "Adem Jashari" në Prishtinë.

  5. #575
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Lidert te cilet e kane te ndaluar pjesmarrjen e tyre ne festimet e tilla nga serbija jane keta dy...

    Prishtinë, 5 mars - Liderët e dy partive opozitare, Isa Mustafa (LDK) dhe Albin Kurti (VV), nuk kanë qenë prezentë në ceremoninë e nisjes së manifestimit tradicional "Epopeja e UÇK"-së, që është mbajtur në kazermën e FSK-së "Adem Jashari" në Prishtinë.
    Un e lexova ne lajme se ka qen nji delegacion i ldk-s,e sa i perket Albinit ,nuk e di,mirpo nji e di qe Albini ka qen para thaqit uck-ist, ai me demaqin ua ruajshin fytyren ketyre rrebeleve kriminel,para faktorit nderkomtar, e tash nuk e di pse albini nuk eshte i mir per thaqistat.Albin Kurti ,luftonte ne qender te prishtines,kurse thaqi jepte urdhna per me i vra shqiptaret nga hotel sheratoni,qudi me keta kriminelet, A.Jasharit ia pregatiten vrasjen, e tash e vajtojn, e ata qe smujten me i likuidu tash i etiketojn me do njerez si kamishat,ku te banat e tyre ua qesin Albinit apo kundershtareve politik ,qe e shofin qe eshte me i fort.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 05-03-2012 më 18:50

  6. #576
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    VV: NGA SHPËRTHIMI NË “FERRONIKEL”, LËNDOHEN 4 PERSONA

    Qendra e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Drenas njofton se prej punëtorëve, janë katër të lënduar, Hysni Podrimçaku, Halit Gashi, Nexhmedin Sallahu dhe Skënder Nika. ...
    Postuar: 10:20:03 / 05.03.2012
    Sipas këtij subjekti politik, ky shpërthim vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së privatizimit të egër, të ndërmarrë prej pushtetarëve por të kundërshtuar prej punëtorëve e prej qytetarëve që në fillimet e këtij procesi.

  7. #577
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    SERBËT E VERIUT KËRKOJNË ZGJEDHJE LOKALE

    Kryetarët ilegalë të katër komunave serbe në veri të Kosovës do të bisedojnë të martën me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Slavica Djukic Dejanovic, nga e cila do të kërkojnë që të shpallë dhe të sigurojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në tërë Kosovën....
    Postuar: 04:58:13 / 05.03.2012
    Në takim janë ftuar përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

    “Nga kryetarja e Parlamentit do të kërkojmë që të shpallë dhe të garantojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat tona dhe pjesët tjera të Kosovës dhe në të njëjtën kohë me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi”, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Dobrosav Dobic, përfaqësues i Zveçanit, transmeton Rel.

    Një qëndrim ndryshe, sipas tij, do të “nënkuptonte heqje dorë nga Kushtetuta e Serbisë dhe e heqje dorë nga Kosova, si dhe njohje e Kosovës si shtet i pavarur”.



    Ky eshte hapi tjeter qe do te arrin serbet, ne lidhje me rezultatet statistokore ne kosove, sepse sipas statistika te fundit per njehje e popullsis me numer te sterzvogluar vine pak me ne qender shkiet

  8. #578
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    http://www.gazetastart.com/fotolajm/evrpoa1.jpg


    Jo nuk kame te perzire me askende hiq,,po flas ralitetin e jo siq thuni ju disa,,,
    Por nuk figuron askund si shtet me te shkruar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Weitere Länder in Europa

    Albanien
    Andorra
    Armenien
    Aserbaidschan
    Belarus
    Bosnien und Herzegowina
    Georgien
    Liechtenstein
    Moldau
    Monaco
    Norwegen
    Russland
    San Marino
    Serbien
    Schweiz
    Ukraine
    Vatikanstadt

    http://europa.eu/about-eu/countries/index_de.htm
    http://ec.europa.eu/publications/boo...ance/79/de.pdf



    Kjo grafik eshte marr nga webfaqja e EUse
    nuk ka as Gjnd e leje mo republike

    Keshtu ka qene kososva edhe me nje fare kohe kur u i thojshin´´kosovo metohije´´
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hillirian-zo : 05-03-2012 më 23:00

  9. #579
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    Por nuk figuron askund si shtet me te shkruar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Weitere Länder in Europa

    Albanien
    Andorra
    Armenien
    Aserbaidschan
    Belarus
    Bosnien und Herzegowina
    Georgien
    Liechtenstein
    Moldau
    Monaco
    Norwegen
    Russland
    San Marino
    Serbien
    Schweiz
    Ukraine
    Vatikanstadt

    http://europa.eu/about-eu/countries/index_de.htm
    http://ec.europa.eu/publications/boo...ance/79/de.pdf



    Kjo grafik eshte marr nga webfaqja e EUse
    nuk ka as Gjnd e leje mo republike

    Keshtu ka qene kososva edhe me nje fare kohe kur u i thojshin´´kosovo metohije´´




    http://www.zeri.info/fotot/48686/fla...-_r.s._(2).jpg




    BE ndan Kosovën
    Artan M. Haraqija | 06-03-2012 00:22


    Gëzimi i kosovarëve në relacion me BE-në duket se është i “dënuar” të mos zgjasë shumë, as pasi unioni i 27 shteteve evropiane publikoi hartën e Serbisë pa Kosovën, më saktë aty ku tregon të dhënat e një shteti që aspiron anëtarësimin në BE. Më 29 shkurt të këtij viti, BE e ka bërë edhe një ndarje, tash të Kosovës, saktësisht aty ku kosovarëve iu dhemb më së shumti, veriun.

    Në një njoftim të botuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian është postuar edhe një “thirrje për propozime që do të kontribuonin në rritjen e kontributit në bujqësi dhe zhvillimin e sektorit rural”, e cila do të realizohej veçantë për veriun dhe veçantë për pjesën tjetër të Kosovës, edhe pse bëhet fjalë për të njëjtin projekt.

    Kjo ftesë e KE-së ka për qëllim që të rrisë kualitetin e prodhimeve bujqësore dhe mbrojtjen e ambientit. Fjala është për njoftimin me referencë të publikimit “Europe Aid/132-547/L/ACT/XK”.

    Më saktë, ky “tender” i Komisionit Evropian në vlerë 4.5 milionë euro, para këto nga fondi i “Instrumentit të Paraanëtarësimit” (IPA) është ndarë në pesë fusha, e para është nënsektori që për cak ka industrinë e mishit, i dyti atë të produkteve të qumështit, i treti atë të frutave dhe perimeve dhe i katërti atë të drithërave.

    “Tenderi” evropian e ka edhe fushën e pestë që përfshin të gjithë nënsektorët e mësipërmë, por do të jetë veçantë për “Kosovën në pjesën veriore të lumit Ibër”... Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #580
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Lider te cillet jane peng i Ivica Daqiqit ne manifestime te tilla qe nuk guxojen te marrin pjes jane...Liderët e dy partive opozitare, Isa Mustafa (LDK) dhe Albin Kurti (VV), nuk kanë qenë prezentë në ceremoninë e nisjes së manifestimit tradicional "Epopeja e UÇK"-së, që është mbajtur në kazermën e FSK-së "Adem Jashari" në Prishtinë.
    Kurti: Para 14 viteve, UÇK mori hov të rëndësishëm


    E plotësuar) Me rastin e 14 vjetorit të betejës së Jasharëve, të martën, një grup aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje, të kryesuar nga lideri Albin Kurti, përfshirë Grupin Parlamentar dhe anëtarët e kryesisë, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

    Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie, aktivistët e kësaj lëvizjeje kanë nderuar luftën e lavdishme të komandantit legjendar Adem Jashari, familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

    “Beteja e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 dëshmon se nëse dashuria për atdheun lirinë dhe kombin matet me sakrificën për to, atëherë atdheun lirinë dhe kombin nuk mund ti duash më shumë se kaq”, kanë thënë aktivistët, citohet në komunikatë.

    Ndërkaq, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se “58 veta nuk e dhanë jetën thjeshtë vetëm për liri por edhe luftën çlirimtare për shkak se pikërisht para 14 viteve mori një hov të rëndësishëm UÇK-ja”.

    “Familja Jashari ka mundësuar që shqiptarët në shekullin XXI të hyn me dinjitet, vetëbesim e respekt”, ka thënë Albin Kurti, i cili më pas ka qëndruar edhe në kullën e familjes Jashari.

    Ndryshe, pas homazheve, një delegacion bëri vizitë në odën e Jasharëve ku përzemërsisht u pritën nga baca Rifat me familjarë.

    ***

    Duke respektuar të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga kabineti qeveritar, ka vizituar të martën Klinën ku në kuadër të epopesë së lavdishme të UÇK-së, ai ka vendosur buqetë më lule para shtatores së komandant Mujë Krasniqit-Kapuçit.

    “Ne, sot kujtojmë të gjithë komandantët e renë për liri, ndërsa Komandant Muja është shembulli më i mirë se si punohet dhe luftohet për atdhe. Ai ra në kufirin shqiptaro-shqiptar kur kordonët e ushtrisë serbe ndanin shqiptarët, kurse sot kur kemi hapur kufijtë, autostrada i bashkon shqiptarët më shumë se kurrë”, ka thënë kryeministri Thaçi.

    Kryeministri theksoi se “ne po punojmë në konsolidimin e shtetit të Kosovës, andaj me punën e të gjithëve dhe parasëgjithash me angazhimin pro perëndimor të politikës kosovare, duke respektuar të kaluarën, ne po e ndërtojmë të ardhmen tonë”.

    Ndërkaq, në kuadër të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe edhe tek varrezat në Prekaz, por nuk ka hyrë në kullën e Jasharëve.

    "Familja Jashari ka dhënë shumë për këtë vend. Sakrifica e tyre do të nderohet për jetë", citon Indeksonline të ketë thënë kryeministri, ku thuhet se ai ka ikur menjëherë duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve, se pse nuk e viziton familjen Jashari.


    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...e-rendesishem/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 58 prej 70 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •