Serbia fitoi statusin e kandidatit
02-03-2012 09:38 CET
Bashkimi Evropian formalisht i ka ofruar Serbisė statusin e kandidatit pėr pranim nė bllokun prej 27 shteteve evropiane.
Mbrėmė vonė, nė samitin e shefave tė shteteve dhe qeverive tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian nė Bruksel, ėshtė arritur pajtueshmėria qė Serbisė t’i jepet statusi i vendit kandidat.
Megjithatė, anėtarėsimi mund tė zgjasė vite tė tėra.
Vendimin e shpalli presidenti i BE-sė, Herman Van Rompuy, i cili theksoi se ky ėshtė edhe rezultat i dialogut Beograd – Prishtinė.
“Ne sonte u pajtuam pėr t’i dhėnė Serbisė statusin e vendit kandidat pėr BE. Kjo ėshtė njė e arritur e mrekullueshme dhe ėshtė rezultat i pėrpjekjeve tė demonstruara nga tė dy palėt nė dialogun ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės”.
“Shpresoj se kjo do ta inkurajoj Serbinė pėr ndėrmarrjen e pėrpjekjeve tė mėtejshme me synim qė t’i plotėsoj kriteret politike dhe ekonomike pėr anėtarėsim nė BE. Po ashtu, shpresoj se Beogradi do tė vazhdoj ta mbėshtesė bashkėpunimin rajonal dhe marrėdhėniet e mira fqinjėsore nė Ballkanin Perėndimor”, tha Van Rompuy.
Tė enjten, nė Bruksel, shefja pėr politikė tė jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shprehur mirėnjohje ndaj kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, i cili po qėndron pėr vizitė zyrtare nė Bruksel.
Duke kujtuar atė qė e ka cilėsuar marrėveshje historike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, sa i pėrket bashkėpunimit rajonal tė tė dyja palėve, Ashton ka vlerėsuar kontributin e kryeministrit kosovar, pėr, siē ka thėnė, vizionin dhe lidershipin e tij.
“Kjo marrėveshje do tė thotė se Kosova do tė marrė pjesė dhe do tė flasė vetė pėr veten e saj nė mė shumė se 35 forume tė ndryshme rajonale. Kosova po ashtu do tė jetė nė gjendje tė nėnshkruajė vetė marrėveshje. UNMIK-u tashmė ka deklaruar se do t’i lėrė kėto tė drejta pėr Kosovėn”, ka thėnė Ashton para gazetarėve nė Bruksel. /REL/
Krijoni Kontakt