Close
Faqja 27 prej 70 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 694
  1. #261
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ra Republika e Thaçit, mbetet Republika e Bushit
    Dielli

    Nga Nexhmedin Spahiu Nuk është faji i ambasadorit Dell që qytetarët e Kosovës janë aq shumë të trishtuar pas kompromisit në Bruksel. Ka qenë faji i ambasadores Tina Kaidanova që ka lejuar ekstazën e kosovarëve më 17 shkurt 2008. Pra që ka lejuar që kosovarët të bëjnë hop pa e kapërcyer gardhin.
    Kosova me fusnotë e pa emrin Republikë do të përfaqësohet në nismat rajonale e ndërkombëtare. Ky është rezultat i kompromisit në dialogun me Beogradin. Kjo nuk do të dukej aq tragjike sikur shpallja e pavarësisë të mos ish bërë me aq pompozitet.
    Vetëm për kremtime në ditën e shpalljes së pavarësisë dhe kremtimet e 4 përvjetorëve të kësaj date u shpenzuan miliona euro të buxhetit të varfër të Kosovës.
    Për këto 4 vite u nxitua që të shtypen edhe tekste të reja shkollore për lëndën e historisë në shkolla fillore e të mesme ku u shtua edhe leksioni për Hashim Thaçin si personaliteti që shpalli pavarësinë e Kosovës.
    Vallë a do të shtohet në këto tekste shkollore të historisë edhe leksioni se si i njëjti Hashim Thaçi u detyrua të bëjë kompromis me emrin Republikë?!
    Ja se çfarë pata shkruar në gazeten “Epoka e re”( 11.02.2008):
    “Një milion euro më mirë për Veriun e Kosovës se sa për festën e Pavarësisë
    -Banorët shqiptarë të Veriut të Kosovës presin shpalljen e pavarësisë së Kosovës me shqetësim e ankth por edhe me shpresën e ndrydhur se ndoshta më në fund do të bëhet mirë.
    -10 Qershori është datë më e rëndësishme për Kosovën se 17 apo 18 Shkurti. Sepse më 10 Qershor Presidenti Amerikan George Bush deklaroi se Kosova do të jetë e pavaruar.
    Mos ke frikë komshi, asgjë nuk do t’ju ndodhë më 17 shkurt, do të jetoni më mirë se sa në pjesën jugore. Këto ishin fjalët që një banor sërb i Veriut të Mitrovicës po i drejtohej fqinjit të vet shqiptar nga Kodra e Minatorëve.
    Në kohën kur pjesa më e madhe e Kosovës po i vë shënjestrën qengjit, deles, viçit apo të paktën pulës për ta bërë kurban festiv për ditën e pavarësisë së Kosovës, banorët shqiptarë të Veriut të Kosovës presin me shqetësim e ankth, por edhe me shpresën e ndrydhur se ndoshta më në fund do të bëhet mirë. Por, sado e madhe të jetë kjo shpresë, frika e përsëritjes së shkurtit te vitit 2000 ku MUP-ovcat sërbë vranë 14 shqiptarë, turq e boshnjakë dhe ku u plagosen disa dhjetëra të tjerë i bënë që gjëja e fundit që u bien ndër mend të jetë festimi i shpalljes së pavarësisë. Shqetësimi i tyre është se si t’i largojnë fëmijët, e gjërat me vlerë në Jug dhe atë jo në Jug të Mitrovicës po sa më thellë, tek të afërmit në Drenicë, Dukagjin, Prishtinë apo Novi Pazar e Senicë. Dhe shih ironinë: në vend se të shpenzojë buxhet për t’ua larguar frikën qytetarëve të vet (me bazë apo bazë, por që është prezente), shteti që po lindë ndau 1 milion euro për të festuar.
    Pse duhet festuar lindjen e shtetit-foshnjë?
    A nuk do t’ishte më e arsyeshme që vëmendja të përqendrohet që kjo foshnje-shtet të lindë i shëndetshëm e i mbarë dhe të festohet vetëm atëherë kur të mbushen përvjetorët që ky shtet të jetë njohur nga OKB.
    Kur jemi të dita që duhet të festohet si ditë kombëtare e Kosovës apo si ditë e pavarësisë së saj, atëherë sigurisht që kjo ditë duhet të jetë 10 Qershori dhe jo dita kur do ta bëjë shpalljen Parlamenti i Kosovës.
    Perse 10 Qershori është datë më e rëndësishme për Kosovën se 17 apo 18 Shkurti kur po pritet të shpallet pavarësia e Kosovës? Sepse më 10 Qershor Presidenti Amerikan George Bush deklaroi se Kosova do të jetë e pavarur. Prej këtij momenti dita kur Kosova do t’njihej nga SHBA si e pavarur ishte çështje teknike e gjetjes së oportunitetit politik për këtë akt. Plus që 10 Qershori është ditë historike për Kosovën si ditë e Lidhjes së Prizrenit (1878) dhe ditë kur Serbia kapitulloi në Kosovë (1999).
    Rëndësia e deklaratës së Bushit e 10 Qershorit 2007 nuk e humb krejtësisht rëndësinë ditës kur Parlamenti i Kosovës do ta shpallë pavarësinë e Kosovës. Por sado e rëndësishme të jetë kjo datë nuk ka asnjë arsye për t’u festuar tani. 1 milion Euro për manifestime festive do t’ishte më e ndershme t’u jepen banorëve shqiptarë të veriut të Mitrovicës, që t’u rindërtohen shtëpitë e rrënuara, dhe të investohet në sigurinë e tyre. Në të kundërtën investimi për të festuar në ditën kur shpallet pavarësia e Kosovës e bënë atë t’i ngjajë një feste boshe si ajo kur PSSP Michael Steiner shpalli “bashkimin” e Mitrovicës.”
    Kjo ishte ajo çfarë pata shkruar një javë para se të shpallej pavarësia e Kosovës.
    Për neve që shqetësimi për të ardhmen e Kosovës nuk na lejonte të festonim më 17 shkurt 2008, kompromisi i arritur më 22.02.2012 nuk është edhe aq shqetësues. Neve që e dinim se Hashimi vetëm po recitonte një letër që dikush tjetër ia kishte hartuar dhe një tjetër ia kishte përkthyer nuk është zhgënjyese që tani Hashimi i han fjalët e veta.
    Nuk është faji i ambasadorit Dell që qytetarët e Kosovës janë aq shumë të trishtuar këtyre ditëve. Ka qenë faji i ambasadores Tina Kaidanova që ka lejuar ekstazën e kosovarëve më 17 shkurt 2008. Pra që ka lejuar që kosovarët të bëjnë hop pa e kapërcyer gardhin.
    Por Kosova një ditë do ta kapërcejë gardhin. Premtimi i George Bushit në Tiranë se Kosova një ditë do të jetë e pavarur, do të bëhet realitet, sepse është një projekt serioz. Gëzimi i 17 Shkurtit 2008 u shndërrua në pikëllim më 22 shkurt 2012. Por ata që festuan me 10 qershor 2007, ata që e kuptojnë se një komb i ri po ndërtohet hap pas hapi, dhe se ky komb po e forcon shtetin e vet çdo ditë e më shumë, do te festojnë çdo vit dhe atë secilin vit më shumë se në vitin paraprak. Rroftë 10 qershori dita kombëtare e Kosovës.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Shkrimet e beqe cufajt jane veq propagand e nje "intelektuali" te banhofit,...
    Die Besten aus dem Osten! Folge 10: Kosovo


    Faszinierend und fremd präsentiert sich aus westlicher Sicht der Kosovo, die jüngste europäische Republik, die am 18. Februar 2008 ihre Unabhängigkeit erklärte und noch immer unter den Folgen des Krieges leidet, der bereits über zehn Jahre zurückliegt. Volume 10 der Besten aus dem Osten! widmet sich diesem Land und wartet mit einer kleinen Sensation auf...

    Der Autor und Journalist Beqë Cufaj wird Einblicke in die politische und kulturelle Szene des Kosovo geben und aus seinem zweiten, noch unveröffentlichten Roman lesen. ...
    http://programm.kurier.at/cont/event...-25%2019:00:00
    Shqip:
    Nga vijmë, kush jemi dhe nga po shkojmë?!
    Beqë Cufaj

    (Ky është fjalimi që Beqë Cufaj ka mbajtur të premten në mbrëmje në gjuhën gjermane, në kuadër të Festivalit “Die Besten aus dem Osten: Kosovo 10” në “Volkstheater” të Vjenës në Austri).
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...ga-po-shkojme/
    .....

  3. #263
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://koha.net/repository/images/f1...1330328626.jpg





    Shwarz-Schilling: BE-ja po e trajton Kosovën padrejtësisht

    Publikuar: 27.02.2012 - 08:43
    Prishtinë, 27 shkurt – Diplomati gjerman, ish-mbikëqyrës ndërkombëtar i Bosnje- Hercegovinës, Christian Shwarz-Schilling, thotë se Kosova po trajtohet në mënyrë të padrejtë nga Bashkimi Evropian. Në një intervistë për “Kohën Ditore” ai ka porositur që zgjidhja e veriut të jetë Pakoja e Ahtisaarit. Ish-ministri gjerman, që pati dhënë dorëheqje në vitin 1992, për shkak të pamundësisë së Gjermanisë për ta ndalur luftën në Bosnje, nuk ka fjalë të mira për politikanët e Ballkanit. Sipas tij, ka shumë politikanë oportunistë që bëjnë veprime popullore vetëm për të ardhur në pushtet, ndonëse veprimet janë të dëmshme. Dhënia e mundësisë një minoriteti që të ndalë vendimet e shumicës, e dëmton demokracinë, ka thënë ai. “Në demokraci, fare në fund vendos shumica”, është shprehur ish-mbikëqyrësi i Bosnjës. Shwarz-Schilling Bosnjën e sheh si shtet që nuk funksionon.

    Kosovën pas katër vjetësh pavarësi, sipas Shwarz-Schilling, k ka pasur progres. Tash është shtet, Kosova ka qeverinë e vet, sovranitetin, sistemin zgjedhor. Flitej për një autonomi brenda ish-Jugosllavisë, por për shkak të ngjarjeve ndërmjet ajo ishte e pamundur. Tash Kosovës i duhet zhvillim ekonomik, rritja e prodhimeve vendore. Ka shumë për t’u bërë që të rritet eksporti dhe të ulet importi. Kosova duhet të punojë me institucionet ekonomike të BE-së. Për këto katër vjet Kosova ka kaluar një rrugë progresi. E adhuroj durimin e qytetarëve të Kosovës. Ju keni shumë durim, sepse ka shumë sfida dhe duhet të prisni për shumë. Ka shumë arsye për të bërë që rrugët të mbushen me njerëz, për shkak të mostrajtimit të barabartë që keni në krahasim me qytetarët e tjerë evropianë. Nuk trajtoheni të barabartë në çështjen e vizave, pra të pabarabartë në udhëtim, të pabarabartë në eksport dhe import, të pabarabartë në marrëveshje stabilizim-asocimi. Gjërat po ecin, por duhet të keni durim, më shumë vetëbesim dhe këmbëngulje. Duhet ta dini se fatin e keni në duart tuaja dhe duhet të merrni përgjegjësinë.

    I pyetur se si mendoni se mund te zgjidhet çështja e veriut, ai ka përmendur një fushatë që po propagandohet që tri komunat atje i takojnë Serbisë. Ka disa principe, nëse tri komunat atje i takojnë Serbisë, atëherë çfarë duhet të ndodhë më shumicën e qytetarëve serbë të Kosovës në jug të lumit Ibër. Nuk ka më zgjidhje etnike. Lufta e Kosovës dhe ajo e Bosnjës duhet ta mësojnë këtë rajon se zgjidhjet e tilla nuk janë zgjidhje. Situata atje duhet të qetësohet dhe ajo zonë duhet të bëhet zonë normale e një shteti normal të Kosovës. Ata do të kenë të drejtat e veta sa të mund të qeverisin komunat e tyre.
    Koha Net
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #264
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.zeri.info/fotot/48173/mai...ura-hasani.jpg





    Vetëvendosje proteston kundër fusnotës
    27-02-2012 09:23 zeri

    Në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për fusnotën me të cilën Kosova do të përfaqësohej në forumet rajonale, Lëvizja Vetëvendosje organizon sot protestën, përmes së cilës, siç ka thënë “do të bllokojë për katër orë punën e Qeverisë së Kosovës”.

    Ky subjekt opozitar është deklaruar fuqishëm kundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se mospërfshirja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në fusnotë “e bën marrëveshjen të papranueshme për institucionet e Kosovës dhe popullin e saj”.

    Fusnota, me të cilën janë dakorduar palët në Bruksel, përfshin Rezolutën 1244 dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar edhe peticionin që kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për mospranimin e marrëveshjes. Zyrtarët e kësaj lëvizjeje kanë bërë të ditur se kanë mbledhur mbi 15,000 nënshkrime të qytetarëve.

    Marrëveshja për bashkëpunimin rajonal është mirëpritur nga fuqitë perëndimore.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #265
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-02-2012
    Postime
    115
    I urojm fat Vevetendosjës, zëri i vetëm i cili flet si popull e jo si parti sektare-politike !
    Me mashtrimet e nje-pas-njeshme qe po i ndodhin Kosovës, më nuk ka interes as Shqipëria të bashkohët me të ! ... me nder me then, e kan dhjer kosovën qe nga mbarimi i luftës !

  6. #266
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    RDK e quan marrëveshjen goditje për Kosovën

    Në Maqedoni, partia shqiptare në opozitë, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), ka reaguar kundër marrëveshjes së fundit të arritur midis Prishtinës dhe Beogradit.

    "Negociatat në mes të Prishtinës dhe Beogradit të udhëhequra nga Brukseli zyrtar, edhe pse formalisht të cilësuara si negociata teknike, në esencë ishin dhe prodhuan një rezultat tërësisht politik që u promovua si marrëveshje historike në mes të Beogradit dhe të Prishtinës. Fakti që qeveria e Kosovës pranoi të heq dorë nga atributi Republikë dhe të shënojë rezolutën 1244 në fusnotë të emrit të Kosovës, argumenton bindshëm se nga kjo marrëveshje, fituese e vetme është Serbia. Me këtë marrëveshje degradohet përmbajtësisht pavarësia e Kosovës e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe destimulohen njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe inkuadrimi i Kosovës si shtet i pavarur në Kombet e Bashkuara dhe në institucionet tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo që është shumë e rëndësishme për tu konstatuar në këtë rast, është ndërrimi thelbësor i qëndrimit të faktorit relevant ndërkombëtar në raport me shtetin e ri të Kosovës dhe favorizimin e argumenteve të shtetit serb", thekson në reagimin e saj Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK).

    Sipas kësaj partie, "duke goditur rëndë shtetësinë e re të Kosovës dhe duke favorizuar Serbinë nëpërmjet ofrimit të statusit të vendit kandidat për në BE, faktori ndërkombëtar goditi rëndë politikat qeveritare të Prishtinës që identifikohen me korrupsion dhe krim të organizuar, por njëkohësisht pa të drejtë ndëshkoi rëndë qytetarët e Kosovës , sepse përveç përfaqësimit rajonal nuk u ofroi asnjë të drejtë në kuptim të liberalizimit të vizave dhe avancimit të procesit të integrimit të Kosovës".

    "Se kjo marrëveshje do të ketë reperkusione afatgjate negative në sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe integrimin e sajë si shtet i pavarur në strukturat euroatlantike, institucionet e Kosovës, partitë politike dhe qytetarët e Kosovës duhet të marrin si shembull marrëveshjen e arritur të Shkupit me Athinën për emrin e Maqedonisë (IJRM), marrëveshje kjo që tashmë është bërë pengesë kryesore për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE", thekson kjo parti.

    Rilindja Demokratike Kombëtare është e bindur se Parlamenti i Kosovës dhe i gjithë spektri politik dhe civil i Kosovës do të jenë unik në shfuqizimin e këtij pakti në Parlamentin e Kosovës, sepse kjo marrëveshje degradon përmbajtësisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.
    Bota Sot





    Tetova Mas, nese shqypetaret duan te zegjedhin qeshtejen e tyne Kombetare, duhet ta lexojen kete cdo shqypetar 10 here ne dite.


    Sipas kësaj partie, "duke goditur rëndë shtetësinë e re të Kosovës dhe duke favorizuar Serbinë nëpërmjet ofrimit të statusit të vendit kandidat për në BE, faktori ndërkombëtar goditi rëndë politikat qeveritare të Prishtinës që identifikohen me korrupsion dhe krim të organizuar, por njëkohësisht pa të drejtë ndëshkoi rëndë qytetarët e Kosovës , sepse përveç përfaqësimit rajonal nuk u ofroi asnjë të drejtë në kuptim të liberalizimit të vizave dhe avancimit të procesit të integrimit të Kosovës".

    A ne lejoin shqypetaret te udhehiqen nga lider qe akuzohen per krime e hajni, ku ne kete taborr hyn dhe Ali A. me baneden e ti, te nejtin fat kan dhe shqypetaret e yllirides.
    Vertete faji kryesor qenderon te shqypetaret qe lejoin vetit ti imeponohen lloj lloj maskarejsh!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #267
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.koha.net/repository/image...1330329221.jpg





    Thaçi: Fusnota e shpëton Kosovën nga izolimi
    Publikuar: 27.02.2012 - 08:55


    Prizren, 27 shkurt – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përzgjedhur bastionin e PDK-së, Prizrenin, për t'iu përgjigjur kritikave të shumta në lidhje me marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Ai ka thënë se këtë e ka bërë me qëllim sepse "kur flet Prizreni, dëgjon Kosova". Me këtë rast ka siguruar anëtarët e simpatizantët e partisë së tij nga Prizreni, Rahoveci, Dragashi e Hasi se figurimi i Rezolutës 1244 në emërtimin me fusnotë të Kosovës nuk është lëshim e as kthim prapa, por formula që e shpëton vendin nga izolimi dhe hap perspektivën e integrimit. Shefi i ekzekutivit të Kosovës dhe i PDK-së është shprehur i bindur se edhe në këtë rast është mposhtur Serbia, ngase ajo ka pranuar Mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

    "Dëshiroj të ju them në mënyrë më të hapur dhe më të sinqertë të mundshme se me këtë marrëveshje Kosova nuk ka pranuar bash asgjë. Pse? Sepse, Rezoluta 1244 ka qenë në të gjitha dokumentet e Kosovës. Vetëm Serbia e ka pranuar opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës", ka thënë Thaçi para të pranishmëve. Në një fjalim paksa më të zgjatur ai ka shpjeguar të gjitha etapat deri te çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës, dhe në të njëjtën kohë ka potencuar se marrëveshja e fundit është rrjedhojë e dokumentit në Rambuje, procesit të Vjenës dhe dokumentit të presidentit Ahtisaari, ndërkohë që ka theksuar se "Rezoluta 1244 përmendet tri herë në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës" dhe se e njëjta është konsultuar me Thaçin, Rexhep Qosjen dhe Ibrahim Rugovën në Keln të Gjermanisë, në vitin 1999, para miratimit në KS të OKB-së. Thaçi ka pohuar se të gjitha vendimet e marrë gjatë kësaj periudhe i ka bazuar në "besimin në Zot, fuqinë e popullit të Kosovës dhe miqësinë e përhershme me ShBA-në dhe BE-në".

    Derisa është pajtuar me konstatimet se kjo nuk është zgjidhja më e 'lezetshme', ai ka bërë të ditur se në këtë mënyrë i hapet rruga Kosovës për integrim në 41 organizata ndërkombëtare, ngase ujdia është arritur me Uashingtonin e Brukselin dhe jo me Beogradin.

    "Kjo nuk është një zgjidhje ideale, as më e mira e mundshme, as më e lezetshmja për veshin e asnjërit nga ne, por një substancë e fuqishme për t’u integruar Kosova në 41 organizata rajonale evropiane e ndërkombëtare. Kosova ishte në mes të tendencave për izolim dhe perspektivës integruese evropiane. Ky konkluzion i përbashkët është arritur mes Kosovës dhe ShBA-së e BE-së, dhe jo mes Kosovës e Serbisë. Unë kam negociuar me Uashingtonin e Brukselin dhe jo me Serbinë", ka deklaruar Thaçi.

    Sqarimet e kryeministrit vijnë pas reagimeve të shumta të opozitës në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që është raportuar për pakënaqësi edhe të vetë deputetëve të PDK-së. E, lëvizja "Vetëvendosje" ka paralajmëruar protesta për të hënën para Qeverisë së Kosovës.

    Shefi i ekzekutivit i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, e sidomos të “Vetëvendosjes”, duke theksuar se të njëjtët kanë qenë kundër Rambujesë, se nuk besonin se Kosova mund të jetë e lirë dhe e pavarur. "Të tillët dhe po të njëjtët që po bëjnë zhurmë sot, u nervozuan pa të drejtë edhe kur i tërë populli i Kosovës kishte gëzim. Nuk po them që të festojmë, por po them që të vazhdojmë bashkërisht konsolidimin e shtetit. Ju ftoj t’i besoni partneritetit me ShBA-në dhe BE-në. Ne deri këtu kemi ardhur bashkë me Uashingtonin dhe Brukselin", ka pohuar Thaçi. Sipas tij, qëndrueshmëria e shtetit të Kosovës është e bazuar në sistemin e vlerave amerikane dhe evropiane dhe se të gjithë ata që janë përcaktuar për rrugën antiamerikane dhe antievropiane do të dështojnë në të ardhmen.

    "Si mund të kthehet prapa Kosova, kur sivjet përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë?", ka pyetur Thaçi, për të theksuar se shteti i Kosovës po fiton çdo ditë njohje të reja, është në prag të pranimit të një pakoje evropiane dhe ka mbështetje unike ndërkombëtare. Ai ka rikujtuar çmimin që ka paguar Shqipëria me mbylljen disa dekadëshe dhe ka pohuar se Kosova është përcaktuar për një drejtim tjetër, që do të çojë deri te integrimi i të gjithë shqiptarëve.

    "Ne po punojmë për integrim, hapje kufijsh, për të jetuar në një rajon evropian pa kufi. Të jeni të bindur se duke punuar bashkë, kështu, të gjithë shqiptarët do të jetojnë në një rajon pa kufi dhe do të jetësojnë atë që e duam ne dhe fëmijët tanë", ka përfunduar Thaçi.
    koha net
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #268
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Bravo Vetevendosjes per iniciativen e shpejte per te kundershtuar fusnoten. Anetaret qe kane sjellur videot tek kjo tema, vazhdoni ti sillni qe te kemi mundesine edhe te shohim cpo ndodh.

  9. #269
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Nuk eshte problem Hashim Thaci dhe Edita Tahiri, problemi kryesore eshte se populli jone eshte frigacak ,dhe jo stabil ,kurre jane ne pyetje ceshjet me rendesi per kombin dhe shtetin.

    Nuk ndihmon asgje pse shkruajme ne interenet dhe forum ,per karikatura , Nuk ndihmon asgje edhe sikur te organizojshe demostrata mbasi mbron filmi .

    Po qe se populli shqipetare ne Kosove eshte deklaru per demokraci , nuk ka Hashim Thace e BE qe munde ta refuzoje vullnetin e shumice se popullin . Jemi mesuare te vajtojme,dhe te ngushellohemi me njeri tjetrin mbas tragjedive .

    Zoti na lashte shnosh .

    Shqipetaret duhet ta kene te qarte se edhe bomba atomike nuk munde ta ndryshoje vullnetin e popullit shumice . Jemi mesuare qe shqipetaret te pine makijato ne kaffeteri ,kurse problemet tona te i zgjedhe amerika . Nje dite do te lodhet edhe amerika me keto budall shqipetare , qe nuk ju intereson asgje tjeter vetem si te pasurohen ne kurriz te popullit .
    Nuk e ke keq,
    mirepo do te them se frigacak nuk jemi por ndoshta plot respekt.
    Edhe me ate ne te kuqe e bere te gjith shkrimin pa kuptim, kush eshte budall populi apo burrshtetasit qe po pasurohen ne emer te popullit

    Ju duhet me e dit se qe 100 vjet armiku i ka dyert hapur per te infiltruar popullin dhe ti fut njerezit e vete ne mesin tone,
    Pershembull me muhagjert aty jo vetem qe jan shperngul muhagjert po shkau ka fut edhe familie serbe kinse muhagjer, dhe ato familje sot e at dite punojn me shqiptar flasin me mir se une dhe ti gjuhen shqipe, apo edhe deklarohe kinse qoban se aj krejt lope eshte, qe populli mos te ket as pak dyshe per at pa marr parasysh se kush dhe e kan emra te skonshem te aneve krahinave.

    Edhe ti zotni populli shqiptar qe 600 vjet ne luft eshte, vetem qeto vjet po i marr, nuk po him me than qe qe 2000 vjet nejse.
    Hashimi i takon nje familje te futur nga serbet
    kurse Editha Tahiri eshte nje femer nga familje turqeli

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Ja edhe frutet e para pozitive te fusnotes
    Swoboda: Serbia t’i përfaqësojë serbët e Kosovës

    Kosova do të detyrohet të pranojë se interesi i serbëve në Kosovë është që t’i përfaqësojë Serbia. Kur Serbisë me të vërtetë i mundësohet dhe i pranohet që t’i mbrojë serbët në veri të Kosovës, por edhe ata në enklava, edhe pse të ashtuquajturat enklava nuk duhet të jenë enklava, ky do të jetë një përparim i madh, ka thënë Hannes Swoboda, shef i grupit socialdemokrat të Parlamentit evropian.

    Ai fton BE-në dhe Kosovën që t’i marrin seriozisht propozimet e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe që të flitet për planin katërpikësh të tij për Kosovën, sepse “Plani Ahtisaari ka të meta”.

    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...bet-e-kosoves/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 27-02-2012 më 11:28

Faqja 27 prej 70 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •