Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 137
  1. #61
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi vizitoi familjen Jashari në Prekaz

    Sot, në katër-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, bëri homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari, në Prekaz. Me këtë rast, ai uroi të gjithë qytetarët për ditën e pavarësisë dhe të lirisë, ndërkaq theksoi se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës e shohin obligim dhe përgjegjësi për të bërë nderime, aty ku historia ka ndryshuar rrjedhat e saj pozitive. “Ne ishim këtu për të vendosur lule për pavarësinë e Kosovës dhe jemi të bindur që të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e Kosovës e kanë kontributin e vet për këtë ditë. Por, kryekontributi për këtë, është në këtë lagje. Të gjitha shenjat janë këtu, meqë këtu është bërë një ngjarje e madhe dhe një kthesë e madhe, tha mes tjerash kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

    http://radiokosovaelire.com/?nav=1,1&id=5387

  2. #62
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Shembull tipik per josinqeritetin, joseriozitetin dhe jorespektin e te ashtuquajturve "miqe", te cilet shfrytezojne cdo mundesi (si ne kete intervisten e rastit) qe ta mashtrojne dhe manipulojne popullin e Kosoves...
    po mier bre jaran
    ju ndegjoni miqt e juaj dihet kush jan miqt e vetfundosjes
    ne i respektoim miqet tan te prir nga SHBA-te

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi vizitoi familjen Jashari në Prekaz
    ...


    Ky dhe shume lajme tjera jane plotesisht te parendesishme...
    Keso vizitash dhe akte te tjera formale perseriten per cdo vjet dhe per cdo feste.

  4. #64
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

  5. #65
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516




    Kryeministri Thaçi: 17 shkurti 2008 bashkon në një sakrificat e së kaluarës , përkushtimin për të tashmen dhe shpresat për të ardhmen


    Prishtinë, 17 shkurt 2012

    Fjala e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e shënimit të 4 vjetorit - Ditës së Pavarësisë së Kosovës, mbajtur në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

    E nderuar presidente e Republikës së Kosovës ,znj. Jahjaga,
    I nderuar kryeparlamentar Krasniqi,
    I nderuari komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovë,
    Të nderuar pjesëtarë të FSK-së,
    Të nderuar përfaqësues ndërkombëtar,
    Të nderuara familje të dëshmorëve,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Më lejoni që në emrin tim personal dhe të Qeverisë së Kosovës të urojë ditën e madhe gëzuar 4 vjetorin – Ditën e pavarësisë së Kosovës.

    Sot ndodhemi këtu për të ndarë së bashku me ju gëzimin e kësaj dite të madhe - Ditën e pavarësisë së Kosovës.

    Katër vite më parë të gjithë ne me besimin e dhënë nga qytetarët e Kosovës bëmë hapin final në rrugëtimin e gjatë për lirinë tonë. Shpallëm Kosovën të pavarur dhe sovrane.

    17 shkurti 2008 bashkon në një sakrificat e së kaluarës , përkushtimin për të tashmen dhe shpresat për të ardhmen. Kjo ditë i ka dhënë kuptim historisë sonë. I ka dhënë kuptim lirisë sonë të fituar me mundin dhe gjakun e gjithë brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Të nderuar pjesëtarë të FSK-së ,

    Ju duhet të ndjeheni krenar se jeni pjesë e këtij kuptimi madhështor , pra shtetit të pavarur dhe sovran . Ju që dje ishit Ushtri Çlirimtare e Kosovës , pjesëtarë të TMK-së, sot jeni ushtarë të FSK-së dhe ushtarë të shtetit të Kosovës. Ashtu siç do të jeton shteti i Kosovës , ashtu do të jeton dhe fuqizon shtetin edhe uniforma e ushtrisë së Kosovës

    Qytetarët e Kosovës ndihen krenar me ju me punën tuaj, me përkushtimin tuaj me vizionin tuaj euro-atlantik. Ndihet krenar me uniformën tuaj .

    Në këto katër vite të Kosovës shtet , FSK ishte pjesë e ndritur në procesin e konsolidimit të institucioneve , kapacitetet e saj kanë ardhur duke u rritur , profesionalizmi i lartë operativ , efikasiteti shembullor e mbi të gjitha ndërtimi i vizionit bashkëkohor të sigurisë. Nuk duhet ta harrojmë kurrë mbështetjen e fuqishme dhënë FSK-së nga NATO , KFOR-i dhe mekanizmat tjerë euroatlantik.

    Në këtë ditë të madhe për shtetin e Kosovës ne shprehim atyre mirënjohje të thellë. U shprehim mirënjohje SHBA-së, vendeve të BE-së .

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar pjesëtarë të FSK-së,

    Këto vlera të arritura nga ju na japin garanci të plotë se ju do të jeni ndër të parët në përmbushjen e detyrave që dalin në procesin e integrimeve euro-atlantike . Të gjithë duhet të punojmë për fuqizimin e rendit kushtetues, sundimin e ligjit dhe vazhdimin e qeverisjes së mirë , në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik , krijimin e vendeve të punës , rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve dhe rruga edhe në të ardhmen nuk do të jetë edhe aq e lehtë por ne do t ia dalim . Ne do të kemi sukses të bashkuar si qytetarë dhe si politikë. Ne do të përballemi me sfida sepse kemi vullnetin besimin dhe energjinë për integrimin euro-atlantik.

    FSK është shëmbëlltyrë e këtyre vlerave së bashku me institucionet e Kosovës .

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar pjesëtarë të FSK-së,

    Sot shënojmë 4 vjetorin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës , në vitin kur shënojmë edhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe 100 vjetorin e Flamurit.

    Urime të gjithëve, gëzuar 4 vjetorin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Falënderime dhe mirënjohje për Diasporën për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës . Mbi të gjitha, meritor për lirinë e Kosovës janë qytetarët e Kosovës.

    Sot përderisa Shqipëria shënon 100 vjetorin e Pavarësisë , ne kujtojmë 100 vjetorin e pushtimit të Kosovës nga Serbia . Por sot të lirë dhe të pavarur , sovran dh krenar . Shteti i Kosovës ka sjellë stabilitet dhe bashkëpunim rajonal dhe perspektiv evropiane .

    Shteti i Kosovës është një përpjekje shekullore e brezave të veprimtarëve të Kosovës . E veprimtarëve që në asnjë rrethanë nuk u pajtuan me robërimin dhe pushtimin nga Serbia . Serbia erdhi në Kosovë duke ushtruar dhunë , qëndroi me dhunë 100 vite por u deshën përpjekje të qytetarëve të Kosovës prej vitit 1912 për të vazhduar gjatë Luftës së Dytë Botërore . Mu në këtë shesh me organizimin e demonstratave të 68 , të 81 , 88 dhe në vitet e 90-ta edhe me rezistencën politike - qytetare 90-97 , për tu kurorëzuar me luftën heroike të UÇK-së . Të gjithë atyre luftëtarëve, të gjithë atyre që sakrifikuan më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës për të vazhduar me bashkëpunimin e ndërkombëtarëve për të realizuar ëndrrën e qytetarëve të Kosovës , familjeve të dëshmorëve , heronjve dhe sot kremtojmë 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Sot secili nga ne duhet të mendoj për një çast ku ishim pak vite më herët të kujtojmë sakrificat dhe të marrim energji dhe forcë për ndërtimin dh e konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin në NATO dhe në BE .

    Urime dhe gëzuar Pavarësia.

  6. #66
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Pavaresine nga kush dhe nga cka...?

    Perndryshe, sipas Kombeve te Bashkuara apo OKB-se Kosova nuk eshte as shtet, as e pavarur. E njejta vlene edhe per BE-ne dhe te gjitha organizatat e rendesishme politike, ushtarake, tregetare, kulturore, sportive dhe ekonomike.

    Te vetmet organizata te rendesishme boterore, te cilet e kane pranuar ne njefar forme shtetin e Kosoves, edhe pse vetem duke u mbeshtetur ne Rezoluten 1244 te OKB-se, jane organizata financiare, ku zakonisht nuk vendosin politikane dhe ku perkrahesit e shtetesise se Kosoves kane pothuajse numrin e mjaftueshem te votave.

    Pra, nese kemi parasyesh kete realitet, atehere "pavaresia", e cila faktikisht fare nuk eshte reale, nese krahasohemi me shtete normale (edhe me ato me te varurat), mund dhe duhet te kuptohet ne mase te konsiderueshme si deshire legjitime e shumices absolute te kosovareve dhe si propagande politike e pushtetit te Kosoves, institucioneve te Kosoves, nje pjese te Bashkesise Nderkombetare dhe perkrahesve te sinqerte dhe te pasinqerte te Kosoves, popullit te Kosoves, pushtetit te Kosoves, udheheqesve te caktuar te Kosoves etj.

    Fakt eshte se pjesa me e madhe e Kosoves qe nga vera e vitit 1999 ka qene e pavarur nga Serbia. Madje, pavaresia e Kosoves nga Serbia der me 17.02.2008 ne disa aspekte ishte me e madhe dhe me shpresedhenese se aktualisht, sidomos nga viti 2010 e deri sot. Sepse, qe nga viti 2010 dhe 2011 (apo qe nga Thaci 2) Kosova ka filluar dhe vazhdon te bej marreveshje me Serbine dhe BE-ne, te cilat Kosoven ne arenen nderkombetare pjeserisht e bejne me te varur nga Serbia dhe shtete tjera, sesa qe ishte para shpalljes se shtetit.
    I vetmi dallim formal, nese mund thuhet keshtu, eshte fakti se ne ate kohe, para shpalljes se shtetit, Kosova apo Institucionet Legjitime te Kosoves ishin te detyruara qe ne arenen nderkombetare te paraqiten sie UNMIK/Kosovo apo Kosovo Under 1244/1999. Gje qe vlente edhe per cfardo marreveshje apo pjesemarrje ne nisma nderkombetare dhe ne mardhenjet bilaterale te Kosoves me shtete dhe organizata te huaja. As ne ate kohe Kosova nuk eshte detyruar te paraqitet si pjese e Serbise. Sepse, as Rezoluta 1244 nuk e kerkonte dhe nuk e kerkon nje trajtim te tille.Pavaresisht pretendimeve te Serbise, Rusise dhe disa kundershtareve tjere te Kosoves.
    Tani, Kosova permes marreveshjeve (kinse teknike) te pavolitshme qe ka bere me Serbine dhe me BE-ne "vullnetarisht" po e pranon pothuajse formen e njejte te paraqitjes dhe trajtimit nderkombetar. Pra, para shpalljes se shtetit Kosova ishte juridikisht e obiguar te paraqitej ashtu sic eshte paraqitur, kurse tani ajo po detyrohet permes presionit te panderprere politik, ekonomik, financiar dhe personal nga jashte (kryesisht nga te ashtuquajturit miqe dhe mbeshtetes te shtetit te Kosoves) qe perseri te heqe dore ne mase te patolerueshme nga paraqitja nderkombetare si shtet i pavarur.
    Fakti qe Kosova me shtetet dhe organizatat qe e kane njohur, dhe aty ku lejohet vullnetarisht, detyrimisht apo per interesa tjera mund te paraqitet dhe trajtohet si cdo shtet tjeter, mund dhe duhet te konsiderohet si arritje pozitive dhe perparim ne krahasim me statusin e para 17.02.2008.
    Ne vitin 2020 apo 2050 Kosova ndoshta do te njihet nga shumica e shteteve, dhe ne mardhenjet bilatarale me te gjitha mund te paraqitet dhe te trajtohet si shtet. Por, kjo nuk do ti arsyetonte veprimet dhe vendimet aktuale te politikaneve te Kosoves, pasiqe veprimet e tyre te sotme nuk mund te konsiderohen si hapa te duhur, kur kemi parsyesh afatet kohore, 20, 30, 50 apo 100 vjet. Po te ishte ndryshe, atehere edhe politika me e demshme antikombetare do te mund te rehabilitohej disi, se paku nga grupe te ckatuara dhe pjeserisht. Sepse, ne cdo kohe ka pase edhe veprime dhe vendime, pa te cilat nuk do te ishte as gjendja aktuale.
    Gjithashtu, njohja nga shumcia e shteteve nuk eshte "asgje", nese deshirojme te trajtohemi dhe respektohemi si te tjeret. Nese deshirojme qe edhe dekada tjera pas tanime 13 vitesh pavaresie faktike, te heqim dore nga trajtimi dhe respektimi perafersisht i barabarte me ata qe mundem dhe duhet te krahasohemi, atehere, varesisht nga kendveshtrimi dhe favoret personale, edhe gjendja aktuale mund te pranohet dhe te konsiderohet si optimale. Por, nese pabarazia dhe jorespekti perkthehen ne efekte konkrete te perditshmerise individuale, shoqerore, shteterore dhe kombetare, atehere jam i bindur se shumica absolute nuk pajtohen dhe nuk do te pajtoheshin me gjendjen aktuale dhe veprimit ose vendimet e politikes aktuale te Kosoves, e cila ose nuk ka fare vizion te qarte, ose rrezikon qellimisht te ardhmen e pjeses me te madhe te qytetareve dhe te kombit ne pergjithesi. kryesisht per interesa te huaja, partiake, personale, karrieriste etj...



    :rolleyes:

    Shembull tipik per josinqeritetin, joseriozitetin dhe jorespektin e te ashtuquajturve "miqe", te cilet shfrytezojne cdo mundesi (si ne kete intervisten e rastit) qe ta mashtrojne dhe manipulojne popullin e Kosoves...

    DELL: SHBA-JA KURRË NUK DO TË KËRKONTE DIÇKA QË SHKON NË DËM TË PAVARËRSISË
    RTK

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Me cdo vit qe kalon, ne vend qe besimi i shqiptareve te shtohet ne institucionet demokratike te Kosoves, ne vend qe optimizmi i tyre te vije ne rritje per nje te ardhme me te mire te femijeve te tyre ne Kosove, realiteti politik dhe ekonomik i Kosoves le shume per te deshiruar. Te gjitha protestat e bera ne Kosove, te gjitha thirrjet per "bashkim me Shqiperine", ne thelb te tyre kane humbjen e besimit te popullit te Kosoves tek shtetaret e tyre.

    Ne kete dite historike, i bej thirrje gjithe popullit te Kosoves, qe pavaresisht nga problemet e shumta te jetes ne Kosove, te mos e humbin shpresen dhe besimin ne shtetin e Kosoves. Pavaresisht se sa e inkriminuar mund te jete politika dhe njerezit ne krye te shtetit, pavaresisht se sa te papergjegjshem jane politikane e deputete qe bejne thirrje ekstremiste, Kosova perseri ka arritur nje fitore te madhe: populli eshte i lire. Jemi te lire por te keqqeverisur. Jemi te lire por te papune. Jemi te lire dhe keqperfaqesuar ne Kuvendin e Kosoves nga njerez te papergjegjshem. Kjo nuk duhet t'iu pezmatoje, por duhet t'iu rrisi pergjegjesine dhe perkushtimin per te korrigjuar situaten e krijuar.

    Populli i Kosoves meriton nje qeverisje me te mire. Zhurmat e medha mediatike per "pikat kufitare" apo sulmet ndaj pranise nderkombetare ne Kosove nuk jane gje tjeter vecse perpjekje te qeverise se Kosoves per te larguar vemendjen nga skandalet e veta ne qeverisje. Populli i Kosoves duhet te kete kurajon per te denoncuar publikisht dhe paditur penalisht te gjithe njerezit e qeverise te inkriminuar dhe korruptuar. Po nuk e bete kete gje, situata nuk ka per te ndryshuar, por ka per tu perkeqesuar. Frika me e madhe e politikaneve e shtetareve te Kosoves jane pikerisht keto denoncime dhe dalja ne shesh e te vertetes. Drejtesia duhet te thote fjalen e vete e duhet ti ndeshkoje keta me rradhe, pasi vetem keshtu politikanet do te mendohen dy here qe te vjedhin apo implikohen ne afera te dyshimta.

    Gezuar 4 vjetorin e pavaresise dhe le te jete ky pervjetor, nje kembane e forte vetendergjegjesimi, qe Kosova sot nuk ka nevoje per "komandante" e "gjenerale", Kosova ka sot nevoje per politikane e shtetare me integritet qe arrijne te fitojne besimin e popullit te Kosoves, dhe arrijne tu japin zgjidhje problemeve te tyre. Askush nuk duhet te kete iluzione se rruga e nisur e shtetformimit do te jete e lehte, por te gjithe duhet te jemi te perkushtuar per te ndertuar nje shtet ligjor e demokratik ne Kosove. Une ngelem optimist per te ardhmen e Kosoves, shteti me te ri te Evropes. Optimizmi im buron tek fakti se pjesa derrmuese e popullit te Kosoves eshte e re ne moshe dhe brenda nje 5 vjecari, ne Kosove do arrije moshen madhore brezi i ri i pasluftes.

    Albo

  8. #68
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, me rastin katërvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ardhur në Prishtinë për t’i uruar kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ditën e Pavarësisë. Duke folur për festën, Topalli ka thënë se 17 Shkurti i vitit 2008 është datë e rëndësishme e popullit shqiptar sa edhe 28 Nëntori i vitit 1912. Ndërsa, presidentja Jahjaga ka thënë se pavarësia e Kosovës është realitet ndërkombëtar dhe i pakthyeshëm.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #69
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    4-vjetori i Pavarësisë, Rama: Serbia ta harrojë Kosovën
    Bota Sot

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka uruar sot popullin e Kosovës me rastin e 4 vjetorit të Pavarësisë. Në një konferencë për shtyp, Rama në emër edhe të opozitës shqiptare shprehu mbështetjen për shtetin e Kosovës dhe vlerësoi ata që dhanë jetën për këtë ditë.
    “17 shkurti do të mbetet një ditë e pashlyeshme për historinë e kombit tonë. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës do të jetë për të gjithë ne një ditë e pashlyeshme dhe vetëdije që asgjë nuk është e pamundur për ne shqiptarët nëse jemi të bashkuar. I uroj kryeministerit Hashim Thaci suksese të mëtejshme në drejtimn e shtetit të Kosovës. Kjo është një datë që do kujtohet me admirim gjithnjë nga kombi ynë, do kujtohet me adhuriom UCK-ja dhe Adem Jashri, po ashtu edhe lideri historik Ibrahim Rugova. Kjo është dita e përjetshme e dëshmorëve që vunë jetën e tyre në themelet e shtetit të Kosovës” ka theksuar Rama.
    Rama deklaroi më tej se opozita shqiptare do të qëndrojë gjithmonë përkrah Kosovës, ndërsa i kujtoi Serbisë se po humbet kohën kot duke e kërkuar Kosovën që tashmë ka fituar pavarësinë e saj.
    “Nuk ka ditë më të mirë se kjo për të thënë se do jemi përkrah Kosovës kur vihen në diskutim kufijtë territorial të Kosovës, kur cënohet integriteti i saj territorial, jemi kundër çdo përpjekje për të futur në historinë e saj fantazmat e së shkuarës që Kosova i mbylli me luftën heroike. Serbët ta kuptojnë se Kosova iu ka ikur nga duart njëherë e përgjithmonë, ata s`bëjnë gjë tjetër veçse mbajnë peng të ardhmen e tyre në Bashkimin Europian”, shtoi Rama.
    Kryesocialisti ka theksuar më tej se shqiptarët në rajon e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke zgjedhur të ardhmen europiane dhe jo të shkuarën ballkanike.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #70
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Jashari i pakënaqur me arritjet në katër-vjetorin e pavarësisë
    bota sot

    Një nga pasardhësit e familjes legjendare nga Prekazi, Murat Jashari ka shprehur kritika të shumta në RTK me rastin e katër-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
    Ai ka thënë se Kosova nuk ka përparuar fort në këto katër vjet dhe në përgjithësi ka rënë vullneti dhe dëshira për të punuar.
    "E kemi sektorin e shëndetësisë të dobët, e kemi sektorin e arsimit që nuk është në nivel, dhe kemi shumë probleme në gjyqësor. Përgjegjësinë për këtë e kanë ata që kanë shkuar derë më derë, qytet më qytet për të kërkuar vota. Nëse nuk janë të zotë të udhëheqin duhet t'ua lënë vendin gjeneratave të reja", ka thënë Jashari.
    Pas një pauze Jashari kërkoi falje për ato që tha dhe i luti qytetarët t'i mirëkuptojnë kritikat e tij dhe t'i marrin si gjykime reale.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •