Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 137
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    NUK E KE GJET DITEN EDHE TEMEN ME SHA E OFENDUE O JARAN

    NE KEMI FESTE E URIME EDHE TY
    e paske dhi temen me kit m.u.t. nuk asht merit tina kjo. asht merit e atyne qe kan ra ne vi te frontit edhe atyne qi jan masakrue.

    Na e gerrdite edhe urimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 16-02-2012 më 13:36
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Question

    Urime të gjithëve 4 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës
    Pavaresia nga kush?!

  3. #13
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    "Pavarësia e gjen Kosovën Republikë"

    http://www.botasot.info/reklama/betohen-950.jpg



    "Pavarësia e gjen Kosovën Republikë"

    Presidentja Jahjga dhe kryeministri Thaçi kujtojnë dhe nderojnë presidentin Rugova dhe komandant Adem Jaharin, ndërkaq Jakup Krasniqit nuk i bën ''goja punë'' ta përmend rolin e dr.Ibrahim Rugovës për pavarësinë e Kosovës. Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova paraqet një tregim të suksesit, thanë të enjten udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës gjatë një seance solemne të Kuvendit, me rastin e katërvjetorit të pavarësisë.

    Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova paraqet një tregim të suksesit, thanë të enjten udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës gjatë një seance solemne të Kuvendit, me rastin e katër-vjetorit të pavarësisë.

    Seanca filloi me ekzekutimin e himnit të Kosovës. Ndërkaq, të pranishëm në vendet e rezervuara për mysafirë ishin edhe përfaqësuesit më të lartë të pranisë ndërkombëtare, si dhe ambasadorët e vendeve të ndryshme.

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se ëndrra e Kosovës për t’u bërë shtet u realizua me sakrificat e mëdha të popullit dhe ndihmën e madhe nga shtetet aleate me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kurse sot, kur është e pavarur, Kosova, nënvizoi Jahjaga, e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

    “Ne jemi faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon e më gjerë. Kosova e ka ndërtuar subjektivitetin e vet ndërkombëtar dhe do të përfaqësohet e barabartë dhe me reciprocitet të plotë. Proceset nuk kthehen prapa dhe askush nuk mund të krijojë përshtypjen se procesi i pavarësisë së Kosovës nuk është i përfunduar. Të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim bashkohen në vizionin e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, tha Jahjaga.

    Kryeministri Hashim Thaçi tha se 17 Shkurti i vitit 2008 paraqet datën më kulmore të historisë së Kosovës. Ai tha se Republika e Kosovës është një tregim i suksesit, me të cilin mund të krenohet bashkë me partnerët ndërkombëtar.

    Fakti që katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova po hyn në muajt e fundit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, sipas Hashim Thaçit, paraqet një argument të përparimeve të shpejta në shtetin më të ri.

    “Në vitin e katërt të pavarësisë, Kosova ka shënuar suksese të njëpasnjëshme në rrafshin politik diplomatik dhe atë të zhvillimit ekonomik. Republika e Kosovës sot është njohur nga 87 shtete të botës dhe ka hapur procesin e dialogut për liberalizimin e vizave duke bërë hapa konkret në perspektivën e integrimeve evropiane. Viti 2012 është viti i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, si shenjë e arritjes së standardeve demokratike”, theksoi Thaçi.

    Në fjalimin e tij, edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se shpallja e pavarësisë ishte sublimin i aspiratave shekullore të popullit të Kosovës. Ai tha se për katër vjet të pavarësisë, Kosova ka shënuar shumë përparime, por si një shtet i ri ende ka shumë sfida. 7

    “Kosova u pavarësua e fundit nga subjektet konstituive të Federatës së ish-Jugosllavisë. Tash jo vetëm që nuk kemi kohë për të humbur, por duhet kompensuar hapat e munguar. Vetëm duke dyfishuar ritmet e zhvillimit historik Kosova mund të barazohet me vendet e lira prej kohësh. Vetëm duke shfrytëzuar gjithë potencialin dhe vlerat e saj, mund të hyjë denjësisht dhe kokëlartë në familjen e integruar evropiane”, u shpreh Krasniqi.

    Liderët e institucioneve nuk kanë lënë anash pa i përmendur kontributet që presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, kanë dhënë në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë së saj.

    Kosova si shtet i pavarur është njohur nga 87 vende, numër ky që vlerësohet të jetë ende i vogël për aspiratat e shtetit më të ri evropian.

    Ndërkaq, nga aspektet e zhvillimeve të brendshme, sipas raporteve të ndryshme ndërkombëtare, Kosova ballafaqohet ende me sfida të sundimit të rendit dhe ligjit, shkallë të lartë të korrupsionit e krimit të organizuar dhe mungesë të shtrirje së sovranitetit në veri të vendit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #14
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491
    Urime Kosova i Gezofshit te drejtat e juaja per te qene te pavarur
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  5. #15
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Gezuar Pavarsine e Kosoves.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #16
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Duhet festu o muharemBajrami!





    http://botasot.info/reklama/betohen-950.jpg




    Presidentja Jahjga dhe kryeministri Thaçi kujtojnë dhe nderojnë presidentin Rugova dhe komandant Adem Jaharin, ndërkaq Jakup Krasniqit nuk i bën "goja punë" ta përmend rolin e dr.Ibrahim Rugovës për pavarësinë e Kosovës. Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova paraqet një tregim të suksesit, thanë të enjten udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës gjatë një seance solemne të Kuvendit, me rastin e katër-vjetorit të pavarësisë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Festa është e hijshme kur vendi udhëhiqet si duhet.Me këto gabime të qeveritarëve tanë,nuk është e nderëshme që të lëvdohet për diç që nuk është vepruar mirë, por duhet të pendohet dhe të kërkoj falje për mos drejtim ligjor dhe Kushtetues të shtetit.Gjithçka i përngjanë festave të mëparëshme,të rexhimit të shkuar ,ideale dhe aspak humanitare,duke e mashtruar popullatën gati se në çdo cepë të jetës.
    Ai që bën thirrje për festë të Pavarësisë,duhet vë gishtin në tamth e të pyesi:kush po feston?Ku është rinia?ç'kuptim ka Pavarësia pa rininë si faktor kryesor i ekonomisë?Në duart e kujt po shkon ajo duke ikur nga vendlindja e dashur?Kapitalistat Perëndimorë ua rrjep shëndetin me mbipunë të përgjakshme,duke i bërë në fund invalidë dhe duke i kyhyer prapa si të pa nevojshëm?Ku janë të papunët me 30 vit stazhë pune që u përjashtuan padrejtsisht nga Privatizimi i gabuar e që nuk marrin kurrëfarë benificione?!Kush sot respekton entet e punësimit që lajmërohen të papunët?!!ç'arsim kemi sot në Kosovë?Ku janë Pensionistat, invalidët,?Ku janë ndërmarrjet tona të shitura për 6oo milionë Euro sa vlera e një fabrike të mesme Perëndimore?!Ku është Arsimi,kultura,trashëgimia?Ku është interesimi për brezin e ardhshëm-fëmijët tanë të dashur?ç'do të thonë fëmijtë nesër që janë anashkaluar qe ca vite me rradhë,si në kulturë ashtu edhe në ndihmë materiale?!
    Pas gjithë këtyre gjërave që i ceka,më thuani,a jemi për festë apo për gjynah?!Do të dëshiroja edhe unë si gjithë bëmirësit të jetë kjo e para,por më duket se barra po bie më tepër në atë të dytën.Për pruarjen e vendit në shkallën e gjynahut dikush duhet të jap llogari,e jo të zgërdhihet si dhija duke kullot lule bagreme në pranverë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga irfancana : 16-02-2012 më 15:02

  8. #18
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Ju faleminderit per urimin te gjitheve. Urime te gjitheve.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Ju faleminderit per urimin te gjitheve. Urime te gjitheve.
    Ne raste te tilla na i shperblefsh
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga muharrembajrami Lexo Postimin
    e paske dhi temen me kit m.u.t. nuk asht merit tina kjo. asht merit e atyne qe kan ra ne vi te frontit edhe atyne qi jan masakrue.

    Na e gerrdite edhe urimin.
    une kam postue per njerzit me te merituar per ket pervjetor
    edhe per institucione te shtetit

    me vjen keq prej teje
    se ata te cilet kan qen te mier per ty
    i kemi niek per serbi qe 12 vite per gjithmon
    ngushllime

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •