shpreh ngushllime per keto viktima te bores, atyre te mbijetuarve!
thaqi duhet ta kete parasysh kete kerkesen e goranve drejtuar serbise per ndihme gjersa jetoin ne kosove dhe kerkesen e tadiqit drejtuar goranve!
Serbia e Maqedonia po keqpërdorin Amserën
Serbia dhe Maqedonia tashmë kanë filluar të keqpërdorin edhe tragjeditë. Kështu shkruajnë mediat në Prishtinë, të cilët raportojnë se presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, i ka akorduar përkujdesje deri në moshën 18 vjeçe fatkeqes nga Restelica, Amsera Rekës, e cila në saje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u nxor e gjallë nga rrënojat e shtëpive të shembura nga orteku i borës dhjetë metra të trashë. “Beogradi kështu i bën marketing ambicieve që në një pjesë të Komunës së Dragashit, të banuar me boshnjakë, të krijojë një komunë satelite të Serbisë. Por, pas përkujdesjes që i siguruan qytetares së vet institucionet e Kosovës, dhe keqpërdorimit të rastit për qëllime politike, tashmë naive, të Serbisë, për Amsera Rekën del në skenë edhe Maqedonia, po me ambicie të ngjashme si fqinjit tjetër”, theksojnë mediat në Prishtinë, sipas të cilëve, “Maqedonia fqinje insiston se Amsera gjoja qenka shtetase edhe e Maqedonisë dhe se prindërit e saj, 30-vjeçari Abdullah dhe 29-vjeçarja Garka, si dhe vëllai i saj dyvjeçar, janë goranë maqedonas, të cilët edhe pse jetojnë në territorin e Kosovës, paskan shtetësi maqedonase. Madje, nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup u kanë thënë mediave maqedonase se nga afër do t’i ndjekin zhvillimet në Restelicë dhe nëse është e nevojshme, shteti i Maqedonisë do të merr kujdestarinë për këtë vajzë të vogël”, citojnë mediat e Prishtinës. “Nga MPJ bëjnë të ditur se në qoftë se të afërmit e saj nuk duan të kujdesen për Amserën, atëherë për të do t’u kujdeska Ministria maqedonase për Punë dhe Politikë Sociale. Qarqe politike në Maqedoni vazhdojnë të pretendojnë përvetësimin e komunitetit goran në Kosovë dhe përmes tyre, edhe të territorit që e banojnë”, akuzojnë mediat në Prishtinë.
http://www.koha.mk/aktuale/11616.html
Ni Tmerr i pa pershkruar,dhe i then me fjale...Ngushllime gjithe te afermeve te tyre..dhasht Zoti qe mos perseriten gjera te tilla,ne Kosove!
Nje Tragjedi e hidhur "natyrore" ka trondit gjithe Opinionin Shqiptare...si dhe vendet tjera-Nderkombtare ku do permes Lajmeve/Gazeta/Show...
"Dhe pas se gjithave,nje breng e pasheruar per vajzen e mbijetuar 5 vjeqaren
Te ciles do i uroi shendet dhe ni jet te begatshme
nDERSA Viktimave te pafajshme
U preshin ne Parajsen e tyre...R.I.P
Z.
Me tmerr nuk ka, Rest in peace. Do zoti qe dikush te kujdeset per ket vajzen e vogel ishte vertet fat qe shpetoj por edhe do jet vertet teper veshtire sepse eshte e vetmuar.
I LOVE GOD
j&g
Familja e vajzes se mbijetuar e paskan refuzu ndihmen qe u ka ofru Tadiqi. Sapo degjova dajen e vajzes te deklaroje qe nuk kane nevoje per ndihmen e Tadiqit dhe qe familja e tij i jane mirenjohese institucioneve te Kosoves per gjithe ate qe kane bere per familjaret e tyre.
Do te ishte mire te mos jipen paragjykime mbi tragjedine qe ka godite nje familje kushdoqofshin ata.
AUTOCHTHONOUS
http://koha.net/repository/images/f1...1329226049.jpg
Serbia e Maqedonia keqpërdorin tragjedinë e Restelicës
koha net
Publikuar: 14.02.2012 - 14:27
Prishtinë, 14 shkurt – Mediat e Beogradit njoftuan se presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, i paska akorduar përkujdesje deri në moshën 18 vjeçe fatkeqes nga Restelica, Amsera Rekës, e cila në saje të Forcës së Sigurisë së Kosovës u nxor e gjallë nga rrënojat e shtëpive të shembura nga orteku i borës dhjetë metra të trashë. Beogradi kështu i bën marketing ambicieve që në një pjesë të Komunës së Dragashit, të banuar me boshnjakë, të krijojë një komunë satelite të Serbisë.
Por, pas përkujdesjes që i siguruan qytetares së vet institucionet e Kosovës, dhe keqpërdorimit të rastit për qëllime politike, tashmë naive, të Serbisë, për Amsera Rekën del në skenë edhe Maqedonia, po me ambicie të ngjashme si fqinjit tjetër. Amsera gjoja qenka shtetase e Maqedonisë. Prindërit e saj, tridhjetëveçari Abdullah dhe njëzet e nëntë vjeçarja Garka, si dhe vllai i saj dyvjeçar, e humbën jetën në një ortek bore. Ata janë goranë maqedonas të cilët, edhe pse jetojnë në territorin e Kosovës, paskan shtetësi maqedonase, shkruajnë mediat maqedonase.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se nga afër do t’i ndjekin zhvillimet në Restelicë dhe nëse është e nevojshme shteti i Maqedonisë do të merr kujdestarinë për këtë vajzë të vogël, transmeton raportimet e medieve maqedone shqipmedia. Nga MPJ bëjnë të ditur se në qoftë se të afërmit e saj nuk duan të kujdesen për Amserën, atëherë për të do t’u kujdeska Ministria maqedonase për Punë dhe Politikë Sociale.
Qarqe politike në Maqedoni vazhdojnë të pretendojnë përvetësimin e komunitetit goran në Kosovë dhe përmes tyre edhe të territorit që e banojnë.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Reagon familja Reka: Tadiq po bën lojë politike
Reagimi i familjes Reka ka qenë i menjëhershëm, pas deklaratave të presidentit serb, Boris Tadiq, se Serbia do ta ndihmojë familjen Reka.
Familja Reka i bën thirrje presidentit Tadiq që ta shikojë hartën sepse"vetëm ashtu e merr vesh ku është Restelica, pasi ai ka harruar ku është ky fshat. "Kjo është lojë politike e Serbisë", thekson familja Reka.
“Jemi të shqetësuar rreth thënieve se ne paskemi kërkuar ndihmën e Serbisë, kjo është e pavërtetë, ne e kemi shtetin, i cili na ndihmoi në cdo moment dhe na u gjind pranë gjatë gjithë kohës”, ka thënë familja Reka për meida.
Ndryshe, në tragjedninë e Restelicës kanë humbur jetën 10 banorë të familjës Reka, ndërsa ka shpëtuar vetëm vajza 5-vjeçare, Amsera, gjendja e së cilës është e mirë.
Viktima e fundit është gjetur sot nga trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me çka edhe ka përfunduar aksioni i kërkim-shpëtimit.
http://kosovapress.com/?cid=1,86,142934
Krijoni Kontakt