2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...
Njerezit qe dolen ne proteste ne 21 janar rane viktime e Edi cmendurise i etur per pushtet. Ata njerez do ishin gjalle sot nese protesta do ishte paqesore, Ne kete ngjarje u denua nje gardist dhe po hetohen te tjere , disa u liruan per mungese provash ,nderkohe qe prokuroria nuk ka hetim per organizatoret . Per cdo ngjarje hetohen organizatoret, sepse 4 viktimat ishin pasoje e atyre qe e organizuan dhunen.
I pari qe nuk respekton parlamentin eshte Edi Rama, qe bojkotoi dhe nuk voton ligjet , ato ligje per interesat e vendit, Edi Rama pasi bojkotoi hyri ne kuvend me qellim tjeter, te mos votoje ligjet por te sulmoje Berishen duke e kthyer parlamentin ne arene dhune, ku njeri shan e tjetrit godet me grushte , ku cohen ne kembe mblidhen si tufa delesh , i turren kryeministrit duke bllokuar fjalen e lire
Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 04-03-2011 më 13:10
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
"They will not control us, We will be victorious"
e din mo e dine dhe grat e atyre te vrareve se ed rucua i vrau po nuku guxojn te pipetijne se u a kerren ka.rabelane mire deri ne rreze gramozua me banden hakmarrja..
po mir u a beri..
ishin rehat ne gërqi zagaret..
mirpo tahmaja madhe.. hajde bejm nje yxhym o shoke se paguan mire fidel kokodhim rucua i arben miljardar ahmetajt..
dhe otopuzit pa pare e drejt ne bulevard te tiranes..e verr topuz policve kokes..
po gjene mir u a bete o ed ruca atire m.uterve..
sidomos atij zadrimorit.. qe ma kish vilen 4 katshe e kish ardhur te rrahe policet..
dhe ziverit mir u a bere o kloso..
maska juaj e 97 tes.. e pagoj me ne fund..
kam shpetuar nashti..tha ish gruaja.. se deri ne roskovec vinte te na rrihte muan e babane e vajzen..
kokodhimua e ka nxjerre ne faqe te pare te shekullit te tij godrafin e vajzes se ziverit e mbledh para me ate foto..
hm..ja vrau baban e e tallet me te bijen..
o po mir u a beni rajasë tuaj..po me policet cpatet more kanibaler..
po do i paguani nje dite o shtabi pucist.. ed rucist tako prec gjinushist e bamir topo ina rama ku.rvist..
..
ore qe do ta paguajne ajo nuk diskutohet por kur te huajt fusin turinjte me teper se c'duhet, dhe per kete nuk ka nevoje te specifikojme emra te pervetshem, punet zgjasin pak me teper dhe nderkohe polpotistet vazhdojne dhe bejne fushata elektorale ne vend qe te ishin diku ne ndonje biruce ne pritje te vendimit gjyqesor .... nejse eshte vetem ceshtje kohe .... shpata e Demokleut do ti zere ....
Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 08-04-2011 më 14:31
"They will not control us, We will be victorious"
21 Janari", nis hetimi për organizatorë dhe planifikim dhune
Koha Jone
06.05.2011
Edmond Hoxhaj
Rreth 100 dite pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit, Prokuroria e Tiranes ka filluar zyrtarisht hetimin edhe per organizimin e dhunes se ushtruar mbi punonjesit e policise, atyre te Gardes dhe institucionit te Kryeministrise. Gjate kesaj periudhe ka qene policia ajo qe i eshte perkushtuar kesaj pjese te hetimit. Por pas mbledhjes se provave konkrete kunder rreth 145 demonstruesve te akuzuar per ushtrim kundershtim te forcave te policise, prokuroria e ka pare te arsyeshme te filloje hetimin edhe per zbulimin e organizatoreve te dhunes se 21 Janarit.
Lajmi eshte bere dje i ditur per gazeten "Koha Jone" nga burime prane organit qendror te akuzes, te cilat pohuan se hetimi per zbulimin e organizatoreve eshte shtrire ne dy pista kryesore. Burimet saktesojne se jane duke u transkiptuar gjithe tabulatet telefonike te rreth 145 personave te akuzuar per ushtrimin e dhunes. Gjithashtu, po analizohen nje per nje, edhe videot dhe intervistat e drejtuesve te opozites te dhena ne media te ndryshme, per te konkluduar ne faktin se a ka pasur ose jo nxitje te dhunes prej tyre. Nga burimet mesohet se pas sigurimit te provave nga policia kunder demonstruesve te dhunshem, kane lindur dyshime per nje mire-organizim te akteve per te cilat ata akuzohen se kryen.
Keshtu, nje prej pikave me te forta prej nga bazohet dyshimi per nje organizim te dhunes, eshte fakti i perdorimit te bombave artizanale molotov, te cilat kane qene te parapergatitura. Gjithashtu, nga analizimi i videove eshte vene re se shkopinjte me te cilet dhunuesit qellonin mbi punonjesit e policise ishin shume rezistues dhe jo ristela te thjeshta per te mbajtur banderolat. Burimet e prokurorise theksojne se nisur nga keto fakte, jane bazuar dyshimet e organizimit te mundshem te ushtrimit te dhunes dhe eshte vendosur fillimi i procedimit penal per zbulimin e organizatoreve. Ne perfundim te transkriptimeve te gjithe tabulateve te te akuzuarve, do te konkludohet nese ata kane marre urdhra nepermjet telefonit per ushtrimin e dhunes.
Do te verifikohen gjithe thirrjet telefonike qe ata kane marre disa dite para demonstrates dhe me 21 Janar. Nderkaq, prokuroria i ka percjelle gjykates per shqyrtim me shume se 10 dosje ne ngarkim te te pandehurve, te cilet akuzohen vec e vec, bazuar ne aktet qe kane kryer. Ata akuzohen per kundershtim te forcave te policise, armembajtje pa leje dhe shkaterrim te prones. Burimet e prokurorise bejne me dije se nga verifikimi i procesverbalit te mbajtur nga nderlidhesi i Gardes, nuk eshte konkluduar te kete pasur urdhra per te qelluar mbi demonstruesit.
Ne ditet ne vazhdim, pritet te kryhet nje riekspertim i vendit te ngjarjes, ku si pasoje e perleshjes mbeten te vdekur edhe kater protestues. Riekspertimi do te kryhet ne asistencen e dy prokuroreve amerikane dhe do te konkludohet nese gardistet kane qelluar ose jo drejtperdrejte mbi te vraret. Kjo pasi ne predhen e gjetur ne trupin e Ziver Veizit, jane verejtur demtime qe dyshohet te jene krijuar si pasoje e ferkimit me sende te tjere te forta, para se ta qellonte. Nga ky fakt kane lindur dyshimet se predha mund te jete devijuar, e do te kryhet rindertimi i vendit te ngjarjes, me manekine ku trajektorja do te zevendesohet nga nje fill, ose me rreze lazer. Gjate demonstrates se organizuar nga opozita, rreth 150 protestues te pajisur me shkopinj, e bomba molotv, u jane versulur punonjesve te policise duke i qelluar. Madje, nje prej demonstruesve goditi me automjetin e tij tip-Benz porten e rrethimit te jashtem te godines se Kryeministrise, duke e shkaterruar ate. Gjate perleshjes, mbeten te vrare 4 protestues dhe u plagosen dhjetera efektive te policise.
Procedimi
Prokuroria ka filluar procedimin penal lidhur me organizimin e dhunes se ushtruar gjate protestes se 21 Janarit, ku mbeten te demtuar dhjetera punonjes policie dhe u vrane 4 demonstrues. Hetimi ka filluar pas mbledhjes se provave nga policia, kunder rreth 145 demonstruesve te akuzuar per kundershtim te policise, armembajtje pa leje e shkaterrim te prones
Provat
Hetimi, eshte bazuar ne mjetet e perdorura nga demonstruesit per te qelluar mbi punonjesit e policise. Sipas hetuesve, bombat artizanale molotov kane qene te parapergatitura dhe dyshohet se perdorimi i tyre ka qene i mire-organizuar. Gjithashtu sendet e forta me te cilat kane qelluar dyshohet se jane marre qellimisht e me paramendim prej protestuesve
Hetimi
Ekspertet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise jane duke transkriptuar gjithe tablatet e telefonave te 145 te akuzuarve, me qellimin zbulimin e urdhri te mundshem per ushtrim te dhunes. Gjithashtu po analizohen edhe intervistat vizive ose te shkruara te drejtuesve te opozites, per te verejtur nese ka elemente te nxitjes se urrejtjes apo te dhunes
"They will not control us, We will be victorious"
Me ngjan me arrestimet e Dhori Sallakut pas fitores se 3 Korrikut '05 nga PD. Vetem se keto i kane filluar ca me pare hetimet se sa te dale rezultati. Me sa duken bathet klani Vrroma e paska marre rrugen e kakes ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Nisin arrestimet për 21 janarin, gjykata lëshon urdhër-arresti për komandantin e Gardës dhe 2 të tjerë
Ashtu siç shte paralajmëruar, gjatë ditë së sotme ka nisur lëshimi i urdhër-arresteve për disa prej të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit. Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se gjykata ka lëshuar urdhër-arrest për komandantin e Gardës së Republikës, gjeneral Ndrea Prendi, shoferin e tij dhe inxhinierin e IT të Kryeministrisë.
Mësohet se Prendi dhe dy të akuzuarit e tjerë, për momentin do të qëndrojnë në arrest shtëpiak, teksa në orët në vijim pritet që t’u bëhet e ditur edhe akuza.
Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, nga gjykatësi Shkëlqim Mustafa, ndërsa akuza është përfaqësuar nga prokurori Ervin Karanxha.
Shefi i IT të Kryeministrisë, Armando Kasaj, akuzohet se ka fshirë atë pjesë të filmimeve kur garda ka qëlluar mbi protestuesit, ndërsa Ndrea Prendi akuzohet për vrasje. Burime të prokurorisë thonë se ai akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt.
Këto lëvizje vijnë vetëm pak ditë pas ardhjes së ekspertizës dhe provave të reja nga ana e FBI-së, prova që ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka kërkuar që të pranohen nga Berisha dhe gjykatat.
Gazeta Tema ka paralajmëruar qysh ditën e enjte, se të hënën do të kishte arrestime për 21 janarin.
Albania Uber Alles
Nuk ka shpresa per kete vend ! Gjithcka eshte nje mashtrim i qelbur ! Ke per ta pare , ketu do te jemi, qe askush nuk do te denohet pervec atij lalucit Llupos ! edhe ai me kohen e paraburgimit !
Shqiperia ndodhet nen pushtim , prandaj ka vjedhje dhe grabitje ne mes te dites , vrasje nga "shteti" edhe ne mes te bulevardit , edhe karshillek te krimineleve (apo pushtuesve) etj. etj.
Amerika sic duket ka ndare ndonje marreveshje me Rusin ne kurriz te Shqiperise ! Nuk ka mundesi te perkrahe kelyshet e serbit qe ta degjenerojne kete vend !
Krijoni Kontakt