Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1

    PS riciklon Nanon: Nano, i deleguari i nderit i PS në Tiranë

    Riorganizohet Partia Socialiste

    22/01/2012

    Partia Socialiste ka nisur procesin e shpërndarjes së anëtarëve të Asamblesë dhe kryesisë në zona të ndryshme të vendit duke i dhënë udhë në këtë mënyrë procesit të riorganizmit të strukturave të kësaj force politike 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme.

    Në morinë e emrave të përfshirë në këtë proces bijë në sy edhe ai i ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PS, Fatos Nano i cili së bashku me Rexhep Mejdanin, Ylli Bufin dhe Servet Pëllumbin si anëtarë të përhershëm të Asamblesë Kombëtare janë pozicionuar nga kjo strukturë si të deleguar nderi në qytetin e Tiranës.

    Që kur dha dorëheqjen në 2005-n, Nano ka qendruar larg PS-së, ndërsa kjo është detyra e parë që atij i caktohet pas një periudhe 7-vjecare.

    Ndërkohë, risia tjetër ka të bëjë me rishpërndarjen e anëtarëve të kryesisë. Që pas këtij vendimi asnjë deputet nuk do të jetë i deleguar në qarkun ku ai është zgjedhur.

    Ky riorganizim ka sjellë lëvizje jo të vogla në gjirin e socialistëve. Ben Blushi, deputet i qarkut Korcë, do të jetë i deleguar në Elbasan, Erjon Brace nga Berati në Korcë, Namik Dokle në Berat, Valentina Leksaj në Vlorë, Arben Malaj nga Vlora në Kukës, në Tiranë Legisi ,Arta Dade dhe Saimir Tahiri, që nuk lëviz, Gjermeni në Durrës, Pandeli Majko në Dibër, Kodheli dhe Bushati në Shkodër.

    Ndërkohe gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka vënë theksin tek kriza e thellë ku është zhytur vendi dhe domosdoshmërinë e një programi antikrizë.

    “Partia Socialiste duhet të jetë e pranishme në cdo pjesë të territorit të vendit. Secili të jetë zëdhënës i aspiratave të cdonjërit, të cdo komunitetit. Cdonjëri nga anëtarët e Asamblesë do të stratojë duke marrë përsipër detyrën e ngarkuar dhe duke e cuar deri në fund në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme, fitore jo thjesht si një ballafaqim normal politik, por fitorje e një populli të tërë në një betëje plot sakrifica e sublime si ato që përkujtuam dje”, deklaroi zoti Rama.

    Ndërkohë, deputeti Taulant Balla është zgjedhur edhe sekretari i Asamblesë Kombëtare.

    top-channel

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Ky maskara nuk ngopet me gjak shqiptaresh te derdhur trotuareve, per hir te kariges se tij.
    Perse ky nxiton te vras te tjere , ndersa derdhte lot korkodili per ata qe coi perpara bresherise se plumbave ?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    Skenari i riciklimit te Nanos, deri ne marrjen e votebesimit si president i Shqiperise.

    Hapi i pare ishte dhenja e pafajesise se Ilir Metes;

    Hapi i dyte ishte ndarja e PS nga Dritan Prifti;

    Hapi i trete ngarkimi i Nanos formalisht me detyra ne PS;

    Hapi i katert do te jete mbajtja nen presion e PD, me kercenimin e largimit te LSI nga pushteti;

    Hapi i peste do te jete mbyllja e gojes e kundershtareve te Nanos ne PS, me aresyetimin se Nano eshte aktiv dhe po i kryen detyrat e ngarkuara;

    Hapi i gjashte do te jete vendosja e kontakteve Rama-Meta, me ndermjetesimin e Nanos (ne mos qofshin kryeri deri tash, sepse Rama tha diçka tek "Kurbani" i tij);

    Hapi i shtate do te jete paraqitja e Nanos si kandidature konsensuale nga Meta (me miratimin e Rames);

    Hapi i tete do te jete miratimi me konsensus i kadidatures se Nanos ne kuvend.

    Hapi i nente do te jete dalja e LSI nga marreveshja me PD, ne pranvere te 2013;

    Hapi i dhjete do te jete bashkepunimi i hapet PS-LSI per zgjedhjet e vitit 2013;

    Hapi i njembedhjete do te jete doreheqja e Berishes nga kreu i PD, si rrjedhoje e humbjes se zgjedhjeve;

    Hapi i dymbedhjete do te jete...

    Nese Nano do te zgjidhet president atehere çfare roli do te luaje Bamir Topi? Do te behet pale me konsensusin PS-LSI-Nano apo do ti kthehet strehez se vjeter, per te synuar kreun e PD?

    A do ti nenshtrohet PD dhe Berisha nje skenari te tille, apo ata do te nxitojne te shpallin zgjedhjet e parakohshme?

    Ne politike s'ka kurre kurre! Rama u shpreh para ca ditesh se ai nuk do te beje kurre aleance me Meten! Lexojeni se ai tashme ka vene kontakte me Meten, mirepo ashtu duhet te deklarohet ne menyre qe te amortizoje reaksionin e partizanllekut ne PS. Kushti i vetem ka qene pafajesia!

    Nuk ka tym pa zjarr! Tymi doli kur Nano i ngarkua me detyre ne PS, pas 7 vjetesh! Kete ja mundesoi marrja e pafajesise nga Meta!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 22-01-2012 më 11:26

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Dydrinas

    Harrove te llogarisësh, qe Ilir Meta ka rene 30 kg ne peshe (keshtu i tha Fevziut te "Opinion") keto muajt e fundit.

    Sikletin e burgut, ne te cilin Iliri ishte me nje kembe brenda, dhe pamvarsisht se rezultoi nje "djetë" e përsosur, nuk do ja fal dot kurre Ed Ramës.

    Të shohim se si do e pres Nano, detyren qe i ngarkoi "thonjpapreri" i psonisur prej tij nën urat e Parisit.

  5. #5

    LSI do te propozoje Nanon si kandidat konsensual per president dhe PS do te votoje pro tij.

  6. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Riciklon leshin, në atë krah fli ti DYDRINSO.

  7. #7
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anëtarësuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    DyDrinso se qeke i modh ti....fokusohu pak ketu :

    21 Janari, urdhër-arresti për komandantin e Gardës
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  8. #8
    PS-ja e Vlorës kundër vendimeve të Ramës

    Rishpërndarja e anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u hequr zonat bastion, ka shkaktuar jo vetëm oponencë të fortë, por edhe zemëratën e shumë prej zyrtarëve të forcës më të madhe politike në opozitë. Dega Vlorë e Partisë Socialiste, shpreh kundërshtimin për ndryshimet që kanë prekur edhe delegatët e këtij Qarku, Socialistët e Vlorës theksojnë se të deleguarit e rinj, Valentina Leskaj e Fatmir Xhafaj, që kanë zëvendësuar Arben Isaraj, nuk kanë asnjëlidhje me këtë Qark, e aq më pak me votëbesimin nga populli vlonjat. Në reagimin e tij, menjëherë pas vendimit të Asamblesë, deputeti Eltar Deda, njeherësh kryetar i degës Vlorë, është shprehur se vendimi ka zhgënjyer socialistët e Vlorës. Sipas tij, problemet nuk mun të zgjidhen me individë, të cilet vota e popullit nuk u ka dhënë besimin ashtu si edhe anëtarësia e rrethit i njef si mbaartës të konflikteve. Oponent ndaj këtij vendimi është shprehur edhe kryetari socialist i Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika.
    Reagim të ashpër ndaj vemdimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka pasur edhe Erjon Braçe, i cili është në shumë zgjedhje ka qenë i deleguar në Qarkun e Beratit, ndërkohë që me vendimin e fundit është transferuar në Korçë. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, në një koment në një rrjet social, ka refuzuar t’i bindet vendimit me arsyetimin se nuk ka asnjë lidhje me zonën ku është caktuar. Braçe thotë se do t’i qendrojë gjithnjë besnik zgjedhësve të Beratit. “Unë nuk kam nevojë për ofiqe në parti apo kudo gjetkë! Për ofiqe nuk tradhtoj e nuk braktis asnjë socialist apo qytetar në të 11 degët e PS-së apo njësitë administrative në Berat; 3 degët e PS-së apo njësitë administrative në Kuçove! Ky është borxhi që ju kam unë socialistëve! Ofiqet le t’i mbajnë ata që rrojnë për to!”.
    Partia Socialiste në listën e të deleguarve për Qarkun Tiranë ka përfshirë edhe ish-Presidentin Rexhep Meidani, ish-kryetarin e Kuvendit Servet Pëllumbi dhe liderin hitorik të kësaj partie, kryeministër i vendit në kohën kur socialistët qeverisnin vendin, zotin Fatos Nano.
    Kryesocialisti Rama është kujdesur që të shpjegojë përsenë e përfshirjes së këtyre emrave si njerëz që do të duhet të punojnë në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme. Në një editorial të titulluar: “Shumë zhurmë për asgjë”, Rama shkruan se Fatos Nano si gjithë ata përfaqësues të Partisë Socialiste, që kanë pasur detyra të larta shtetërore, për shembull Rexhep Meidani, Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, po edhe si ish-kryetar i PS, i cili është anëtar ex officio i Asamblesë Kombëtare. Si i tillë ka qenë gjithnjë në listën e delegimeve në bazën e partisë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Pra zyrtarisht, de jure, s’e ka larguar kush më parë dhe as e ka rikthyer kush dje.
    Por, për rastin e zotit Nano, ngihen disa pikëpyetje. Kjo zgjedhje është bërë nga kryesocialisti Rama për të qetësuar marrëdhëniet me Fatos Nanon? Për ta spostuar atë nga ambicja e tij për tu zgjedhur President i Republikës? Është një strategji për të thënë se PS është një parti e dyerve të hapura, por vetëm në dukje? Apo thjesht Rama kërkon që përmes kësaj manovre të justifikohet më vonë duke thënë se u përpoq të afronte Nanon, por ky i fundit refuzoi bashkëpunimin?
    Ndërkohë zoti Servet Pëllumbi, i kontaktuar në telefon nga ABC NEWS, thotë se nuk është në dijeni të vendimit të Asamblesë. Ai rrëfeu se nuk mori pjësë në mbledhje për arsye shëndetësore.
    Rishpërndarja e e anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit, ka çelur një debat të fortë të brendshëm. Por çka është më e rëndësishme, gjithnjë e më shumë rritet dyshimi se kjo manovër do të dështojë në zgjedhjet politike të vitit 2013, duke rrudhur më shumë votuesit e Partisë Socialiste.

    tv klan

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Nji pytje shume te sinqert!
    Qfar ka bere Fotos Nano per Shqiprin?
    Une ne mes te deshtuarve e rendis ket njeri, i cili ka nji fillozofi me nji fialor dhe nji oratori te llojit te veqant.,por te pa dobishem dhe me nji doze hilje e me arom te pa këndshme ,ku njerzit i ben te duket intelegjent ..e ne fakt esht nji person hileqar qe s'shiqon veq interesit te tij personal e klanor..me nji fjal as qe ja ndien per Shqiperin.
    Sinqerisht do doja te kom krijuar nji vlersim te gabuar sepse edhe une mund te jem i pa drejt ndaj Fatosit-fotosit e pionerit te 97-tes.

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    [QUOTE=ganimet;3317926]Nji pytje shume te sinqert!
    Qfar ka bere Fotos Nano per Shqiprin?

    Pergjigje shume e thjesht e ka rrjepur ne maksimum edhe eshte tallur sa i ka dash qefi dmth asnje ndryshim ne sjellje ne krahasim me te ashtu quajtur politikane shqiptar. plera ikin plera vine, mjer populli.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •