Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 110
  1. #91
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    No. 17 Albania

    2010 Population: 3,213,000
    Forecast 2050 Population: 2,862,000
    Percent Decrease: 10.9 percent
    2010 Population over age 65: 9 percent
    Fertility Rate: 1.6
    Net Migration Rate: 1

    Ajo liste thote qe jemi vendi i 17-te, pra hyjme ne 20-en.
    Sipas kesaj statistike, Shqiperia i bie te jete duke jetuar ne vitin 2050 lol
    Nuk e di se si jane bere llogaritjet, pasi vete artikulli qe popullsia projektohet te rritet deri ne 2031, pastaj vetevetiu zvogelohet, gje qe nuk ben sens.

    Po keshtu ne fillim te artikullit permendet qe Çekia nuk eshte e perfshire ne liste, nderkohe qe Çekia ka perqindje fertiliteti me te ulet se Shqiperia.
    http://epp.eurostat.ec.europa.eu/sta...20111130165651

    Te dhenat nga DASH konfirmojne te njejten gje qe rritja e popullsise per Çekine eshte me e ulet se ajo per Shqiperine.
    Edhe sipas vete te dhenave te botuara nga Bloomberg, Shqiperia nuk duhet te ishte e listuar ne numrin 17, pasi Sllovakia ka nje perqindje fertiliteti me te ulet, nje perqindje moshe mbi 65 vjec me te lart, me te njejtin net migrimi dhe eshte vendosur ne vendin e 19-te me mire se Shqiperia. I njejti arsyetim edhe per shtete te listuara me mire.

    No. 17 Albania
    2010 Population: 3,213,000
    Forecast 2050 Population: 2,862,000
    Percent Decrease: 10.9 percent
    2010 Population over age 65: 9 percent
    Fertility Rate: 1.6
    Net Migration Rate: 1

    No. 19 Slovakia
    2010 Population: 5,429,000
    Forecast 2050 Population: 4,879,000
    Percent Decrease: 10.1 percent
    2010 Population over age 65: 12 percent
    Fertility Rate: 1.4
    Net Migration Rate: 1

    No. 25 Puerto Rico
    2010 Population: 3,978,000
    Forecast 2050 Population: 3,697,000
    Percent Decrease: 7.1 percent
    2010 Population over age 65: 14 percent
    Fertility Rate: 1.6
    Net Migration Rate: -1
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 28-12-2011 më 01:14
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #92
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Emigrimi nga mërzia, jo nga varfëria

    Emigrimi nga mërzia, jo nga varfëria
    2011-12-28Gjergj Erebara

    Një studim akademik vëren se shqiptarët u larguan më së shumti për shkak të pakënaqësive politike

    Shqiptarët mund të qenë “lodhur” nga shteti amë, dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore e largimit masiv drejt emigrimit. Ky është konkluzioni që mund të nxirret nga rezultatet e një vrojtimi të kryer nga agjencia “Eurobarometër” në vitin e largët 1992. Vrojtimi u krye në të gjithë Europën Lindore dhe synonte të maste potencialin migrator të popullatave që dolën nga tortura gjysmëshekullore komuniste. Rezultatet e vrojtimit u analizuan shumë vite më vonë nga një profesor i universitetit të Maqedonisë në Greqi dhe një ekspert i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të kërkuar shkaqet që i shtynë shqiptarët drejt emigrimit. Pa shumë surpriza, Shqipëria rezultoi vendi me më shumë vetë të gatshëm për të emigruar në të gjithë Europën Lindore dhe me distancë të largët nga vendi i dytë. Por ekspertët Harry Papapanogos dhe Peter Sanfey zbuluan se ndryshe nga teoritë klasike të shkaqeve të emigrimit, niveli ekonomik nuk qe domethënës për Shqipërinë. Përkundrazi, shqiptarët më me mirëqenie kishin tendencë më të lartë për të emigruar dhe qenë më të bindur mbi nevojën për të ikur.

    Studimi i tyre: “Qëllimi për të emigruar në vendet në tranzicion, rasti i Shqipërisë”, u përgatit në vitin 2000 dhe u publikua në revistën”Ekonomisi i Popullsisë”, një publikim akademik ndërkombëtar.

    Të gjithë gati

    Të dhënat e përgjithshme të vrojtimit të “Eurobarometrit” në vitin 1992 zbuluan se 38 për qind e popullsisë shqiptare qe e bindur se do të emigronte, ndërsa 25 për qind mendonte se ndoshta do të emigronte dhe vetëm 28.6 për qind tregoi se nuk kishte ndërmend të largohej. Në vrojtim u pyetën 870 vetë. Vende të tjera të Lindjes që në atë kohë qenë afërsisht (dhe mbeten) po aq të varfër sa ne, qenë shumë më pak të prirur për të emigruar. Moldavia, e cila ka një histori të ngjashme qeverisëse me komunizëm të ashpër dhe me politikë post-komuniste jo shumë të ndryshme nga paraardhësja, zinte vendin e dytë. Mes moldavëve, 27 për qind raportuan se qenë të bindur të emigronin dhe 50 për qind po e mendonin. Mes vendeve të tjera, popullata e bindur për emigracion qe 1-5 për qind, ndërsa ata që e kishin me dy mendje, varionin nga 5 në 20 për qind. Në shumicën e vendeve, mazhoranca e popullatës qe e bindur të mos emigronte.

    Më të pasur, më të arsimuar

    Çudia më e madhe rezultoi nga klasifikimi i gatishmërisë për të emigruar sipas shkallës së arsimimit dhe nivelit të të ardhurave. Ndryshe nga sa besohet gjerësisht, që më të varfrit dhe të paarsimuarit kanë tendencë të emigrojnë më shumë, në Shqipëri rezultoi e kundërta.

    Shqiptarët qenë pothuajse të barabartë në vitin 1992, gjë që nënkuptonte se që të gjithë qenë të varfër, megjithatë, kishte disa dallime jo të vogla në të ardhura. Mësuesit e profesionistë të tjerë kishin paga më të larta se sa popullata rurale e kooperativave apo ndërmarrjeve bujqësore. Të ndarë sipas nivelit ekonomik, rezultoi se shqiptarët me të ardhura më të larta ishin në masë të bindur ose në mëdyshje për të emigruar, ndërsa shqiptarët me të ardhura të ulëta qenë më pak të prirur drejt aventurës europiane. Kështu, 43 për qind e grupit me të ardhura të larta qe i bindur për emigrimin, kundrejt 37.8 për qind e atyre me të ardhura të ulëta. Shumica dërrmuese e teorive ekonomike mbi shkaqet e emigrimit e kërkojnë origjinën e fenomenit te niveli ekonomik, gjë që nuk rezulton tërësisht e vërtetë në rastin e shqiptarëve.

    E njëjta gjë rezulton po të shikohet prirja e emigrimit mes niveleve të ndryshme të arsimimit. Vetëm 30 për qind e të intervistuarve që kishin gjithsej arsim bazë, deklaruan se qenë të bindur për të emigruar. Por mes shqiptarëve me shkollë të mesme, gjysma e patën ndarë mendjen, ashtu siç e patën ndarë edhe 37 për qind e të intervistuarve që patën mbaruar shkollën e lartë. Në anën tjetër, 40 për qind e atyre që kishin arsim bazë qenë të bindur të qëndronin në vend dhe vetëm 16 për qind e të diplomuarve me arsim të lartë ndanin të njëjtin mendim. Pjesa tjetër e të intervistuarve ndaheshin mes alternativës: “ndoshta do të emigroj” dhe “ndoshta jo”.

    Surprizë tjetër përbën fakti se sa më e lartë të qe hierarkia shoqërore e të intervistuarve, aq më e lartë qe prirja për të emigruar. Meshkujt kishin më shumë tendencë të emigronin se sa femrat për sa i përket situatës së vitit 1992. Kjo gjë, në fakt, u konfirmua nga faktet.

    “Komunistët” mbetën

    Një zbulim tjetër interesant nga studimi është fakti se shqiptarët e pyetur nëse dëshironin të emigronin apo jo, u pyetën gjithashtu edhe nëse besonin te tregu i lirë. Mbi 77 për qind e shqiptarëve në atë kohë qenë të bindur se ekonomia e tregut të lirë qe e mirë dhe mungesa e saj ose ekonomia e centralizuar, qe negative. Megjithëse teorikisht Shqipëria po ecte në atë kohë drejt tregut të lirë, shumica dërrmuese e atyre që besonin te tregu i lirë e patën ndarë mendjen të emigronin ose po e mendonin seriozisht. Rreth 42 për qind thanë se e kishin vendosur të emigronin dhe 24 për qind thanë “ndoshta po”. Edhe mes atyre që nuk besonin te ekonomia e tregut kishte që e patën vendosur largimin, por natyrisht në përqindje më të ulët.

    Pse po arratisen

    Pyetja se çfarë i shtyn shqiptarët të vijojnë të emigrojnë masivisht drejt vendeve të Bashkimit Europian edhe dy dekada pas rënies së komunizmit, u shtrua për debat publik javën e fundit, kur censusi i popullatës dhe banesave vuri në dukje se 30-40 mijë shqiptarë kanë vijuar të largohen mesatarisht çdo vit në periudhën 2001-2010. Përgjigjja e përgjithshme se vështirësitë ekonomike i detyrojnë të largohen, duket se është e pamjaftueshme për të shpjeguar emigrimin e një pjese të konsiderueshme të elitës shoqërore, përfshirë pjesën dërrmuese të të arsimuarve që para viteve ’90 jetonin në provinca apo në fshatra. Rezultatet e studimit të Papapanogos dhe Sanfey, ndonëse nuk mund të thuhet se janë tërësisht të sakta, pasi bazohen në një numër të kufizuar të intervistuarish, tregojnë se shkaqet ekonomike nuk qenë të vetmet. Mungesa e besimit te elita politike apo elitave kulturore të imponuara nga politika si udhëdrejtuese e vendit, duket se janë faktorë po aq të rëndësishëm. Një pjesë e madhe e shqiptarëve që sot jetojnë jashtë vendit, nuk është se ikën, ata në fakt u përzunë.

  3. #93
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Lista e rritjes se popullsise me lart eshte bere ne baze te raportit lindje/vdekje dhe emigracionit hyrje/dalje



    E perseris, nuk e dime sa i sakt eshte censusi i 2001.
    Degjo mos sill shpjegime nga CIA qe nuk kane lidhje. Ti solle perqindjen ne ndryshimin e popullsise, kurse un solla lindjet dhe vdekjet per secilin shtet. Kjo shpjegojne arsyen perse Gjermania e Japonia kane ulje popullise, sepse kane vdekje me shume se lindje. Ndersa Shqiperia ka ulje popullise sepse ka shume emigracion.

    Thate se "Me sakt titulli duhet te ishte - Ku po arratisen europianet?" Por europianet nuk po arratisen. Vetem shqiptaret po arratisen, te pakten nga ato shtete qe permende.

    Sa per shifrat, ne po marrim keto qe kemi, se nuk e dime se ne cilin drejtim do ndryshonin shifrat nese do ishin me ekzakte.

  4. #94
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Degjo mos sill shpjegime nga CIA qe nuk kane lidhje. Ti solle perqindjen ne ndryshimin e popullsise, kurse un solla lindjet dhe vdekjet per secilin shtet. Kjo shpjegojne arsyen perse Gjermania e Japonia kane ulje popullise, sepse kane vdekje me shume se lindje. Ndersa Shqiperia ka ulje popullise sepse ka shume emigracion.

    Thate se "Me sakt titulli duhet te ishte - Ku po arratisen europianet?" Por europianet nuk po arratisen. Vetem shqiptaret po arratisen, te pakten nga ato shtete qe permende.

    Sa per shifrat, ne po marrim keto qe kemi, se nuk e dime se ne cilin drejtim do ndryshonin shifrat nese do ishin me ekzakte.
    Kur jane nxjerr numrat eshte marre parasysh bashke me lindjet/vdekjet edhe emigracioni, dmth me pak fjale llogaritja e rritjes se popullsise.

    Definition: The average annual percent change in the population, resulting from a surplus (or deficit) of births over deaths and the balance of migrants entering and leaving a country. The rate may be positive or negative. The growth rate is a factor in determining how great a burden would be imposed on a country by the changing needs of its people for infrastructure (e.g., schools, hospitals, housing, roads), resources (e.g., food, water, electricity), and jobs. Rapid population growth can be seen as threatening by neighboring countries.

    Source: CIA World Factbook - Unless otherwise noted, information in this page is accurate as of January 1, 2011
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #95
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Eh ja kajshin hallin serbise e maqedonis e evropes thojshin po plaken e po pakesohen... shikoj tash shqiptaret.

    Edhe fakt sot isha ne shkollen fillore ku kam mbaru une kisha pune me nje arsimtar. Dmth vetem 1 klase eshte e pare kete vit.

    Ne kohen kur kam qen une ne klase te pare kemi qen 5 klase vetem ne klase te pare nga 32 nxenesa asnje klase nuk ka qen nen 26 nxenesa.

  6. #96
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Do kete ndryshuar perberja e ujit

    Sipas statistikave qe kam pare, ne Shqiperi meshkujt kane qene ne perqindje me te larte se femrat per nje kohe te gjate. Ngushtimi i diferences se ketij raporti, eshte shpjeguar nga vete hapesi i temes. Do shtoja vetem faktin qe burrat kane nje jetegjatesi me te shkurter se sa femrat...
    Per mua Censusi nuk bind me shifrat.
    Nga 1.4 milione shqiptar un mendoj se 70% jane meshkuj dhe kjo diference me 0,4% ne favor te meshkujve eshte e papranueshme. Persona te paregjistruar un degjoj shume dhe mendoj qe Censusi nuk eshte bere ne rregull.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034

    Arrow Census Albania 2011 - Ku kanë përfunduar gjysëm milioni shqiptarë?

    Mu duk Interesante dhe vendosa ta sjell ketu




    Sipas të dhënave që na jep INSTAT për vitin 2010, popullsia në Shqipëri është 3.194.972 banorë.
    Sipas të dhënave të po të njëjtit institucion zyrtar, popullsia e Shqipërisë sot është 2,831,741 banorë.
    Pra, sipas këtyre rezultateve, në më pak se 2 vjet, Shqipërisë i kanë humbur rreth 500.000 mijë shqiptarë, apo gjysëm milioni njerëz.

    Vlen për t'u theksuar këtu se Shqipëria në 20 vite tranzicion, nuk regjistroi më tepër se 1.5 milionë shqiptarë të emigruar. Pra, nëse do mendojmë se ky gjysëm milioni ka emigruar në 1 vit e gjysëm, atëherë shifrat e emigrimit në 2 dekadat e postkomunizmit, ne mund ti kapim në më pak se 5 vite. Por kjo logjikë nuk shkon, kur Europa në krizë të madhe ekonomike (kryesisht shtetet ku ka më tepër emigrantë shqiptarë) sot ka liberalizuar vizat me Shqipërinë e mbi të gjitha qeveria shqiptare deklaron me zë të lartë rritjen e mirëqenies dhe begatisë kombëtare.

    Eshtë e vërtetë se lindshmëria ka rënë si pasojë e planifikimit shqiptar, por sërisht shqiptarët mbajnë vendin e parë në Europë, si populli me lindshmërinë më të madhe.

    Në statistikat zyrtare, vrasjet shkojnë tek afro 500 qytetarë në vit, prandaj edhe kjo tezë bie poshtë.

    Një tjetër tezë që vlen për ta marrë në diskutim, është edhe efektiviteti i 11.000 punonjësve të punësuar nga INSTAT për regjistrimin e popullsisë, por shifra gjysëm milioni shqiptarë, është tepër e madhe për tu marrë si marxh gabimi.

    As pjesa prej 29,355 banorë (ose 1.04 % të popullsisë), që e kanë refuzuar regjistrimin, nuk shërben për të rrudhur numrin e popullsisë shqiptare, pasi ata gjithsesi, janë regjistruar dhe janë përfshirë në totalin e numrit të popullsisë.

    Mbetet një tjetër mundësi, pak ose shumë e çmendur, që thotë se nëse në Serbi, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni është ndjekur një strategji e mirëplanifikuar për të rrudhur numrin e shqiptarëve në Ballkan, përse kjo dorë mos të ketë futur hundët edhe tek regjistrimi në Shqipëri?

    Mos të harrojmë që sa më i vogël numri i shqiptarëve, aq më shumë rritet përqindja e minoriteteve dhe nëse kjo shifër arrin 25% të popullsisë, Shqipëria nga një shtet me popullsi homogjene, shndërrohet befas në dritë të diellit, në një shtet të ashtëquajtur multietnik, i paqëndrueshëm ekonomikisht e politikisht e rrjedhimisht, lehtësisht i shpërbërshëm.

    Jeni të lirë të gjykoni çdo tezë të mundshme, ndërkohë që ne urojmë që gjykimet tona të jenë të gabuara, por shteti ynë na detyrohet një përgjigje...


    Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  8. #98
    Hic mos e ke merak se ku kan perfunduar gjysem milioni shqiptar ne 2011, merakosu se ku do perfundojne edhe dy milion e gjysem brenda pese viteve te ardhshme.
    Revolution 1848

  9. #99
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Hic mos e ke merak se ku kan perfunduar gjysem milioni shqiptar ne 2011, merakosu se ku do perfundojne edhe dy milion e gjysem brenda pese viteve te ardhshme.
    Ashtu eshte, cakalli ben kerdine kete ende therrasin ujku, ujku! Nga sa po shoh e me ca po me thone ata qe kane mbetur ne Shqiperi, nuk do te habitesha nese ne 2017 numri i banoreve ne Shqiperi te shkoje te 1 milione. Do te mbeten vetem pleqte dhe ata qe jane krejt te paafte per te bere ndonje pune te hajrit. Qeveria duhet te shqetesohet me te vertete se si täi mbaje ato 2.8 milione shqiptare qe kane mbetur.

  10. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Teori konspiracioni apo te gjithe hiqemi te ditur edhe kur nuk e kemi idene se per cfare flasim?

    Se pari, duhet te mesoni se "popullsia e Republikes se Shqiperise" dhe "banoret e Shqiperise" jane dy gjera te ndryshme. Censusi nuk numeron numrin e popullsise se Republikes se Shqiperise, censusi numeron vetem numrin e banoreve qe jetojne ne ate vend ne momentin qe eshte mbajtur censusi. Numri i banoreve qe jane fizikisht ne ate vend, jetojne e punojne ne ate vend.

    Numri i popullsise se vendit qe autori perdor me lart, eshte numri i pergjithshem i popullsise, i nxjerre ne baze te nje formule qe merr parasysh numrin e popullsise baze ne nje vit te caktuar, dhe perqindjen e rritjes se popullsise nga viti ne vit, ne baze te koficentit te lindjeve ne vend. Pra keto dy numra nuk krahason pasi: numri i 2010 eshte nje numer fiktiv i nxjerre nga nje formule dhe eshte vetem nje numer i projektuar/perafruar i popullsise; numri i censusit eshte numri i sakte i banoreve ne te gjithe territorin e vendit ne tetor 2011.

    Censusi i mbajtur ne 2011 eshte censusi me i mire i mbajtur ndonjehere ne Shqiperi, pasi eshte hera e pare qe shteti mbledh keto te dhena nga terreni, duke derguar njerez ne gjithe territorin e vendit per te trokitur dere me dere. Dhe kjo eshte nje tradite qe duhet vazhduar, cdo 10 vjet duhet bere e njejta gje, per te mesuar se si po ndryshon shoqeria shqiptare me kohen.

    Diferenca mes numrit te popullsise - numrin e banoreve te jep numrin e shqiptareve qe kane zgjedhur te largohen nga ai vend: a) kane vdekur b) kane emigruar. Numri i popullsise se vendit varet vetem nga numri i lindjeve dhe kete numer e prodhon zyra e gjendjes civile, dhe jo INSTAT.

    Albo

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •