Shume qendra tregtare ne Shqiperi!![]()
Esht e vertete,per momentin vetem QTU duket me e suksesshme.Te tjerat pothuajse
kan falimentuar.Kam pershtypjen se TEG do te ket sukses per vet faktin
qe ka dhe dyqane shum te lira.Degjova se super marketi kishte vertet
shum shume artikuj me cmim ekonomik.Vetem ne Tirane jane mbi 8-9
qendra tregtare,nderkoh qe neper vendet e medha perendimore e
metropole te ndryshem nuk ka kaq shume qendra.
TEG esht vendosur dhe ne nje pik strategjike.Ndoshta ky ka qen plan
shum vjecar..
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
4 km larg,77 dyqane dhe nje banke.Kjo largesia eshte nje minus i madh
per te mos patur kliente.I njejti mall me pak a shume cmim te perafert
te njejten cilesi mund te blehet brenda Tiranes.
Tregetaret brenda qytetit do marrin vesh cmimet sa i ka TEG-u dhe do pershtasin
cmimet e veta sa i ka Tegu mbase me lire,keshtu qe pse klienti do mundohet te shkoje te bleje ne nje fshat aty qe quhet Lunder,lol.
Ketyre dyqaneve BIG BAKS u ka ikur koha dhe Shqiperia vazhdon te jete e vonuar.
Falimentimi eshte shume i mundshem.
Dyshoj edhe per cmimet e lira te TEGU,pasi shpenzimet jane shume te larta ne elektricitet dhe fuqi punetore,manaxhim,mirembajtje.Edhe sikur te duan te ulin cmmet nuk i ulin dot se dalin me humbje.
Bravo Samir dhe Baffle Group,great plan,sa qendra te tjera ka ne Tirane?
A eshte studiuar dhe nxjerre konkluzion nga falimentimet ne disa firma te medha ne Shqiperi????
Pse kane ndodhur falimentimet? Nje arsye shume e forte eshte fuqia blerese e ulet,cmime te gabuara, shitje shume te dobeta dhe shpenzime te larta.
Investimi fillon i arsyshem 3,4 milion, hap nje dyqan mesatar mban shpenzimet poshte dhe cmimet simpatike.Biznesi do ece me mire dhe me fitimet gradualisht
ben ekspansion te biznesit,hap nje dyqan binjak ne Durres,nje tjeter ne Vlore,nje ne Shkoder,nje ne Korce gjithmone dyqane jo te medha me shpenzime shume te kontrolluara te uleta dhe jo inventar mbytes.Dyqani duhet te pershtatet sipas konkurrences dhe demografise.Vendi i dyqanit duhet te jete gjithmone brenda qytetit pasi ne qytetet Shqiptare mesatarisht vetem 30 % e bleresve kane makina.
Cmimi i nje artikulli mund te jete gati njelloj ne nje dyqan brenda ne qytet,keshtu qe bleresi qe s'ka makine as do e marre mundimin te marre autobuzin te kurseje 30 lek te Tegu.lol.
Nuk eshte as Itali as Gjermani ku 90 % e popullsise qarkullojne me makinat e veta..
Ekonomia 101,llogjika.
Samiri dhe Baffle Group si kane paret e veta te xhepit ato 103 milion te investuara
i kane te marra nga investitore private te vegjel,edhe po doli me humbje,i ndihmon Saliu,so dont worry lol.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
... ose thene ndryshe, konspiracion qeveritar.
Hajde bjeri ne fije po deshe, TEG po nderton unazen e madhe te Tirones me fondet e veta *(ahem... fondet publike). Boink*
Se po te ishte ndryshe, porten TEG do e kishte me orientim nga Lundra (lol)!
Qe te jem me i qarte, lobingu politik do te thote qe ti si sipermarres privat ke te drejte te "kqyrish" ose te "komentosh", "sugjerosh" mbi projektet qeveritare dhe te shikosh se cila rruge ne c'filan vend kalon. Si rrjedhoje, keta "bejleret" e rinje shfrytezojne injorancen falas dhe ikin 4 apo 5 vite perpara t'ju blejne ketyre fshatunareve te shkrete token me 20 euro m2 dhe direkt e investojne ne nje veper si puna e kesaj me larte po prape duke marre grante bankare me shume zero prapa thjeshte se kane fuqi politike.
Ne fund fare, gjithmone do bejme pyetjen,
Te kesh apo te dijsh?
Une mendoj, "Te kesh"! lmao
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Bukur shume , besoj me shume ka shitesa sesa bleres... tani eshte ai qefi fillimit po do tju bjeri shpejt energjia ...sic ka ndodhur me qendrat e tjera si City Park pershembull , sa here qe shkoja ishte pothuaj bosh ...lol
he me ju lumt juve. Dhe ne usa si gjen keto qendra tregtare.![]()
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Kot po te pyes cfare eshte Praktiker? Si puna e home depot ketej? Dyqan ku shiten mallra per rregullime dhe mirembajtje shtepiash apo constraction/mallra ndertimi? Nese po, padyshim qe ky lloj 'dyqani' do falimentoj ne Shqiperi.
Po QTU--ja vazhdon hapur? Nese po, dhe ky qendron mundesia mos falimentoj kaq shpejt.
Pyetje tjeter- bejne keto qendra tregtare ulje cmimesh me raste festash psh 40% off? Si gjithe bota? Nese po, prape qendron mundesia qe keto dyqane do mbijetojne. Dhe ato qe qenkan punesuar aty.lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Ja nje ide.Mund te shrytezohet hapesira e muzeut kombetar si ambjent ku te zhvilloje aktivitetin disa dyqane brenda.
Ngren nje ndertese dy kateshe te re per muzeun kombetar diku para se te shkosh ne Vore,(para se te shkosh te kthesa e Kamzes,rruga qe te con ne aeroport)
Ate ndertese e ben xhamllik kursen dhe e ben shpejt,jo me xhama te shtrenjte zajs.
Muze eshte,varja.Si shtet e ke ne dore te kapesh ndonje toke aty dhe financosh dhe behet shpejt per 2-3muaj.Pastaj transferon materialet historike nga Muzeu kombetar te ndertesa e re.
Muzeut kombetar bosh i ben modifikime brenda per dyqanet qe do krijohen.
Sheshin brenda para deres kryesore(hollin) 25 metra i gjere ,i gjate e len bosh.
Pasi i rregullove te gjitha brenda i fut nje reklame logo te madhe siper nderteses
emrin e biznesit.
Orari te jete cdo dite e javes nga ora 9 e mengjesit deri ne 7 te darkes.
Prej ores 7 te darkes deri ne 8 ben pastrim dhe fut te holli ne kat te pare para deres
kryesore, tavolina,karrike,banake portative,rafte portative dhe pajisje per pije alkolike dhe e kthen ne lokal nate pijetore vetem katin e pare hollin.E mban hapur pijetoren nga ora 8 e darkes deri ne oren 1 te mengjesit,nga e hena deri te premten.
Te shtunave dhe te djelave e kthen hollin ne disko nga ora 8 e darkes deri ne oren 2 e mengjesit.
Mund ta japesh hollin edhe me qera per te organizuar dasma te shtunave te djelave,ose ndonje mbremje me porosi ku behen bashke,ish maturante te shkolles vitit aq e kaq,ish studente universitetesh bashkohen dhe bejne nje mbremje dhe paguajne marrin me qera hollin per nje nate.Ta garantoj 99% qe do jete me shume sukses.Do kete fitim nga bizneset(dyqanet)
pasi pozicioni aty eshte pozicioni me ideal ne gjithe Tiranen per te bere biznes.
Njerezit do ta kene shume te lehte per te ardhur dhe blere.Taksite i ke pronto ne oret e vona te nates pasi eshte e lehte eshte qender.Plus fitimet nga pijetorja,diskot mbremje dasma.Hotelet perte huajt jane shume afer dhe nuk do kete asnje problem per frekuentim te lokalit,diskos naten.Shpenzimet per modifikime te muzeut kombetar do jene relativisht me te vogla krahasuar me ngritjen e nje ndertese nga zerua,themelet.
Ambjenti diten dhe naten eshte me i sigurte per cdo rast vjedhje,dhune,aksidente,zjarre,etj pasi eshte qender dhe policia te vjen shpejt.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 28-11-2011 mė 00:29
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Po, te dyqani i pare blen leket dhe pastaj vazhdon me tutje
Besoj lista e gjithe atyre qe kane bere investimin e kane bere nje prellogaritje per te qene fitimprures. Disa nga avantazhet jane - shume dyqane ne nje vend, qeraja duhet te jete me e lire se sa ne dyqanet brenda ne Tirane rrjedhimisht duhet te reflektohet ne cmime, sherben edhe per zona/qytete jashte Tiranes, parkimi i siguruar etj
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Krijoni Kontakt