Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871

    A besojne te gjitha krijesat ne Zot?

    Jo rralle here me ka ndodhur te lexoj se cdo lloj krijese qe ekziston ne Toke eshte krijuar nga Zoti. Dmth kafshet, shpezet, insektet, bimet etj.

    Meqe edhe ne jemi krijesa te zotit dhe parashihet se ne baze te menyres si jetojme do te shkojme ne parajse / xhenet apo ferr/xhehnem, a vlen kjo dhe per krijesat tjera si kafshet e egra dhe shtepiake apo jo, apo te gjitha ato do te shkojne ne parajse ashtu automatikisht, apo shpirti i tyre kur te vdesin mund te shkoje dhe ne ferr?

    Dhe a besojne keto krijesa ne Zot apo jo? Dhe nese po atehere si i kryejne ritualet fetare apo adhurimin ndaj Zotit dhe a kane rituale fetare?

    FLM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 24-11-2011 mė 08:46

  2. #2

    Marre nga shkrimet e Rashad Khalifes:

    Rashad Khalifa , i vetedeklaruar i derguari i Zotit ka sjellur keto shpjegime ne lidhje me keto qe pyet ti rina...

    Para Zanafillės
    E tėra filloi disa bilion vjet mė parė kur njė prej krijesave tė Perėndisė me rang tė lartė,
    Dreqi, zhvilloi njė ide kryelartė qė ai do tė mund tė drejtonte (udhėhiqte) njė pushtet si
    perėndi i pavarur pėrveē Perėndisė. Kjo sfidė ndaj autoritetit absolut tė Perėndisė jo
    vetėm qė ishte blasfemuese, por ishte edhe e pasaktė. Dreqi ishte i padijshėm pėr faktin
    qė vetėm Perėndia posedon aftėsinė tė jetė perėndi, dhe qė ka mė shumė nė perėndillėk se
    sa qė ia morri mendja atij. Ishte egoja (uni) – mendjemadhėsi e pėrkrahur me padije – qė
    ēoi Dreqin tė besojė qė ai do tė mund tė kujdesej pėr njė pushtet (fushėveprim) si perėndi,
    dhe ta drejtojė atė pa sėmundje, vuajtje, luftėra, aksidente, dhe kaos. Shumica e gjerė e
    krijesave tė Perėndisė nuk u pajtuan me Dreqin. Por, njė pakicė shumė e vogėl egoiste qė
    u pajtua me tė nė shkallė tė ndryshme ishin me biliona. Prandaj, njė grindje e thellė
    shpėrtheu brenda Shoqėrisė Qiellore (38:69). Sfida e padrejtė e kryengritėsve ndaj
    autoritetit absolut tė Perėndisė u adresua dhe u zgjidh nė mėnyrėn mė efikase. Pas qė iu
    dhanė kryengritėsve raste tė mjaftueshme pėr tė dėnuar krimin e tyre dhe pėr t‟iu
    nėnshtruar Atij, Perėndia vendosi qė t‟i dėbojė kryengritėsit mė tė rreptė nė njė anije
    kozmike tė quajtur Tokė, dhe t‟iu japė atyre edhe njė rast tjetėr qė ta shpengojnė veten.
    Nėse pretendon qė mund tė pilotosh njė aeroplan, mėnyra mė e mirė pėr tė testuar
    pretendimin tėnd ėshtė tė tė jepet njė aeroplan dhe tė kėrkohet nga ti qė ta pilotosh atė.
    Kjo ėshtė saktėsisht ēka Perėndia vendosi tė bėjė si reagim ndaj pretendimit tė Dreqit qė
    ai do tė mund tė ishte perėndi; Perėndia e caktoi atė perėndi tė pėrkohshėm nė kėtė pikėl
    shumė tė vogėl tė quajtur Tokė (2:30, 36:60). Sa pėr ata qė u pajtuan me Dreqin, atyre iu
    dha rasti qė tė vrasin unin e tyre dhe t‟i nėnshtrohen autoritetit absolut tė Perėndisė.
    Pėrderisa shumica e gjerė e krijesave fajtore shfrytėzoi rastin, njė pakicė shumė e vogėl
    qė pėrbėhet nga rreth 150 bilion krijesa nuk arriti tė shfrytėzojė rastin nga kjo ofertė
    (33:72).

    Emri:  sa u penduan.jpg

Shikime: 1261

Madhėsia:  13.7 KB

    Grindja nė Shoqėrinė Qiellore ēoi deri te klasifikimi i krijesave tė Perėndisė nė kategori
    tė ndryshme:

    (1) Engjėjt
    Krijesat tė cilat kurrė nuk e vunė nė dyshim autoritetin absolut tė Perėndisė u klasifikuan
    si engjėj; ata e dinin qė vetėm Perėndia posedon aftėsinė dhe kualifikimet qė tė jetė
    perėndi. Shumica e gjerė e krijesave tė Perėndisė – numra tė panumėrueshėm – pėrkasin
    nė kėtė kategori. Numri i engjėjve ėshtė aq i madh, madje edhe engjėjt nuk e din sa prej
    tyre ekzistojnė; vetėm Perėndia e din numrin e tyre (74:31).


    (2) Kafshėt
    Edhe pse engjėjt propozuan qė kryengritėsit dhe udhėheqėsi i tyre duhet tė dėbohen nga
    mbretėria e Perėndisė (2:30), Mė i Mėshirshmi dėshiroi t‟iu japė kryengritėsve njė rast
    pėr tė dėnuar krimin e tyre, tė pendohen, dhe t‟i nėnshtrohen autoritetit absolut tė Tij
    (33:72). Siē paraqitet nė diagramin mė lartė, shumica e gjerė e kryengritėsve shfrytėzoi
    rastin nga oferta hirplotė e Perėndisė pėr tė hyrė pėrsėri nė mbretėrinė e Tij. Ata u pajtuan
    t‟i vrasin egot e tyre, tė vijnė nė kėtė botė pėr tė luajtur rol tė nėnshtruar, si shlyerje pėr
    blasfeminė e tyre. Si shpėrblim pėr rolin e tyre tė nėnshtruar nė kėtė botė, kėto krijesa
    shpengohen prapa nė mbretėrinė e pėrjetshme tė Perėndisė (6:38). Kali, qeni, lisi, dielli,
    hėna, yjet, si edhe fėmijėt e deformuar dhe ata tė vonuarit nė mendje janė mes krijesave
    inteligjente qė dėnuan krimin e tyre dhe u penduan:


    A nuk e kupton qė Perėndisė i bie nė pėrulje ēdokush nė qiej dhe tokė, dhe dielli, dhe
    hėna, dhe yjet, dhe malet, dhe lisat, dhe kafshėt, dhe shumė njerėz? Shumė tė tjerė mes
    njerėzve parashtrohen nė dėnim. (22:18)
    Yjet dhe lisat pėrulen. (55:6)


    Kali nuk ka ego (un). Pronari i kalit mund tė jetė i pasur ose i varfėr, i gjatė ose i shkurtėr,
    i trashė ose i hollė, i ri ose i vjetėr, dhe kali do iu shėrbejė tė gjithėve. Qeni nuk ka ego;
    do tė lėvizė bishtin pėr pronarin e tij, pa marrė parasysh sa i pasur ose i varfėr pronari
    mund tė jetė. Dielli lindė dhe perėndon ēdo ditė saktėsisht nė kohėn e caktuar nga
    Perėndia. Hėna ndjek orbitėn e saj tė sinkronizuar rreth tokės, pa as edhe devijimin mė tė
    vogėl. Trupi i njeriut – veshje e pėrkohshme – i pėrket Tokės; si i tillė ėshtė i nėnshtruar.
    Zemra, mushkėritė, veshkat, dhe organe tė tjera, i kryejnė funksionet e tyre pa
    komandimin tonė.


    (3) Njerėzit
    Kryengritėsit e rreptė – njerėzit dhe xhinėt – refuzuan ta dėnojnė krimin e tyre, dhe
    zgjodhėn qė tė jenė dėshmitarė tė demonstrimit tė pretendimit tė Dreqit. Kėto krijesa
    egoiste qė nuk arritėn t‟i nėnshtrohen autoritetit absolut tė Perėndisė, edhe kur iu dha rasti
    qė tė bėjnė ashtu, u ndanė nė gjysmė. Gjysma qė ishin mė pak tė bindur me
    pikėvėshtrimin e Dreqit u bėnė tė kategorizuar si njerėz. Edhe pse ata ushqyen dyshime
    pėr pretendimin e Dreqit, ata nuk arritėn tė marrin vendim tė palėkundur sa i pėrket
    autoritetit absolut tė Perėndisė. Ėshtė egoja qė i parandaloi kėto krijesa nga vlerėsimi i
    gjithėfuqishmėrisė sė Perėndisė, ėshtė egoja qė i parandaloi ato nga nėnshtrimi kur njė
    rast i tillė iu ofrua atyre (33:72), dhe ėshtė egoja qė qėndron ndėrmjet shumicės prej nesh
    dhe shpengimit nė mbretėrinė e Perėndisė (25:43). Kjo ėshtė pse “Vrisnie egon tuaj”
    ėshtė njė prej urdhrave tė parė nė Kuran (2:54).


    (4) Xhinėt
    Gjysma tjetėr e krijesave fajtore, ato qė anuan mė afėr pikėvėshtrimit tė Dreqit dhe
    shfaqėn egot mė tė mėdha, u klasifikuan si xhin. Ishte plani i Perėndisė qė tė caktojė njė
    xhin pėr secilėn qenie njerėzore nga lindja deri nė vdekje. Shoqėruesi xhin pėrfaqėson
    Dreqin dhe vazhdimisht promovon pikėvėshtrimin e tij (50:23, 27). Edhe xhinit edhe
    njeriut iu jepet njė rast i ēmueshėm nė kėtė botė pėr tė ri-arsimuar veten, dėnuar egoizmin
    e tyre, dhe shpenguar veten duke iu nėnshtruar autoritetit absolut tė Perėndisė. Sa herė qė
    njė qenie njerėzore lindė, njė xhin lindė dhe caktohet te njeriu i ri. Mėsojmė nga Kurani
    qė xhinėt janė pasardhėsit e Dreqit (7:27, 18:50). Kur njė qenie xhin lindė dhe ai i
    caktohet njė qenieje njerėzore, xhini mbetet shoqėrues i vazhdueshėm i njeriut deri sa tė
    vdesė njeriu. Xhini pastaj lirohet, dhe jeton pėr ca shekuj. Edhe nga njerėzit edhe nga
    xhinėt kėrkohet qė tė adhurojnė vetėm Perėndinė (51:56).
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  3. #3
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Noco, nese nuk ke me thene dicka per temen, kalo edhe mos hyn ne te, te lutem! Se shume seriozisht po pyes, se edhe me here me ka lind ky fare kurioziteti, se sigurisht edhe kafshet kane shpirt dhe ku shkon ai shpirti i tyre pas vdekjes, gjithmone sipas botekuptimeve fetare!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 24-11-2011 mė 13:32

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SatanMyMasterSS
    Anėtarėsuar
    02-10-2011
    Vendndodhja
    Hell
    Postime
    217
    Cfare mund te besoj nje gje qe nuk di te mendoj drejt, pra eshte dicka absurde te mendosh se kafshet besojn ne Zot. Per mendimin tim kafshet sjane ne gjendje te besojn ne asnje gje.
    Religion is hate,
    Religion is fear,
    Religion is whore

  5. #5
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Jo rralle here me ka ndodhur te lexoj se cdo lloj krijese qe ekziston ne Toke eshte krijuar nga Zoti. Dmth kafshet, shpezet, insektet, bimet etj.

    Meqe edhe ne jemi krijesa te zotit dhe parashihet se ne baze te menyres si jetojme do te shkojme ne parajse / xhenet apo ferr/xhehnem, a vlen kjo dhe per krijesat tjera si kafshet e egra dhe shtepiake apo jo, apo te gjitha ato do te shkojne ne parajse ashtu automatikisht, apo shpirti i tyre kur te vdesin mund te shkoje dhe ne ferr?

    Dhe a besojne keto krijesa ne Zot apo jo? Dhe nese po atehere si i kryejne ritualet fetare apo adhurimin ndaj Zotit dhe a kane rituale fetare?

    FLM

    Rina, Zoti krijon krijesa qe kane liri te zgjedhjes dhe krijesa qe nuk kane liri te zgjedhjes, krijesa qe jane thjeshte te vdekura dhe krijesa qe jane te gjalla, ato te gjallat ndahen ne dy kategorite e siperpermendura.

    Ato krijesa qe kane liri te zgjedhjes jane dy lloje:

    1. Njerezit

    2. Xhinet.

    Keto dy lloje te krijesave kane pergjegjesi per shkak te lirise se zgjedhjes dhe do te shperblehen ose denohen ne baze te veprave te tyre, sepse jane pergjegjes per veprat e tyre.

    Kurse kafshet, bimet dhe krijesat tjera nuk kane pergjegjesi sepse nuk kane mend dhe liri te zgjedhjes, andaj edhe per to nuk ekziston parajsa dhe ferri, po ato jane krijuar ne kete bote per t'i sherbyer nevojave te krijeses me te rendesishme - njeriut!

    Ato nuk kane rituale fetare, mirepo i drejtohen Zotit ne gjuhen e tyre.

    Zoti na tregon ne Kuran se ato e madherojn Zotin ne menyren e vet ne menyre instiktuoze, jo nga inteligjenca apo logjika e tyre, po njashtu sic marin fryme, instiktivisht.

    Shume here kur dal te bej lutjen e mengjesit, pasi kthehem prej xhamie, e verej gjallerine e zogjeve, ne ate mengjes te hershem, disa minuta para se te lind dielli, dhe kjo eshte njefar madherimi qe ato ia bejm Zotit.

    Mirepo rituale te caktuara, per te cilat shperblehen apo denohen, sipas fese islame, ato nuk kane. Ato nuk miren ne pergjegjesi per veprat e tyre.

    Poashtu, sipas Islamit, as njeriu nuk meret ne pergjegjesi derisa te hyj ne moshen madhore, poashtu ai qe eshte ne gjume, apo qe s'ka mend, nuk ka llogari dhe pergjegjesi per veprat e tij qe i ben ne kete gjendje.

    Poashtu ata njerez tek te cilet nuk ka arritur thirrja profetike, nuk kane pergjegjesi per veprat e tyre. Allahu nuk e denon askend qe nuk i ka arritur thirrja e profeteve te tij.

    Kalofsh mire.

  6. #6
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga IslamInfo Lexo Postimin
    Rina, Zoti krijon krijesa qe kane liri te zgjedhjes dhe krijesa qe nuk kane liri te zgjedhjes, krijesa qe jane thjeshte te vdekura dhe krijesa qe jane te gjalla, ato te gjallat ndahen ne dy kategorite e siperpermendura.

    Ato krijesa qe kane liri te zgjedhjes jane dy lloje:

    1. Njerezit

    2. Xhinet.

    Keto dy lloje te krijesave kane pergjegjesi per shkak te lirise se zgjedhjes dhe do te shperblehen ose denohen ne baze te veprave te tyre, sepse jane pergjegjes per veprat e tyre.

    Kurse kafshet, bimet dhe krijesat tjera nuk kane pergjegjesi sepse nuk kane mend dhe liri te zgjedhjes, andaj edhe per to nuk ekziston parajsa dhe ferri, po ato jane krijuar ne kete bote per t'i sherbyer nevojave te krijeses me te rendesishme - njeriut!
    Ok flm! Po a kane shpirt apo jo? Dhe cka definohet si shpirt sipas fese?


    Dhe si do te digjet ai shpirt, nese nuk ka perberje si trupi yne, se une shpirtin e paramendoj si hije, e si mund te digjet hija?

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga IslamInfo Lexo Postimin
    Kurse kafshet, ... nuk kane mend
    E ke gabim! Qeni im p.sh ėshtė shumė i zgjuar, dhe rrjedhimisht do thotė qė ai ka mend.

    Se desh harrova, mirė qė m'u kujtua tani : Pėr ata qė kanė durim dhe dėshirė tė lexojnė, tek libri "Filozofia, Historia dhe Problemet", aty ke kapitulli ku flitet pėr Aristotelin, ai i trajton gradat nė tė cilėn ndodhen Engjėjt, njerėzit, kafshėt, bimėt.... Ėshtė shumė interesant, dhe tė jep njė ide mė tė plotė, nė krahasim me absurditet fetare qė janė pėr fillestarėt mendorė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 26-11-2011 mė 18:02

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Citim Postuar mė parė nga IslamInfo Lexo Postimin

    Kurse kafshet, bimet dhe krijesat tjera nuk kane pergjegjesi sepse nuk kane mend dhe liri te zgjedhjes, andaj edhe per to nuk ekziston parajsa dhe ferri, po ato jane krijuar ne kete bote per t'i sherbyer nevojave te krijeses me te rendesishme - njeriut!
    per carsyeje nuk paska parajse per kafshe dhe ka vetem per njeriun. mos eshte vall se njeriu do qe te ket parajs per te? apo ashtu deshiron vet qenja njerzore!!! per arsyeje se ai qe i ka krijuar njerezit i ka dhen pak me shum tru se kafsheve dhe e ka ber mbret te tokes.
    parajs e ferr njeriu e jeton ne kete jet qe na eshte dhen, packa se njerezit duan me shum se kuptojn pak me shum se kafshet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga davidd : 26-11-2011 mė 22:52

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Te gjitha krijesat, kane nje te perbashket te madhe qe deshmon se kane te njejtin krijues: marrin jete me te njejten Fryme. E perbashketa tjeter e madhe, me pak e rendesishme, eshte qe te gjitha krijesat jane te krijuara nga hici, jane te krijuara nga balta dhe baltes i kthehen kur vdesin.

    Nga te gjitha krijesat qe te sheh ty syri, ekziston edhe nje tjeter e vertete e dallueshme: te gjitha gallesat e tjera, jane krijuar per njeriun. Bimet, pemet, kafshet, gjallesat e lumenjve e oqeaneve, qielli dhe toka, yjet ne qiell e hena, te gjitha jane krijuar per njeriun. Te gjitha kane jete e te gjitha veprojne brenda natyres se tyre, dhe te gjitha pa perjashtim jane nen meshiren e njeriut.

    Perse eshte e rendesishme t'i dish keto gjera?

    Pasi te ndihmojne te kuptosh master-planin e Perendise, nese mund ta quajme keshtu. Perendia i krijoi te gjitha keto, dhe ia la trashegimi njeriut. Ishte detyra e njeriut qe te kujdesej per gjithe krijimin, dhe ta lartesonte e shpetonte ate. Gjithe krijesen Perendia e la ne doren e Adamit, pasi per te krijoi gjithcka. Dhe ishte detyra e misioni i Adamit qe me Hirin e Perendise te shenjteronte e lartesonte gjithcka, duke e sjelle gjithe krijesen ne kungim me Perendine. Adami deshtoi ne kete mision dhe ra ne mekat. Renia e Adamit ne mekat, nuk solli vetem vdekjen e Adamit e Eves, solli edhe renien e vdekjes se krijeses qe Perendia i kish besuar.

    Jisu Krishti, Biri i Vetemlindur i Perendise, Fjala e Perendise me te Cilin Perendia beri gjithcka, mori mish njeriu nga nje virgjereshe e prekur nga Fryma e Shenjte, lindi e u be Perendi-Njeri. Perendia dergoi Birin e Vetem te Lindur prej Tij, per shpertimin e krijeses se Tij, njeriun. Ne menyre qe Krishti te perfundonte me sukses misionin ne te cilin Adami deshtoi: sjelljen ne kungim me Perendine te gjithe krijeses!

    Fati i gjithe krijeses varet nga njeriu. A do te mundet njeriu te lartesoje perseri natyren e tij te rene, apo do te vazhdoje ne rrugen e mekatit e vdekjes?! Ndryshe nga krijesat e tjera, njeriu eshte krijesa e vetme te ciles Perendia i dhuroi vullnet te lire.

    Albo

  10. #10
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    E ke gabim! Qeni im p.sh ėshtė shumė i zgjuar, dhe rrjedhimisht do thotė qė ai ka mend.
    LOL. This is magnificent!

    Ok Ben mire qe ta dergosh qenin ne shkolle fillore, mbase do te zbuloje dicka!

    A din te besh dallimin mes inteligjences dhe pergjegjesise qe ka njeriu, dhe instikteve qe kane kafshet!

    Sa i perket Aristotelit, ne muslimanet kemi nje fjale te urte: "Fillozofia eshte dicka qe budallai nuk e kupton, kurse i mencuri ska nevoje per te."

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •