Sipas kesaj "filozofie" edhe kundershtaret e fashizimit te vertete do te ishin fashiste, nese ata fashizimin nuk do ta luftonin vetem me mjete absolutisht demokratike resp. ligjore. Pra, fashizmi nuk do te ishte ideologji me struktura dhe organizim perkates, por vetem metode apo menyre ad hoc e veprimit.
Ja dy shembuj te fashizmit, sipas perfaqesuesit francez te kolonialisteve ne Kosove:
1.
http://www.youtube.com/watch?v=Hx_8ehX2bBM
2. Sulmi ka te bej direkt me Kosoven e vitit 1999
http://www.youtube.com/watch?v=724ygzPusYo
Ka edhe shembuj te panumert, ku protestues dhe kundershtar politik pengojne fjalime te politikaneve tjere (vendor dhe te huaj), ku sulmojne, shkaterrojne etj. Askush keto veprime nuk i quan fashizem dhe ne asnje forme nuk i krahason me veprime fashiste te viteve te 40-ta. Kjo ndodh vetem ne Kosoven e vitit 2011, ku nje perfaqesues kolonialist, duke mbrojtur ata qe vet i ka vendosur ne pushtet, i urdheron dhe punojne kryesisht per interesa te veta dhe te vendit te tij, e humbe durimin dhe zbulon per nje moment fytyren e vertete te regjimit kolonialist, fytyren e tij personale dhe te shtetit dhe kombit qe e ka derguar ate per sherbim ne regjimin kolonialist ne Kosove. Te gjitha fytyra antishqiptare, te cilat ne vitin 2011, mbi 50 vite pas perfundimit zyrtar te kolonializmit ne Afrike etj., Kosoven (ne Evrope) e kane shenderruar ne shume aspekte ne koloni me nje regjim dhe organizim te ngjashem me ato te kolonive klasike. ...
Krijoni Kontakt