Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    i madherishmi dritero.

    pseudo poete ka prodhuar shume sistemi socialist.

    me kujtohet kur shkoja ne lidhjen e shkrimtareve te takoja dajen(dhe ky komunist si driteroi)hiqeshin si perparimtar,por e kishin ne zemer idealin.

    bishti i qenit bisht qeni mbetet

  2. #12

    MERO BAZE i versulet Dritero Agollit!

    Dritėroi dhe Sadija pinė raki me njė vrasės

    Nga Bledi Mane

    1./ Na merre, ta kam sjellė!

    E enjte e zezė, e enjte e gjakosur, e enjte e frikshme dhe plot sarkazėm. Dje ka qenė njė nga ditėt mė halabake tė vitit.

    Bashkimi Evropian ia nxiu fytyrėn si shollė kėpuce vendit tim, Komisioneri i Zgjerimit, ish komunisti ēek Stefan Fule ia nxiu fytyrėn si shollė politikės shqiptare. Si plak i pjerdhur qė ėshtė Sali Berisha kėrcėnoi se do ia bėnte fytyrėn si shollė kėpuce deputetit opozitar Saimir Tahiri. Shkodra, Berati, Bulqiza, Don Bosko u nxinė frikshėm nga tritoli, pistoletat dhe gjaku i vrasjeve tė radhės. Uraganit tė ndėrprerė tė poezisė shqiptaro-malazezit MI-llosh GJE-rgj NI-kolla me rastin e 100 vjetorit tė lindjes ia kanė nxirė varrin si shollė opinge andej nga periferitė e plehrosura tė Shkodrės, ndėrsa nė derėn e shtėpisė sė shkrimtarit devolli Dritėro Agolli me rastin e 80 vjetorit tė lindjes sė tij iu shfaq pėr urim njė fytyrė e zezė shollė kėpuce. Kryebashkiaku i vjedhur i Tiranės Luli (jo i Migjenit, por i doktorit) i ktheu qokėn Dritėroit e i uroi jetė tė gjatė(?).

    Mė kishin treguar qė herėt se kopili hollandez do e vizitonte ish komshiun e Kadaresė, por mendova se nė familjen Agolli do e prisnin surprizat. Fantazoja ēmendurisht se Dritėroi do i hapte derėn e do bėnte sikur ta pėrqafonte, ndėrsa gruaja e tij Sadija papritur do i gjuante nga fytyra me kėpucė. Do i klithte si pedagogia Hanelli “ti je vrasės!” e sa hap e mbyll sytė megjithėse plak Dritėroi si Ante do i bėnte ndonjė kapje sovjetike nga fyti e do e shtrinte Lul Bashėn nė tokė. Nga dhoma tjetėr do dilte si uragan e bija e shkrimtarit Elona e sė bashku me burrin e saj Luanin e panaireve expoklikse do ia lidhnin duart kryq. Pėr tė mbytur rėnkimet kurvėrore dhe klithjet e Lulit “o mami mė ndihmo, o teta Liria po mė marrin peng, Argita njofto Agronin nė polici”, do i kishin rrasur nė gojė tė zhubravitur librin me poezi “Nėnė Shqipėri” e do ta tėrhiqnin zvarrė shkallėve tė pallatit ku banojnė. Njė kat mė poshtė do tė ndalonin nė derėn e familjes Kadare e do i bėnin zė Ismailit. Ky i fundit do t’i injoronte tė gjithė e do ua mbyllte derėn nė fytyrė. Por familja Agolli nuk do tė trishtohej aspak nga ky zhgėnjim e do tė kishin vazhduar qetėsisht zvarritjen e Lulit tė lidhur andej nga drejtimi i rrugės “Qemal Stafa”. Turma njerėzish do tė shikonin tė shtangur e askush nuk do tė ndėrhynte pėr ndihmė. Njėmbėdhjetė bathoristė do i afroheshin Lulit tė turpėruar e do t’i bėrtisnin pse i kishte gėnjyer pėr lekėt e fushatės dhe pse nuk i kishte punėsuar ende nė policinė bashkiake. Vetėm pak metra rrugė do kishin bėrė Agollėt dhe do tė qėndronin tė gjithė nė trotuarin mes Ambulancės sė Madhe dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Kalimtarėt kureshtarė do t’kujtonin se pengun e lidhur Lulėzim Basha do ta mjekonin nga shkarėzimet mbi asfalt, por do tė zhgėnjeheshin. Pas rropatjes dhe djersitjes sė Dritėroit, ky i fundit do tė merrte frymė thellė dhe si nė reklamėn uetė tė Henri Naim Ēilit do tė bėrtiste i emocionuar:

    -“Na merre, ja ku e ke, ta solla. Merre, merre Ina Rama dhe hetoje kėtė hajdut, kėtė vrasės hetoje dhe ēoja drejtėsisė! Merre kėtė vrasės se donte tė mė turpėronte, donte tė mė nxinte emrin dhe fytyrėn tani nė pleqėri”.

    Kėtu mbaron fantazia ime. Tani fillon realiteti. Mund tė ma shpjegojė dikush kėtė dashurinė Agoll-Bashė? Thonė se shkrimtari i shokut Zylo po sfidon tėrthorazi shkrimtarin e Lul Mazrekut. Thonė se Agollėt janė kthyer nė interesaxhinj materialistė dhe si panairbėrėsit mė tė mėdhenj tė vendit e kanė zvenitur dashurinė qė kishin pėr Edi Ramėn qysh mė 10 korrik 2011. Fantazia ime u le radhėn gjykimeve tuaja.



    2./ Jashtė kontrollit mė ka dalė kjo Jozefinė

    Gjej mėnyra tė ndryshme pėr tė komunikuar me Jozefinėn time tė dashur. Herė i dėrgoj ndonjė mesazh nė celular, herė e kritikoj tėrthorazi nėpėrmjet Artės sė administratės sė Kuvendit, herė i dėrgoj tė fala me ndonjė deputet tė njohurin tonė tė pėrbashkėt ose komunikoj me tė nėpėrmjet ndonjė analize tė botuar nė shtyp. Kemi kodet tona tė komunikimit, tė cilat kanė funksionuar kėto muajt e fundit.

    Dukej sikur m’i kishte dėgjuar kėshillat dhe po urtėsohej disi. Kishte riparuar pakėz komunikimin dhe pat patinuar servilizmin ndaj Berishės jo me blu tė thellė por me bojėqielli tė ēelur. Po forcon mjaft mirė klanin e saj me Olldashin brenda PD-sė pas curufjasjeve tė rėnduara tė Doktorit, po agravon kalbėzimin e qeverisė mjaft shpejt dhe Lulin e zė me shpulla sa herė qė tė dojė kjo shkodrania jeme si loēkė. Por pardje ma hoqi trurin fare. E shkatėrroi ēdo riparim qė kishim bėrė sė bashku dhe e dhjeu pėrsėri mėnyrėn e tė shprehurit. Atakoi gjithė partinė mė tė madhe opozitare PS me epitetin e frikshėm “celulė e rrezikshme antievropiane”. Dha njė intervistė pa lejen time kur ishte nė Pragė pėr radion Evropa e Lirė.

    Po mė lodh dhe po mė shkatėrron nervat kjo Jozefinė. Nuk mundet ta kėshilloj dot mė kėto 20 muajt e fundit qė do jetė nė pushtet. Ka arsye bukuroshja ime. E kuptoj mire tashmė. Qysh kur erdhi nė Tiranė mė 1996 nuk fle me noterin, e qysh pas 2005 nuk i afrohet asnjė mashkull se kanė frikė prej saj. I ka dalė vetja jashtė kontrolli dhe s’ka burrė nėne ta pėrmbledhė. Dyshoj se do i ketė filluar edhe menopauza tani ndaj po e le tė qetė deri nė fillim tė vitit 2014. Ah sikur tė isha si doktor Adem Harxhi qė jeton nė New York, kisha pėr ta kėshilluar ēdo tė diel nė faqet e gazetės Shekulli.

    tema

  3. #13
    Dritėro Agolli: PS tė zhbllokojė ngėrēin politik

    14 Tetor 2011

    Shkrimtari i njohur Dritėro Agolli ka lėshuar sot njė mesazh pėr politikėn shqiptare. Nė festėn e organizuar nga Partia Socialiste me rastin e 80-vjetorit tė lindjes, shkrimtari Agolli i kėrkoi opozitės tė zhbllokojė ngėrēin politik, duke theksuar se situata politike ėshtė e acaruar.
    Ndėrsa i pyetur rreth kėtij mesazhi kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruēi ka theksuar se kėshillat e Dritėro Agollit janė njė gur i ēmuar pėr veprimtarinė dhe aksion politik tė Partisė Socialiste.
    Sipas tij, me propozimet e fundit dhe me kėrkesėn qė ka bėrė lideri i PS-sė pėr njė debat institucional ėshtė nė kuadėr tė kėshillės sė urtė dhe tė menēur tė shkrimtarit.
    Ndėrkohė ditėn e djeshme pėr 80-vjetorin e shkrimtarit tė njohur Dritėro Agolli u organizua njė festė ku morėn pjesė politikanė e artistė, ku njė urim tė veēantė shkrimtari e mori edhe nga kryeministri Berisha./ora-news

    tema

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Edhe njeqint te behet shkrimtari yne i madh!

  5. #15
    Si reagojne partizanet e ēetes PS permes gazetes se Meros?


    61 Pergjigje per Dritėro Agolli: PS tė zhbllokojė ngėrēin politik

    Drini -- 14 Tetor, 2011 nė 11:29 am

    Ore legen shurrak! rri me mire e qelbu ne ate shurren tende prej plaku e mos ha m….

    Pėrgjigjjuni

    tironsi vendali -- 14 Tetor, 2011 nė 12:01 pm

    PO KY MATYFI E KA ZHBLLOKUAR PER VETE CDO APO NA SHET MENT IKO SE JE DHE AFER MOSHES RINORE E NA DUHESH PER TER JETEN PER MENT HAHA ME SE TE PASKAN FRYR TE PA FRYRET O MOS I NGRENCI ASNJE

    Pėrgjigjjuni

    Aqifi -- 14 Tetor, 2011 nė 5:01 pm

    Ik o Dritero, futi nje pshesh me raki dhe shit b… tek Berisha me shoke. Po keta trapat e PS-se akoma kane nevoje per kufoma? Dilni ore fshat me fshat dhe takoni njerezit qe u ka vajtur thika ne kocke…

    Pėrgjigjjuni

    Eltoni USA -- 14 Tetor, 2011 nė 3:24 pm

    Krijohet Partia e Socialosteve Anti-Socialite (PSA):Nano,Driteroi, Kaēi, Harasani,e ca Belule te tjere do te jene ne Kryesi.
    Po Saliu ēfare te beje si thua o shoku Dritero? Ae ke lexur Rregulloren e Parlamentit apo ste intereson me e Majta ty? Me para e ben kete thirrje si Meta e Nano. Edhe kur ishit ne pushtet si Saliu e katandiset Shqiperine.
    Gjithe bota kritikon Qeverine hajdute juve tre bashibozukeve ju duket i mire Saliu. Shkoni mirrni dhe ju testen e PD e mos beni TELLALLIN.


    Pėrgjigjjuni

    i Verteti -- 14 Tetor, 2011 nė 5:19 pm

    Me teper respekt te dashur ”miq per figura te tilla si Dritero Agolli.Ata jane pjese e historise sone kombetare.Ca plera qe nuk kane shtepi dhe jetojne me qera,dhe nuk dine se sa pare kane marre kur falen 15-kateshin tek Kokedhimat me kompani,jane lepujt e politikes shqipetare, me ne krye banditin Berisha.Qendrim dhe mendim, duhet te kemi per ata njerers[ne se jane te tille] qe kane afat skadence[si mishi i derrit, sallami, marmalata, kosi ,dhalla,etj. produkte si keto]jo per Dritero,Kadare,XH.Spahiu dhe shume e shume te tjere,po me siguri JU,te dashur jeni shume large ketyre emrave dhe me afer,antareve te dy bandave te politikes shqipetare,qe njera kerkon te hipi ne pushtet dhe tjetra qe nuk mendon t’a leje pushtetin..

    Pėrgjigjjuni

    eksperti -- 14 Tetor, 2011 nė 8:37 pm

    njeriu meson….

    http://kokqepa.com/2011/10/doktor-raki-kauza/

    Pėrgjigjjuni

    DJ Achmed I kil you -- 14 Tetor, 2011 nė 9:11 pm

    a po bej ketu? po ky trapi ketu lart majtas, me ke po qesh?

    njeriu meson

    te pi cica dhe sise

    pastaj meson te pi

    pastaj meson te shkruaje

    pastaj meson ti bjere me dore

    pastaj meson te q………

    pastaj meson edhe ta q……

    jeta eshte e paperseritshme

    e vetmja gje qe nuk duhet te na veje dem si sperma

    eshte koha.

    Dritero Agolli

    Pėrgjigjjuni

    Dean -- 14 Tetor, 2011 nė 11:43 am

    PLAK MATUF.
    Ke honger mire ti edhe me KOMUNISTET edhe me NEOKOMUNISTET

    Pėrgjigjjuni

    mjalti -- 14 Tetor, 2011 nė 11:54 am

    BRAVO.NUK DO NXE ME SPITALI SE U BENE SHUME.NENE SHQIPERI,MBLIDHEN RRETH TEJE GRATE ME THINJA …….PARA SHUME VITEVE POETI I PA CENSURUAR NE NJE EMISION DUKE FOLUR PER ORIGJINEN NA SHPJEGOI NGA E KISHTE PREJARDHJEN FJALA DEVOLL.DUKE PASUR RESPEKT PER MOSHEN NUK DO I VE EPITET POR LE TA PAGEZOJME ME EMRIN DEVOLL,,,,YSH KA NE SLLAVOMAQEDONISHT.

    Pėrgjigjjuni

    lashi -- 14 Tetor, 2011 nė 11:54 am

    te ngriten me me karroce e vure bebelionen?//////////////

    Pėrgjigjjuni

    Atdhetari -- 14 Tetor, 2011 nė 12:09 pm

    Ky u ēmend fare..po ka rrezik do me bo ndonje ndertese pa leje se ska mun desi t’ja lepije ****** kaq shume kti bashes..

    Pėrgjigjjuni

    Genti -- 14 Tetor, 2011 nė 12:13 pm

    E ka pas fjalen per prostaten.

    Pėrgjigjjuni

    Tutu -- 14 Tetor, 2011 nė 12:22 pm

    Nuk ka qene ndonje far burri as dje e as sot kokerr legeni u ben fresk koqeve te dhenderit nje pijanec folklorist po ata qe u vrane ne bulevard apo i quan ngerc

    Pėrgjigjjuni

    jurgeni -- 14 Tetor, 2011 nė 12:25 pm

    xhaxhi driteroi te lutem do me japesh nje autograf , apo nuk te le luli me saliun

    Pėrgjigjjuni

    aziz -- 14 Tetor, 2011 nė 12:32 pm

    kesaj i thone u debilosa ne pleqeri per nje tekje raki, pastaj ky vun akoma si shume shqiptare te tjere qe nga koha nenes parti mungesen e DINJITETIT uba vet si shoku zulo

    Pėrgjigjjuni

    Landi- Sverige -- 14 Tetor, 2011 nė 12:45 pm

    Mbrojtja me e mire eshte sulmi. Keshtu veterani i penes dhe i politikes i eshte pergjigjur kritikave, me se te drejta kundrejt tij, me sulme te nje mentaliteti fshataresk, sic e pranone edhe vet qe eshte. Mire do te ishte te kalonte i lumtur pleqerine e tij se sa te ngaterohet neper kembet e politikaneve per interesat e familjes se tij.

    Pėrgjigjjuni

    analist -- 14 Tetor, 2011 nė 12:59 pm

    Bravo,keshille me vend.
    Antaresimin ne PD do e kete lene per pak me vone shkrimtari yne i madh.


    Pėrgjigjjuni

    test -- 14 Tetor, 2011 nė 1:03 pm

    cdo gje behet me interes…
    qe ta dini ju te dashur komentues Driteroit i preken interesat e dhendrit
    te tij qe e ka menaxher te Klik-Ekspo-Klik. Duhen ca panaire tani dhe luhen ca leke…nuk mendon me njeri per Shqiperine…vetem per leket e kane mendjen…


    Tung…

    Pėrgjigjjuni

    Vizion -- 14 Tetor, 2011 nė 9:59 pm

    Sigurisht o test. E ka treguar nje jete te tere ky, se sa materialist dhe servil ka qene, eshte dhe do mbetet.

    Pėrgjigjjuni

    Hysamedin -- 14 Tetor, 2011 nė 1:09 pm

    Ike per lesh o babush. Zoti te falte per keto idiotlleqe qe po ben ne prag te varrit

    Pėrgjigjjuni

    tekniku -- 14 Tetor, 2011 nė 1:14 pm

    Me duket se ka ikur koha kur PS do te ndiqte ty ne cdo keshille te urte,mbasi ato nuk jane me te tilla.Inspiration qe vjen mbas tyre eshte tanime teper i dyshimte dhe i kompromentuar qe kur more anen e vrasesit dhe hajdutit L.Basha.

    Pėrgjigjjuni

    beno -- 14 Tetor, 2011 nė 1:30 pm

    sa mire e njifni driteroin me siguri ju kan fol mamat nonje gjo tjeter ju kane thene se thine qe e kas huq dhe ate pune
    skeni turp idote

    Pėrgjigjjuni

    olti -- 14 Tetor, 2011 nė 2:12 pm

    Ha diku nje lug corbe te prishur e pastaj vjell tere jeten qe te ka mbetur. E dha rezultatin dhurata e Lul Bashes: DIARRE GOJORE.

    Pėrgjigjjuni

    mirfa agolli -- 14 Tetor, 2011 nė 1:42 pm

    Xhaxhi Dritero! Do t’ju rekomandoja qe me mire do te ishte per Ju qe ta mbyllesh jeten tuaj me nje heshtje,per t’ju kujtuar per mire dhe jo ta mbyllni si shoku juaj i vjeter Sali Berisha.

    Pėrgjigjjuni

    Leka -- 14 Tetor, 2011 nė 1:51 pm

    Devolliu Agolli, ka pragmatistin e nje fshatari hileqar:Ne te semes le te veje ps-ja, tani qe e mola mire ate, duhet kthyer surrati nga bashkia e vjedhur dhe saliu, per te marre ndonje zgjerim apartamenti si e shpreh dhe vete,favore per te afermit dhe ti rezervohet nje varrim si nje hero kombetar, nga komunistet haxhiqamilas,qe vazhdojne ta shkerdhejne kete vend para dhe mbrapa.

    Pėrgjigjjuni

    gjethi -- 14 Tetor, 2011 nė 1:58 pm

    Shkrimtari i nderuar Dritero Agolli eshte bere avokat iLulushit te bashkise,pasi dhenderri nr.2 i tij z.luan Muhametaj i ka dhene nje koktejl ilacesh perkatsisht: Ilacin RDX te derguar ne Ceki. Ilacin SAM MANPAD te derguar ne qytetin e Nablusit ne Palestine dhe do i jape tani ne nentor edhe ilacin ALMEX. Per keto tre ilce dhe per t’ia bere qefin Lones plaku i nderuar Dritero eshte gati te hipe nudo te kali i Skenderbeut dhe te mbaje fjalime pro Lulush Kollovarit.Jane ilace shume te forta qe po nuk i pive sipas rekomanimit te doktor Penicilines te hyp dalldia dhe shkon per gjah andej nga Voskopoja!!!!!

    Pėrgjigjjuni

    askushi -- 14 Tetor, 2011 nė 2:05 pm

    Dritero,ti je i shquar, per poezit e tua,per servilizmin poltik ndaj regjimit te Hoxhes.Per kete servilizem ju kini dhe nuhatjen per te kaluar tek me i “forti” si mbeshtetes per te fituar perfitime.Do te ishte ne nderin tuaj te mos ngateroheshit me ne probleme servilizmi ndaj “superfuqive”,sepse kini akoma nje test partie ne xhep.Asnjeher mos mendo se do zgjidhesh problemet e niperve dhe mbesave,koha do beje te veten.

    Pėrgjigjjuni

    Miri -- 14 Tetor, 2011 nė 2:25 pm

    Nje faqore raki pergjysem, nje rrenje hurdhe e njome dhe nje pellg shurre. Komplet peisazh per kete TARALLAKUN qe ka harruar te vdese. Opozita te beje leshime, po pozita sipas teje cfare duhet te beje, pasi deri tani vetem shterngime po ben?

    Pėrgjigjjuni

    Shqiptar -- 14 Tetor, 2011 nė 3:41 pm

    …dhe nje qepe Bozhigradi.

    Pėrgjigjjuni

    Ina -- 14 Tetor, 2011 nė 2:29 pm

    Pleqeria po i ‘merr mendjen’ e batakēinjte perfitojne nga rasti per t’a shpalosur si ‘flamur’ neper bankete/ceremoni/festa. Nuk ka te aferm t’a keshillojne te gjorin plak, qe gjithsesi duhet pranuar qe ka qene shkrimtar i madh?

    Pėrgjigjjuni

    LI -- 14 Tetor, 2011 nė 10:04 pm

    Nuk po i merr mendjen pleqeria jooooooooooo, keshtu ka qene dhe keshtu do vdesi, spiun dhe servil i stazhonuar.

    Pėrgjigjjuni

    shkodrani -- 14 Tetor, 2011 nė 2:32 pm

    Turp o Dritero,nuki e kam menduar kurre se edhe ti shitesh me leke a perfitime. Kendojme shpesh ate kengen tende Kur te jeshe merzitur shume,tekstin e te ciles e bere ti dhe na frymezoje se me te vertete nje dite kur te ikim nga kjo bote duke lene kujtime te mira do te na kujtojne. Po si ti vete e drodhe,keshtu nuk kemi me te kujtuar me per mire.Me vjen me te vertete keq per ty.

    Pėrgjigjjuni

    alban -- 14 Tetor, 2011 nė 2:36 pm

    Vajte dhe ti o i madhi Dritero.Zoti paste meshire per ty

    Pėrgjigjjuni

    Qorja. -- 14 Tetor, 2011 nė 3:07 pm

    Po mirė o shoku Dritoro! Vėrtet qė grėnēin Partia socialiste ta ketė shkaktuar? Po sa di unė qė nuk jam socialist dhe rreth 12 vjet mė i vogėl se ti o komunist i stazhionuar, sot si as njė herė tjetėr socialistja nuk ka as njė faj sepse: Ėshtė rrahur, ėshtė sharė, ėshtė pėrdhunuar, ėshtė vrar (21 Janari) DHE TASHTI PO I NXINĖ DHE SURRATIN DUKE JA BĖRĖ SHOLLĖ KĖPUCE. Tė gjitha kėto krime kanė njė autor permanentė Sali VBiēitolin mikun tuaj shpirtėror qė ju urdhėroi 80 vjetorin!. Po socialistja nuk ėsht e vetėme qė shtypet nga Sala ytė, por po shtzpen edhe kombtaristėt e vėrtet, ish tė persekutuarit, ish tė burgosurit politik vetėm e vetėm se nuk bėjnė pjesė nė armėn e fshehtė tė ish sigurimit tė shtetit, tė cilėt partia jote dhe e Saliut i ka futur nė gjirin e PD-sė, pseudo tė djathtė.Ty tė vjen era gjak sepse ulėrijnė 10 jetimėt qė vrau ushtria e Bashės tėnt o socialist pa shpirtė. Hesht se turpėrove veten nė pleqėri. Ule veten si njeri, por sidoqoftė doli vlera e fisnikut kombtar Kadare qė i janė veshur hienat e sigurimit pėr ta denigruar, por gjeniu nuk tutet. Hesht Dritoro sepse e mbylle me turp. Leri mė kėshillat se jetimėt duan bukė punė jetė sepse prindrit jua vratė ju Mbretrėrit e pa kurorizuar.

    Pėrgjigjjuni

    Robert Muco -- 14 Tetor, 2011 nė 3:10 pm

    Njerzit fisnike kur plaken hijeshohen dhe e rrezatojne kete fisnikeri kurse
    driteroi eshte bere si nje fantazme qe tremb jo vetem te vegjelit por dhe ne te medhejte.Eshte nje fatkeqesi e dyfishte qe nje nje nga idhujt tane
    kthehet ne leter higjenike e qelbesires me emrin s.brisha.
    TU BOFTE VORRI HALE JEVGJISH ME GJITHE ATE GIRLFRENDEN SADISTEN.


    Pėrgjigjjuni

    Albanian Stud -- 14 Tetor, 2011 nė 3:17 pm

    ky thes me kocka u be shume qesharak…ka marre nje dore te mire paresh nge maloku i vucidolit per te fol keto budallalliqe

    Pėrgjigjjuni

    sali bej -- 14 Tetor, 2011 nė 3:18 pm

    Fajin e kane mjeket qe nuk e deklarojne te rrjedhur tani eshte bere si plAKU MERE NUK FLET ME MENDJEN E VET POR TE DHENDRIT QE E DREDH SI KU….

    Pėrgjigjjuni

    Claus -- 14 Tetor, 2011 nė 3:47 pm

    Te nderuar komentues,

    ka njeri qe te me sqaroje perse ky njeri, krijues i nderuar i “epokes se realizmit socialist”, ish-kryetar i lidhjes se shkrimtareve te asaj kohe, ish-anetar i komitetit qendror te partise se punes vleresohet aq shume 20 vjet pas renies se komunizmit?

    Lavdine e tij e arriti gjate sistemit te kaluar dhe i njohur u be po nga ai sistem.
    Nuk e kuptoj perse nderohet a respektohet aq shume per meritat e kohes se kaluar, per meritat e kohes se sotme ( qe duhet ti kerkosh me qirinj) apo per kete pjese te marre nga poema e tij aq e njohur ne letersine socialiste, pjese te se ciles e kam sjelle per ju per freskim kujtese:

    Me fletore te zhubrosur ne fundin e torbes,
    Me fletore perzier me buken, kalemat, fisheket..
    …Ecen ministrat e ardhshem, komisaret, strateget
    Eci muza jone poetike.
    Eci AI qe ti Shqiperi, nenokja e maleve
    I thua me fjalen prinderore BIR
    Eci AI qe kurre ndaj halleve
    Nuk ndenji
    te bente sehir.
    Qe koken mos ta ulje kurre,
    qe ballin ta
    kishe krenar,
    Ai u betua :
    ” NDERIN E NENES DO TA MBROJME SI BURRAT,
    SIKUR TA DIME QE HAME DHE BAR”…

    …Ne ishim krah
    tij, bashke si gishtat e dores
    Ne akuj, furtune,
    ngrice e terr
    Ne ishim
    krah tij mes skamjes, urise, debores
    Dhe ti i thoje:
    Pri bir i nenes, Enver!

    Pėrgjigjjuni

    ny men -- 14 Tetor, 2011 nė 4:22 pm

    FALEMINDERIT CLAUS
    une me teper njoh driteroin se enver hoxhen biles driteroi
    KY ANTAR I KQPPSH DHE KASAPI I LIDHJES SE SHKRITAREVE
    eshte pale me enver hoxhen.HABITEM ME SHUME ARTISTE
    DHE TE DENUAR NGA LIDHJA QE NUK FLASIN ..
    driteroi eshte poet i talentuar por kjo nuk na pengon ta quajme
    persekutori numer 1 i artisteve te shqiperise.


    Pėrgjigjjuni

    ooops -- 14 Tetor, 2011 nė 10:07 pm

    Ke shume te drejte ny men.

    Pėrgjigjjuni

    sorge -- 14 Tetor, 2011 nė 7:51 pm

    Nuk ka thene kot POETI I MADH DESIDENT RUS JEVTUSHENKO,KUR ERDHI NE SHQIPERI,SE “ANTI-KOMUNISTET ME TE RREZIKSHEM,JANE ISH KOMUNISTET”!!!Prandaj Shqiperia eshte bere FUSHE KRIMESH,sepse ish komunistet ekstremiste e kerrieriste,per t’u bere te besueshem ndaj SISTEMIT TE RI KAPITALIST,u duhej te beheshin “ME KATOLIK SE PAPA”,per t’u bere me te besueshem!!!Nga ana tjeter ish te persekutuarit e ish pronaret,kane qene aq te “TREDFHUR”nga trute,sa i besuan Sali Berishes dhe ish-eve si ai,qe gjoja po ndertonin DEMOKRACINE!!POR NUK E DININ SE KY BERISHE ISHTE AGJENT I SERBISE dhe ka marre detyre ta ZHDUKE SHQIPERINE,sic edhe e ka bere!!!

    Pėrgjigjjuni

    aline -- 14 Tetor, 2011 nė 3:47 pm

    Keshtu eshte kur te japin monopolin e Panaireve te librit per ty dhe rrethin tend familjar.

    Faqja e zeze

    Pėrgjigjjuni

    elio -- 14 Tetor, 2011 nė 3:49 pm

    Dini gje per Luan Muhamitin dhenderin e Driteroit, nga tenderi i pasaportave dhe aferave te tjera me qeverine Berisha….

    Pėrgjigjjuni

    beso -- 14 Tetor, 2011 nė 4:01 pm

    i nderuar Dritero,te behesh njeqind vjet!Nuk do ishte keq te permendje dhe 100 vjetorin e Migjenit te madh,se do te kishte shume lezet dhe do shkembeje xhentilese dhe kavaljerllek se bashku,se devollinjte,miqte e mi jane kavaljere te medhenj.Pastaj per ngerēin mire ke folur,po kjo eshte si te hash pershesh me qumesht pas mishit dhe tortes.Ti je i menēur Dritero,po nuk mund te djallosje ne pleqeri,kur i ben nje telefon urimi atij qe fitoi me hile poshte tavolines,se pastaj tregon dobesi dhe nuk ke target tu tregosh fabula moraliste niperve e mbesave.Pastaj ti e di o kengetar i fjales,o partizan i nderuar qe ne 21 janar u vrane 4 te pafajshem nga pushka e qeverise,dhe luli,ajo neperka qe qesh,ishte minister i brendshem.Nuk ka dy pa tre-thone italianet,tani te mungon qe te inagurosh me lulin ndonje feste shabanesh,ku luli te promovoje librin e tij me vjersha;nuk e diskutoj qe luli di te shkruaje vjersha,gjersa e qeshura kafshare s’i mungon.Ta kaloi dhe Kadareja ne ate pike ku ti o Dritero ishe me i forte dhe me tesere pale;i kerkoi lulit te terhiqej.Kurse ti e pershendete,biles tani kerkoke qe PS te zhbllokohetos valle ta dha miku yt luli kete mendje? …Me nje hall murrash te shtrember,brenda hyri lul kusar,qysh tu be ti hapesh deren,o i madhi im shkrimtar?

    Pėrgjigjjuni

    Claus -- 14 Tetor, 2011 nė 5:09 pm

    …e lexova me endje,sidomos fundi ishte “rrenues” per te,beso.Flmn.

    Pėrgjigjjuni

    BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. -- 14 Tetor, 2011 nė 4:19 pm

    Agolli deshiron paqe per te mbajtur Berishen ne pushtet, ky ka rreqite nga truri nga vete mosha. Shqiptaret nuk duhet te marrin persiper idiotzirat e Agollit qe nxjerre nga goja e tije.

    Pėrgjigjjuni

    Linda -- 14 Tetor, 2011 nė 4:36 pm

    Ja ku e nxori koken Driteroi. Ai kerkon te perdore autoritetin e tij per t’i kerkuar simpatizanteve te tij ne PS qe te bashkohen me krahun e Nanos qe kuptohet do te jene bashkepunetore te Berishes. Keshtu krijohet trioja Nano-Berisha-Meta qe dukshem do te vazhdojne shkaterrimin dhe vjedhjen e Shqiperise. Nuk mund t’i kerkosh PS-se te zhbllokoje ngercin politik. Nuk eshte fajtore PS per kete ngerc politik. Madje PS po ben shume duke pranuar te futet ne parlament dhe te debatoje me huligane qe kane zaptuar ate salle. PS absolutisht nuk duhet te marre pjese ne asnje aktivitet politik. Ata duhet te braktisin dhe abandonojne te gjitha aktivitetet per t’i treguar botes se nuk behen pale me kriminele dhe hajdute. PS te pakten duhet te mbaje pergjegjesi morale per 5 viktimat e 21 janarit qe shkuan gjakhumb se urdheruesi i vrasesve te tyre tashme u emerua ne krye te Bashkise se Tiranes. Per cfare zhbllokim ngerci politik flet z.Agolli? Ai po ben sabotimin e radhes ndaj asaj qe u arrit qe Berisha me kliken e tij te demaskohej publikisht. Opozita e bashkuar qe per fat te mire ka ne radhet e saj edhe partine qe perfaqeson te persekutuarit politike duhet te vazhdoje luften e saj politike per te larguar kete klase politike nga pushteti i uzurpuar, ky eshte zhbllokim i ngercit politik.

    Pėrgjigjjuni

    pertef lufi -- 14 Tetor, 2011 nė 4:52 pm

    sigurisht, keshtu thote edhe berisha, po na blokon opozita, ps-ja. keshtu e ka porosite luli i berishes driteroin te flase. sic duket luli e ka gjete dosjen e driteroit kur germonte ne dokumenta kur i ishte minister i brendshem prandaj e e shohim sot driteroin te kerrusur nga, per cka na vjen keq, e shohim te poshteruar, te turperuar nga qorba e gelltitur e e gatuar ne guzhinen e sigurimit te enverit. i uroi edhe 100 vjet te tjera te kete fryme e fuqi si qenie edhe pse si figure ka ngordhur diten qe u rekrutue ne klanin berisha-basha i detyrur nga mosha e dosja, ndjese paste ai qe kujtuam qe ishte i madhi agolli po paska qene dhelper- cakall agolli

    Pėrgjigjjuni

    ela -- 14 Tetor, 2011 nė 5:23 pm

    ZOTI DRITERO AGOLLI…RESPEKTE PER MOSHEN..KE LENE KUJTIME TE MIRA NE LETERSINE SHQIPTARE…MOS I MOHO…NENE SHQIPERI TE TUNDEN THEMELET….E MBYLLE ..MOS FOLE ME..QAJNE SHUME SHQIPTARE…EKONOMIA VARFERIA..GERDECI..21 JANARI SHUME LOTE DHE JETIM JO TE NA MPOSHTI SALIU…NGREHUNI KATUNDARE E PUNTORE QE NGA SHKODERA GJERE NE VLORE …I MADHI MIGJEN ..SALIU GEZON KUR TY DRIDHESH ..SI VETE MOSHA…SHANE ME SHUME PSIKOPATI TURP…

    Pėrgjigjjuni

    drin shahini -- 14 Tetor, 2011 nė 5:27 pm

    Ka qene nje film jo i bukur i kinostudios “shqiperia e re” qe kishte
    titullin e goditur”shembja e idhujve” Tani me kete gje te shemtuar
    te zezero agollit mund te themi”cmenduria e idhujve”
    Kam qene fans i ketij baltaxhiu per gjysem shekulli dhe jam pamfundesisht
    i traumatizuar per nje artist QE BEN BIZNES ME TITULLIN QE KA “NDERI I KOMBIT” DUKE U BERE “HALE E KOMBIT”
    ty o plak i rrjedhur qe per bizesin e dhenderit shite nderin te zencin mallkimet e 12 jatimeve te 21 janarin.DHE KUR TE VDESESH O POET
    I PJERDHUR I BALTES DHE I ENVERIT NE DO THEMI
    mbuloi balta PLEHUN qe ishte me komunist se enveri.neveri PA FUND


    Pėrgjigjjuni

    luan kolonja -- 14 Tetor, 2011 nė 5:38 pm

    a eshte dridhe-ore agolli ky apo zedhenesi i shtypit te OSBE ?
    to ipe ,to ipe o papagallos
    (tope tope o papagallos)

    Pėrgjigjjuni

    Frikacaket -- 14 Tetor, 2011 nė 5:45 pm

    Agolli i kėrkoi opozitės tė zhbllokojė ngėrēin politik,

    Po Bashes i kerkove te shkoje ne burg per kater viktimat e 21 Janarit?Plak **********.

    Pėrgjigjjuni

    veneciani prej malsije -- 14 Tetor, 2011 nė 6:02 pm

    me kot e shani kete MATUF te shperfyteruar.
    ne korcaret i themi nga je? nga fshat i gruas dhe i bie
    qe ky plakush qe po ben biznes tani ne pleqeri me trofete e tij
    te jete shkodrani DREQERO AGOLLI.a nuk jan shkodront me pd mor
    morrsha t’keqen

    BOLL ME KEN SHKODRON
    SE T’TONA I BON

    Pėrgjigjjuni

    SKENDER BEU -- 14 Tetor, 2011 nė 6:44 pm

    AAA JO KESHTU MIKU YNE ZYLO? PER KOKEN E QEPES SE BOZHIGRADIT SE MENKULASI QEPUJKA BENTE,NA THUAJ CILA BAMKE TA PREGATITI FJALIMIN,SANIJA SHQIPTARE APO NADJEZHDA RUSE.

    Pėrgjigjjuni

    i drejti -- 14 Tetor, 2011 nė 7:52 pm

    ps.te cbllokoi ngercin-dmth ps e mbaka peng -shqiperine!keshtu do ta kete urdheruar luli me porosi nga berisha.po ik o agoll bej shurren ne brek me mire se sa ja fut si kau-peles.

    Pėrgjigjjuni

    tradhetari -- 14 Tetor, 2011 nė 8:28 pm

    ky driteroi ishe i mall per vendin e tij se matan kufirit nuk e njef njeri,i mathe eshte dhe do ngelet KADAREJA ,me ne funde e tregoj fytyren e tij prej spiuniiiiiiiiiiiiiiiii

    Pėrgjigjjuni

    Vasel Malor Malaj -- 14 Tetor, 2011 nė 8:35 pm

    Nje sinkron i plote i shemtires se surratit me shpirtin e zi.
    SPAJSIVA TAVARISH ZAGOLLI
    ka dicka ne boshtin bozhigrad-moske dhe vicidol-beograd. Do ta kesh henger
    diku nje luge corbe dhe po te terheq per hunde koloneli i udb
    lul udbashi nuk ka spjegim tjeter ta sheses kaq “lire”
    poetin driteroin e madh.NUK KA SOT NDONJE LIGJ APO
    MORAL QE NJE NJERI I MADH TE KETE QENE DHE AGJENT
    NUK KA RRUGE TJETER VEC ASAJ QE KALON NGA NASHA RODINA

    Pėrgjigjjuni

    pertef lufi -- 14 Tetor, 2011 nė 8:46 pm

    rrugen e zvarsjes nga e majta ne te djathten alla berishe, qe nisi xhuveli per perfitime ne para e vazduan lehesi nikolle, meta -, nano ,ceka e partia e tij, idrizi, cavo vangjel i madhi manjani e se fundi a. malaj. eshte e justifikueshme fitojne para te madhe me pushtetin e berishes. keshtu veprove edhe ti z. agolli shkove zvarre e u gjunjezove pra berishe. i shikoni te gjithe nga jugu ia dini vleren karriges e parase. te fala edhe gjeneralit te vitit 1997 a imami, tani minister mbrojtje atehera drejtues i rrebelimit popullor anti berish
    qe u grabiti para e pasuri popullit. na rrofshin keta politikane te mbedhenj.

    Pėrgjigjjuni

    Shefqet Cela -- 14 Tetor, 2011 nė 9:55 pm

    NE KETE BOTE, NJERIU VJEN SI KALAMA DHE IKEN PO SI KALAMA.
    SIDOQOFTE, DRITEROI DO TE NGELET I MADH, JO PER ATE QE ESHTE, POR PER ATE QE KA QENE SI DHE VEPRAT QE KA LENE.
    RRESPEKT!

    Pėrgjigjjuni

    historiani -- 14 Tetor, 2011 nė 10:10 pm

    Neise ,te merresh me Driteroin tani ,eshte humbje kohe.Ruci i ka dhene nje pergjigje teper diplomatike.Dopjo gjashta ndodhet ne doren e Pozites.S,ka nevoje per syze te askujt.

    Pėrgjigjjuni

    ersi -- 14 Tetor, 2011 nė 10:26 pm

    Epo plak 80 vjec qe mendon akoma qe femijet e tij te bejne para vetem kete plehre kam pare. Cu bene keta njerez keshtu moj aman. njeri me pleher se tjetri. Ik ore legen se u felliqe dhe ne pleqeri.. Zaten asnjehere nuk shkelqeve se je i piset ne shpirt.

    Pėrgjigjjuni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 14-10-2011 mė 16:33

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Pengu i Driteroit eshte djali i madh qe ka ne Rusi dhe dashuri qe kishte per te emen nje grua shume e mire qe u detyrua te ikte mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik...
    E vuajti shume aty filloi te pinte dhe me vone u duk Sadia nje studente shkodrane shume shkathet ...vazhdonte per letersi me duket...

    Urime gezuar ditelindjen
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #17
    Si u shpreh Dritero Agolli ne vitin 1991, ne kohen kur u themelua PS mbi rrenojat e PPSH-se:


    Nga Dritero Agolli

    Ju ma vertetuat mendimin tim te fshehur ne vetvete se Partia e Punes nuk rinovohet. Bertitjet tuaja jashte cdo civilizimi dhe jashte cdo kohe te qyteteruar jane pasqyre e nje partie qe eshte shtrire ne shtrat dhe po jep shpirt. Kur dikush jep shpirt te tjeret bertasin. Ju bertisni pasi ajo qe ju polli ju po jep shpirt ne shtratin e vdekjes. Une kot mora mundimin ta shpetoja. Shpetojeni vete po mundet une do te largohem pasi nuk e duroj dot eren e ketij te vdekuri dhe aq me teper bertitjet tuaja prane te vdekurit.


    Kongresi i 10-te i Partise se Punes i mbledhur ne atmosferen e pluralizmit politik partiak eshte quajtur kongresi i rinovimit. Me kete ai merr persiper nje barre te rende dhe te veshtire...


    Ne kohen kur Shqiperise nuk i mjafton streha per te futur koken nuk i mjafton banesa me modeste keta zyrtare te larte partiake shtonin plot pangopesi dhomat banjat dhe nevojtoret e vilave te tyre me qira simbolike si sheiket e Kuvajtit dikush me 12 dhoma e 4 banja dikush me 16 dhoma e 6 banja dhe si benin keto shtesa rrihnin gjoksin per lumturine e klases punetore.


    Me kete rrahje gjoksi rreth 20 familjet e bllokut te famshem vetem gjate vitit 1989-90 kane shpenzuar 20 milione leke te vjetra per meremetimet e vilave dhe per mbajtjen e personelit sherbyes domethene nje milion per familje Po ta marrim rrogen mesatare mujore te punetorit 4000 leke te vjetra i bie qe per keto familje te nje patriotizmi te vecante te punonin 400 punetore nje uzine me vete


    Ja kjo eshte pjella e vijes se diktatures ne udheheqjen e larte te partise vije qe krijon nje tip udheheqesi nje tip qe rri urte dhe nuk shpreh mendime kundershtare ne byrone politike pasi i pari i kesaj byroje Enver Hoxha e merrte per zverku nga vila me 16 dhoma dhe 6 banja dhe i jepte dy metra gjatesi trualli pa cati ose truall me cati biruce apo qelie...


    Por kulmin cmenduria e luftes se klasave e arriti kur filloi prishja e institucioneve fetare. Turma te medha njerezish te organizuara nga rripat transmetuese te partise nga organizata e rinise e nga revolucionare te organizatave te tjera shkaterronin dhe digjnin kisha xhami teqe tyrbe e vende te tjera te shenjta. Asnje kult te mos mbetej te mbetej vetem kulti i partise dhe i Enver Hoxhes. Por cdo popull ka nevoje ti besoje nje shenjti dhe keshtu u krijua shenjti Enver Hoxha.


    Ai hyri ne cdo shtepi me fotografi me buste me kalendare qe viheshin ne vendet me te dukshme duke perzene fotografite e prinderve dhe te femijeve. Bile ne cdo feste kombetare a intime sic jane dasmat shendeti i pare ngrihej per Partine dhe Enver Hoxhen. Por shenjti Enver kishte ane pozitive dhe ane negative ishte i lidhur me kuadro te afte e te paafte qe zbatonin vendimet e tij te marra ne byrone politike shenjti Enver ishte i lidhur me ngjarje reale me probleme te perditshme me jetesen e njerezve keshtu qe figura e tij ne vend qe te rritej dhe te shenjterohej shpesh here ngjallte dyshime sidomos ne inteligjencien e larte qe lexonte ne gjuhe te huaj apo i binte rasti te dilte jashte shtetit nder konferenca apo simpoziume nderkombetare dhe ballafaqohej me rritjen e mireqenies se atjeshme.


    Ndersa populli i thjeshte besonte ne shenjterine e Enver Hoxhes dhe gabimet qe beheshin i ngjiteshin kuadrove te paafte apo armiqve qe zbuloheshin here pas here ne radhet e larta partiake. Enveri nuk i di keto gjera - thoshin njerezit e thjeshte dhe prandaj u thuren nje-mal me kenge qe kendoheshin ne festivale ne festa te ndryshme e deri ne dasma...


    Gabimi i Partise se Punes e cila kishte ne dispozicion te saj si shtet monist institute e shtypshkronja ishte se nuk diti ti studioje dhe ti shohe me gjakftohtesi te metat e Enver Hoxhes ne menyre qe ai te ruhej nga dhunimi qe iu be por vazhdoi vijen e gabimeve te tij duke harxhuar paren e popullit duke e varferuar edhe me shume ate me ndertime muzerash monumentesh me botimin e shtrenjte te serise se pafund te veprave te tij e me radhe...


    Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e tjera socialiste Enver Hoxha e lidhi partine dhe vendin e vet me Kinen nen pretekstin e ruajtjes se pastertise se marksizem-leninizmit. Partise sone nuk i pelqente hedhja poshte e kultit te Stalinit pasi ajo e kishte ne themel metoden staliniste te drejtimit dhe nuk mund te pajtohej me destabilizimin qe filloi ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vendet e Lindjes ne mes te viteve 50-te. Ne qofte se nuk do te ishim staliniste pas prishjes me keto vende mund te lidheshim menjehere me Europen qe ne vitin 1960 dhe sot te kishim nje niveli te larte ekonomik e kulturor te lidheshim jo me nje shtet por me te gjithe sipas interesave me te mira. Por edhe ketu vepronte psikologjia e kultit e Njese. Dhe kete kult kete Nje e gjetem - kjo ishte Kina e Mao Ce Dunit...

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047048850/titulli/20-vjet-PS-Kujtimet-e-Dritero-Agollit-Servet-Pellumbit-Ramize-Alise

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Politika kundermon dhe qelb dynjane ,pak sa foli Driteroi dhe shikoni se me cfare vreri ju pergjigjen shumica e te ''majteve'',c eshte ky vrer per njeri tjetrin ,kush na i helmoi shprtin ?
    ptuuuuuuu politike e qelbur .....................



    Politike te kam bere
    mune
    Se bere te pasur
    hajdune
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #19
    Dritėro Agolli

    Ndarja e hidhur

    Kongresi i 10-tė i Partisė sė Punės, i mbledhur nė atmosferėn e pluralizmit politik partiak, ėshtė quajtur kongresi i rinovimit. Me kėtė ai merr pėrsipėr njė barrė tė rėndė dhe tė vėshtirė. Ėshtė njė gjė optimiste se nė gjirin e Partisė sė Punės ka njė potencial tė madh forcash, duke pėrfshirė dhe potencialin e shėndetshėm intelektual. Por rinovimi serioz bėhet atėherė kur njihen rrėnjėsisht gabimet dhe kur lind njė botėkuptim dhe mentalitet i ri, krejtėsisht i ndryshėm nga ai i deritanishmi, kur flaken tė gjitha dogmat dhe parimet e ngrira tė sė kaluarės dhe mbyllet fleta e tėrė kapitullit.

    Unė do tė pėrpiqem tė ndalem edhe nė kėto gabime, pa mbyllur ende kapitullin, nga dėshira e mirė e rinovimit.

    Kjo ėshtė tribuna ime, tribuna e partisė, ku unė aderoj dhe nuk ka njeri tė mė pengojė tė flas, pėrveē atij qė vazhdon tė ecė me rrugėn e djeshme dhe nuk ka dėshirė tė rinovohet, por preferon tė qėndrojė shtrirė nė shtrat si fanatik, duke mos ia zbuluar mjekut pjesėt e sėmura mė delikate tė trupit tė tij.

    Ēdo intelektual duhet tė ketė njė tribunė, ku t'i thotė lirshėm, me sinqeritet dhe pa ndrojtje mendimet e tij, nė mėnyrė qė t'i sjellė shėrbim idealit tė vet dhe shoqėrisė ku jeton.

    Shumė herė mendojmė se, cilat janė ato gabime qė e sollėn nė rėnie Partinė e Punės, qė e varfėruan atė bashkė me Shqipėrinė dhe shqiptarėt, qė e zhvlerėsuan kėtė “kala tė pamposhtur”, siē shpreheshim dikur plot patetizėm, qė ia nxorėn rrėnjėt mbi tokė kėtij lisi dhe e bėnė tė lėkundet dhe mezi tė qėndrojė nė kėmbė; cilat janė ato gabime qė e sėmurėn kėtė trup qė dukej aq i shėndetshėm, qė e bėnė tė zėrė shtratin dhe me zor tė marrė frymė dhe ne tė pėrpiqemi ta shėrojmė, duke kėrkuar ilaēe kokulur…

    Me sa duket gabimet janė aq tė rėnda, sa disa mendojnė se ky trup nuk mund tė shėrohet, kurse disa tė tjerė nuk i kanė humbur shpresat dhe kėrkojnė ilaēe pėr ta shpėtuar.

    Pra, cilat janė ato gabime qė e sėmurėn?

    I pari gabim ėshtė vija e diktaturės sė hekurt nė udhėheqjen e lartė tė partisė, nė byronė politike dhe nė komitetin qendror; ėshtė diktatura qė vendosi Enver Hoxha pėr ta nėnshtruar kėtė repart pararojė tė klasės punėtore, pėr tė mos lejuar asnjė mendim tė lirė tė kundėrt me atė qė kishte ai vetė. Nė kushtet e kėsaj diktature, nė byronė politike dhe nė komitetin qendror u zhduk demokracia dhe u shua ēdo shkėndijė e saj. Ai qė guxonte tė shprehte njė mendim tė kundėrt jo vetėm nxirrej jashtė byrosė, komitetit qendror dhe partisė, por edhe vritej apo burgosej si tradhtar, agjent i imperializmit e revizionizmit, kapitullues apo devijator. Po tė guxonte, fjala vjen, tė thoshte nė KQ tė partisė nė vitet '60: pse tė izolohemi nga bota; ikėm nga kampi socialist, tė lidhemi me Europėn, ky heretik lidhej me zinxhir. Po tė guxonte, fjala vjen, nė fillim tė viteve '80, e tė thoshte: ē'ėshtė kjo marrėzi e tufėzimit, pse ia marrim fshatarit tė shkretė lopėn, delen, derrin, gjelin e detit dhe ia lemė gomarin, ky rebel ose dėnohej me vdekje ose zinte qelinė e errėt e plot lagėshtirė. Nė kėtė diktaturė brenda udhėheqjes sė lartė, nė byronė politike dhe nė KQ tė partisė, bėhej sikur diskutohej dhe merreshin me vendime tė marrėzishme si ato pėr shkatėrrimin e institucioneve fetare, pėr tufėzimin, pėr bashkimin e kooperativave bujqėsore, pėr ndalimin e letėrsisė sė huaj, pėr hapjen e puseve dhe nxjerrjen e naftės dhe burgosjen e deri vrasjen e inxhinierėve dhe pedagogėve tė saj e kėshtu me radhė. Me kėtė diktaturė nė kohėn e partisė u zhdukėn valė-valė qė nga kongresi i parė dhe deri pranė Kongresit tė 9-tė tė partisė, gati tė gjithė anėtarėt e byrosė politike dhe tė Komitetit Qendror. Ata qė mbetėn dhe ata tė rinj qė u vunė nė tė, u servilosėn, u majmėn, u bėnė hamės tė mėdhenj dhe lakmues vilash dhe qyrku. Diktatura nė udhėheqjen e lartė tė partisė solli lulėzimin e servilizmit dhe nėnshtrimit, karrierizmit dhe shterpėsisė sė mendimit, hatėret e privilegjet. Bashkė me kėtė lulėzim kjo diktaturė vendosi luftėn e klasave brenda partisė, luftė qė mbolli farėn e frikės dhe tė terrorit nė gjithė komunistėt dhe nė gjithė shqiptarėt. Lufta e klasave si instrument i diktaturės sė udhėheqjes sė lartė krijoi tri kulte tė padėgjuara ndonjėherė nė historinė e Shqipėrisė: kultin e Enver Hoxhės, kultin e partisė dhe kultin e sigurimit. Ēdo gjė e zgjidhnin kėta tri kulte dhe nuk kishte nevojė tė vrisje mendjen. Kėta tri kulte krijuan modele kultesh: kulti i sekretarit tė parė tė komitetit tė partisė sė rrethit, kulti i sekretarit tė organizatės-bazė, kulti i operativit tė sigurimit e kėshtu me radhė. Nga frika e kėtyre tri kulteve filloi tė prishej e tė gėrryhej morali i njerėzve dhe humanizmi i shoqėrisė: mbinė nė arat e diktaturės antihumanizmi, hipokrizia, servilizmi, gėnjeshtra, korrupsioni, abuzimi, ryshfeti, hatėri, vjedhja, thashethemnaja dhe mbi tė gjitha u shkatėrrua personaliteti i njeriut dhe ndodhi varfėrimi i tij shpirtėror. Njeriu u bė kolektiv, me personalitet turme, pa individualitet dhe pa identitet. U shemb tradita e burrėrisė shqiptare dhe e fisnikėrisė kombėtare, e bujarisė dhe e besnikėrisė, e mikpritjes dhe e shpirtgjerėsisė, e urtėsisė dhe e punėdashjes. Lindi mosbesimi, dinakėria, dembelizmi.

    Kuadrit drejtues dhe nėpunėsit filloi t'i hipė zilia dhe lakmia, duke parė privilegjet e zyrtarėve tė lartė tė partisė, privilegjet e fėmijėve dhe tė afėrmve tė tyre, qė jetonin nė klane tė veēuara, nė njė botė sekrete dhe misterioze, qė hanin e visheshin ndryshe tė tjerėve, qė hipnin e zbrisnin nėpėr avionė tė nisur e tė kthyer nga Europa, kur populli i tėrė jetonte nė izolim tė plotė nga bota e qytetėruar. Kėta zyrtarė tė lartė partiakė, anėtarė tė byrosė politike, qė u ndriste cipa e lėkurės nga ushqimet e zgjedhura dhe tė kontrolluara nga specialistėt e sigurimit, qė kishin edhe njė fermė speciale nė Kamzė tė mbjellė me bar tė veēantė pėr t'i ardhur erė e mirė mishit dhe qumėshtit qė pėrtypnin e gėlltitnin; kėta zyrtarė tė lartė partiakė, kurnacė deri nė kulm dhe grykės deri nė fund, tė trashė dhe trumpirė, indiferentė ndaj varfėrisė mbarėkombėtare, e prishnin lekun e djersės sė njerėzve atje nė vilat sekrete e misterioze pa iu dredhur dora, ndėrkohė qė, populli i gjorė kujtonte se ata mendonin e punonin pėr tė dhe tė mirėn e Shqipėrisė. Nė kohėn kur Shqipėrisė nuk i mjafton streha pėr tė futur kokėn, nuk i mjafton banesa mė modeste, kėta zyrtarė tė lartė partiakė shtonin plot pangopėsi dhomat, banjot dhe nevojtoret e vilave tė tyre, me qira simbolike, si sheikėt e Kuvajtit: dikush me 12 dhoma e 4 banjo, dikush me 16 dhoma e 6 banjo, dhe si bėnin kėto shtesa rrihnin gjoksin: "Pėr lumturinė e kllasės punėtore". Me kėtė rrahje gjoksi rreth 20 familjet e Bllokut tė famshėm vetėm gjatė vitit 1989-‘90 kanė shpenzuar 20 milionė lekė tė vjetra pėr meremetimet e vilave dhe pėr mbajtjen e personelit shėrbyes, d.m.th, njė milion pėr familje! Po ta marrim rrogėn mesatare mujore tė punėtorit 4000 lekė tė vjetra, i bie qė pėr kėto familje tė njė patriotizmi tė veēantė, tė punonin 400 punėtorė, njė uzinė mė vete! Ja, kjo ėshtė pjella e vijės sė diktaturės nė udhėheqjen e lartė tė partisė, vijė qė krijon njė tip udhėheqėsi, njė tip qė rri urtė dhe nuk shpreh mendime kundėrshtare nė byronė politike, pasi i pari i kėsaj byroje, Enver Hoxha, e merrte pėr zverku nga vila me 16 dhoma dhe 6 banja dhe i jepte dy metra gjatėsi trualli pa ēati, ose truall me ēati biruce apo qelie!

    I dyti gabim ėshtė vija e shtrembėr politike nė ekonomi.

    Pasqyrė e kėsaj vije ėshtė gjendja katastrofike e ekonomisė sė vendit, ėshtė varfėrimi deri nė palcė i Shqipėrisė, djemtė e vajzat e sė cilės kanė marrė dhe po marrin arratinė nėpėr botė pėr t'i shpėtuar mjerimit, qė nuk e kishin ėndėrruar kurrė. Vendosja me diktaturė e centralizmit tė ekonomisė nė qytet e nė fshat, imitimi i vendeve tė mėdha pėr tė pasur nė radhė tė parė njė industri tė rėndė, qė tė na siguronte ndėrtimin e socializmit me forcat e veta, mitizimi i pronės shtetėrore e kolektive, ngjallja e urrejtjes ndaj pronės private, moskomunikimi ekonomik me botėn nėn dritėn e marksizėm-leninizmit fitimtar, bėnė qė Shqipėria, vendi mė i pasur nė Ballkan, tė ēapitet me opinga tė grisura dhe me torbė tė shpuar nė kurrizin me kocka tė dala. Ndėrtuam kovaēana gjigande si kombinati metalurgjik nė Elbasan; groposėm paren nė puset shterpė tė naftės; bėmė kooperativa bujqėsore, kombinate, si qeveri tė vogla; kryem tufėzimin famėkeq tė bagėtisė; ia premė krahun ēdo iniciative private; krijuam dogma nė teorinė e ekonomisė politike dhe nė bazė tė kėtyre dogmave nisėm me zell tė eksperimentojmė, duke mos marrė parasysh se shoqėria nuk ėshtė lepur qė ta vėsh nė laborator dhe tė provosh se ē'efekt bėn ky apo ai ilaē. A nuk ishte eksperiment tufėzimi i bagėtisė, qė pėr njė dekadė tė tėrė shkatėrroi si me plan tė caktuar blegtorinė kombėtare?!

    Ekonomia jonė, industria dhe bujqėsia, duke ecur sipas dogmave marksiste, njė herė me lėndė tė parė, njė herė pa lėndė tė parė, njė herė me njė instrument e njė herė pa tė, e tėra kolektive, e tė gjithėve dhe e askujt, i ēmėsoi njerėzit tė punojnė dhe ia hoqi dėshirėn pėr punė. Perėnduan mjeshtrat e mėdhenj tė punės, artizanėt e famshėm tė Shkodrės e tė Korēės, tė Tiranės e tė Elbasanit, tė Vlorės e tė Gjirokastrės. Punėtorėt e fshatarėt u bėnė tė varfėr tė barabartė, u krijua barazia nė varfėri. Interesi pėr punėn nė fabrikat e arat tona humbi, pasi humbi interesi dhe fitimi personal, humbi leku. I pari i burgosur politik nė Shqipėrinė socialiste ishte i mjeri lek dhe tė parin qė duhet ta lironim nga burgu ishte ai, leku! I liruar nga burgu duhet t'i shkonte njeriut tė zot, njeriut qė derdh djersėn e ndershme, njeriut tė lirisė sė pronės. Prona e lirė dhe ekonomia e tregut i jep pasaportė lekut pėr tė dalė nė Europė dhe nė Botė. I pari qė u izolua jo vetėm nga bota, por edhe nga prodhuesit dhe gatuesit e tij ishte leku. Ai u urrye nga propaganda marksiste, ai u quajt i poshtėr dhe i fėlliqur dhe u zėvendėsua me fletėlavdėrimin, tė ashtuquajtur "stimul moral". Punėtori me aftėsi tė rralla, ai qė tejkalonte ēdo normė, nė vend tė lekut merrte medaljen, pasi leku ishte dėnuar nga qė kishte biografi tė dyshimtė dhe tė keqe. Bashkė me lekun, u dėnua edhe e bukura, pasi quhej si ndikim i huaj. Me dėnimin e tė bukurės nė industri, nė kulturė e nė letėrsi, lindi kulti i tė shėmtuarės: rroba tė shėmtuara, etiketa tė shėmtuara, prodhime tė shėmtuara, ndėrtime tė shėmtuara, piktura me figura tė shėmtuara, drama me heronj tė shėmtuar. U urrye kozmetika pėr gratė e shkreta. Iu thur lavdi erės sė djersės dhe u shtua inati pėr erėn e livandos si borgjeze. U varfėrua xhepi dhe shpirti i prodhuesit dhe i krijuesit nė industri, bujqėsi e kulturė. Varfėri tė ekonomisė dhe varfėri tė shpirtit: - ja se ē'solli vija politike e gabuar nė ekonomi, vijė e pėrpunuar nga Enver Hoxha dhe nga Partia e Punės. Kjo vijė sė bashku me vijėn e diktaturės sė hekurt nė udhėheqjen e lartė, nė byronė politike dhe nė komitetin qendror, janė dy nga gabimet mė tė rėnda nė historinė e Partisė sė Punės dhe nė historinė e mėsimeve tė Enver Hoxhės dhe po nuk u ndėrgjegjėsuam pėr kėto, po nuk u bindėm se janė gabime, reparti pararojė i klasės punėtore nuk ka pėr t'u rinovuar kurrė, ndryshe ai duhet shpėrndarė si i tillė pėrpara se ta shpėrndajė koha.


    http://albdreams.blogspot.com/2011/06/zhgenjimi-i-dritero-agollit.html

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    BO ēfare urrejte qe kane komunistet ,nuk mund te jete njeriu civil pse i beri nje urim kryetarit te bashkise shpej e shpejt e quajne tradhetar...
    Bo ēfare fjalori pale ti kesh vrare nene e babe ketyre ēa te bejne ...
    fare e keqe ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •