Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Durrës, makina bie në kanal, shuhet familja 4 anëtarëshe






    DURRES- Një familje e tërë është aksidentuar për vdekje gjatë natës në një fshat të Durrësit.
    Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur gjate mesnatës ne fshatin Gjopalaj, prane Shijakut ndersa shkak i aksidentit mund të ketë qënë furtuna.
    Pasagjere ne automjet ishin Baki Keçi 43-vec e Mimoza Keçi 39- vjec si dhe femijet, Renato Keçi 14 vjec dhe Arber Keçi 10 vjec, banore te fshatit Gjopalaj.
    Sot paradite u gjeten të vdekur 3 prej familjareve ndersa trupi i nje prej femijeve që ndodhej në automjet rezultoi i zhdukur në ujrat e kanalit. Policia rreth ores 11:00 gjeti trupin e Renatos 10 vjecar ne ujerat e perroit, prane Shijakut.
    Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë një një kanal të madh.

    Skema e aksidentit
    Nga hetimet dhe dëshmitë në zonë, policia ka mundur të ndërtojë skemën e aksidentit të rëndë që i mori jetën familjes Keçi. Në mbrëmjen e së enjtes familja ishte duke udhëtuar me automjetin tip benz me targa Dr 80 71, por në momentin që po kalonin rrugën që lidh qytetin e Shijakut me Gjopalajn, ky aks ishte mbushur me ujë. Duke se drejtuesi është përpjekur të manovrojë por nuk ja ka dalë dot pasi rrebeshi ka qënë i fortë dhe ka rënë në përrua. Përroi sic bëjnë me dije banorë të zonës është një përrua i heshtur përgjatë gjithë verës, kurse në vjeshtë dhe dimër zgjohet frikshem.
    Drama e familjes Keçi vijon më tej kur pas rrëzimit ata anë hapur dyert e automjetit dhe me plagë në trup janë munduar të dalin jashtë. Por, uji ka rrëmbyer 2 fëmijët ndërsa bashkëshorët kanë mbetur mes kallamishtave të gjata të dendura të paprerë prej vitesh.
    Trupat e viktimave janë gjetur sot herë në mëngjes. Fillimisht u identifikuan Baki dhe Mimoza, bashkëshortët, më pas u gjet trupi i djalit 14 vjecar, Renatos dhe me shumë vështirësi, përgjatë përroit u gjet dhe trupi i 10-vjecarit, Arbër.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fadiola
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Vendndodhja
    cte duhet ty
    Postime
    26
    o zot sa keq qe me vjen ngushellime familjarve te viktimave,me te vertet nje fatkeqesi e madhe.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    o zot keto ngjarje te pikellon shqiprtin ti lexosh, te gjesh vdekjen kur nuk e pret
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #4
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    O zot gjynah femijet e shkret , vdekje me vuajtje :-(

    Ngushellime familjareve .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Shume, shume e trishtushme, rest in peace. Njerezit jane teper te pakujdesshem duhet qe DOT te krijoj & zbatoj patjeter rregulla teper te ashpra ndryshe do ket me mijra raste te ngjashme me kete fatkeqsi.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    Shume, shume e trishtushme, rest in peace. Njerezit jane teper te pakujdesshem duhet qe DOT te krijoj & zbatoj patjeter rregulla teper te ashpra ndryshe do ket me mijra raste te ngjashme me kete fatkeqsi.
    me shume faj ka pakujdesshmeria e tij se ka "dot"
    Brain, use it



    Vertet fatkeqsi.
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    o zot sa gjynaf qenkan shuar si familie
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  8. #8
    Nuk gjej dot fjalet per ti ngushlluar te afermit per humbjen e madhe.

    Ajo rruge qe lidh qytetin tim ( Shijakun ) me mbi 20 fshatra, eshte stervjedhur mbi 10 here fondi per shtrimin me asfalt. Nje nder zonat ku gjithmon jan rrembyer votat duke premtuar dhe premtuar shtrimin e asaj rruge.

    Shkaku eshte qe mos ti ngrihet vlera e tokave dhe pushtetaret vendore ti blejne per 2 leke, ka bere qe ajo rruge te mbesi per 20 vjet si nje nder rruget me te keqia ne shqiperi edhe pse mu ne mes te shqiperise dhe ne nje zone qe nuk ka te paguar. Nderkohe qe po keta pushtetare pushta te ( Hardhishtes dhe Gjepales ) duke pasur toka per te shitur ne krahun tjeter qe lidhet Durresi me Tiranen, bejne qe mos ta zhvillojne kete zone deri sa te kene shitur cdo cm toke qe e kan vjedhur apo blere ne te njejten menyre

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga thirsty Lexo Postimin
    me shume faj ka pakujdesshmeria e tij se ka "dot"
    Brain, use it



    Vertet fatkeqsi.
    Eshte e vertet, pakujdesia eshte shkaku kryesor por nese DOT i zbaton rregullat rreptesisht ndoshta do friksohen edhe do tregohen me te kujdesshem. Eshte vertet fatkeqsi teper e madhe.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    Gjuna vertet mjer ata qe iken ska me keq te humbe jeten nje familje ne kete menyre
    ku je 2043 te na thuash per rruget edhe per shqiperine qe e ke rregulluar.....
    mjer ke e ze se asnje zbehet merak
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •