Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 69
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar mė parė nga Kosovelli Lexo Postimin
    Gjatė fushatės parazgjedhore tė LDK-sė ne vitin e kaluar dorasit Gani Sahitit i ėshtė premtuar posti i drejtorit tė shkollės nė fshatin Dabishevc.

    rrenc, shpifsi nuk po te shiten rrenat dhe njollat ke mbetur i vetem me kete teori shpifje!

    pse e vrate xheladin batallin?
    pse e vrate feriz llovcen?

    qysh e shtite me u shprengull hashim thacin nga shtepia ne banese?
    qysh sabit geci u mundua ta vras hashim thacin per pak leke shokun e luftes!

    pse u vrate per zgjedhje limajt dhe krasniqet!
    pse qitet ne prite aliun!

    pse e tradhetuat morinen!
    pse e dogjet hamzen!

    pse i burgoset shoket e luftes fatmir limajt dhe 9 tjeret!
    lufta brenda llojit po perparon!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G-2 : 04-10-2011 mė 03:18

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Vret pėr pozitė

    Kreu i arsimit nė Komunėn e Prishtinės, Remzi Salihu, u qėllua pėr vdekje nė zyrėn e tij, tė hėnėn nė mėngjes. Dyshohet se autori i kėsaj vrasjeje ėshtė Gani Sahiti, njė arsimtar biologjie. Motivi thuhet tė jetė dėshtimi i tij pėr t’u bėrė drejtor shkolle. Nė Dabishec, aty ku punoi pėr disa kohė, ka tė atillė qė Sahitin e pėrshkruajnė tė sėmurė psikik.
    Nga Jeton Musliu mė 04 tetor 2011 nė ora 08:43

    Remzi Salihu, drejtor i Drejtorisė sė Arsimit nė Komunėn e Prishtinės, ėshtė qėlluar tė hėnėn paradite pėr vdekje nė zyrėn e tij tė punės.

    Ai ndodhej nė objektin e ri tė Komunės sė Prishtinės nė lagjen “Arbėria”, kur njė person ka arritur qė tė shmangė sigurimin e objektit dhe me armė ta vrasė brenda zyrės kreun e arsimit tė Kryeqytetit.

    Si i dyshuar nė lidhje me kėtė rast, policia ka arrestuar Gani Sahitin (30) nga fshati Graxhenik i Kamenicės me vendbanim nė kryeqytet, ish-arsimtar i biologjisė nė shkollėn fillore nėntėvjeēare “Dėshmorėt e Prillit 99, Azemi e Salihu” nė fshatin Dabishec tė Prishtinės.

    Sipas policisė, ngjarja ka ndodhur nė orėn 9 e 53 minuta, kurse, tashmė i ndjeri Remzi Salihu, nga plagėt e marra me armė zjarri, ka vdekur nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės nė orėn 10 e 20 minuta.

    Motivet e kėsaj vrasjeje ende nuk janė bėrė tė njohura zyrtarisht, ndėrkohė qė dyshimet e para janė se akti ėshtė kryer nė shenjė hakmarrjeje, e cila ndėrlidhet me mospėrzgjedhjen e tė dyshuarit, nė postin e drejtorit tė shkollės nė fshatin e thellė malor. Por zyrtarisht, ende nuk ka ndonjė version tė saktė.

    Fshatarėt e Dabishecit papritur janė bėrė objekt diskutimi nė tėrė Kosovėn. Paraditen e sė hėnės, derisa shumė prej tyre hanin mėngjes, pa ditė asgjė, nė lajme panė se njė nga arsimtarėt e fshatit tė tyre dyshohet se ka vrarė drejtorin e Drejtoratit tė Arsimit nė Komunėn e Prishtinės.

    “Jam ēuditė. Nė fillim mendova se ka ndonjė Dabishec tjetėr”, thotė njė nga fshatarėt e kėtij vendbanimi malor, qė ndodhet rreth 35 kilometra nė verilindje tė Prishtinės, nė kufi me Serbinė. Njė nga banorėt e Dabishecit tha pėr Express se arsimtari i biologjisė, i dyshuar pėr kėtė vrasje, ka qenė person shumė i kualifikuar dhe i sjellshėm.

    “Ai ka qenė i vetmi nė shkollėn tonė me diplomė. Arsimtarėt e tjerė janė gati tė gjithė me normale”, thotė ai, nė kushte anonimiteti.

    Sipas tij, i njėjti arsimtar, ėshtė rrahur edhe nė prillin e kėtij viti nga disa persona, tė cilėt dyshohet se kanė lidhje me drejtorin aktual tė shkollės, Hamdi Hysenin.

    “Hamdiu ka gati 20 vjet qė ėshtė drejtor nė kėtė shkollė, e kurrė nuk ėshtė ndėrruar”, thotė ky banor i Dabishecit, vendbanim qė nga shpėrnguljet ka mbetur vetėm me disa shtėpi.

    Megjithėkėtė, pretendimet e tilla i hedh poshtė drejtori i shkollės, Hamdi Hyseni. Ai thotė se qė nga dita e parė kur personi tashmė i arrestuar si i dyshuar pėr kėtė vrasje, Gani Sahiti, ka shkuar si arsimtar i biologjisė nė shkollėn e fshatit, ka vėrejtur se nuk ėshtė mirė nga ana psikike.

    “Ai ka punuar pesė vjet nė shkollėn tonė e ka gjashtė muaj qė e ka lėshuar punėn”, thotė drejtori Hyseni pėr Express.

    Duke mohuar nė mėnyrė kategorike se ai ka tė bėjė diēka me kėtė rast, drejtori gjithashtu nuk pranon se ka gisht nė rrahjen e arsimtarit nė pranverėn e hershme tė kėtij viti.

    “Me pas pasė ai ngatėrresa me mua, m’kish vra mua. Edhe me arsimtarė tė tjerė ėshtė rrokė disa herė”, thotė drejtori, i cili jeton nė fshatin Prapashticė, qė ndodhet ngjitur me Dabishecin.

    Pėr mė tepėr, drejtori aktual i shkollės beson se i dyshuari ka njė tė kaluar me grupe tė cilat i quan “ilegale islamike”, ndonėse kur pyetet se kush janė ato, nuk jep ndonjė pėrgjigje duke thėnė se “hetuesia duhet t’i zbulojė”.
    Mė tej, Hamdi Hyseni tregon se pėr tė gjitha problemet qė ka pasur me ish-arsimtarin e biologjisė, e ka njoftuar edhe drejtoratin pėr Arsim tė Komunės sė Prishtinės, organ tė cilin e drejtonte tashmė i ndjeri Remzi Salihu.

    “Nuk besoj se vrasja ka ndodhur pėr moszgjedhjen e tij drejtor tė shkollės. Kjo ėshtė e pakuptimtė. Me nisė tash me vra njerėz pse nuk zgjidhesh drejtor, kjo nuk shkon”, thotė Hyseni pėr Express.

    Por nė njė kronikė televizive tė transmetuar nė prill tė kėtij viti nga televizioni Klan Kosova, arsimtari Gani Sahiti kishte thėnė se ėshtė rrahur nga dy persona, tė cilėt derisa e qėllonin, i thoshin se nuk ka ēfarė tė kėrkojė tė bėhet drejtor i shkollės nė Dabishec.

    “Ata mė thanė se nuk mund tė bėhesh drejtor kėtu, se pėrndryshe do tė shkojė gjaku si n’Teksas”, ishte shprehur arsimtari, i cili tash ėshtė i arrestuar si i dyshuar pėr vrasjen e zyrtarit komunal tė arsimit nė Prishtinė.

    “I pari mė ka goditė Rrahman Hyseni, nė bark, pastaj mė ka goditė edhe Dritoni, e kėshtu dhjetė goditje i kam marrė nga ta. Arsyeja e vetme ishte pse nuk i kam dėgjuar ēfarė mė kanė thėnė”, kishte deklaruar Gani Sahiti, duke pretenduar se tė dy personat ishin tė afėrm tė Hamdi Hysenit, drejtorit aktual tė shkollės nė fshatin Dabishec. Nė atė kohė, edhe vetė drejtori Hamdi Hyseni e kishte konfirmuar se dy personat qė pėrfliteshin se e kishin rrahur arsimtarin e biologjisė, janė familjarė tė tij, por kishte mohuar se ka gisht nė kėtė vepėr. “Unė s’di ēfarė mund tė them mė tepėr. Nėse ka ndodhur diēka, ėshtė hetuesia”, ishte shprehur ndėr tė tjera drejtori i kėsaj shkolle.

    Sipas Agron Borovcit, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Prishtinės, personit tė dyshuar pėr vrasje, i ėshtė konfiskuar arma dhe ėshtė dėrguar nė qendrėn e paraburgimit. Nga ana tjetėr, zėdhėnėsi i Komunės sė Prishtinės, Muhamet Gashi, kėtė ngjarje e ka pėrshkruar si tragjedi.

    “Nė Komunėn e Prishtinės ka ndodhur njė tragjedi dhe Komuna e dėnon kėtė rast dhe kėrkon nga organet e ndjekjes qė sa mė parė tė zbulohen shkaqet e tjera tė vrasjes dhe autori tė marrė dėnimin e merituar”, ėshtė shprehur ai, duke pranuar qė faj pėr ēfarė ka ndodhur, kanė edhe rojat e objektit. Kjo ėshtė vrasja e dytė e njė zyrtari tė lartė tė Komunės sė Prishtinės. Para dhjetė vjetėsh, ishte vrarė edhe arkitekti Rexhep Luci, nė atė kohė, drejtor i Drejtoratit tė Urbanizimit.

    Mbyllen shkollat
    Nė shenjė proteste, Komuna e Prishtinės ka ndėrprerė procesin mėsimor nė tė gjitha shkollat e Prishtinės. “Janė duke u bėrė hapat e tjerė qė drejtori i Drejtorisė sė Arsimit i Komunės sė Prishtinės tė pėrcillet nė kushte ashtu siē e meriton. Sa u pėrket motiveve, presin hetimet nga organet e policisė, nuk kemi shumė informata zyrtare qė ndėrlidhen me rastin”, ka thėnė Muhamet Gashi, zėdhėnės i Komunės.

    Sulm mbi institucionet
    Qeveria e Republikės sė Kosovės nėpėrmjet njė komunikate ka dėnuar vrasjen e drejtorit tė Arsimit Komunės sė Prishtinės, Remzi Salihu, tė cilin e quan njė sulm tė rėndė kundėr institucioneve tė Republikės sė Kosovės dhe cenim i rėndė i integritetit tė zyrtarit institucional nė vendin e tij tė punės. Qeveria kėrkon nga organet kompetente qė tė ndėrmarrin tė gjitha masat adekuate qė kryesit e kėtij akti kriminal sa mė shpejt tė dalin para drejtėsisė dhe tė marrin dėnimin e merituar.

    Lajm tronditės
    Aktin e vrasjes sė drejtorit Salihu e ka dėnuar edhe Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė. “Ky lajm na tronditi pa masė, sepse Remzi Salihu ishte njė zė i fuqishėm dhe bashkėpunėtor i devotshėm nė tė gjitha proceset qė janė zhvilluar pėr vite me radhė nė arsimin e Republikės sė Kosovės”, thuhet nė reagimin e MASHT-it duke shtuar se kontributi i tij pėr arsimin nė pėrgjithėsi do tė ēmohet dhe do tė respektohet nga tė gjithė.

    Ditė zie nė Prishtinė
    Me rastin e vrasjes sė Remzi Salihut, drejtor tė Drejtorisė sė Arsimit nė Komunėn e Prishtinės, kryetari i Komunės sė Prishtinės Isa Mustafa mbajtėn njė mbledhje e jashtėzakonshme me rastin e vrasjes se Remzi Salihut. Nė kėtė mbledhje nga tė pranishėm njėzėri u dėnua ashpėr akti barbar i vrasjes sė Remzi Salihut, nė vendin e tij tė punės. Gjithashtu nė kėtė mbledhje u vendos qė sot me 4 tetor 2011, tė shpallet ditė zie, nė Komunėn e Prishtinės, me rastin e vrasjes sė Remzi Salihut, dhe flamuri shtetėror tė vendoset nė gjysmė shtizė nė tė gjitha institucionet e Komunės sė Prishtinės, si dhe nesėr nuk do tė punohet nė Komunėn e Prishtinės dhe nė tė gjitha institucionet shkollore.

    Shqetėsohet Ombudspersoni
    Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ėshtė shprehur jashtėzakonisht i shqetėsuar lidhur me rastin e vrasjes sė drejtorit pėr Arsim nė Komunėn e Prishtinės, Remzi Salihu. Ai vlerėsoi se ngjarjen e bėn edhe mė tė rėndė fakti i vrasjes nė vend tė punės. Ai vlerėsoi se ky rast dhe raste tė tjera qė kanė ndodhur kohėve tė fundit, siē ishin vrasjet e tė rinjve nė Pejė, njėra para dy muajsh e tjetra para dy javėsh, vrasja e para dhjetė ditėve nė Prishtinė, rasti i vrasjes dhe plagosjes sė babės me djalin e tij, ditėn e shtunė nė Xėrxė, janė tregues tė njė gjendje tė brishtė tė sigurisė publike nė vend.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mėsohet se dorasi i kėsaj vepre makabre ėshtė arsimtari i Biologjisė, Gani Sahiti, nga fshati Dabishevc,aktivist i LDK-ės pėr Dabishevc, i cili ka pretenduar tė jetė Drejtor i shkollės po nė fshatin Dabishevc.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tetovambas..

    ke shkrujt qaty ma ngat kto xhevahire..

    ---------

    Hej Brari !! Nje pjese e madhe e ushtareve te UCK, se,qe kane luftuare ne fronte ,nuk eshte dashur te ju jepet poste neper institucione ,kurre dihet se ne lufte c'do i treti ushtare qe lufton mbas lufte ,mbetet me pasoja te traumatizimit .

    ---------


    hajde tetov hajde..
    sa vjet i ki adhahile ti or mec?

    a ske fol kurr ti me ushtar uck-je a?

    cfar frontesh more cjap..

    ku i pe e ku i ngove e ku i lexove kto fronte..

    asnji m.ut fronti ska pas..

    arkani (ushtria serbe) asht nis..ka shku..ka vra ka pre ka djeg e ka ik.. si e ka pas zogun e qejfit..

    kjo eshte ajo qe e quajm "lufta"..
    asnji far uck-je nuk ka guxu me i dal para arkan ushtrise.. qoft dhe me e pengu ndoj dit a or sa me ik fmi e gra e pleq..

    kan psu trauma thot..pi luftes ne front..
    me ke ban hajgare ti mor djal..
    lufta e tyre ka qen..

    ul ne beth fend malboro .. e jep urdhna.. hasan.. rrihe ket ldk-ashin qaty..
    bjeri ma fort.. edhe ma fort po te tham a ndin.. qashtu.. edhe qati ***** tjeter hija ne konop e hu qashtu.. kajua nanen ledekashve.. ashtu.. edhe qat pisin tjeter.. qe nuk nderoj me grusht shokun graniti..apo tomorri.. rrehe mir..
    si urdhnon shok komandant caliku..

    mbas nji kohe.. vjen lajmetari.. shok celik po vijn.. polica serb..
    ashtyu a.. ika un.. e ti hasan shiqo qe pa ardh knejna policat serb futi nga nji plumb bethve ktyne mutave e hajt.. bani qajrin sejcili vehtes se un i kam do pun..

    ja kjo .. ka ndodh..



    kjo eshte lufta..

    krejt tjerat i kan pallavra..

    ..

    luft provuan fmit e grat e burrat e kosoves.. qe ishin krejt pa mbrotje e qatyne u shkoj arkan-ia e u a dogji shpi e njerz e fmi ..

    per qata te mjer.. hini NATO..kur kuptoj sa eshte sahati..

    e hajnat dhe kte dun me e vjedh..

    ..

    jo thon hini se ishim ba aleata..

    skan turp..

    ..



    ..

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar mė parė nga Kosovelli Lexo Postimin
    Mėsohet se dorasi i kėsaj vepre makabre ėshtė arsimtari i Biologjisė, Gani Sahiti, nga fshati Dabishevc,aktivist i LDK-ės pėr Dabishevc, i cili ka pretenduar tė jetė Drejtor i shkollės po nė fshatin Dabishevc.

    rrenc shpifsi nuk po te kersasin hiq kapsollat ke mbetur i vetmuar edhe pse ke 1001 nofka !
    vetem vazhdo me shpifje se keshtu ta lexojme me mire karakterin tend prej shpifaraku te lig e me plot njolla!


    Mustafa: Vrasja e Remzi Salihut ėshtė vrasje e arsimit tė Kosovės

    Me njė mbledhje komemorative dhe me homazhet nė mjediset e Komunės sė Prishtinės, iu dha lamtumira e fundit drejtorit tė Drejtorisė sė Arsimit nė Komunėn e Prishtinės Remzi Salihu, i cili dje u vra nė zyrėn e tij. Nė kėtė mbledhje morėn pjesė familjarė tė tė ndjerit, zyrtarė tė lartė qendror e dhe komunalė, deputetė, mėsimdhėnės, aktivistė tė LDK-sė shokė dhe miq.
    Duke folur nė kėtė mbledhje, Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Ramė Buja tha se vrasja e Remzi Salihut ėshtė akt ndaj institucioneve tė shtetit tė Republikės sė Kosovės dhe akt me tė cilin ėshtė vrarė arsimimi i fėmijėve. Ai gjithashtu theksoi se ėshtė lėnduar edhe e ardhmja e shkencės dhe dijės sė Prishtinės dhe mė gjerė.

    "Nga ne po ndahet pedagogu i vyeshėm dhe kontribuuesi i shquar i arsimit Ramiz Salihu, njė emėr i njohur i arsimit tonė. Kontributi i tij pėr arsimit do tė ēmohet dhe respektohet nga tė gjithė, sepse ai dha shembullin e njeriut tė pėrkushtuar, pėr profesionin e tij, pėr tė mirėn e vendit tė vetė", tha ministri Buja.

    "Dėshiroj tė ndaj me ju sot dhembjen e madhe pėr humbjen e hershme dhe tė papritur tė njeriut tė parė tė arsimit tė Komunės sė Prishtinės. Dėshiroj tė ndaj shqetėsimin e brengėn e madhe mbi veprimin e ligė tė njė dore kriminale qė shtiu mbi avancimin e shkollės sonė, mbi pėrpjekjet pėr zhvillimin e arsimit tė kėsaj treve, mbi tė sotmen dhe tė ardhmen e vendit tonė"!.

    Ministri i Arsimit tha se nė emėr tė nxėnėsve dhe mėsimdhėnėsve tė Kosovės kėrkon gjykimin e pavarur tė shkaqeve dhe pasojat e kėsaj dite tė rėndė pėr arsimin e Kosovės, duke thėnė se "kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr tė lehtėsuar dhimbjen dhe pėr tė rritur shpresat pėr tė ardhmen tonė".

    "Unė bėj thirrje edhe njė herė sot qė interesat personale mos tė vihen mbi interesat kombėtare dhe shtetėrore", nėnvizoi Buja.

    Ndėrkaq nė emėr tė LDK-sė, aktivist i sė cilės ishte i ndjeri Remzi Salihu, foli sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj partie Ismet Beqiri, i cili nė fillim tha se "dje Lidhja Demokratike e Kosovės humbi njėrin nga veprimtarėt e saj mė tė devotshėm, Remzi Salihun, njeriun qė tėrė jetėn e tij ia kushtoi arsimimit tė brezave tė rinj tė vendit".

    "Remzi Salihu, prijės shumėvjeēar i arsimit nė Prishtinė, i bashkėngjitet plejadės sė njerėzve tė ndritur tė LDK sė, tė cilėt, duke besuar pėrjetėsisht nė filozofinė politike e nacionale tė Presidentit historik Ibrahim Rugova, punuan deri nė flijim pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės", tha Beqiri.

    Ai theksoi se me shembullin e tij, Remziu u bė pjesė e pandashme e panteonit tė njerėzve tė lavdishėm tė LDK sė e tė Kosovės, tė cilėt punuan, jetuan dhe u flijuan pėr tė mirėn dhe prosperitetin e pėrgjithshėm tė vendit. "Ndaj, ritheksoj se me vrasjen e Remziut, LDK ja ka humbur njė veprimtar shembullor, njė njeri tė pėrkushtuar e profesionist, i cili u bė theror me besimin e palėkundshėm pėr ndėrtimin e shtetit ligjor dhe rendit demokratik nė Kosovė".

    Mė tej Beqiri tha se Remzi Salihu gjithė shekullin e tij tė punės e kaloi duke u angazhuar pėr avancimin e arsimit shqip dhe pėr ndėrtimin e institucioneve tė Republikės sė Kosovės, "ndaj ne, tė gjithė pa pėrjashtim, ia kemi borxh atij vazhdimin e kėsaj lufte tė pamėshirshme pėr forcimin e institucioneve tona, tė cilat duhet tė jenė nė gjendje t'u ofrojnė qytetarėve perspektivė tė qartė pėr jetėn dhe tė ardhmen e tyre, ndėrsa bartėsve tė jetės institucionale kushte dhe siguri pėr krijimin e kėsaj perspektive".

    "Sot Remzi Salihut, LDK ja dhe gjithė qytetarėt e Prishtinės dhe Kosovės, i themi lamtumirė miku ynė, u prefsh i qetė nė tokėn e Kosovės, i pėrjetshėm qoftė kujtimi pėr ty dhe veprėn tėnde", tha nė fund tė fjalės sė tij sekretari i pėrgjithshėm i LDK-sė, Ismet Beqiri.

    Nė emėr tė familjes, tė pranishmit i pėrshėndeti dhe falėnderoi pėr pjesėmarrje nė kėtė mbledhje nipi i Remziut, Armend Salihu, i cili tha se shpreson qė puna dhe vizioni i axhės se tij do tė vazhdohet edhe nga ata qė vijnė pas tij.

    Nė mbledhje u lexua edhe letra e kryetarit tė Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, i cili ndodhet nė Amerikė.

    "Vrasja e Remziut ėshtė akt ndaj institucioneve tė shtetit tė Republikės sė Kosovės, ėshtė vrasje e arsimit tė Kosovės nė pėrgjithėsi dhe e Prishtinės nė veēanti, ėshtė vrasje e dijės dhe shkencės sė Kosovės", thuhet nė letrėn e Mustafės.

    Mė tej theksohej se "me kėtė vrasje ėshtė vrarė edhe arsimimi i fėmijėve tanė, ėshtė lėnduar e ardhmja e fėmijėve tanė, ėshtė lėnduar e ardhmja e shkencės dhe dijės sė Prishtinės dhe mė gjerė".

    "Ky njeri qė ka qėlluar mbi kolegun tonė nuk pėrfaqėson shoqėrinė tonė, nuk pėrfaqėson kulturėn dhe traditėn e familjes sonė, nuk pėrfaqėson shkollimin dhe arsimimin tonė pėr tė cilin Remziu punoi palodhshėm", thuhet nė letrėn e kryetarit Mustafa.

    Ceremonitė mortore tė varrimit tė Remzi Salihut do tė bėhen nė orėn 16:00 nė fshatin Prapashticė tė Prishtinės.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Gjatė fushatės parazgjedhore tė LDK-sė ne vitin e kaluar tė dyshuarit Gani Sahitit i ėshtė premtuar posti i drejtorit tė shkollės nė fshatin Dabishevc.
    Por pas ndarjeve brenda LDK-se, ne krahun e Fatmir Sejdiut dhe te Isa Mustafes punsimete dhe emrimet ne poste jan bere sherr dhe erdhi deri te humbja e jetes se nje personi. Kjo eshte vetem fillimi...

  7. #57
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar mė parė nga Kosovelli Lexo Postimin
    Gjatė fushatės parazgjedhore tė LDK-sė ne vitin e kaluar tė dyshuarit Gani Sahitit i ėshtė premtuar posti i drejtorit tė shkollės nė fshatin Dabishevc.
    Por pas ndarjeve brenda LDK-se, ne krahun e Fatmir Sejdiut dhe te Isa Mustafes punsimete dhe emrimet ne poste jan bere sherr dhe erdhi deri te humbja e jetes se nje personi. Kjo eshte vetem fillimi...
    ... nejse per me fillu e paten fillu me karrika edhe me shisha te ujit ....e tash i nxurren armet qe u paten armatos LDK-ja pasi hini Kfori ne kosov keta u armatosen deri ne dhemb , e pi vjen reni po m'doket me t'ja kthy njeri tjetrit pushken ...
    po tek e fundit qysh e lypin qashtu e gjetshin....
    ...une smuj mu perzi ne ket pun , veq muj me ju than : Puna'mar o Trima.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    kosovell,hardi me vjen keq per ty !
    kjo eshte smundje e rende por cka eshte interesante se akoma nuk e ke kuptuar se ne te kemi kuptuar qe moti!

    pamarreparasysh me cilen nofke shatazhon , me cilen shpif ,me cilen urren, me cilen genjen e me te cilen percan por me te gjitha vetmashtrohesh e ketu me vjen per te po ne c gjendje je katandisur!

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    o shok komunista sa thoni UCK ska luftu sa thoni e mbytet deshmitarinq e ak deshmu se kan vrar te burgosur serb,sa thoni kan nejt neper bordele te tiranes me moldave sa thoni kan vra profesor e shqiptar,komunista race bastarde slavoturkokosovare me fe te flliqt xhihadiste kerkun spo ju pren sopata ni ven,kur ju konvenon propaganda komuniste UCK ka luftu kur nuk ju konvenon thoni qfar fronti qfar lufte UCK,po nejse feja e flliqt e kultura e dhe persierja e gjakrave turkosllave e idet xhihadiste e jugokomuniste ju kan ba qe ne mes te diotes te thoni qe eshte nat,keni pas sukses deri 1999 2007 me propaganda po tash hani moot neper kompjutera hani moot per Thaqin Limajn KKrasniqin ramushin,livdone kushtetuten e 74 kujtone kohen e komunzmit bashkimvllaznimit me turq rom shki,keni te drej per ngushellim po per qeshtje kombetare shqiptare jeni shly prej historis

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    U deshmu pa aftesia e LDK,u vertetu se me vrasje e me dhunė hypen ne karrike keta analfabeta,u deshmu krimineli me vulė te LDK-se qe mban mendon te arrin me dhunė aty ku si takon,ky vrau Drejtorin e komunes se Prishtines..Zoti e denoftė e kurrė djellė me sy mos te paftė..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •