Close
Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 181
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    se jemi raca ma superiore e Evropes jemi .. per ket arsye edhe nuk po na lejojnë te hym ne Bashksin Evropjane ...superioriteti yn i ka edhe rezultatet e veta , jemi nje nder popujt ma te varfer ne Evrop .

  2. #32
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Te marresh per baze antropologet e shekullit te 19 , eshte njesoj sikur te marresh per baze legjendat e nastradinit.

    Ti fegi si shume artikuj pa kuptim po na sjell kohet e fundit ketu....artikuj demode qe vallai ne kete day and age si hyn ne pune njeriu.
    Behu pak me konstruktiv e mos i keqinformo te tjeret ketu me perrallat e antropologjise duke u justifikuar tek emrat e ''medhenj'' te kesaj fushe , nqs kjo quhet fushe.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Rudolf Virchow , studijusi i kafkave .. paska dasht te thot se jemi kokfortë , po me duket

  4. #34
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    I nerumi fegi, kerkoj falje e paske sjelle te njetin shkrim qe kam sjelle une 2 dite para se me postu une! nuk e kam vrejte, ekam postu ne nje teme tjeter, moderatoret mund
    ta feshin shkrimin.
    pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 16-09-2011 më 23:13
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #35
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Pjesa dërrmuese e veprave të kësaj kategorie, përveç metodës trendi raciste të kohës, janë të ngjashme me punimet në këtë drejtim të Jakov Milajt, që jo më kot është cekur në këtë temë. Vepra e tij si dhe ''shkencëtarëve'' të tjerë i takon shekullit të kaluar dhe nuk mbështetet në ndonjë studim të mirëfilltë gjenetik për të përcaktuar superioritetin e "racës" shqiptare. Pikë së pari, është shkruar në një periudhë të varfër shkencore, ndërsa vetë Milaj si një veteriner nuk mund të bënte më shumë se klasifikimi i species njerëzore me kritere kafshësh, siç i ka për hije dhe fushës së tij të studimit. Teknikat moderne të biologjisë molekulare kanë hedhur poshtë me kohë teoritë raciste të shek XIX. ''Racë'' është një koncept kulturor, politik dhe ekonomik në shoqërinë njerëzore, por jo biologjik dhe fatkeqësisht keqinterpretohet kur pretendohet përkatësia në disa ''raca'' njerëzore: e shprehur gabimisht me ''ndryshime gjenetike''. Njeriu është një specie gjenetikisht homogjene - kjo është dhe vija ndarëse mes dëshirës për të besuar në përralla të treguara nga ''shkencëtarë të mëdhenj'' dhe realitetit.

    Është ironike se si i gjithë strumbullari i këtyre teorive e ka bazën tek francezi de Gobineau, dhe më tej u lëvrua nga ''qëniet supreme'', nga gjiri i të cilëve doli dhe Dolfi - ai i temës jo der Führer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 17-09-2011 më 06:11
    relata refero

  6. #36
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Rezultatet e shkencëtarit Rudolf Virchow, krijuesit të shkencës së kronologjisë, një prej shkencëtarëve më në zë të viteve 1800, politikanit e antropologut të famshëm gjerman, për racën shqiptare

    Shumëkujt mund t’i ketë rënë rasti të lexojë librin e Mit’hat Frashërit, “Shqiptarët” (Zenit Editions 2005) i cili është përkthyer nga origjinali i shkruar në frëngjisht “Les albanais dans leur pays et â l’etranger”. Ndër shumë citime autorësh – duke bërë komente e përshkrime – që Mit’hat Frashëri sjell për të dhënë një përshkrim të natyrës e karakterit që ka kombi shqiptar, aty nga fundi, ai ruan si diçka të veçantë një citim të cilin e thekson. Ky citim që ai bën, ngjan me ato fjongot që u vihen mbi krye vajzave të vogla, pasi i kanë veshur me hijeshi. Duke qenë se ka folur për tiparet, doket, zakonet, kulturën, aftësinë, jetën e frymën e një kombi që ka prodhuar histori e që ka lënë gjurmët e tij te kjo e fundit prej shumë shekujsh, ai, ndoshta, mendon që për të dhënë edhe një përgjigje përfundimtare për karakterin e shqiptarit, po aq mirë – e ndoshta më shumë se historia – mund të na vijë në ndihmë shkenca. “Po e ruajmë për në fund opinionin e një dijetari dhe antropologu të madh, profesor Virchow. Blowitz, korrespondent i “Times”, na kujton takimin e tij me doktorin” – shkruan Mit’hat Frashëri në librin e tij.

    Fragmenti që sjell Mit’hat Frashëri në këtë libër, është një pjesë e shkëputur prej shkrimit “Virchow chez lui (La danse des crânes- Les peuples des Balkans - La perle de la collection Vivent les Albanais!- Le sa- vant et l'homme politique)”, shkrim i cili u botua në faqen e parë të numrit 6442 të gazetës “Le Matin”, Paris më 15 tetor 1901. Në artikullin e “Le Matin”, kjo pjesë e shkrimit që flet për tiparet e kafkave të shqiptarëve mban nëntitullin “La race supérieure” (raca superiore). Shkrimi origjinal i Blowitz, është botuar në gazetën “Times” që në vitin 1878, shumë vite më parë sesa ribotimi i këtij artikulli në “Le Matin”, 1901. Më poshtë do të sjellim si artikull të plotë, pikërisht botimin më të hershëm të tij. Përse “Le Matin” e ribotoi, madje në faqe të parë, këtë artikull i cili - bazuar në kërkimet shkencore - flet për superioritetin e madhështinë e racës shqiptare, karshi të tjerave? Emri i Rudolf Virchow, personit që bën këtë vlerësim është përgjigjja e duhur. Nëse një përfundim të tillë do ta kishte thënë dikush tjetër, pak gjasa do të kishte që të merrej për bazë, por emri i Virchow, është i përmasave të tilla sa vështirë të besojmë se një shkencëtar i tillë kishte “lajthitur”, kur i shikonte shqiptarët me mahnitje, si racën më të përsosur.

    Në vitin 1915, pas ndarjes së padrejtë të trojeve shqiptare, Shqipëria kërcënohej sërish nga një copëtim i ri. Ishte viti i Traktatit të fshehtë të Londrës, i cili i falte Italisë Vlorën me qarkun e saj dhe i lejonte një lloj protektorati mbi Shqipërinë e Mesme, teksa grekët merrnin Shqipërinë e Jugut dhe serbo-malazezët atë të Veriut. Në këtë vit, Faik bej Konica, intelektuali i njohur shqiptar, ngre zërin për padrejtësitë e radhës që po bëheshin ndaj shqiptarëve. Në atë kohë ai ndodhej në Lozanë, Zvicër. Më 12 nëntor 1915, duke i dërguar një letër të hapur, zotit Hans Delbruck, këshilltar i afërt i qeverisë, profesor i historisë moderne në Universitetin e Berlinit, ai demaskon politikat e gabuara gjermane. Letra e shkruar dhe e botuar në frëngjisht - “Gjermania dhe Shqipëria” (L’Allemagne et L’Albanie) – është botuar këto vite nga studiuesi Jup Kastrati në studimin e tij “Mbi krijimtarinë letrare të Faik Konicës”, si pjesë e veprës “Studime për autorë të ndaluar” botim ky i Qendrës së Studimeve Albanologjike. Arsyeja që e përmendëm këtë letër të Konicës, është se ndër të tjerë ai i referohet edhe Virchow, për t’i treguar profesorit gjerman, Hans Delbruck, tiparet e kombit shqiptar. Ja seç shkruan ndër të tjera Faik bej Konica:

    “...mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe garantuar nga Gjermania. Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”

    Ja një vend, ja një popull që hyn në kategorinë e “kombësive të vogla” dhe që do të meritonte, në mënyrë të veçantë, mirësinë dhe vlerësimin tuaj. A nuk ka thënë Mommseni juaj se kombi shqiptar është më i vjetri në Ballkan? A nuk a ka quajtur shpesh Virchow-i juaj “kombin me të vërtetë më superior” të Europës Lindore? A nuk e kanë përsëritur në çdo kohë, dijetarët tuaj, që dallohet nga fqinjët e tij për nga gjuha dhe shpirti?”

    Para se të lexojmë takimin e Blowitz, gazetarit të “Times”, me profesor Virchow, le të shohim shkurtimisht diçka për jetën e shkencëtarit gjerman. Kjo gjë na ndihmon për të kuptuar më qartë përfundimet e tij mbi shqiptarët dhe rëndësinë e punës së tij.
    Kush është Rudolf Virchow?

    Rudolf Ludwig Karl Virchow (1821-1902) ishte një doktor gjerman, antropolog, patolog, prehistorian, biolog dhe politikan, i njohur për shpënien para të shëndetit publik. Atij i referohen si “babai i patologjisë moderne” dhe konsiderohet si një nga themeluesit e mjekësisë sociale. Vinte nga një familje bujqish me origjinë gjermane dhe polake. Virchow studioi për mjekësi dhe kimi në Berlin në Akademinë Ushtarake Prusiane. Kur u diplomua në 1843, shkoi për të shërbyer si asistent i anatomistit të njohur, Robert Froriep. Një nga kontributet e tij më të mëdha për arsimin mjekësor gjerman ishte inkurajimi i përdorimit të mikroskopit nga studentët, duke u bërë thirrje studentëve të tij për të 'menduar mikroskopikisht'. Virchow ka meritën e shumë zbulimeve të rëndësishme. Kontributi shkencor më i njohur gjerësisht i Virchow është teoria e tij për qelizën, e cila ndërtoi punën e Theodor Schwann. Ai përmendet si i pari që njohu qelizat e leucemisë. Virchow botoi në vitin 1858 studimin e tij mbi qelizat në “Omnis cellula e cellula ("çdo qelizë e ka origjinën nga një tjetër qelizë ekzistuese si ajo"), bazuar në shpikjen e François-Vincent Raspail. Ky ishte një refuzim i konceptit të lindjes spontane, i cili mbronte idenë se organizmat mund të lindin nga materia e pajetë, i kundërshtuar fillimisht nga Francesco Redi dhe hedhur poshtë përfundimisht nga Virchow, për të deklaruar se burimi i vetëm për një qelizë të gjallë ishte një tjetër qelizë e gjallë.

    Një zbulim tjetër i rëndësishëm (i madh) i Virchow, është edhe ai që bëri përafërsisht në të njëjtën kohë me Charles Emile Troisier, në lidhje një nyje të zgjeruar supra-calvicular dhe kancerin në mushkëri. Kjo njihet si nyja e Virchow. Virchow është gjithashtu shumë i njohur edhe për sqarimin e funksionimit të mekanizmit të thromboembolism-it të mushkërive. Për më tepër, Virchow themeloi fushat mjekësore të patologjisë qelizore dhe të patologjisë krahasuese.

    Në vitin 1869 ai themeloi shoqërinë e antropologjisë, etnologjisë dhe parahistorisë (Gesellschaft für Anthropologie, Ethnologie und Urgeschichte), e cila pati shumë ndikim në koordinimin dhe intensifikimin e hulumtimit arkeologjik gjerman. Në vitin 1885 ai zhvilloi një studim të kraniometrisë (matja e studimi i kockave të kafkës), i cili dha rezultate të habitshme që kundërshtonin teoritë bashkëkohore shkencore raciste mbi "racën ariane", duke e shtyrë Virchow që të denonconte "misticizmin nordik" në Kongresin e Antropologjisë në vitin 1885 në Karlsruhe. Në vitin 1861, ai u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë Mbretërore suedeze të Shkencave e në 1892 u nderua me Medaljen Copley. Mes studentëve të tij më të famshëm ishte edhe antropologu Franz Boas, i cili është quajtur si “babai i antropologjisë amerikane” dhe “babai i antropologjisë moderne”. Virchow ishte një studiues i palodhur dhe ka lënë një numër shumë të madh veprash të shkruara.

    Ai zhvilloi gjithashtu një metodë standarde të procedurës së autopsisë, e cila mban emrin e tij e që është ende një nga dy teknikat kryesore të përdorura sot. Por më shumë se një mjek eksperimentues, Virchow ishte edhe një avokat i pasionuar për reformat sociale dhe politike. Ai konsiderohet gjerësisht si pionier i mjekësisë sociale dhe antropologjisë. Virchow kundërshtoi fort Darvinizmin nëpërmjet një lekture të tij ku theksonte faktin se mungojnë provat e fosileve për një prejardhës të përbashkët të majmunit e njeriut.

    Virchow ka meritën edhe për themelimin e mjekësisë shoqërore, duke u përqendruar në faktin se shpesh sëmundja nuk është thjesht biologjike, por një rrjedhim shoqëror. Si një bashkëthemelues dhe anëtar i partisë liberale (Deutschen Fortschrittspartei) ai ishte një antagonist kryesor politik i Bismarkut. Thuhet se Bismarku e sfidoi Rudolf Virchow në një duel dhe Virchow, duke pasur mundësinë e zgjedhjes së armës, sepse ishte pala e sfiduar, zgjodhi dy salsiçe, ku njëra prej të cilave ishte me kolerë. Bismarku, thuhet, se u tërhoq nga dueli. Një fushë ku ai ka bashkëpunuar me Bismarkun ishte Kulturkampf, fushata anti-klerikale kundër Kishës Katolike duke pretenduar se ligjet anti-klerikale sillnin "karakterin e një lufte të madhe në interes të njerëzimit". Virchow ishte një person i respektuar në qarqet masonike dhe ka burime që pohojnë se mund të ketë qenë një mason. Vdiq nga pushimi i zemrës dhe u varros në varrezat Matthews St., Schöneberg, Berlin. Shoqëria për Mjekësi e Antropologji jep një çmim vjetor në emër të Virchow-it (Rudolf Award Virchow).

    Tani jo per te kundershtuar kete profesorin gjerman po me thene te drejten rrace me budalle e me kot ska ne europe se shqiptaret. Jemi ne mesin e vendeve me te zhvilluara te planetit dhe nuk kemi marre asnje shembull nga keto...jemi populli me i varfer i europes dhe jemi mongolizuar nga pushtimi 500 vjecar turk.. ky profesori ja paska fute me nder jush pordhes.. i rrofshin shkrimet edhe fakti qe na paska nxjerre superior..

  7. #37
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Pjesa dërrmuese e veprave të kësaj kategorie, përveç metodës trendi raciste të kohës, janë të ngjashme me punimet në këtë drejtim të Jakov Milajt, që jo më kot është cekur në këtë temë. Vepra e tij si dhe ''shkencëtarëve'' të tjerë i takon shekullit të kaluar dhe nuk mbështetet në ndonjë studim të mirëfilltë gjenetik për të përcaktuar superioritetin e "racës" shqiptare. Pikë së pari, është shkruar në një periudhë të varfër shkencore, ndërsa vetë Milaj si një veteriner nuk mund të bënte më shumë se klasifikimi i species njerëzore me kritere kafshësh, siç i ka për hije dhe fushës së tij të studimit. Teknikat moderne të biologjisë molekulare kanë hedhur poshtë me kohë teoritë raciste të shek XIX. ''Racë'' është një koncept kulturor, politik dhe ekonomik në shoqërinë njerëzore, por jo biologjik dhe fatkeqësisht keqinterpretohet kur pretendohet përkatësia në disa ''raca'' njerëzore: e shprehur gabimisht me ''ndryshime gjenetike''. Njeriu është një specie gjenetikisht homogjene - kjo është dhe vija ndarëse mes dëshirës për të besuar në përralla të treguara nga ''shkencëtarë të mëdhenj'' dhe realitetit.

    Është ironike se si i gjithë strumbullari i këtyre teorive e ka bazën tek francezi de Gobineau, dhe më tej u lëvrua nga ''qëniet supreme'', nga gjiri i të cilëve doli dhe Dolfi - ai i temës jo der Führer.
    A ka racë Hebraike sipas teje ? Ata janë psh të përzier por kanë disa trende që i bëjnë distinct si njerëz.
    Cudi se kjo puna Racës del qysh tek Grekët e lashtë e më tej. Për të tjerat nuk të jap përgjigje se ta kam dhënë sipër, por ti prap këmbëngul në versionin tënd që paska bazë shkencore, por që nuk ka asnjë bazë shkencore, por politike(aka. Globalizim), sepse në shekullin e kaluar dhe në këtë shekull atë trend po merr bota. Të bësh studime të tilla në Akademi sigurisht që të quajnë "të marrë"(edhe pse do kishin shumë dëshirë të të rrasnin brënda, por është ende herët për këtë punë).

    Hitleri merret gabimisht si shembull. Këto studime sot po zbatohen me përpikmëri nga një shtresë e caktuar që kamuflohet nën petkun e socializmit global. Nuk ka asnjë bazë asnjë bazë e përsëris shkencore që të hedhi poshtë këtë studim. Thjeshtë u "diskretitua" sepse kështu u impostua politika fillimisht në Ballkan ku "superiorët u përcaktuan Jugosllavët", e pralelisht pak më vonë kur këto teza u mënjanuan.

    Dhe përpara se të dali dikush e të më thotë që jam nazist se cfarë nuk bën vaki kur nuk ka më argumenta, sot psh, ngaqë modeli kozmopolit nuk po ecën sic dëshirohet dhe ka bazë kryesisht sociale(dhe jo shkencore), po mundohet të krijohet një model shkencor bashkëpunimi, ose më saktë, qëllimi, duke e trajtuar nga fusha të tjera. Një nga liderat, të cilin un madje dhe e kam takuar në një seminar para disa vitesh është Scott Page ( librin e gjen ketu: http://www.amazon.com/Difference-Div...6264117&sr=8-4 ).

    Ndersa këtu ke nje tjetër por më shkencor, pasi duhet nje baze e forte ne shkencat ekzakte dhe trajton teorinë e grupeve. http://www.amazon.com/Complex-Adapti.../ref=pd_sim_b5 të dy këto libra ndër premierët kryesorë që mësohen në nivelin e "graduate" për njerëzit që merren në fushën e edukimit, international relations, PR, politikë, ekonomi, dhe sidomos menaxhim, jo thjeshtë biznesi por dhe kapitali njerëzor(emri vjetër i kësaj quhet HR).

    Por Rudolfi nuk u hodh kurrë poshtë, jo se nuk kishte nevojë, por sepse modeli që doli këto 100 vitet e fundit e përjashton kërkimin në këtë fushë. Jakov Milaj-n, që un përmenda, dyshoj se e ke lexuar. Shifi referencat në fund nga i ka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 17-09-2011 më 08:56
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Rudolf Virchow një prej shkencëtarëve më në zë të viteve 1800, politikanit e antropologut të famshëm gjerman, për te sulmuar zbulimet e ketij shkencetari duhesh te jesh i shitur ose te jesh nen masken e armiqeve tane .
    Perkundrazi . jeni ne perkrahje te atyre qe jane kunder nesh , dhe pa fije turpi , pa u skuqur fare gjeni gjdo lloj-lloj trikash se si ti ulim shqiptaret ,sidomos kur shkruajne autoret e famshem per ne , ajo eshte misioni i disave .

  9. #39
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Teknikat moderne ...
    Teknikat moderne, po rezultojnë shumë të dëmshme ndaj atyre që pësojnë metamorfoza të menjëhershme, sepse i lënë me një boshllëk të dukshëm njohurish bazë, që për një sy të stërvitur janë shumë të dukshme, si ky citimi më poshtë.

    ''Racë'' është një koncept kulturor, politik dhe ekonomik në shoqërinë njerëzore, por jo biologjik dhe fatkeqësisht keqinterpretohet kur pretendohet përkatësia në disa ''raca'' njerëzore: e shprehur gabimisht me ''ndryshime gjenetike''. Njeriu është një specie gjenetikisht homogjene - kjo është dhe vija ndarëse mes dëshirës për të besuar në përralla të treguara nga ''shkencëtarë të mëdhenj'' dhe realitetit.
    Nuk ka nevojë të përdoren thonjëza hiç, tek termi racë, sepse përkufizimi që i bëtë, tregon se nuk e dini kuptimin. Raca - afiliacioni racor, është pjesë e shkencës së antropologjisë, që duke qenë se jeni edhe moderator i seksionit të antropologjisë, duhet minimalisht ta dini këtë gjë. Sepse kur nuk dihet se afiliacioni racor është pjesë e pandarë e antroplogjisë, do thotë që nuk e keni të qartë se çfarë është edhe vetë antropologjia, dhe karakteristikat rracore të secilës prej racave që ndryshojnë dukshëm.

    Të pretendohet me kompetencë duke quajtur specialistë të kësaj fushe, dhe që gëzojnë prestigj dhe reputacion në shkallë ndërkombëtare, duke i quajtur studimet e tyre përralla dhe duke i vënë thonjëzat shkencëtarëve, është batuta e ditës në forum.

    Është ironike se si i gjithë strumbullari i këtyre teorive e ka bazën tek francezi de Gobineau, dhe më tej u lëvrua nga ''qëniet supreme'', nga gjiri i të cilëve doli dhe Dolfi - ai i temës jo der Führer.
    Vërtetë ironike, kur të mungon njohuria dhe të shprehesh me kompetencë duke mos e ditur se për çfarë flet, por fundja ky është shekulli XXI dhe me këto syze duhet parë, apo jo ?

    Por gjërat janë të ndara mirë, jo vetëm në planin racor, por edhe në ndarjen e dijes dhe njohurisë, sepse .......".....these little ones must be fed with milk, but that meat is the food of
    strong men. Thoughtlessness is almost synonymous with childishness, while thoughtfulness is symbolic
    of maturity."

    P.S : Personalisht jam përtej rracave sepse rrespektoj çdo rracë, edhe pse është shumë ndryshe nga e imja, por nuk mund të mbylli sytë përballë asaj që qëndron e qartë në Dritën e Diellit.

  10. #40
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    O yes , u bashkove dhe ti zinxhirit te injorances ne kete forum?
    Si paska te ''drejte hyjnore'' antropologjia rreth ''races'' njerezore?
    Antropologjia nuk llogaritet fare si shkence egzakte kohet e fundit(hajde se po llogarisim forencic anthropology) , e ju vazhdoni akoma ti bini fyellit ne te njejten vrime.
    Shkenca e gjenetikes e ka hedhur poshte me kohe termin ''race'' , prandaj urieli e vuri ne kllapa. Nuk kemi nevoje per antropology kur kemi shkencen e gjenetikes ne.
    Kot nuk u quajt eurgenics si self-direction of human evolution .
    Te njejten gje po beni dhe ju. Po e vet-vendosni se kush eshte ''raca'' me superiore , pa asnje mbeshtetje nga bota shkencore qe merret me kete ceshtje.

Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •