Demonstratë antiamerikane e islamikëve në Londër
Publikuar: 11.09.2011 - 20:12
Londër, 11 shtator – Një grup prej mbi 50 militantësh islamikë ka djegur sot flamurin e SHBA-së para ambasadës amerikanë në Londër, në kohën kur në mbarë botën po përkujtoheshin dhe po u bëheshin nderime viktimave të shumta të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2011.
Demonstruesit që i përkasin lëvizjes “Myslimanët kundër kryqtarëve”, brohorisnin parulla antiamerikane si “SHBA, terroristë” dhe bartnin transparente kundër amerikanëve, kurse në fund edhe dogjën një flamur të vizatuar amerikan.
Policia britanike kishte bërë kordon rreth demonstruesve, por si njoftona agjencia France press, nuk pati përleshje ndërmjet demonstruesve dhe policisë.
Koha Ditore
Krijoni Kontakt