Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594

    Trashëgimtar i Thaçit, Kadri Veseli ose Enver Hoxhaj

    Trashëgimtar i Thaçit, Kadri Veseli ose Enver Hoxhaj


    Publikuar: 03.09.2011 - 10:43

    Prishtinë, 3 gusht – Njeriu që fare pak i është ekspozuar publikut, Kadri Veseli, ose njeriu ndër më medialët në parti, Enver Hoxhaj, pritet ta zëvendësojë Hashim Thaçin në drejtimin e PDK-së, kur ai t’i rreket garës për majë të pushtetit, shkruan gazeta Koha Ditore. Të parin e do partia e të dytin ndërkombëtarët.

    Burime të sigurta i kanë thënë gazetës të premten se në mesin e zyrtarëve të vendeve evropiane, jashtë Kosovës, ka pasur që janë shprehur të brengosur me lajmin për mundësinë e largimit të Hoxhajt, në kuadër të riformatimit të Qeverisë, të paralajmëruar për muajin shtator.

    Këta zyrtarë perëndimorë, që kanë dashur të mbeten të paemërtuar, nuk kanë shprehur ndonjë preferencë për emrat e ministrave të tjerë të përmendur për largim – ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqajn, dhe atë të Arsimit, Ramë Buja – por kanë thënë se shpresojnë që në rastin e shefit të diplomacisë, Hoxhaj, kryeministri Thaçi të mos e marr një vendim të tillë.

    “Shpresojmë se Hoxhaj nuk do të largohet nga posti tani”, ka thënë një prej zyrtarëve perëndimorë, duke e vlerësuar punën e ministrit të Jashtëm.

    Por, arsyet kryesore për përkrahjen e Hoxhajt nuk kanë të bëjnë me punën e tij prej ministri, por me pritjet nga një pjesë e ndërkombëtarëve që pikërisht ai të jetë pasardhës i Thaçit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Sipas këtyre burimeve perëndimore, pritjet në së paku disa prej kryeqyteteve evropiane janë që Hoxhaj të jetë lideri i ardhshëm i PDK-së, kur Thaçi të jetë larguar nga partia – gjë që do të mund të ndodhte mbase edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

    Çka thonë burimet brenda PDK-së lidhur me këtë, kush është i preferuari i Hshim Thaçit për pasardhës në krye të partisë, dhe përse Thaçi nuk është i interesuar edhe për një mandat qeveritar, gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    e ka hetuar thaci se pdk-ja shkoi per lesh arapi nen 1!
    e ka hetuar thaci se ai pas burgosjes se limajt dhe azem syles nuk ka jete ne liri nen 2!

    e tash keta parashutistat do ia marrin partine kjo duket te jete ardhmeria e lpk(pdk)!
    meqense brenda dy viteve as 3% te votave ne nivel kosove nuk do ti kete pdk-ja!

    bandat partiake qe kane vra shqiptar nuk mund te kene ardhmeri europiane !
    europa nuk i pranon ne as nje rrethane partite e dhunes shantazhit te manipulimeve!

    cthurja e krimit ka filluar dhe do te rrokulliset deri ne fund!

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Cili te merr drejtimin e partise per keto partite tjera prap vec nje rezultat do jet. Humbja!
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    o partit tjera tana i marret dreqi por humbje i kanoset popullit shqyptar ne kosove e kudo!
    Nuk mund te drejton shtet njerzit qe akuzohen per krime e hajni.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    PDK-ja e sheh më të vështirë të ardhmen pa Limajn

    http://koha.net/repository/images/10pdk1.jpg



    Publikuar: 10.10.2011 - 09:21
    Prishtinë, 10 tetor – Fatmir Limaj nuk do të mund të marrë pjesë në ditëlindjen e subjektit, ardhjes në jetë të të cilit i ka kontribuuar vetë. Përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës nënkryetari i saj nën arrest shtëpiak, si i akuzuar për krime lufte, mund ta shikojë veç në televizor, rikujton sot “Koha Ditore”.

    Limaj është politikani i dytë më i votuar në parti dhe kësaj ka dashur t’i japë rëndësi nënkryetari tjetër i PDK-së, Bajram Rexhepi. Ai nuk e ka pasur mendjen te mungesa e Limajt që do të shënohet të hënën, sa e ka pasur tek ato të tjerat që do të mund të evidencoheshin në vijim.

    Rexhepi ka thënë se mungesa e Limajt ka për t’u ndier në parti.“Ndihemi shumë keq që është nën arrest shtëpiak njëri prej nënkryetarëve dhe i dyti më i votuar”, ka thënë Rexhepi. “Kjo do të ndihet në potencialin e partisë, por PDK-ja ka shumë kapacitete dhe edhe këtë do ta tejkalojmë”.

    Të tjerat gjëra në partinë e tij, pos Limajt, ministri i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës i ka parë në rregull. PDK-ja qe themeluar më 10 tetor të vitit 1999. Deri më sot ajo ka mbajtur 3 kuvende zgjedhore dhe dy kuvende të punës. Që nga themelimi, kryetar i saj është Hashim Thaçi.

    PDK-ja për herë të parë u ngjit e para në “tabelën” e partive politike në vend më 2007: meqë nuk mundi ta bënte vetë qeverinë, u detyrua të bashkëqeveriste me rivalin kryesor, LDK-në. Në zgjedhjet e vitit 2010, PDK-ja sërish doli partia me më së shumti vota, por jo edhe me mundësinë për ta formuar vetë qeverinë: në shkurt të këtij viti ajo nënshkroi koalicion me Koalicionin për Kosovë të Re, pjesë e së cilës është edhe AKR-ja, si dhe me Listën “Dr. Ibrahim Rugova”, SLS-në dhe Grupin “6 Plus”.

    Koha net





    Në 12 vjetorin e themelimit PDK diskuton për reformën zgjedhore



    http://www.botasot.info/mesme/hashim_thaci11.jpeg



    Në 12 vjetorin e themelimit PDK diskuton për reformën zgjedhore
    Partia Demokratike e Kosovës ka mbushur 12 vjet. Kjo parti që tani është në qeverisje, përkundër disa paralajmërimeve nuk ka mbajtur asnjë manifestim për të shënuar ditëlindjen e 12-të. Sidoqoftë ky përvjetor e ka mbledhur të martën Kryesinë e PDK-së, e cila nën drejtimin e kryetarit të saj, Hashim Thaçi, ka diskutuar lidhur me reformën zgjedhore dhe gjendjen e përgjithshme në vend, sidomos për pjesën veriore.

    Takimi i sotëm i Kryesisë së PDK-së është mbajtur pa praninë e mediave, por nëpërmjet në komunikate për media të këtij subjekti thuhet se janë diskutuar një sërë çështjes.

    “Në mbledhje është diskutuar për procesin e reformës zgjedhore, me theks të veçantë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës me votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët, si dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor në funksion të krijimit të më shumë zonave zgjedhore”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

    Kryetari i PDK-së, njëherit kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së, thuhet se bëri një ekspoze të gjendjes së përgjithshme në vend, duke u fokusuar në gjendjen në veriun e vendit.

    Thaçi, siç thuhet në komunikatë, e ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vazhdimin e fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit në pjesën veriore, heqjen e barrikadave, fillimin e procesit demokratik zgjedhor, investimet ekonomike dhe hapjen e perspektivës zhvillimore për qytetarët e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

    Në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së thuhet se temë bosht ishte edhe shënimi i përvjetorit të 12-të të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës me manifestime në Prishtinë dhe në qendra tjera të vendit.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Të punësuar te daja Enver
    Jeton Llapashtica | 12-10-2011 00:20 CET



    http://www.zeri.info/fotot/39087/mai...haj-l.h.11.jpg



    Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, rrallë mund të përmallohet për të afërmit e tij. Këtë ndjenjë ai do ta ketë të paktën deri në përfundimin e mandatit të tij si kryediplomat i Kosovës.

    Mungesën e kohës për t’i vizituar familjarët dhe të afërmit e tij, ministri Hoxhaj ka vendosur që ta zëvendësojë me një zgjedhje “adekuate” – vende pune për nipa e mbesa.

    Ai nuk është ndalur vetëm tek të afërmit e tij. Kryediplomati kosovar duket se është shumë i afërt edhe me familjarët e “dorës së dytë”, për të cilët gjithashtu ka gjetur nga një vend pune në dikasterin që e drejton.

    Burimet e gazetës brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme thonë se shefi i kabinetit të ministrit Hoxhaj, Valon Berisha, është nip i ministrit. Përveç nipit të Enver Hoxhajt, një vend pune në MPJ është gjetur edhe për mbesën Leurata Berisha, e cila te “daja Enver” punon si asistente ekzekutive.

    Familjarizimi në Ministrinë e Jashtme nuk përfundon me kaq. Derisa për shofer personal ministri Hoxhaj ka zgjedhur Ilir Berishën, që është kushëriri i nipit të tij (Valon Berisha), këtij të fundit ia ka punësuar edhe nipin, Naim Jollxhiu, i cili mban pozitën e zyrtarit të sigurisë.

    Mirëpo, zyrtarë të kësaj ministrie kanë mohuar një gjë të tillë. Artan Behrami, këshilltar për media i ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, i ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se emrat në fjalë nuk janë familjarë të ministrit...(Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Sabri Hamiti për president, bie Surroi

    http://www.botasot.info/mesme/sabri-hamiti.jpg
    Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas të gjitha gjasave, do të garojë me Sabri Hamitin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Aty, ai gëzon përkrahje. Ndryshe qëndron puna me Veton Surroin. Nënkryetari Haki Rugova shprehet se ish-kryetari i Partisë ORA s’ka asnjë shans të jetë kandidat i LDK-së për President të Republikës.

    Jo zyrtarisht, anëtarët e Kryesisë së kësaj partie po lobojnë që Sabri Hamiti të jetë kandidat i LDK-së për President.

    __________________________________________

    OO PER SABRI HAMITIN 1000 VOTA I KA VEQ NGA FISI IME
    Njeriu me i sinqert i Dr.Rugoves ne jeten reale
    Veq ti ben 4 sy dhe gjithefare mos prano ne kete parti,se boll shum Tradhetarin e keq e kish pas i ndjeri Rugova he medet!
    Perpara LDK merr hapin dhe nihere..si ne kohen e Dr.Rugoves
    Ti ishe *ZEMRA E KOSOVES* ..dhe do mbetesh pergjithemon...nese arrijt aty ku ishte Dr.Rugova Lavdi
    Asesi kompromis..p.s.se jau bajn ma keq se Fatmirit-Hasha

    Ps.ne ven te fjales larte,bie Surroi,shtoi,bie Thaqi,LOL
    Eh,Zoti ju lasht shnosh per PDK-en se moti i ka la durt,(me kam ne akull s'mbahet)hahahah
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 13-10-2011 më 09:30
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Jahjaga kandidate e LDK-së për president të vendit?

    http://www.koha.net/repository/images/13jah1.jpg





    Publikuar: 13.10.2011 - 09:33
    Prishtinë, 13 tetor – Zgjedhjet e paralajmëruara presidenciale për vitin e ardhshëm i kanë aktivizuar partitë politike në vend. Ato tashmë kanë nisur të diskutojnë për kandidatët e tyre të mundshëm për postin e presidentit. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka pranuar se kjo parti është duke i diskutuar propozimet për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit, mirëpo, sipas Grabovcit, ende nuk ka emra të veçantë për këtë post.

    “Ne jemi në fazën e diskutimeve për ndryshimet për zgjedhjen e presidentit nga populli. Si parti do t’u përmbahemi marrëveshjeve që i kemi arritur dhe pas përfundimeve të debateve edhe në parlament dhe aprovimit të ndryshimeve të propozuara, tek atëherë do të diskutojmë për emrat e kandidatëve të mundshëm për president. Aktualisht nuk kemi ndonjë emër”, ka thënë Grabovci.

    Por burime të gazetës nga kjo parti, kanë treguar se aktualisht si emër të vetëm për të kandiduar për postin e presidentit PDK-ja e ka ministrin e MASHT-it, Ramë Buja. “Aktualisht në PDK vetëm emri i Ramë Bujës është duke u përmendur për postin e presidentit, emra të tjerë nuk ka”, ka bërë me dije burimi i gazetës.

    Emrat e kandidatëve për president është duke i diskutuar edhe partia opozitare, LDK. Shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka mohuar ditë më parë se emri i deputetit Sabri Hamiti përmendet si kandidat i mundshëm për postin e presidentit. Mirëpo, burime nga kjo parti thonë se, përveç Sabri Hamitit, në LDK për postin e presidentit është përmendur edhe emri i presidentes aktuale Ahtifete Jahjaga, të cilën LDK-ja do ta propozonte kandidate për presidente.

    “Dy emra që LDK-ja ka përmendur për postin e presidentit janë Sabri Hamiti dhe presidentja aktuale Atifete Jahjaga. Këta emra nuk përkrahen nga i njëjti grup i zyrtarëve të LDK-së. Janë krahu që e përkrahin Hamitin dhe të tjerët që e përkrahin Jahjagën”, kanë treguar burime të gazetës.

    Ndërkaq, në lëvizjen “Vetëvendosje” thonë se për momentin nuk kanë ndonjë emër të veçantë për postin e presidentit. “Nuk e kemi diskutuar ende këtë çështje në lëvizjen tonë”, ka thënë deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.
    Koha net
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Thaçi injoron Limajn

    http://www.botasot.info/mesme/injoron_Limajn.jpg

    Kryetari i PDK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Hashim Thaçi, nuk e ka edhe shumë problem “kërcënimin” e nënkryetarit të PDK-së, deputetit Fatmir Limaj për padinë që do ta bëjë për Qeverinë. Limaj ka paralajmëruar se do padisë Qeverinë për kërkesën që kjo e fundit i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese lidhur me sqarimin e imunitetit të deputetëve.
    Në intervistën në emisionin Rubikon në Kohavision, Thaçi ka thënë se nuk dëshiron që ta personalizojë këtë çështje .

    “Si kryeministër nuk ndërhyj në sistemin e drejtësisë. Unë kam raporte të mira me të gjithë, jam kryetar i PDK-së dhe kryeminsitër. PDK është e vetmja në rajon që për 12 vite nuk ka pasur plasaritje”, ka thënë Thaçi.

    Ai ndërkohë ka refuzuar të flas edhe për vlerësimet e sekretarit të PDK-së, Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se në PDK, 99 për qind vendimet i merr kryetari i saj.

    “Z. Krasniqi si një demokrat i vjetër nuk besoj se do të rrinte në një parti ku nuk ka rregulla demokratike”, ka thënë Thaçi, ndërkohë ka shtuar se 95-97 për qind e Kryesisë së PDK-së ose janë në Qeveri ose në Kuvend.

    Limaj kishte deklaruar kohë më parë se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, siç ka thënë ai “e ka bërë jo funksionale Partinë Demokratike të Kosovës”. “PDK qe 11 muaj nuk funksionon. Që prej përfundimit të zgjedhjeve. Pyeteni kryetarin”, ka thënë nënkryetari i PDK-së.

    Thaçi në këtë intervistë ka folur edhe për zhvillmet tjera në vend.

    Sa i përket emrit të mundshëm të PDK-së për president, ai ka thënë se është ende herët. “Duhet t’i nëgjojmë opinionet e të gjithëve, kërkohet një debat në parti. Unë nuk kam menduar se a do të kandidojë për mandatin e tretë për kryeministër, sic nuk kam menduar se a do të kandidojë apo jo për president. Unë jam i fokusuar në punët e ekzekutivit”.

    Ndërkohë, ai ka dhënë një lajm jo të mirë për partnerin e koalicionit, AKR-në.

    “Nuk është në agjendën time reformatizimi, sepse mendoj se po bëhet punë e mirë”.

    Sa i përket bisedimeve të mundshme politike me Serbinë, ai ka thënë se në asnjë rrethanë, me asnjë cmim, nuk do të ketë bisedime politike me Serbinë. “Kosova është vend sovran, pse të ndodhë kjo”?

    Lidhur me zhvillimet në veri, Thaçi ka thënë se barrikadat e krijuara nga serbët janë të paligjshme dhe do të hiqen.

    __________________________________________

    E thaq zeza a pe din se krejt rrena i ke,athua sa po te shko kshtu se!?
    p.s.e kur shokun ma te ngusht e fute n'burg "qka pret kush ma mire prej teje o mjeran,,po ik se na mbyte rrena,qka me ba se s'po te shiten koheve te fundit, lol

    Hajla.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    http://www.koha.net/repository/images/13jah1.jpg





    Publikuar: 13.10.2011 - 09:33
    Prishtinë, 13 tetor – Zgjedhjet e paralajmëruara presidenciale për vitin e ardhshëm i kanë aktivizuar partitë politike në vend. Ato tashmë kanë nisur të diskutojnë për kandidatët e tyre të mundshëm për postin e presidentit. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka pranuar se kjo parti është duke i diskutuar propozimet për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit, mirëpo, sipas Grabovcit, ende nuk ka emra të veçantë për këtë post.

    “Ne jemi në fazën e diskutimeve për ndryshimet për zgjedhjen e presidentit nga populli. Si parti do t’u përmbahemi marrëveshjeve që i kemi arritur dhe pas përfundimeve të debateve edhe në parlament dhe aprovimit të ndryshimeve të propozuara, tek atëherë do të diskutojmë për emrat e kandidatëve të mundshëm për president. Aktualisht nuk kemi ndonjë emër”, ka thënë Grabovci.

    Por burime të gazetës nga kjo parti, kanë treguar se aktualisht si emër të vetëm për të kandiduar për postin e presidentit PDK-ja e ka ministrin e MASHT-it, Ramë Buja. “Aktualisht në PDK vetëm emri i Ramë Bujës është duke u përmendur për postin e presidentit, emra të tjerë nuk ka”, ka bërë me dije burimi i gazetës.

    Emrat e kandidatëve për president është duke i diskutuar edhe partia opozitare, LDK. Shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka mohuar ditë më parë se emri i deputetit Sabri Hamiti përmendet si kandidat i mundshëm për postin e presidentit. Mirëpo, burime nga kjo parti thonë se, përveç Sabri Hamitit, në LDK për postin e presidentit është përmendur edhe emri i presidentes aktuale Ahtifete Jahjaga, të cilën LDK-ja do ta propozonte kandidate për presidente.

    “Dy emra që LDK-ja ka përmendur për postin e presidentit janë Sabri Hamiti dhe presidentja aktuale Atifete Jahjaga. Këta emra nuk përkrahen nga i njëjti grup i zyrtarëve të LDK-së. Janë krahu që e përkrahin Hamitin dhe të tjerët që e përkrahin Jahjagën”, kanë treguar burime të gazetës.

    Ndërkaq, në lëvizjen “Vetëvendosje” thonë se për momentin nuk kanë ndonjë emër të veçantë për postin e presidentit. “Nuk e kemi diskutuar ende këtë çështje në lëvizjen tonë”, ka thënë deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.
    Koha net
    jo ishalla, ldk duhet te ket mbrenda saj njerz me te mir per ket post se atifetja, le ti qet do jusuf buxhova e fadil hysa e te nxhashem e le ti le kto atifete me gatu naj gates se spo ja kan haberin hiq politikes e diplomacis

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •