Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Shkup, në histori Ilirët etiketohen si jo parardhës të shqiptarëve

    Shkup, në histori Ilirët etiketohen si jo parardhës të shqiptarëve


    SHKUP-Komisioni Nacional për librat shkollor ne Shkup ka bllokuar nxjerrjen në dritë të librit shkollor të klasës së gjashtë për shkak të përmbajtjes mohuese dhe fyese për origjinën e shqiptarëve.

    Problemi ka shpërthyer pasi që në punimet e historisë së periudhës p.e.s, ilirët thuhet se kanë qenë popull kusarësh dhe se ky fis nuk njihen si paraardhës të shqiptarëve.

    Anëtarët shqiptarë të Komisionit Nacional kanë reaguar dhe kanë bllokuar punimet për hartimin e librit që duhej të jetë i gatshëm për nxënësit e klasës së gjashtë në shkollat fillore që nga fillimi i këtij viti shkollor, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.

    Kurse anëtarët maqedonas nuk kanë pranuar që ilirët të njihen si paraardhës të shqiptarëve, dhe se kanë kërkuar që ata të njihen si popull kusarësh.

    Lidhur me problemin krijuar janë informuar edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev dhe zëvendësministri Safet Neziri, mirëpo ata kanë paralajmëruar se do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, duke u bazuar në fakte historike.

    Zoran Radic, kryetari i Komisionit Nacional për librat shkollor është një nga kundërshtarët e historisë shqiptare.

    “Anëtarët shqiptarë kanë vërejtje se përse nuk nënvizohet se ilirët ishin fis shqiptarë, por unë pyes se ku shkruan kjo në histori ? Gjithashtu kanë vërejtje se përse është shkruar se ilirët kanë qenë kusarë. Por, më thuani se cili vend që ka dalje në det nuk ka pasur kusarë?”, ka theksuar për gazetën “Utrinski”, Zoran Radic, duke theksuar se problemi duhet të zgjidhet në instanca më të larta.

    Anëtarët shqiptarë janë të mendimit se kryetari i këtij komisioni të lartë që i takon komunitet serb duhet të shkarkohet nga detyra nga mosnjohja e gjërave elementare të lëndës apo për veprimet tendencioze.

    (d.b/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Ekziston nje menyr teknike per ta padit Maqedonin, per ket akt?!

    Kurse, per sa i perket institucioneve te Shqipris/Kosoves, cilet aktor qe i zotrojn keto institucione, kan te drejt te ja japin "kartonin e kuq" Maqedonise?
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Nje menyr e till duhet te ekzistoj po un jam i mendimit qe me kete problem duhet te meren dhe qeverit e kosoves dhe te shqipers sepse aty ofendohen dhe u mohot e drejta shqiptareve.
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  4. #4
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    raprezentuesit me te duhur per kete qeshjte, me funksional do ishin pra Ministrit e Arsimit dhe te Shkences?
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    po nje mendim te till kam dhe un + institucione historike qe duhet te merem me kete ceshtje si fillim jam i mendimit qe duhet tju shpjegojm maqedonasve arsyet se ku kan gabuar dhe nese ata nuk vazhdojn te binden ateher kjo pun duhet te arij deri te instancat me te larta qeveritare sepse me kete qe po ben maqedonia neve po na pret renjet nese ne nuk reagojm do jemi si ajo pema pa renj.

    Gjithashtu jam i mendimit qe shqiptaret e maqedonis nuk duhen len vetem ne kete perballje pervec tyre maqedonis duhet ti bejn verejtje dhe shqiperia me kosoven.
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  6. #6
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    besoj dhe une qe nese qeshtja lihet ne dore te shqiptarve ne Maqedoni, do te behet dicka nga Maqedonija dhe po sa ta mbulon pak kete marrezir, do ti hap tri t'tjera ne segmente t'tjera te shoqeris -teorikish multientike - maqedone.

    Pra, si do ishte e mundur qe Maqedonija as mos ti sheh me ne enderr, ne fantaziat e saj me te thella lara-lara, keto veprime shoviniste?

    At cka the ti.

    Tirana dhe Prishtina kan obligim te "levizin"! Perndryshe mos-levizja eshte signal i stagnimit, pra indirektisht eshte si te thuash maqedonve "vazhdoni me asimilim, ju lutemi!"

    Po, per shembull, ne kohet e fundit ne "Ballkan" (Servi) eshte dal ne shesh kjo "moda" e OKB-se.

    Mundet te perdoret ky instrument?
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Nuk na interesojne iliret , duam origjinen turke !
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  8. #8
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    mir se na erdhe daniel.

    diskuto edhe ti me neve.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Eshte e dyta here qe ndodh kjo gje dhe ketu te fyer jane ata qe kane qofte edhe gjysmen e gjakut shqiptar. Kur thuhet se ndoshta nuk e kemi prejardhjen nga iliret, dhe duan ta vjedhin sllavo-maqedonasit kete prejardhje, kjo eshte mosvleresim i origjines se vete atyre. Kur i paraqit si kusare na fyen neve shqiptareve, sepse ne nuk e veme ne diskutim prejardhjen tone. Shkurt, perreth nesh ekziston nje dashakeqesi dhe rracizem extrem, duke i mbetur besnike tradites se tyre.

    Por ceshtjen e kam tek akademia jone e shkencave qe vazhdon te bashkepunoje me keta "fallsifikues" mjerane. Nuk besoj se i prishet gje Shqiperise nese jep pergjigjen e duhur te gjithe ketyre "fallseve", se paku nga maqedonia, jo. Rasti i enciklopedise e hapi kete sipar, i cili sic duket bathet, eshte ende ne uverturen e tij. E theksoj: jam kunder beshkepunimit mes akademive te ketyre "fqinjeve te mire", te cilet vetem te keqen na duan ne shqiptareve.

    Nese, pra bashkepunimet me keto akademi fqinje, vazhdojne (serbe, maqedone, greke, ..), kjo do te thote se politika jone dhe shkenca, bie dakord me keto fallsitete dhe ne kete rast s`ka c`te thuhet tjeter vecse: mire te na behet.
    Kjo sepse keto akademi mund te jene gjithcka vetem, "shkence", KURRE.
    Nese pra vazhdojne kontaktet, kjo do thote as me shume e as me pak, por vetem se ne kemi mohuar vete origjinen tone ilire. Kjo vlen edhe per Akademine Kosovare te Shkences..

    Keshtu qe ne fokusim te ketyre fenomeneve, ku gjithcka eshte 100 % e qarte, nese hapen tema te tjera ku paraqiten realitete si ne kete teme, une s`e marr mundimin me te merrem me to...sepse nuk jane shkencore por gjeopolitike dhe raciste.

    Ju faleminderit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 01-09-2011 më 08:02
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Kjo me duket eshte me shume si kunderpergjigje ndaj teksteve shkollore te Shqiperise & Kosoves qe nuk e njohim vazhdimsine e tyre te maqedoneve antik por si sllav, ashtu sikur asnje akademi ballkanike por edhe boterore qe nuk i njohin.

    Por me sa di une pakten tekstet shkollore shqipe te Maqedonise i njohin si te tille.

    Sllavomaqedoneve sikur nuk i mjafton sulmi ndaj histografise bullgare dhe greke tani kane kohe me na sulmuar edhe neve, aq me teper ne perberjen e shtetit jane afer 27% shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fishtani1 : 01-09-2011 më 08:45

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •