Close
Faqja 3 prej 26 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 254
  1. #21
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Rrofsh DYDRINAS per kete artikull me vlere kombetare, le te jete nje sycelje per shqipet e Maqedonise te lene fene anesh dhe ti kethehen rrenjes kombetare.


    Shembulli i Brankos duhet ndjekur nga shume shqiptare ortodoks ne Maqedoni qe plotesisht jane asimiluar por prapseprape e dine prejardhjen..familje fisnike si e Qiriazi ( ka trashikimtar si Kiriazoski) ,plot intelektuale dhe dr.shkencash ne Maqedoni jane shqiptar ortodoks...Josif Bageri eshte figura me markante shqiptare ne ate pjese shqiptare qe sot quhet Maqedoni..poezine qe u drejtohet atyre 3500 shqiptareve me 1908 do ta sjelle ketu kur te gjeje kohe...
    Hapi i Branko Manolovskit ,eshte nje hap qe duhet ndjekur nga ata qe ndjejne se ne vehte kane gjak dhe DNA shqiptare, dhe nuk jane pak ne Maqedoni!..
    Eshte nje hap normal dhe shume fisnik i nje njeriu shqiptar qe ka jetuar ne nje vend ku i eshte mohuar kombesia dhe eshte asimiluar padrejtsisht,dhuna e mesuesit serb i ka mbajt fresket kujtimin e te qenit tjeterfare,i ka ruejtur integritetin dhe dinjitetin dhe i ka dhene guximin per te emruar vetveten ashtu sic eshte me emrin e vertete -shqiptar.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 28-08-2011 më 01:22
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #22
    Manojlovski, në mision për të dëshmuar origjinën e tij shqiptare

    12/08/2011



    Në vigjilje të përvjetorit të 10 me radhë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i nderit i shoqatës “Josif Bageri”, Branko Manojlovski dhe shumë miq e farefis i tij, vendosën të ecin për rreth lumit Vardar nga burimi në Vrutok e deri në derdhje në Detin Egje. Shtatëdhjetëvjeçari Manojlovski, është nisur në këtë mision, i cili do të zgjasë disa ditë, në shenjë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes kombëtare te shqiptarët ortodoks të Rekës, të cilët prej vitesh e kanë fshehur identitetin e tyre kombëtar.
    “Të gjithë jemi njerëz të bukur të mençur dhe është bukur të shkojmë rreth ujit dhe të kemi marrëveshje. Është pak edhe avanturiste kjo, edhe perëndia më ka dhënë shëndetin 70 do i bëj tani, po ti bëj rreth Vardarit. Idenë e kam shumë të vjetër dhe mendoj se është koha, të gjithë mirë e pranuan të shëtisim”, tha Branko Manjolovski.
    Mbështetje logjistike dhe e gjithanshme për udhëtimin e tij, ka pasur edhe nga Shoqata “Josif Bageri”. Delvina Kërluku, përfaqësuese e kësaj shoqate, tha se ky marsh mëton të jep mesazhin e tolerancë dhe paqes mes popujve. Ky mision tha ajo, u nis për të kultivuar ndjenja krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim deri më tani.
    “Ky mision është nisur si shkak për mirëkuptim tolerancë dashuri e paqe mes etnive brenda Maqedonisë, ju dëshiroj suksese dhe udhë të mbarë misionarëve”, u shpreh Delvina Krluku, kryetare e shoqates Josif Bageri.
    Shtatëdhjetëvjeçari nga fshati Kiçinicë e Rekës së Epërme, përshkimin e rrjedhës së lumit Vardar, do të bëjë në shoqëri të dy kunatave të tij Nadës dhe Ruzhës, por edhe të disa miqve të tjerë. Para nisjes, u organizua edhe një ceremoni fetare, në të cilën morën një imam dhe një prift. Branko Manojlovski lindi në gusht të vitit 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës së Epërme. Në vitin 1969 ai vendosi të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe jeton aktualisht. Manojlovski në SHBA njihet edhe si njëri ndër veprimtarët më të mëdhenj të çështjes shqiptare.

    Bashkim Sulejmani

    Ndiqni videon e ceremonise:

    http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/80525.html

  3. #23
    Manojlovski, në mision për të dëshmuar origjinën e tij shqiptare

    12/08/2011



    Në vigjilje të përvjetorit të 10 me radhë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i nderit i shoqatës “Josif Bageri”, Branko Manojlovski dhe shumë miq e farefis i tij, vendosën të ecin për rreth lumit Vardar nga burimi në Vrutok e deri në derdhje në Detin Egje. Shtatëdhjetëvjeçari Manojlovski, është nisur në këtë mision, i cili do të zgjasë disa ditë, në shenjë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes kombëtare te shqiptarët ortodoks të Rekës, të cilët prej vitesh e kanë fshehur identitetin e tyre kombëtar.
    “Të gjithë jemi njerëz të bukur të mençur dhe është bukur të shkojmë rreth ujit dhe të kemi marrëveshje. Është pak edhe avanturiste kjo, edhe perëndia më ka dhënë shëndetin 70 do i bëj tani, po ti bëj rreth Vardarit. Idenë e kam shumë të vjetër dhe mendoj se është koha, të gjithë mirë e pranuan të shëtisim”, tha Branko Manjolovski.
    Mbështetje logjistike dhe e gjithanshme për udhëtimin e tij, ka pasur edhe nga Shoqata “Josif Bageri”. Delvina Kërluku, përfaqësuese e kësaj shoqate, tha se ky marsh mëton të jep mesazhin e tolerancë dhe paqes mes popujve. Ky mision tha ajo, u nis për të kultivuar ndjenja krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim deri më tani.
    “Ky mision është nisur si shkak për mirëkuptim tolerancë dashuri e paqe mes etnive brenda Maqedonisë, ju dëshiroj suksese dhe udhë të mbarë misionarëve”, u shpreh Delvina Krluku, kryetare e shoqates Josif Bageri.
    Shtatëdhjetëvjeçari nga fshati Kiçinicë e Rekës së Epërme, përshkimin e rrjedhës së lumit Vardar, do të bëjë në shoqëri të dy kunatave të tij Nadës dhe Ruzhës, por edhe të disa miqve të tjerë. Para nisjes, u organizua edhe një ceremoni fetare, në të cilën morën një imam dhe një prift. Branko Manojlovski lindi në gusht të vitit 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës së Epërme. Në vitin 1969 ai vendosi të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe jeton aktualisht. Manojlovski në SHBA njihet edhe si njëri ndër veprimtarët më të mëdhenj të çështjes shqiptare.

    Bashkim Sulejmani

    Ndiqni videon e ceremonise:

    http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/80525.html

  4. #24
    E kam enderruar gjate nje dite te tille kur shqiptaret e trembur nga furtunat e shekujve do te merrnin guximin dhe do te flisnin ballelart te verteten e mbajtur te fshehur ne gji.

    Kur e kam lexuar kete lajm jam emocionuar se tepermi nga rrefimi prekes dhe nga shpalosja e se vertetes, per te cilen une kam besuar gjithmone.

    Edhe ne tema me permbajtje pak a shume te njejte une jam shprehur se ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Serbi, ne Bullgari, ne Rumani etj jetojne nje numer jashtezakonisht i madh shqiptaresh te tjetersuar (pa folur per Greqine qe eshte fakt i njohur por ende i papranuar).

    Fundi i shekullit te 18-te dhe shekulli i 19-te e futen shqiptarin ne karantine, ne izolim, gje qe çoi ne nje bjerrje te madhe te ndjenjes dhe vetedijes kombetare, mirepo kufinjte u hapen dhe shqiptari tashme ndjehet i lire qe ti rikthehet serish rrenjes, trungut, familjes, ne menyre qe te mos mbetet ne jete te jeteve nje dele e humbur nga vatha.

    Besoj se shume shpejt levizje te tille do te shpeshtohen ne Maqedoni dhe ne vendet e tjera fqinje, por ajo qe duhet theksuar eshte fakti qe strukturat politike dhe fetare ne Shqiperi dhe ne shtet kudo qe jetojne shqiptare te mos gjenden te papergatitur nga zhvillime te tilla.

    Ne na duhen shqiptaret kudo qe ata jetojne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-08-2011 më 02:37

  5. #25

  6. #26
    Policia greke arreston Branko Manojlovskin dhe disa shqiptar tjerë

    Posted by shqipmedia1

    19 Gusht 2011

    Policia greke arreston Branko Manojlovskin dhe disa shqiptar tjerë

    (E plotësuar – 22:30)Policia greke para disa çasteve ka liruar kryetarin e nderit të shoqatës “Josif Bageri”, Branko Manojlovski dhe shumë miq e farefis të tij, në mesin e të cilëve edhe dy kunatat e tij Ruzhën dhe Nadën, mbesën dhe një grup alpinistësh shqiptar dhe profesorë të edukatës fizike, ndër të cilët edhe ish-deputeti, Vullnet Ameti, të cilët më 12 gusht filluan ekspeditën për rreth lumit Vardar nga burimi në Vrutok e deri në derdhje në Detin Egje.
    Ish-deputeti Ahmeti për KOHA në një linjë telefonike konfirmoi lirimin, duke sqaruar se rrugëtimin e tyre e kanë vazhduar menjëherë pasi janë lënë të lirë nga policët grekë, respektivisht pasi që janë larguar nga stacioni policor, ndërkohë që edhe përkundër insistimit të uniformave blu greke për t’ua konfiskuar kameran dhe me të cilën kanë bërë xhirimin e udhëtimit sikurse edhe CD-të, një gjë të tillë nuk kanë ndodhur.
    Ndryshe, në vend që kjo ditë për Manojlovskin, i cili u bë i njohur për opinionin vendas me prononcimin e tij duke thënë se ndjehet shqiptar, të ishte festive ngase e kremtonte ditëlindjen e 70, ai përfundoi në një stacion policie vetëm disa kilometra në thellësi të shtetit grek, në qytezën Evzoni.
    Burime nga BDI konfirmuan se kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vënë kontakte me ambasadën greke për ta debllokuar situatën.
    Udhëtimi i tyre maratonik për të përshkuar rrjedhën e lumit Vardar, nisi më 12 gusht (e premte) në orët e para të ditës në vigjilje të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Nisja nga atje, u shoqërua me një atmosferë festive e miqësore në prezencë të shumë miqve dhe qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve të tjera shqiptare. Fillimi i udhëtimit të tyre u shoqërua edhe me rite fetare. Në një anë hoxha, në tjetrën anë prifti, ato bënë lutje që udhëtimi i tyre të jetë sa më i lehtë dhe të kalojë pa asnjë pengesë.

    Ashtu siç deklaroi në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Koha” gjatë muajt korrik, Branko Manojlovski, shtatëdhjetëvjeçari nga fshati Kiçinicë e Rekës së Epërme, përshkimin e rrjedhës së lumit Vardar, e ndërmorri në shenjë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes kombëtare, sidomos për banorët ortodoks të anës së Rekës së Epërme, me qëllim që ato t’i kthehen origjinës së tyre shqiptare, por edhe në përvjetorit e dhjetë me radhë të Marrëveshjes së Ohrit.

    Branko Manojlovski lindi më 19 gusht të vitit 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës së Epërme.
    Prindit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojl. Shkollën 4-vjeçare e ka kryer në Belqicë, kurse atë 8-vjeçare në Gostivar. Mësimet e shkollës së mesme i ndoqi në Tetovë kurse studimet në Zagreb në vitin 1967. Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij. Është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, që të tre këto të martuar. Manojlovski është gjysh i gjashtë nipërve dhe mbesave. Pas pensionimit, thuajse pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindje.

    Lajm i orës 20:30

    Policia greke ka rrestuar sot padite kryetarin e nderit të shoqatës “Josif Bageri”, Branko Manojlovski dhe shumë miq e farefis të tij, në mesin e të cilëve edhe dy kunatat e tij Ruzhën dhe Nadën, mbesën dhe një grup alpinistësh shqiptar dhe profesorë të edukatës fizike, ndër të cilët edhe ish-deputeti, Vullnet Ameti, të cilët më 12 gusht filluan ekspeditën për rreth lumit Vardar nga burimi në Vrutok e deri në derdhje në Detin Egje.

    Në vend që kjo ditë për Manojlovskin, i cili u bë i njohur për opinionin vendas me prononcimin e tij duke thënë se ndjehet shqiptar, të ishte festive ngase e kremtonte ditëlindjen e 70, ai përfdundoi në një stacion policie vetëm disa kilometra në thellësi të shtetit grek, në qytezën Evzoni. Në një deklaratë telefonike, ish deputeti Vullnet Ahmeti për KOHA deklaroi se për momentin gjenden në stacionin e policisë, ndërsa se nga ata është kërkuar që të dorëzonin kameran dhe me të cilën kanë bërë xhirimin e udhëtimit sikurse edhe CD-të, por se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Ahmeti thotë se arrestimi ka ndodhur edhe përkundër faktit se ai posedon pasaportë diplomatike ndërsa Manojlovski pasaportë amerikane. Burime nga BDI konfirmuan se kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vënë kontakte me ambasadën greke për ta debllokuar situatën.
    Ndryshe, udhëtimi i tyre maratonik për të përshkuar rrjedhën e lumit Vardar, nisi më 12 gusht (e premte) në orët e para të ditës në vigjilje të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Nisja nga atje, u shoqërua me një atmosferë festive e miqësore në prezencë të shumë miqve dhe qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve të tjera shqiptare. Fillimi i udhëtimit të tyre u shoqërua edhe me rite fetare. Në një anë hoxha, në tjetrën anë prifti, ato bënë lutje që udhëtimi i tyre të jetë sa më i lehtë dhe të kalojë pa asnjë pengesë.
    Ashtu siç deklaroi në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Koha” gjatë muajt korrik, Branko Manojlovski, shtatëdhjetëvjeçari nga fshati Kiçinicë e Rekës së Epërme, përshkimin e rrjedhës së lumit Vardar, e ndërmorri në shenjë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes kombëtare, sidomos për banorët ortodoks të anës së Rekës së Epërme, me qëllim që ato t’i kthehen origjinës së tyre shqiptare, por edhe në përvjetorit e dhjetë me radhë të Marrëveshjes së Ohrit.
    Branko Manojlovski lindi më 19 gusht të vitit 1941 në Fshatin Kiçinicë të Rekës së Epërme.
    Prindit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojl. Shkollën 4-vjeçare e ka kryer në Belqicë, kurse atë 8-vjeçare në Gostivar. Mësimet e shkollës së mesme i ndoqi në Tetovë kurse studimet në Zagreb në vitin 1967. Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij. Është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, që të tre këto të martuar. Manojlovski është gjysh i gjashtë nipërve dhe mbesave. Pas pensionimit, thuajse pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindje.

    KOHA

  7. #27

    Branko Manojlovski: Edhe 35 km deri te caku (Deti Egje)…

    E Shtune 20 Gusht 2011 15:30

    “Ndihem shumë mirë, i rinuar, pasi eca rreth 400 km për 8 ditë. Edhe 35 km e fundit do t’i ec me qejf. Asnjëherë si në Ditëlindjen time të djeshme, të 71-tën me radhë, nuk jam ndier më i gëzuar e më krenar.

    Branko Manojlovski: Edhe 35 km deri te caku (Deti Egje)…



    Sot, në pushimin e mesditës, 35 km para se te arrihet caku (derdhja e Lumit Vardar në Detin Egje / Greqi), misionari Brano Manojlovski u shpreh:

    “Ndihem shumë mirë, i rinuar, pasi eca rreth 400 km për 8 ditë. Edhe 35 km e fundit do t’i ec me qejf. Asnjëherë si në Ditëlindjen time të djeshme, të 71-tën me radhë, nuk jam ndier më i gëzuar e më krenar.

    Falënderoj te gjithë pjesëmarrësit në shënim të Ditëlindjes dhe ata që me përgëzuan permes telefoni.

    Falënderoj ekipin që po me shoqëron. Për paraburgosjen e mbrëmshme dhe keqtrajtimet nga policia greke në Evzon do të rrëfej herën tjetër. Falenderoj të gjithë njerëzit që po përcjellin udhëtimin tonë misionar.”

    YlliPress

  8. #28
    Misionari shqiptar emërtoi Maqedoninë “Ilire”


    Publikuar: 21.08.2011 - 18:08

    Shkup 21 gusht-Misionari shqiptar Branko Manojlovski pesë minuta para orës 12 arriti me në vend-derdhjen e Vardarit në Detin Egje. Ecjen e rreth 430 kilometrave ata e kanë bërë për nëntë ditë e 55 minuta. Manojlovski në det derdhi ujin që kishte marrë në burim, duke i thënë lutjet dhe uratat tashmë të njohura si emërtimi “Maqedonia Ilire”. I gjithë ekipi përgëzoi misionarin Branko Manojlovski duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.Ndërkaq një ditë më parë policia greke dy orë të tëra kishte penguar anëtarët e shoqatës ‘Josif Bageri’ që të vazhdojnë marshin e nisur përgjatë lumit Vardar që përfshinë edhe territorin e Greqisë.

    Policia greke kishte ndaluar mbrëmjen e të premtes në qytetin Evzoni për disa orë një grup aktivistësh shqiptarë të shoqatës “Josif Bageri” nga Maqedonia, mes tyre edhe ish deputetin e BDI-së Vullnet Ahmeti, por më pas i ka liruar. Grupi i udhëhequr nga kryetari i shoqatës “Josif Bageri”, Branko Manojlovski ishte pjesë e ekspeditës së nisur nga Vrutoku- rrjedha e lumit Vardar deri te Deti Egje, një mision simbolik kundër hasmërive dhe urrejtjes midis popullit shqiptar dhe atij maqedonas. Ky aktivitet ndërlidhej me 10 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Marshit ju bashkëngjitën edhe shumë miq e të afërm të Manojlovskit të cilët kishin nisur ekspeditën më 12 gusht nga Vrutoku – burimi i lumit Vardar deri në Detin Egje me simbolikën për të shmangur urrejtjen midis popujve shqiptar dhe maqedonas si dhe për të promovuar vlerat. Nisja nga atje, u shoqërua me një atmosferë festive e miqësore në prezencë të shumë miqve dhe qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve të tjera shqiptare. Fillimi i udhëtimit të tyre u shoqërua edhe me rite fetare.

    http://www.koha.net/index.php?page=1,15,66841

  9. #29
    Kembësorimi buzë Vardarit, nga Vrutoku deri në Detin Egje, një mision njerëzor!

    Posted by shqipmedia1

    13 Gusht 2011

    Kembësorimi buzë Vardarit, nga Vrutoku deri në Detin Egje, një mision njerëzor!Lumi Vardar ka qenë Lum i shenjtë për iliro-dardanët dhe për iliro-makedonët…

    Ndonjëherë më behet sikur tani është kufi virtual për hasmëri shoviniste e fetare mes të popujve tanë. Prandaj vendosa të ec këmbë buzë Ti, nga Burimi (Vrutok / Gostivar) deri në Derdhje (Delta Ackcesis), të marr me vete pak ujë në Burim, ta bartë me vete gjatë gjithë rrugës dhe kur do ta derdh në Detin Egje, të lutem dhe të uroj:

    • Bashkë me këtë ujë, që solla me vete, vafshin në Det të gjitha hasmëritë dhe urrejtjet në mes të popujve tanë makedon dhe shqiptar;

    • Ua falshin popujt tanë njëri tjetrit fajet, padrejtësitë dhe hasmëritë e deritanishme;

    • U shtoftë mirëkuptimi ndëretnik dhe ndërfetar në mes të popujve tanë;

    • Popujt tanë paçin bashkëjetesë sa më të mirëkuptueshme, në barazi e demokraci sa më të plotë;

    • Uroj që bashkëqytarët e komunitetit tonë, me prejardhje ose që ndjehen shqiptarë ortodoksë, të mos frikësohen e të mos turpërohen të tregojnë prejardhjen e tyre, gjegjësisht përkatësinë e tyre etnike , nga se tani RM-ja po demokratizohet dhe është shtet ynë i përbashkët;

    • Populli grek paçtë mirëkuptim ndaj identiteteve tona etnike, për të mos e bllokuar Shtetin tonë që të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Evropian dhe në NATO;

    • U pranoftë si kompromis emërtimi i Shtetit tonë: MAQEDONIA ILIRE;

    • Rrjedhtë sa më i pastër uji i Lumit Vardar…!

    Gjatë udhëtimit dua të shënoj 70-vjetorin e lindjes time (me 19 gusht), me shpresë se Zoti do të më jep jetë dhe fuqi të realizoj këtë mision njerëzor.

    Këmbësorimi do jetë i mundimshëm, meqë Lumi ynë i shenjtë është i gjatë gati 400 km, por bindjen dhe vullnetin i kam të mëdha për ta realizuar…

    Uroj që ky mision të dal i frytshëm, meqë kam besimin se Zoti ynë do të dëgjoj lutjet e uratat e mia.

    Falënderoj bashkudhëtarët dh bashkëqytetarët për mirëkuptim ndaj lutjeve e uratave të mia.

    Vëllezërve e Motrave shqiptarë, besimtarë myslimanë, ua uroj Muajin e Ramazanit.

    Falënderoj Shoqatën JOSIF BAGERI që po me mbështet në këtë rrugëtim misionar.

    AMEN !

    (Branko Manojlovski, i lindur në Fshatin Ki]indicë, Reka e Epërme, Komuna Mavrovë-Rastushë.)

    Tel.mob.: 00389 71 902225

    Biografia ime (telegrafike)

    Quhem Branko Manojlovski, i Nënës Zafira dhe Babait Manojl, i lindur me 19.08.1941 në Fshatin Kiçinicë, Reka e Epërme, buzë Mavrovës pitoreske. Shkollën 4-vjeçare e kam kryer në Belqicë, kurse 8-vjeçare në Gostivar. Shkollën e mesme e kam kryer në Tetovë, kurse studimet në Zagreb në vitin 1967.

    Në vitin 1969 jam emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj prej vitesh jam edhe shtetas amerikan.

    Rikthimi në Vendlindje…

    Gjatë 9 viteve të fundit, sidomos qe kur jam pensionuar në Sh,B.A., vi në Vendlindje për t’u çmall, meqë pothuajse dy dekada nuk kisha mundësi të vija.

    Që kur kam filluar të vi në Vendlindje, i frymëzuar dhe i inkurajuar edhe nga demokracia amerikane, jam prezantuar siç ndihem dhe siç jam – shqiptar, meqë prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit dhe paraardhësit tjerë i kisha shqiptarë.

    Nuk po ndruhem të prezantohem shqiptar, me mendim se Republika e Maqedonisë (RM) nuk është ajo e viteve të para Pavarësimit të plotë shtetëror (1991), por e demokratizuar, me sistem pluralist demokratik, ku prononcimi si shqiptar nuk do të jetë më me rrezik, si përpara.

    Fatkeqësisht, shumë shpejt u ballafaqova me një realitet të hidhur. As disa nga më të afërmit e Familjes sime nuk e mirëpriten prononcimin tim publik se jam shqiptar. Dhe, mendoj, nuk po e mirëpresin kryesisht nga frika, meqë ata ende nuk janë liruar nga tmerri i të kaluarës se afërt, i cili zanafillën e kishte qysh kur hapësirat tona etnike i pat pushtuar Serbia imperialiste në vitin 1913.

    Këtë vit me ndodhi një surprizë e këndshme, kur u informova se ca bashkëqytetarë këtu, në RM, kishin formuar Shoqatën Josif Bageri. Këtë Personalitet të shquar, njëheraz bashkëvendas, e kisha idhull prej vitesh dhe po më vinte keq përse kaq gjatë ishte dënuar me harresë dhe mospërfillje. Njësoj idhull e kisha edhe Birin e Josifit, Kriston, meqë Ai, në moshën 16-vjeçare, kishte rënë në Manastir, krah kryengritësve çlirimtarë maqedonas, kundër pushtimit shumëshekullor turk. Kjo kishte ndodhur në vitin 1906. Kurse Josifi, nëntë vite më vonë, në moshë 45-vjeçare, kishte vdek në Prishtinë (në rrethana ende të pasqaruara), në krye të një misioni patriotik. Pra, Babë e Bir kishin dhënë jetën për çlirimin e popujve tanë, shqiptar e maqedonas, kundër pushtimit turk dhe serb…

    Që kur kam kuptuar për bëmat e Tyre njerëzore e patriotike, nuk kam ndier qetësi shpirtërore, përse ata ishin harruar. Qysh në kontaktet e para me këtë Shoqatë shpreha gatishmërinë për t’u angazhuar. Sidomos angazhimi i sivëllezërve dhe i simotrave, kryesisht të besimit myslimanë, me bënë të ndihem akoma me krenar – si shqiptar. Rasti i parë për të shpreh këtë ndjesi publikisht qe Simpoziumi shkencor kushtuar Josif Bagerit, mbajtur me 25 qershor në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Me atë rast u ndjeva i nderuar për mundësinë që m’u dha për të përshëndet pjesëmarrësit e simpoziumit, studiues nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, në cilësinë e kryetari të nderit dhe në emër të Shoqatës Josof Bageri. Në të njëjtin Simpozium paraqita edhe kumtesë.

    Këto ditë MTV2 emetoj një emision për Rekën e Epërme, me rrëfimet e mia, si dëshmitar autentik i të kaluarës se Familjes, Fshatit dhe Krahinës sime të dashur, Rekës se Epërme. Më pastaj pasuan reagimet. U ndjeva tepër i lumturuar kur vëllai, kushërinjtë, mbesat, po më përgëzonin për sinqeritetin dhe emocionet e mia të shpalosura në atë emision. Pasuan edhe përgëzimet tepër dashamirëse dhe njerëzore të bashkëkombësve të mi, kryesisht të besimit myslimanë, por tek tuk edhe të besimit ortodoks. Në ndërkohë përmes telefonatave pata edhe kërcënime, të cilat mu duken se ishin nga nacionalistët ekstremistë maqedonas. Këto kërcënime i heshta, sepse nuk dëshirova t’u shkaktoj panik të afërmeve të mi. Vet nuk u ndjeva aspak i frikësuar, jo se shquhem për trimëri, por sepse nuk e di se si me ka përfshi një dëshirë e madhe të kem fatin të vdes në Kiçinicë, meqë do të kem fat të varrosem në varrezat pranë të parëve të mi, në oborrin e Kishës sonë të Fshatit, prej vitesh pothuajse e shkretëruar, për shkak të emigrimit tonë.

    Hidhërimet mu shtuan edhe për shkak të ca fotografive që po qarkullojnë në internet. Ato janë bërë para Kullës sonë madhështore. Sidomos një foto, ku jam fotografuar unë, në mes të dy vajzave të bukura shqiptare (të besimit mysliman), duke pasur përpara Flamurin tonë Kombëtar Shqiptar, mbi parmakët e shkallëve që të janë para hyrjes kryesore në Kullën, nxiten ca reagime shoviniste. Ajo foto ishte bërë rastësisht, në momentin e gëzimit tim të papërshkrueshëm, nga se mbaja mend të me kishte rrëfyer Nëna Zafirë, se me Flamur Kombëtar Shqiptar ishte bërë dasma, kur ishte martuar me Babin tim, Manojlin. Kundër vënies se Flamurit tonë Kombëtar u shprehen edhe ca njerëz të Familjes sonë të madhe. Atyre nuk u mjaftonin arsyetimet e mia, se e ndieja për Flamur të Kombit tim, se me atë Flamur ishte bërë dasma e prindërve të mi. Reagimi i tyre po me mërzit shumë, sepse atyre nuk ju ka mjaftuar që janë tjetërsuar në popull tjetër, maqedonas, por paskëshin ruajtur edhe paksa urrejtje ndaj Kombit dhe Flamurit të prindërve tanë…

    Prejardhja ime / jonë etnike

    Mërzitë, shqetësimet, kërcënimet me shtynë të thërras në ndihmë kujtesën time, qoftë për ato që kisha përjetuar vet, qoftë për ato që kisha dëgjuar nga prindërit. Njohuri nga leximet e librave histori kam pak, meqë nuk isha përcaktuar ndonjëherë për këtë lëmi dhe prandaj nuk kisha kohë për to.

    Mbaj mend, – e si të mos e mbaja mend, – vrazhdësinë e mësuesit tim të parë në Belçicë. Në vitin 1948 në shkollë më dërgoi Motra ime, Jelica, pesë vite më e moshuar. Asnjëri nga fëmijët e fshatrave tonë, kur filluam shkollën, nuk dinim maqedonisht, meqë gjuhë amtare kishim gjuhën shqipe. Mësuesi, – jam në dilemë nëse duhet t’i them mësues atij, – më rrahu vetëm pse nuk dita si i thoshin kushëririt në maqedonisht. Që aty filluan peripecitë e ballafaqimit tim me asimilim të përdhunshëm gjuhësor dhe etnik…

    Katragjyshi im, Manojli, i cili jetoi në vitin 1830 – 1903, ishte i emigruar në Stamboll, siç ishin emigruar shumë shqiptarë tjerë të këtyre anëve, sepse në vendlindje nuk kishin mundësi rrotjeje. Manojli dhe vëllai i tij, Lazari, në vitin 1882 ia dolën të ndërtonin atje një hotel, të cilin e emërtuan Arnaut an, një emërtim që duhet të simbolizon përcaktimin e tyre etnik. Atëherë ata e kishin mbiemrin Tanashi, sado që ka nga ata që mundohen të me bindin me falsifikime të sajuara nga pushtuesit serbë, se edhe para pushtimit serb stërgjyshërit e mi paskëshin pasur mbiemër te serbizuar: Tanasheviq. Asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjë rekas, të besimit ortodoks, te ketë shpreh dilemën, të kemi qenë ndonjëher serb!

    Në aspektin gjuhësor dhe etnik paraardhësit e mi ia kishin dal të përballonin asimilimin nga sundimet pushtuese mijëvjeçare romake, bizntino-bullgar, bizantino-serb dhe otomane/turke. Edhe djali i Manojlit, Dhimitri, që jetoi gjatë viteve 1865-1932, fillimisht duhet ka ketë pas mbiemrin Tanashi. Pas pushtimit serb në vitin 1913, Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq, Atë mbiemër të serbizuar u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht Babai im, Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin 1983. Por pushteti komunist maqedonas Familjes sime ia ‘maqedonizoi’ mbiemrin, nga Tanasheviq në Manojlovski. Këtë ndryshim të imponuar e pata përjetuar vet, kur si i ri shkova për herë të parë në zyrë të vendit për të nxjerr certifikatë të lindjes për motrën dhe u befasova kur nëpunësi ma lëshoi me mbiemër Manojlovski. E kundërshtova, por ai me përzuri nga zyra, me shpjegim se tashmë ishim maqedonas…

    Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besim fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë…

    Pas formimit të Republikës se Maqedonisë në vitin 1944, siç informova, një pjese të Familjes sonë përdhunisht iu ndryshua mbiemri nga Tanasheviq në Manojlovski, kurse një pjese tjetër, nga Tanasheviq në Lazarovski, sepse në pushtet erdhën sundimtarë ‘maqedonas’, të dresuar nga nacionalistët sundimtarë serbë, por tashmë të indoktrinuar edhe si komunistë…

    Siç po vetëkuptohet, në vitet e para të Republikës të sapoformuar të Maqedonisë, pothuajse e tërë popullsia shqiptare e Rekës se Epërme, ortodokse dhe myslimane, gjuhë komunikimi në shtëpi e ka pasur vetëm gjuhën shqipe. Nënat tona nuk dinin asnjë llaf në gjuhën maqedonishte ose në ndonjë gjuhë tjetër. Por ama tani, me fëmijët dhe nipërit e mi (në Amerikë) komunikoj kryesisht në gjuhë angleze, kurse me nipat e mbesat e mia këtu, të lindur pas viteve të 60-ta, më duhet të flas pothuajse vetëm në gjuhën maqedonishte. Dhe këta tani po shfaqin habinë e tyre, se përse unë nuk e kam harruar shqipen e prindërve të mi, edhe më shumë po shfaqin habinë, përse unë po potencoj identitetin tim shqiptar…

    Për të sqaruar dukurinë e asimilimit tonë, meqë jam goxha i moshuar, po sjell tre emra konkret të personaliteteve tanë. Fillimisht do të përmend emrin e një personaliteti shumë të afirmuar e të respektuar edhe si Hero i Popullit. Ai është Video Smilevski – Bato, djali i Hallës sime, Velikës.

    Video Smilevskin edhe mund ta quajnë maqedonas, por ama Hallës sime, Velikës, me ç’të drejtë mund t’i tjetërsohet identiteti i saj shqiptar!? Me këtë rast po sjell vetëm bisedën kundërshtuese të tij, që unë të mos emigroja në Amerikë. Ai arsyetonte mosshkuarjen time me përkrahjen që më kishte bërë për studime në Zagreb dhe se shtetit i duhesha si kuadër i ri. Kurse unë i thoja se nuk mund të vazhdoja të qëndroja me identitet të dubluar etnik, atë shqiptar në Shtëpi, deri te dera e oborrit, dhe atë të imponuar, maqedonas, jashtë Shtëpisë. Për këtë qëndrim timin ai që hidhëruar, por nuk pat marr masa ndëshkuese, siç i kanë ndëshkuar të tjerët …

    Tani po sjell dy emra të akademikëve që akoma jetojnë, e uroj të jetojnë sa më gjatë, për të shpjeguar se jo vetëm në nivel politik, por edhe atë akademik, ka ndodhur tjetërsimi i dhunshëm etnik i shqiptarëve ortodoks në maqedonas. Pothuajse të gjithë qytetarët e Republikës se Maqedonisë e kanë dëgjuar emrin e ish Kryetarit të Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Poetin e mrekullueshëm Mate Matevski. Babai i tij ka qenë mik me Babain tim në Stamboll. Kur ai u kthye nga Stambolli, me sa mbaj mend të kem dëgjuar, në moshë 14-vjeçare, gjuhë amtare e kishte shqipen. Ai nuk dinte fare maqedonisht. Krijimtarinë fillestare letrare e pat filluar në gjuhë shqipe në revistën letrare “Jeta e re”…

    Akademiku i shquari Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah nëse do të thoshte se ata ishin tjetër soj…


    Kisha një shok timin të ngushtë në shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me te flija në të njëjtën dhomë në konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski. Ky tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. Para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaiisë, që ishte djal i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit. Qysh që pesë-gjashtë vite nuk kemi komunikuar më Gligori dhe unë, nga ai hidhërim që patëm, kur e luta të bëjmë diç për afirmim të Josifit…

    Tani, kur po ballafaqohem edhe me kërcënime fizike, pse po prononcohem publikisht se jam shqiptar, po i kuptojë Mate Matevskin dhe Gligor Jovanovskin, pse nuk duan të pranojnë publikisht të vërtetën – se janë bijë të prindërve shqiptarë dhe se gjuhë amtare e kanë shqipen, të cilën e zotërojnë më mirë se unë. Që të dy, dhe të tjerët, që nuk po ua përmend emrat, i kuptoj se janë ambientuar e afirmuar si maqedonas dhe prandaj, po u prononcuan se janë të paktën me prejardhje shqiptare, do kenë vështirësi, të ngjashme me të miat, edhe në familje të tyre të ngushtë. Po vetëkuptohet se si do i linçonin pastaj nacionalistët e thekur maqedonas…

    Para pesë gjashtë viteve me rastisi të jem në Kullën tonë në Kiçinicë, kur erdhi për të bërë reportazh një ekip i MTV-së (televizionit shtetëror maqedonas). Më thanë se Enti për mbrojtje të monumenteve kulturore i kishte shpallë kullat tona objekte të mbrojtura. Me pyetën për traditën arkitektonike maqedonase. Po sa u thash se janë kulla shqiptare, të financuara nga stërgjyshërit tonë shqiptarë dhe të ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë, ata u hidhëruan dhe u larguan pa bërë reportazhin. Që atëherë edhe Enti përkatës nuk është përkujdesur fare për kullat tona. Kundër shembjes se tyre po angazhohemi vet, edhe pse ne to nuk jeton më njeri.

    Angazhimi im / jonë i preferuar

    Njerëz të mirë, shqiptarë e maqedonas, por edhe ju që jeni të indoktrinuar me urrejtje shoviniste, nacionaliste e fetare, ju lutëm, me mirëkuptoni dhe me besoni, se unë nuk po ua shpjegoj shqetësimet e mia i shtyrë nga ndonjë motiv patriotik kombëtar shqiptar, aq më pak nga ndonjë motivim nacionalist shqiptar, por sepse jam i merakosur për bashkëjetesën njerëzore në mes të popujve tanë, jam i merakosur për ardhmërinë e Republikës se Maqedonisë. Nuk e fsheh, e bëjë këtë i shtyrë edhe nga keqardhja dhe dhimbjet që ndjejë sidomos për prindërit tanë. Ata kanë vdekur dhe po vdesin duke e vuajtur në mënyrën më barbare këtë lloj asimilimi. Derisa burrat, bijtë e bijat e tyre, për të mbijetuar dhe për të qenë të favorizuar në punësime, kanë mësuar gjuhën maqedonase, nënat tona asnjëherë nuk ia dolën të harrojnë gjuhën e tonë amtare shqipe, duke e zëvendësuar me maqedonishte. Jam dëshmitarë se nënat tona e kanë pas të ndaluar të flisnin jashtë pragut të banesës ose të shtëpisë në gjuhën shqipe, pasi janë shpërngul në qytete, kanë shëtitur trotuareve si memece, ose duke biseduar fare me zë të ulët me burrat dhe fëmijët e tyre, që të mos di njeri se ato janë shqiptare, gjegjësisht vetëm shqip-folëse. Fantazitë e politikës asimiluese ndaj tyre kanë shkuar deri atje, sa ato të privohen nga punësimi, meqë nuk i kanë punësuar as si “maqedonase” që dinë vetëm gjuhën shqipe. Kam dëgjuar për rast makabër, kur nga varfëria e rëndë një Nënë ka pranuar kushtëzimin të shtirret si memece, që të mund të punësohet si “maqedonase” (meqë ajo nuk ka ditur fare maqedonisht)…

    Vetëm ne shqiptarët e besimit ortodoks mund të dimë se çfarë politike e rëndë asimiluese është zbatuar ndaj nesh, sepse e kemi të përjetuar dhe të vuajtur shpirtërisht në secilin hap…

    Uroj që ajo kohë dhe ato vuajtje, nën pushtimin serb dhe nën sundimin komunist “maqedonas”, të mos na përsëriten asnjëherë!

    Ridefinimi etnik

    Nga investigimet e mia, më bëhet sikur aktualisht qytetarët e RM-së, me prejardhje shqiptare, të besimit ortodoks, janë sërish në dilemë dhe në udhëkryq, në kohën kur po debatohet e po merren vendime për prejardhjen etnike të popullit maqedonas. Sikur të ishin vetëm disa dhjetëra ose qindra qytetarë të komunitetit tonë, nuk do ia vlente të shfaqja shqetësimet dhe sugjerimet e mia. Por, bëhet fjalë për qindra mijë qytetarë, anë e këndë RM-së, që kanë prejardhje nga shqiptarët ortodoks.

    Siç po dëgjojmë dhe po e përjetojmë, jemi të ballafaquar me dy rryma kryesore, sa i përket përcaktimit për prejardhjen etnike të popullit maqedonas: Rryma “komite”, dominuese, se populli maqedonas ka prejardhje nga maqedonasit antikë dhe rryma “partizane”, minore, se populli maqedonas është popull sllav. Personalitetet me prejardhje shqiptare, si Filip Brajkovski, Video Smilevski, e të tjerë, patën luajtur rrol me rëndësi kur e pavarësuan Republikën e Maqedonisë nga pushtimi serb në vitin 1944, por cilin qëndrim duhet të mbajnë tani bashkëqytetarët e komunitetit tonë, që kanë prejardhje nga shqiptarët ortodoks, e sidomos ata që, pos prejardhjes, kanë kurajë (si unë), të deklarohen se janë shqiptarë ortodoksë?

    Nuk dua të besoj, se bashkëqytetarët e mi, me prejardhje shqiptare (ortodokse), që para demokracisë pluraliste ishin të detyruar të deklaroheshin si maqedonas (sllavë), pothuajse si unë deri sa emigrova në Amerikë, do të përkrahnin variantin “partizan” – se populli maqedonas është popull sllav. Nëse ka të tillë, atëherë më bëhet sikur ata u ngjasojnë shqiptarëve të dikurshëm, që Perandoria turke i avanconte me funksione të larta perandorake, dhe pastaj, të tillë shqiptarë morbidë, bëheshin edhe më turq, se sa vetë turqit (siç kemi të tillë edhe tani). Populli ata i quante turkoshakë. Pikërisht të tillët, shpirtshitur të tjetërsuar, silleshin më se keqi ndaj popullit shqiptar, për të përfituar besnikëri e poste sa më të larta në Perandori. Mund që pikërisht për këtë arsye, pothuajse vetëm popullit shqiptar Perandoria turke nuk i njihte asnjë lloj autonomie gjuhësore, kulturore, arsimore, fetare, siç ua njihte, ta zëmë, popujve serb, bullgar, grek, etj.

    Më e logjikshmja dhe më njerëzorja, do të sugjeroja unë, do të ishte, që bashkëqytetarët e komunitetit tonë, t’i riktheheshin vetes se tyre – të përcaktoheshin si shqiptarë, siç e kanë prejardhjen shqiptare, pavarësisht se brezi i ri është privuar nga të mësuarit dhe të folurit e gjuhës amtare shqipe. Nëse janë tjetërsuar në përmasa të pakthyeshme, atëherë do të sugjeroja që provizorisht të përcaktoheshin për të përkrah variantin e prejardhjes etnike nga maqedonasit antikë. Them kështu, sepse maqedonasit antikë ishin kryesisht pellazgo-ilirë dhe prandaj, edhe kështu do t’i riktheheshim identitetit tonë etnik. Për këtë dëshmon edhe një përcaktim yni shekullor – askund dhe asnjëherë, miti legjendar për Lekën (Aleksandrin) e Madh, si Hero legjendar ilir, nuk ka qenë më i fuqishëm se sa të shqiptarët ortodoks të Rekës se Epërme dhe të krahinave të tjera në hapësirat e RM-së se tanishme…

    Qëndrimi “neutral” i bashkëqytetarëve të komunitetit tonë – që kanë prejardhje ose që ndjehen shqiptarë (ortodoksë), është qëndrimi më dekonstruktiv, më zuzar, nuk është fare pozicionim qytetar. Kjo do mund të keqkuptohej, të presim cili opsion po del i fituar dhe pastaj të “integrohemi”, duke përfituar poste e privilegje…

    Përshpejtimi i anëtarësimit të Shteti tonë në NATO dhe Bashkim Evropian

    Sigurisht që do të duhej të na shqetëson bllokada që po i bënë Shtetit tonë qeveria greke, me “arsyetim” se nuk po e pranon emërtimin Maqedoni. Kësaj radhe, edhe ky shqetësim me ka nxit të këmbësoroj afër 400 km, në moshën time 70-vjeçare, që të lus popullin dhe qeverinë greke, të bëhen paksa më zemërgjerë ndaj Shtetit tonë. Me këtë rast unë i dhashë vetës të drejtën qytetare (individuale), që të dal me propozimin për emërtim: Maqedonia Ilire. Këtë emërtim kompromis, shpresoj, ta përkrahin gjithë maqedonasit, që ndjehen me prejardhje nga maqedonasit antikë, por edhe të gjithë shqiptarët, meqë dihet se maqedonasit antikë ishin popull pellazgo-ilir, nga të cilët kanë prejardhjen edhe populli shqiptar. Kam parasysh përcaktimin hibrid të disa maqedonasve, të indoktrinuar nga kleri nacionalist serb, nga historiografia dhe politika nacionaliste serbe dhe bullgare, të cilët dukshëm na kanë indoktrinuar, sidomos popullsinë maqedonase dhe shqiptare, me besim ortodoks, se maqedonasit kanë prejardhje bullgare, serbe dhe se fundi sllave, por meqë shumica e cilësuar mendon se ka prejardhje nga maqedonasit dhe dardanët pellazgo-ilir, atëherë shpresoj se kemi të drejtë historike dhe njerëzore të përcaktohemi për këtë emërtim: Maqedonia Ilire. Kam parasysh edhe ca shqiptarë, me besim myslimanë, që na deklarohen se janë turq dhe osmanlinj, por edhe ata do t’i lusim për mirëkuptim e përkrahje. Kam parasysh edhe ca minoritete të tjera, por kam shpresë se edhe këto minoritete do të na mirëkuptojnë e përkrahin, sepse janë të interesuar që shteti ynë i përbashkët të anëtarësohet sa më shpejt në NATO dhe në Bashkimin Evropian, meqë jemi të përcaktuar për në zhvillim të përshpejtuar ekonomik, për paqe e siguri afatgjate, për një Evropë pa kufi.

    Për ardhmërinë…

    Përzgjodha këmbësorimin përgjatë Lumit Vardar, nga Burimi (Vrutok / Gostivar), deri në Detin Egje (Greqi), të gjatë pothuajse 400 km, për të fuqizuar uratat e mia, për disa arsye. E kam me të dëgjuar se Lumi Vardar ka qenë i shenjtë për popujt antik pellazgo-ilir – dardanët dhe makedonët. Ndonjëherë, fatkeqësisht, në disa shtrirje të tij, ka qenë edhe Lum kufitar mes atyre popujve (Dardanisë dhe Makedonisë) dhe prandaj ka qenë edhe njëri nga shkaqet për lufta në mes tyre. Por ajo është histori e lashtë. Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite, një pjesë e rrjedhës se këtij lumi trajtohet si kufi virtual në mes të popullit shqiptar dhe maqedonas Sidomos shtrati i tij përmes Kryeqytetit Shkup, përflitet, për të mos thënë trajtohet, tani të paktën simbolikisht, si “kufi ndarës” në mes të “Shkupit shqiptar” dhe “Shkupit maqedonas”. Se përse vazhdon të trajtohet heshtazi kështu, nga një pjesë e maqedonasve dhe nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, ata që kanë jetuar vetëm këtu, duhet ta dinë më mirë se sa unë, meqë unë mbi gjysmën e jetës e kalova në Amerikë. Por, jam i mendimit, kryesisht politika diskriminuese “maqedonase” ka imponuar këtë lloj kufiri ndarës në mes te maqedonasve e shqiptarëve. Kjo politikë diskriminuese ka nxitur edhe urrejtjen etnike dhe fetare…

    Me këtë rast uroj dhe i lutem Zotit, që këto urrejtje nacionaliste e fetare të minimizohen, të rritën barazia demokratike dhe bashkëjetesa e qytetëruar në mes të popujve tanë!

    Jam i mendimit se kontributin më të madh, për stimulimin e mirëkuptimit ndëretnik dhe ndërfetar në mes të popujve tanë, mund ta japin sidomos bashkëqytetarët e komunitetit tonë, ata që kanë prejardhje nga shqiptarët ortodoks, ose që vazhdojnë të ndihen shqiptarë ortodoksë. Ndikimi i tyre mund të jetë i madh, sepse shumë personalitete të komunitetit tonë kanë pozicione të larta në qeveri, politikë, arsim, kulturë, shkencë, administratë shtetërore, etj.

    Pastërtia e Lumit Vardar ka rëndësi jetike

    Arsyeja tjetër është mesazhi që dua të jap, për t’u angazhuar të gjithë, bashkëqytetarët dhe qeveria, që uji i Lumit Vardar të mos ndotet gjatë rrjedhës se tij nga ujërat e zeza, bërlloku dhe mbetjet kemikale të fabrikave të vjetra. Për këtë shkak, në Vend-burim të Lumit (Vrutok / Gostivar) do të marrë ca ujë, do e bartë me vete gjatë gjithë kembësorimit, për ta derdhur me duar të mia në Detin Egje, duke uruar:

    I gjithë uji i Lumit Vardar, siç del i pastër në Burim, po kaq i pastër u derdhet në Detin Egje!

    UROJ TE ME KENI MIREKUPTUAR !

    Paraprakisht Ju falënderoj për mirëkuptim dhe përkrahje, sidomos ata që do më shoqërojnë gjatë këmbësorimit tim, por edhe të gjithë bashkë-shtetasit, pavarësisht përkatësive të tyre etnike dhe fetare!

    Paraprakisht falënderoj popullin dhe qeverinë greke për zemërgjerësinë ndaj Shtetit tonë, për të mos e bllokuar më në proceset integruese në NATO dhe Bashkim Evropian!

    Lus Zotin e Lartëmadhërishëm që të më jep fuqi e shëndet për këtë kembësorim kaq të gjatë.

    AMEN!

    I juaji me tërë qenien shpirtërore dhe fizike,

    Branko Manojlovski
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-08-2011 më 14:13

  10. #30
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Histori shume e dhimbshme .Fajin per kete e kane politikanet shqipetare ne Maqedoni ,qe nuk ju mundesojne te gjithe shqipetareve ortodoks ta kthejne identitetin e tyre shqipetare.

    Dal nga dal po na del e verteta per Maqedonine . ortodoks dhe muslimane shqipetare. Republika Iliro maqedone .

Faqja 3 prej 26 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •