Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 41 prej 104 FillimFillim ... 3139404142435191 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 1037
  1. #401
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Turqia, kur na ka sunduar ka qen armike.

    Ne vitin 2011, Turqia eshte mike.

    Meqe nuk jemi armik me Turqin ne vitin 2011, kjo do te thot qe ne njefar menyre jemi mik te Turqis.

    Mik - armik; nje gje e perjashton t'tjetren.

    POR, Turqia nuk ka te drejt, te ne ben kerkesa te tilla. Sepse jan qendrime anti-njerezore.

    Meq jemi ne "miqesi" dhe intrumentet e relaksionit nuk jan pushket dhe shpatat, por jane fjalet, ather, i thojm nje JO te madhe kerkesave turke.

    Madje - madje, mbasi qe Turqia "hedhi vallen" e historis, ketu nderhyn mir edhe komuniteti turk ne Kosove. Komunitet shum i vogel ne numer, por i cili gezon t'drejta te stermedha. Eshte e mjaftueshme ketu te citohet ditari "nacional" ne gjuhen turke.

    Pra, meqe Turqia hedhi vallen, ne duhet ti pergjigjemi me "Shoten"...

    Kunderreplika jon, me fjal e me diplomaci do ishte:

    1) Cfar t'drejte gezojn miliona shqiptar ne Turqi?
    2) Ka shkolla shqipe ne Turqi?
    3) Ka ndonje emision shqip ne televizioni nacional tyrk?

    edhe plot, ama plot pytje t'tjera.

    Eh, pra, te gjejm forcen - jo te shpates por te pendes - dhe t'ia parashtrojm keto pyetje Turqis, do te shihni se sa do te merren, turqit, me historin objetive te teksteve shkollore shqiptare...

    Por, kjo ndodh me Turqin, me Greqin, me Maqedonin, me Malin e Zi e me Serbin, sepse klasa politike e cila - teorikisht - e perfaqeson kombin e cunguar shqiptar eshte jo-aktive.

    Te vetmat rrethana ku politikajt ton - edhe jo gjithnje - jan aktiv, jane ato situacione qe te shtyjn ta marresh nje pozicion si konsekuenc e kerkesave te tjerve te cilat te dergojn ne nje qorrsokak.

    Pra, kurr nuk kemi fjal per aktivitet arbitrar, por gjithnje duke u mbrojtur.

    Problemi i jon ne pergjithesi eshte qe japim pergjigjje te gjith batardeve qe e dojn nje cope Shqiperie, kurse, neve, shqiptaret KURR nuk parashtrojm pyetje.

    Deri sa tendenca nuk merr binar te duhur, veshtir do e kemi.

    Ne raport mes dy paleve ku njera pale nenshtron pytje tjetres, kjo e fundit gjithnje do eshte ne veshtiresi sepse jep mbeshtetje pyetjeve dhe argumenteve te ndryshme qe as ne endrra nek i sheh.

    Eshte me lehte te pyesim Turqin, Greqin, Malin E Zi, Serbin, Maqedonin, se sa te na pyesin ata.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #402
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    nuk ka miqesi me turq, u duhet vene kufiri tek thana.
    ata duhet te kerkojne jo vetem falje, por te paguajne 500 shtypje, deme te tmerrshme ekonomike( si pasoje e ketij pushtimi kaq te gjate, pasojat ekonomike ndjehen akoma sot, kursi historik i shqiptareve ndryshoi, mbetem shume prapa europes), deme te pallogaritshme kulturore-arsimore(nen perandorine osmane vetem arsimi shqip ka qene i ndaluar).
    turqit duhet te njohin minoritetin shqiptar disa milionesh ne turqi me te gjitha te drejtat.
    pasi ti kene bere te gjitha keto, bujrum mongol dautoglu te flasim per miqesi.

  3. #403
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja dhe nje Kabash turkofil nga Prizreni:

    27 GSH 2011
    Ministrit turk faleminderit: i coi peshë ndjenjat patriotike shqiptare

    Nga Salih Kabashi
    Rrokum TV

    Skënderbegun në Kosovë e kanë sjellë përmes distinktivësh të vegjël diplomatë, profesorë dhe propagandues nga Tirana

    Ka filluar një përndezje primitive patriotike shqiptare. Ka nisur një histeri. Me ta marrë mendja se këta krerë atdhetarësh dhe kjo turmë vatanlish memzi kanë pritur që ndonjë turk të marrë guximin dhe të thotë vetëm një gjysmë fjalie që menjëherë të fillojnë me mitralimet e rënda mbi forca të imagjinuara osmane që kanë ngrehë çadrat nëpër ultësirat shqiptare me qëllim mësymjet e tyre mbi kalatë e rinovuara apo të rrezbitura të maksi e të miniskenderbegëve të rinj kosovarë.

    Këta vatanlinj të vonesave të përhershme thirrën menjëherë në ndihmë Skënderbegun dhe lavdinë e tij të fabrikuar në shekullin e parafundit. Në Kosovën tonë deri para gjysmë shekulli njeri i bemë nuk ka dijtë se në farë cepi të historisë ekzistonte a kishte ekzistuar farë Skënderbegu. Skënderbegun në Kosovë e kanë sjellë përmes distinktivësh të vegjël diplomatë, profesorë dhe propagandues nga Tirana. Pastaj distinktivin me portretin e tij e punonin nëpër miniuzina nëpër Jugosllavi dhe për pak para secili kosovar bëhej hipershqiptar dhe skënderbegas i ri. Ndërkohë Kosova mbushej me romane vizatimore me bëma skënderbegiane, me buste allçie, me flamuj me shqiponjë, i cili shikohej me habi nga pleq e të rinj, ngaqë nuk i dinin prejardhjen. Populli i thjeshtë dhe kategori më pak injorante shoqërore të gjitha këto ose i shihnin me habi ose si një burim frymëzimi të ri dhe të panjohur patrotik.

    Por, këto mbjellje patriotike, duhet vënë re, gjetën një arë shumë të plleshme dhe Kosova nga shqiptare që ishte po bëhej edhe më shqiptare.

    Më qesharakja ishte se shqiptarët filluan luftëra imagjinare me turqit e egër, historianët sollën nga ku me ditë kah figura viganësh kombëtarë që përkundër humbjeve serike, megjithatë, sikurse edhe Serbi, Turkun e bënin pestil.

    Atdhetarët e kalltë shqiptarë, atëbotë patën vendosur prerë : K… për k…, më mirë se të Karagjorgjit, e hamë të Skënderbegut !

    Kosova në 500 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut nuk nxorën asgjë më shumë nga goja se emrin e Fatosit të ri. Dikur filluan që skënderbegë të fusin në gojë. Ka qenë fantastike. Serbët me të cilët shqiptarët në paqe e në harmoni bashkim-vëllazërimi e menagjonin Kosovën, kanë pas sjellë si pjesë të kuilinarikës së tyre një mish të grirë të gatuar, të bërë petë, të mbushur me ajkë, të mbështjellë në trajtë cilindrike dhe me një shembëllim të një organi seksual të farë kali a njeriu. Atë farë lloj mishi për skarë serbët mishngrënës e sollën në Kosovë me emrin Karadjordjeva shniclla. Më shkurt, serbët e shqiptarët birrat e rakitë e tyre i shoqëronin me copëza të Karagjorgjit. Por, pa u vonuar shumë, qoftexhinjtë shqiptarë të qyteteve kosovare, të nxitur nga atdhetaria e tyre e pashuar, e përhershme dhe e përjetshme vendosen në konspiracion të thellë se atë mish që e rrotullonin në grillin e tyre më nuk do ta quanin KARAGJORGJE po SKËNDERBEG. Le ta kujtojmë se Karagjorgji shpejt e shpejt dhe përfundimisht ka ikur nga tangarët e zinj të qebaptoreve kosovare. Aty ka mbetë produkti me të njëjtit përbërës po me emrin triumfator Skenderbeg. Skënderbegu edhe sot për çdo ditë piqet e digjet në skarat mishpjekëse arnaute të Kosovës. Trajta e tij e thamë tash se në çka përngjan, për pasojë ai rrallë herë ose asnjëherë nuk porositet nga gratë… Me thënë femra, ma jep një Skënderbeg, është pak e koklavitur dhe dikush mund ta shikojë me sy hapur duke thënë se kjo qenka e mbrapshtë moralisht dhe e kalltë seksualisht… Shqiptari e don femrën e moralshme, për vete aplikon liberalizmin e plotë.

    Këto dy-tri ditë pos Skënderbegut në skara shqiptare ka filluar MBLLAQITJA E MADHE hiperpatriotike. Shqiptarët, si në këngët e tyre heroike, të gjithë janë çue në kambë. Një turk ka kërkuar që historianët e Kosovës nga tekstet historike të heqin shprehjet armiqësore dhe urrejtëse ndaj turqve dhe Perandorisë së tyre. Eu, bre, a nitë shka tha ministri turk… E Arben Xhaferi e nisi luftën i pari. Tash Arben Xhaferin, thua se nuk na mjaftonte një, e kemi Kadarenë e dytë. Pas Skënderbeut goditje më të madhe Turkisë Otomane e Kemaliste kush ba s’i ka… Pas Skënderbeut askush si Ismail Kadareja dhe Arben Xhaferi nuk u ka shkulë as do t’ua shkulë ndonjëherë kaq atdhetarisht veshin shqiptarëve. Si dikur edhe tash : për mosdisiplinë ideologjike…

    Këta të dy, pas vdekjes së Enverit e të Kardelit, i kemi të vetmit gardianë e të vetmit guide tanë shpirtërorë. Pa ta nuk do të kishim as një copë nga skarat me skenderbegë mbuluar në suxhukhonet e Pejës, Prizrenit, Prishtinës e të Gurakuqit. Nënteksti i akademik Xhaferit (nuk di nga cila Akademi) ishte i qartë: Skënderbeu i Krujës dhe skënderbegërit e skarave shqiptare janë tanët. Le të pëlcasë Turku… skënderbegët tanë i hamë vetë. Nuk do të na rrënojë skarat tona Turku i pabesë. Ai po don që të na vijë si turist dhe të na rrënojë skarat tona me skënderbegë… E jo. Nuk lejojmë…Kështu tha Ajatollah Xhaferi.

    Është interesant se sa qejf ka ky ajatollah t’i përngjajë Ajatollah Kadaresë. Këtë fenomen e kam pas pa edhe ndër serbë. Shumica donin të flisnin me fjalorin e Vozhdit Millosheviq. Deri edhe një ish-serb ligshtan i Kosovës, tashmë edhe ai sikurse edhe idhulli i tij, i ikur në atë botë. E quanin Zhivorad Igiq. Edhe këtij m’i ngjan Ajatollah Xhafa.

    Pos këtij arkitekti të ri të thinjur e gati imobil, në luftën kundër rrënimeve turke të historisë janë hedhur edhe disa historianë e akademikë (mbani barkun) të Kosovës. Ata nuk reagun si historianë, po si partiashë. Turku kishte folur me kolegun e tij të Kosovës për disa kapituj urrejtjenxitës. Historianët dhe akademikët e Kosovës, më falni ashtu quhen, megjithëqë të tillë nuk ka, lexuan mes rreshtash ! Kështu e kanë këta historianë e akademikë. Këta lexojnë gjithçka, po rreshtat jo.

    Në përpjekjen time për të dalur nga ky cirk që së fundmi krijoi e po krijon injoranca e akademikëve dhe historianëve të Kosovës, dua ta them shkoqur dhe me një soj zemërplasësie : Turku ka të drejtë. Turku është më trend. Turku ishte më evropian se Arben Xhaferi, ngaqë z. Xhaferi, fatkeqësisht, gjithshka tjetër mund të jetë, veç evropian jo. Turku ishte për shumë shkallë më në nivel se të gjitha llojet e reagimeve kundër tij. Hiperpatriotët arnautë që « digjen » që Kosova dhe shqiptarët sa më parë të hyjmë në Evropë, nuk kanë mësuar as duan të mësojnë se në atë union nuk hyhet me tekste shkollore që në vend të pajtimit e mirëkuptimit mes popujsh e shtetesh, ndezin flakë urrejtjesh e armiqësish, çmimin e të cilave kontinenti ynë e ka paguar më shumë se kushdo tjetër.

    Ministri turk kishte të drejtë. Histeria mediatike është krejtësisht e panevojshme. Edhe njëherë u dëshmua se historianët tanë historinë e trajtojnë si përrallën. Ata me histerinë e tyre e bënë përrallë historinë tonë. Futjauni karagjogjeva shnicllën apo një fyell skënderbegu këtyre historianëve patriotë. Dhe mos i merrni seriozisht. Nuk janë seriozë. Janë pjesëtarë cirku!

  4. #404
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Wink

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ja dhe nje Kabash turkofil nga Prizreni:
    bobo, sa hashish turqie paska tymosur ky palla!!!

  5. #405
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Hajte bacite se t'i separi nuk e dine se cila eshte prapavija e kesaj politike Turko-Serbe per ket ndryshim te historise ti nuk shef as pertej Hundes tende
    po ta merr mendja tye se nuk shof, un shof me larg se ta merr mendja tye, tash eshte viti 2011 nese nuk e din, ne vitin 2005 prof, isa bicaj eshte pergjigjur pozitivisht nje kerkese qe ka ardhur nga bashkimi evropian qe te rishiqohet dhe te largohen ato qe jan te pa nevojshme ne historin kosovare,kerkes e ardhur nepermjet drejtusit te departamentit te arsimit kujtoj isa bicaj ishte kshilltare i lart per arsim si dhe autor i disa librave shkollor te historis, si dhe nisma e kryeministrit te shqiperis per rishkrimin e historis shqiptare, nuk kam njohuri deri ku ka arritur puna atje por diqka e di se ka leviz, po ta merr mendja se kta njerz jan budallenje qe kerkojn ket gja apo qka

  6. #406
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    P.sh gjema cfare eshte per ty e panevojshme ne historine Kosovare?
    Feelings change - memories don't.

  7. #407
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Gameness Lexo Postimin
    ndeshja eshte Turqi - Shqiperi?

    ndeshja eshte Greqi - Shqiperi?

    ndeshja eshte Turqi - Greqi?

    ndeshja eshte Greqi - Turqi?

    Turqia, me emisaret e saj, pardje, me 26 gusht 2011 u shpreh qartesisht per media.


    Kryediplomati turk, Ahmet Davetoglu ka shprehur në Prishtinë këndvështrimin e tij për debatin rreth historisë. Ai thjesht ka thënë se Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Josip Broz Tito apo Enver Hoxha.

    Davetoglu ka pohuar se asnjë popull nuk mund të ndryshojë historinë, por interpretimet për të. Ai ka pohuar se historia duhet shkruar nga historianë që jetojnë në vitin 2011 dhe jo ata që jetojnë në vitet 1070.

    Davetoglu ka thënë se kjo vlen për të gjithë dhe se Turqia e Greqia kanë një komitet të përbashkët që po punonjë në çështje të ngjashme.


    Mua me duket Turqi & Greqi - Shqiperi.



    DHE KE SHUME SHUME TE DREJTE,SOT KEMI PERSERI NJE LUFTE TE ASHPER TE PA SHPALLUR,POR KESAJ RRADHE PA ARME.
    NDRYSHIMI TANI ESHTE SE NE KRYE S'KEMI SKENDERBEUN POE HAMZAIN (tradhetare domethene)

  8. #408
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    P.sh gjema cfare eshte per ty e panevojshme ne historine Kosovare?
    ne historin ton nuk eshte e nevojshme te paraqiten hajdutet si heroj, por duhet then qart se ata ishin hajdut kocak malesh vjedhesa bagetish nga fshataret ne at territor qe kontrollonin dhe kur ju rrezikua ky territor atyre ata luftuan edhe kunder ketyre qe jav rrezikuan teritorin, pra edhe ofendimet qe ju behen turkut si komb jan te pa nevojshme dhe paramendone ne me keto tekste shkollore duam te behemi antare e bashkesis evropiane, mendoni se do ma pranoj evropa keshtu, kurren e kurres evropa nuk i do ata qka ndjellin urretje ndaj kombeve tjera, ata ket e quajn rracist, ktu nuk vehet ne pyetje se turku kishte sunduar shqiperin per 5shekuj, ket as turku nuk kerkon te shlyet se asaj i pelqen qe bota ta mesoj se ka qen ne nje koh imperialiste, siku amerika sot,asaj kjo i pelqen dhe ja rrit namin
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjema : 28-08-2011 më 16:00

  9. #409
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    ktu ka nje gja qe tekrishtereve shqiptare dojn me ju dal ment po pun e madhe se tranohen ata, ne me miqt do ulemi dhe do bejm at qe mund ta bejm natyrisht ne do mbrojm interesat tona kombetare qe as miku nuk po kerkon qe te mos mbrohen dhe natyrisht qe do na ndihmoj edhe me faktet qe ata posedojn, do hapen arkivat dhe do dalin ne dirt edhe shum sene, ja p,sh,koheve te fundit ka pasur shum spekulime se skenderbeu ka vrar shum shqiptare vetem se ata kishin pranuar fen islame, deri tash kjo an e skenderbeut e pa njohur, por do dalin edhe shum sende te tjera, si p, sh, deri ku kishte arritur marveshja mes sulltanit dhe hasan prishtines per bashkimin e 3vilajeteve shqiptare dhe autonomi ne nje dhe pse nuk u realizua kush, kush hapi zjarr ndaj ushtris osmane qe shumica ushtareve ishin shqiptare pra vran shqiptar, pra ja kto sende po i shqetsojn shum tekrishteret shqiptare, do dalin shum sende ne drit

  10. #410
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    ne historin ton nuk eshte e nevojshme te paraqiten hajdutet si heroj, por duhet then qart se ata ishin hajdut kocak malesh vjedhesa bagetish nga fshataret ne at territor qe kontrollonin dhe kur ju rrezikua ky territor atyre ata luftuan edhe kunder ketyre qe jav rrezikuan teritorin, pra edhe ofendimet qe ju behen turkut si komb jan te pa nevojshme dhe paramendone ne me keto tekste shkollore duam te behemi antare e bashkesis evropiane, mendoni se do ma pranoj evropa keshtu, kurren e kurres evropa nuk i do ata qka ndjellin urretje ndaj kombeve tjera, ata ket e quajn rracist, ktu nuk vehet ne pyetje se turku kishte sunduar shqiperin per 5shekuj, ket as turku nuk kerkon te shlyet se ajo nuk do qe bota ta mesoj se ka qen ne nje koh imperialiste, siku amerika sot,asaj kjo i pelqen dhe ja rrit namin
    Konkretish kush jane hajdutet qe na u paraqitkan si heronj?

    Ne fakt ty nuk do te pranoje Europa po mohove historine tende per servilizem te nje shteti tjeter.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 41 prej 104 FillimFillim ... 3139404142435191 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •