Close

Rezultati i Sondazhit: ”Për” apo ”kundër” peticionit të grave intelektuale shqiptare nga Kosova

Votues
49. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • - pajtoj me peticionin e grave intelektuale

    34 69.39%
  • - jam kundër

    15 30.61%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 70
  1. #-9

    ”Për” apo ”kundër” peticionit të grave intelektuale shqiptare nga Kosova

    Gratë intelektuale kundër fesë në shkolla



    Një grup i grave intelektuale dhe aktivistet për të Drejtat e Grave të Kosovës i kanë dërguar një letër-peticion kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me anë të së cilës kundërshtojnë modifikimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar, sipas të cilit do të lejohej përdorimi i shamive në shkolla si dhe futja e lëndës së Edukatës Fetare dhe Morale në plan-programet mësimore.

    Gratë intelektuale dhe aktiviste, dy propozim amendamente të mbështetura nga 27 deputetë të Kuvendit të Kosovës, për modifikimin e nenit 3, paragrafi 7 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, si dhe për shtimin e një paragrafi të ri në nenin 3 të këtij ligji, e shohin si të karakterit fetar si dhe si ndërhyrje të fesë nëpër shkolla.

    “Duke u nisur nga fakti se Kosova është shtet laik i definuar me Kushtetutë si dhe duke marrë parasysh se kombi shqiptar me tri religjione është mbajtur unik duke i dhënë rëndësi kombit para fesë, ne intelektualet dhe aktivistet për të drejtat e grave kërkojmë nga ju si përfaqësues të popullit që t`i mbroni me vendosmëri vlerat shtetërore dhe kombëtare duke votuar kundër amendamenteve të propozuara”, thuhet në letër-peticion.

    Për më tepër, siç theksohet më tej, “ne konsiderojmë se legjislacioni në fuqi i Republikës se Kosovës garanton te gjitha liritë fetare sipas standardeve evropiane, prandaj nuk ka nevoje të ndryshohet”.

    “Mbetemi të bindura se Kuvendi i Kosovës do të dalë në mbrojtje të vlerave tona shtetërore, kombëtare e demokratike, ashtu siç i kemi mbrojtur edhe në sfida më të rënda”, thuhet në fund të letër-peticionit.

    Letra është nënshkruar nga 53 gratë intelektuale dhe aktivistet për të Drejtat e Grave të Kosovës (radhitja e emrave sipas alfabetit: Alberta Troni, Alije Zogaj, Alba Loxha, Arjeta Emra, Advije Morina, Afërdita Saraqini – Kelmendi, Argjentina Grazhdani, Afërdita Rushiti, Arjeta Rexha, Bylgjyzare Muharremi, Besa Luzha, Besa Shehu, Besa Ilazi, Besa Shkodra, Blerina Leka, Brikenda Rexhepi, Drita Gunga, Gjoksere Rizvanolli, Edi Shukriu, Elife Krasniqi, Edita Tahiri, Emine Bakalli, Engjellushe Morina, Exhlale Dobruna-Salihu, Florije Shunjaku, Hasnije Ilazi, Igballe Rogova, Ilirjana Loxha-Basha, Kumrije Hoxha, Lejla Pula, Luljeta Vuniqi, Luljeta Demolli, Lule Krasniqi, Mirlinda Kusari, Myfide Cecelia, Naxhie Buqinca, Nafije Latifi, Resmije Kryeziu, Sanije Gashi, Sevdie Ahmeti, Safete Rogova, Sibel Halimi, Shqipe Breznica, Teuta Berisha, Valdete Perolli, Vjosa Dobruna, Vjosa Mullatahiri, Vlora Qitaku, Vlora Baruti, Valdete Idrizi, Xheraldina Cernabregu, Xheraldina Buqinca-Vula, Zana Rudi. /Zëri/
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #-8
    Qëllimish e bëra të mos dihet se kush po voton.
    E kuptoj që disa kanë frikë ta thonë mendimin hapur.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    bash mir qe qenkan mbledh kaq shum , njera intelektuale rrobaqepse , tjetra intelektuale kengetare ... as per 8 mars nuk mujtesh me i mbledh kaq.

    Po edhe kur mbledhen per 8 mars , nvend se me protestu , keta festojn eheheh.

    Me erdh interesant se ishin bashku edhe nga parti te ndryshme.

    Po me ngel djeg , athu , kush i mbledhi.

    Nejse , protesta esht legjitime , cdonjeri ka te drejt te shpreh mendimin , por kesaj rradhe sdo te ket rezultat , mesimi i fese do te kaloj ne shkolla , bashk me te dhe mbulesa.

    Jam pro te drejtes per peticion , ndersa kunder asaj qe permban peticioni.

    E kuptoj që disa kanë frikë ta thonë mendimin hapur.
    50 trimresha gra e kan dhen mendimin e tyre hapur e spo tremben , e ne burra perball monitorit duhet me u tremb a , sikur po na nencmon si shum , sjemi deri aq :P
    Ndryshuar për herë të fundit nga Renea : 27-08-2011 më 21:13
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #-6
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin

    50 trimresha gra e kan dhen mendimin e tyre hapur e spo tremben , e ne burra perball monitorit duhet me u tremb a , sikur po na nencmon si shum , sjemi deri aq :P
    Mos e nëncmo botën femërore. Ke parë në Parlament, më shumë gjen "burrëri" te shumica e femrave, se te mbi gjysma e disave që biologjikisht duken burra.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #-5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    iu lumte grave te kosoves. ato nuk duhet ti pranojne traditat e vjetra te importuara prej lindjes se mesme.

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Nenat shqiptare gjitheher kan ditur te ngrisin zerin kur rrezikohet Shqiptarizmi kultura gjuha atdheu mbi te gjitha
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  7. #-3
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Varet tash se cfare nenkupton mesimi fetar ne shkolla. Nese do te mesohej per fete, ateher do te ishte ne rregull, dhe mendoj se do te ishte nje gje e mireseardhur. Por, nese do te mesohej praktikimi i fese, ateher kjo do te shpiente vetem ne konflikte te reja.

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Le te kontribuojme me sa mundesi qe kemi per bashkejetesen paqesore midis komuniteteve fetare.Mendoj se nuk do te ishte e mire futja e lendeve fetare ne shkollat publike.Futja e mesimit te fese ne shkolla do te shkaktonte diferencimin e metejshem ne mardheniet e komuniteteve fetare qe aktualisht ekziston ne trojet shqiptare.
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

  9. #-1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga agas Lexo Postimin
    Le te kontribuojme me sa mundesi qe kemi per bashkejetesen paqesore midis komuniteteve fetare.Mendoj se nuk do te ishte e mire futja e lendeve fetare ne shkollat publike.Futja e mesimit te fese ne shkolla do te shkaktonte diferencimin e metejshem ne mardheniet e komuniteteve fetare qe aktualisht ekziston ne trojet shqiptare.
    Kosova nuk ka laramani fetare, grupi me i madh jan muslimanet , pastaj ortodokset te perqendrum ne veri dhe ne "enklava" dhe te tretet jan katoliket te perqendruar vetem ne disa vendbanime.

    Homogjenitet si ne Kosov veshtir gjen neper Europ.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #0
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Kosova nuk ka laramani fetare, grupi me i madh jan muslimanet , pastaj ortodokset te perqendrum ne veri dhe ne "enklava" dhe te tretet jan katoliket te perqendruar vetem ne disa vendbanime.

    Homogjenitet si ne Kosov veshtir gjen neper Europ.
    pikërisht këtu është frika, sidomos nga mysliamnizmi fundamentalist.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •