Ky problem nuk duhet të shikohet vetëm nga një kënd, ne duhet gjithnjë që të kemi parasysh se çdo herë kur kemi të bëjmë me një problematikë të këtij lloji ne kemi dy palë. Sepse çdo acarim kërkon që të jenë prezent dy palë se përndryshe edhe nuk do të quhej acarim. Kemi reakcionin dhe kundër-reakcionin. Dhe kjo smadhohet kur kemi të bëjmë me forca reakcionare të verbuara nga ideologjia/religjioni në të cilën të dyja palët besojnë dhe assesi nuk duan që të vijnë deri te kompromija. Këtë fenomen e kemi parë në të kaluarën me rastin e kontradiktave të arvanitasve me shqiptarët muslimanë dhe po ashtu në rastin e komunistëve me ballistët.
Unë personalisht jam ithtarë i çdo gjëje, pa marrë parasysh se a është religjion apo diçka tjetër, me masë të caktuar. Sepse kur kalohet kufiri i p.sh. një kritike me qëllim të mirë reakcionin që do ta marrim do të jetë negativë.
P.S.
Konkluzioni juaj këtu është me vendë por, si krishterizmi po ashtu edhe myslimanizmi qëllimin kryesor kanë që të fitojnë sa më shumë adhurues dhe që të zhdukin të tjerët që nuk kanë besim të njëjtë. Gjë absurde për një njeri që logjikon sepse që të dyja këto religjione kanë të përbashkët besimin në një Zot atëherë pse këto nuk nisen nga gjërat e përbashkëta dhe të koekzistojn me njëra tjetrën sepse asnjëra nuk mundë të pohon me një siguri 100% se janë besimi i vërtet, sepse këtu nuk dihet përfundimi por edhe nga ky shkak quhet besim.Kjo lojë e shëmtuar bëhet vec me një qëllim, zhdukjen e krishtërimit
Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 27-08-2011 më 12:46
Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë
... Unë isha si delja e humbur, por falë juve u gjenda sërish. Më thotë njëri çka të duhet bre ty shqiptarizmi, pse ndërron. I thash jo jo nuk ndërroj unë, unë kam qenë I ndërruar deri tani, unë vetëm se u ktheva në vendin tim. Un kam të flas me mia vjet por falë Iu qofsha juve dhe perëndisë që mbërrita ta shoh këtë dit, e atë që dua të them unë e tha Josif Bageri ...
http://www.yllpress.com/31316/simpozium-shkencor-kushtuar-josif-bageri-t.html
`E vështirë të jesh shqiptar ortodoks në Maqedoni`
11 gusht 2011
Ai u bëri thirrje shqiptarëve ortodoks që mos të turpërohen nga origjina e tyre fetare dhe etnike por të deklarohen shqiptarë pa kurrfarë dyshimi. Ai thekson se lumi Vardar ka qenë lum i shenjtë për iliro-dardanët dhe për iliro-maqedonasit dhe për këtë ka filluar një maratonë duke ecur në këmbë nga vendi ku buron lumi Vardar deri në Detin Egje ku edhe derdhet lumi.
Dibër, 11 gusht - Në prag të 10-të Vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit Branko Manojlovski shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme komuna Mavrovë – Rostushë thotë se qenka e vështirë të jesh shqiptar ortodoks në Maqedoni. Ai lidhur me 10 vjetorin e MO-së përmes një shkrimi është lutur që shqiptarët dhe maqedonasit të jetojnë në paqe dhe ti falin fajet njëri tjetrit.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve ortodoks që mos të turpërohen nga origjina e tyre fetare dhe etnike por të deklarohen shqiptarë pa kurrfarë dyshimi. Ai thekson se lumi Vardar ka qenë lum i shenjtë për iliro-dardanët dhe për iliro-maqedonasit dhe për këtë ka filluar një maratonë duke ecur në këmbë nga vendi ku buron lumi Vardar deri në Detin Egje ku edhe derdhet lumi.
“Ndonjëherë më bëhet sikur tani është kufi virtual për hasmëri shoviniste e fetare mes popujve tanë. Prandaj vendosa të ecë këmbë nga burimi Vrutok (Gostivar) deri në derdhje (Delta Ackcesis) të marr me vete pak ujë në Burim, ta bartë me vete gjatë gjithë rrugës dhe kur do ta derdh në Detin Egje të lutem dhe të uroj: Ua falshin popujt shqiptarë e maqedonasit njëri tjetrit fajet, padrejtësitë e deritanishme.
U shtoftë mirëkuptimi ndëretnik dhe ndërfetar në mes të popujve tanë. Uroj që bashkëqytetarët e komunitetit tonë me prejardhje ose që ndjehen shqiptarë ortodoksë të mos frikësohen e të mos turpërohen të tregojnë prejardhjen e tyre, gjegjësisht përkatësinë e tyre etnike, nga se tani Republika e Maqedonisë po demokratizohet dhe është shteti ynë i përbashkët.
U pranoftë si kompromis emërtimi i shtetit MAQEDONIA ILIRE. Rrjedhtë sa më i pastër uji i Lumit Vardar. Vëllezërve e motrave shqiptare, besimtarë myslimanë ua uroj Muajin e Ramazanit. Falënderoj Shoqatën Josif Bageri që po më mbështet në këtë rrugëtim misionar. Amen !”, shkruan mes tjerash në lutjen e tij shqiptari me përkatësi fetare ortodokse Branko Manojlovski nga Reka e Poshtme, përcjell portali ‘Zhurnal’.
http://faktiditor.com/?p=14568
DËSHMI E GJALLË PËR SHQIPTARËT ORTODOKSË TË REKËS
Branko Manojlovski tregon të vërtetën sa i përket origjinës së të parëve të tij, shqiptarëve ortodoksë të Rekës. Pohon se vazhdimisht është ndier dhe ndihet shqiptar, edhe pse zyrtarisht është evidentuar në dokumente si maqedonas. Në shenjë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes kombëtare, sidomos për shqiptarët ortodoksë të anës së Rekës, në një rrëfim ekskluziv për gazetën "KOHA", Manojlovski thotë se do ta përshkojë rrjedhën e lumit Vardar në muajin gusht
27.07.2011
Branko Manojlovski, shtatëdhjetëvjeçari nga fshati Kiçinicë i Rekës së Epërme të Gostivarit, i cili publikisht pranoi origjinën e të parëve duke pohuar se vazhdimisht është ndier dhe ndihet shqiptar, edhe pse zyrtarisht është evidentuar në dokumente si maqedonas, ka vendosur që të përshkojë rrjedhën e lumit Vardar nga burimi në fshatin Vërtok e deri në derdhje në Detin Egje.
Këtë e bën në shenjë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes kombëtare, sidomos për shqiptarët ortodoksë të anës së Rekës, të cilët nga rrethana të ndryshme i janë nënshtruar asimilimit nga ana e shtetit. I emocionuar gjatë gjithë kohës, në momente të caktuara edhe me lot në sy, me dialektin gjuhësor të anës së Rekës, Manojlovski nuk fsheh guximin dhe dëshirën që gjeneratave të reja t’u rrëfehet e vërteta.
Një vakt na bënin kaur e turk, e jo vëllezër të një gjaku
"Idenë për të përshkuar rrjedhën e lumit e kam pasur ndërmend që fëmijë. Është lumë shumë i bukur dhe i mirë. Por jeta dhe punët që më prisnin e bënë të vetën, harrohesh disi. Mirëpo erdhi vakti që ta realizoj këtë dëshirë. Para disa ditëve isha ulur me do miq në një restorant ngjitur buzë lumit Vardar, rrugës prej Gostivarit për në Mavrovë. Duke e parë lumin, falënderova miqtë që më dërguan në atë vend. Është një lum i madh dhe i bukur, dhe këtë aventurë nëse mund ta quaj, e bëj në ditëlindjen time të shtatëdhjetë me radhë, pra 19 gusht.
Me këtë mision, dua t’u bëj me dije njerëzve se sa gabime janë bërë mes njëri-tjetrit, madje vëlla me vëlla. Dua të tërheq vëmendjen për t’iu kthyer rrugës së drejtë, ashtu siç është rrjedha e lumit Vardar, të kthjellohemi. Një vakt na bënin kaur e turk e jo se kemi qenë vëllezër të një gjaku. Kur flas për këtë temë, më vjen të qaj, dua të përçoj mesazhin për gjithë ato njerëz, të rrojmë bukur e mirë ashtu siç na ka falur perëndia. Mendoj se vetëm kështu, rruga jonë nuk do të ketë telashe, do të jetë çdo gjë në rregull", shprehet i emocionuar Manojllovski.
"Lumi Vardar ka qenë lumë i shenjtë për ilirodardanët dhe iliro-makedonët. Por ndonjëherë ka qenë dhe më bëhet sikur është edhe tani kufi simbolik për hasmëri shoviniste e fetare mes të dy popujve tanë", kjo është porosia që ai pretendon se e ka dëgjuar nga një zë hyjnor teksa ka qenë i shtrirë buzë gurre, para Kullës së tij në fshatin e tij të lindjes, e që i ka ngjasuar si zëri i nënës së tij, Zafirës. Deri më tani, për bashkudhëtim i janë bashkangjitur dy kunatat Nada dhe Ruzha, si dhe disa nga miqtë e tij. Vendosmëria e tij për ta thënë të vërtetën është e madhe. Shpreh bindjen se e vërteta duhet të dalë në shesh edhe pse me një vonesë të madhe. Është i vetëdijshëm për perkusionet që mund të lindin, por hyjnore, sipas tij, mbetet e vërteta dhe vetëm e vërteta e cila duhet thënë sido që të jetë. "Punët janë tepër të kthjellëta, puna dihet dhe është e çiltër si uji, në këto vise flitej shqip dhe çdo gjë buronte nga motivet kombëtare. Por asimilimi e bëri të vetën, ndikoi fuqishëm në këto anë. Kishte shumë influenca prej anësh, shumë faktorë. Na thirrshin turq e kaurë. Kjo ishte çmenduria, sikur të mos flitej për vëllezër të një gjaku. Reka e Epërme edhe me gjuhë, edhe me traditë e doke, edhe në çdo aspekt tjetër mbetet shqiptare. E ndiej si një forcë nga ana e perëndisë që ta them të vërtetën pikërisht tani, sepse këtë të vërtetë një vakt nuk mund ta thuaje, quhej veprimtari kriminale e armiqësore, shkoj edhe në hapsane. Fort mirë e mbaj mend edhe pse kanë kaluar 70 vjet që kam lindur. Ne nuk dinim të flisnim asnjë fjalë në gjuhën maqedonase, me prindërit komunikonim vetëm në gjuhën shqipe. E tani dikush thotë mos thuaj ashtu se është turp, e pse të jetë mbarë kur e thotë të vërtetën. Ishte interesant, pasi e dhashë mesazhin se ndihem shqiptar si të parët e mi. Merrja thirrje në telefon nga shumë vëllezër e miq të kësaj ane, më përgëzonin për të vërtetën që fola. Unë e kam ditur se është ashti, edhe çdokush tjetër e ka ditur, mirëpo çështja është se duhet të dëftohet. Gjeneratat e reja që lindin duhet ta dinë këtë. Tash çdokush e ka të drejtën e vete se si ndihet, mirëpo është mirë të dihet kjo. Edhe lumë prej perëndisë e arrita këtë ditë që ta them këtë të vërtetë", vazhdon Manojlovski.
Më thonë se nga ti Branko bëhesh shqiptar
Misioni i tij nuk është dhe aq i lehtë. Edhe pse i vendosur ta çon punë deri në fund, nuk fsheh brengën se disa çështje janë aq të koklavitura sa rënd mund të rikthehen në binare.
"Kjo është një punë e thellë dhe se di se sa do të sensibilizohet opinioni, bëhet fjalë për asimilim, ka martesa të përziera mes religjioneve dhe nacionaliteteve, shumë rëndë është të ndërrohet diçka. Mirëpo kjo porosi përçon dritë, të dihet e vërteta dhe se ku i kanë rrënjët e veta. Ato të vegjël që lindin tashti duhet ta dinë këtë. Janë të pakët ato njerëz që e dinë këtë të vërtetë. Në një ndeje me disa të rinj vitin e kaluar, ishin shumë 12 veta dhe të gjithë të kësaj ane, u thashë se neve këtu nuk kemi ditur maqedonisht, ato habiteshin me këtë që ua thashë, bile njëri nga ato tha që kjo s'ka rëndësi. Ua ktheva përgjigjen se kjo ka shumë rëndësi. Kishte dhe të tillë që u pajtuan me këtë që thashë unë dhe kërkonin ta dinë të vërtetën e kësaj pune. Tashti se do të ketë efekt kjo punën, nuk mund ta di, ama një gjë e di shumë mirë. Ashtu siç më tha një profesor i historisë, nëse dëshiron të ecësh 1 mijë kilometra, lypet të nisesh nga metri i parë, ku do arrish nuk dihet, mirëpo je nisur. Edhe ky mesazh i imi është nisur për diku e tashti ku do arrin nuk e di. Mirëpo, jam shumë i lumtur që perëndia ma mundësoi dhe që marr mbështetje nga gjithë ju që të dalë në shesh dhe të evidentohet diku kjo e vërtetë. Unë nuk zija besë se do ta shoh këtë ditë, mirëpo ja që erdhi. Shumë veta më thonë se nga ti Branko Manojlovski bëhesh shqiptar, mirëpo ne realisht ato jemi", potencon Manojlovski.
Konvertimi dhe asimilimi
Konvertimet dhe asimilimi i një pjese të mirë të popullatës shqiptare, ai e sheh me sy kritik edhe nga roli që ka luajtur religjioni. Edhe pse shpreh simpatinë e tij për njerëzit e fesë, nuk ngurron të thotë se pikërisht ndasitë mes njerëzve në aspektin fetar, kanë ndikuar që vëlla me vëlla të shihen me sy tjetër, madje edhe të ndihen ndryshe nga njëri-tjetri edhe pse kanë qenë të një gjaku. "Në fakt, fajin nuk e ka askush, por edhe e ka gjithkush. Ma problem i madh ka qenë religjioni. Të më falin hoxhallarët dhe priftërinjtë se kam respekt të madh për ato dhe zë besë në perëndi, por vërtet ka pasur paragjykime, ishin të pashkolluar, thirreshin turk e kaur. Kjo bëri shumë dëm të madh. Thirreshim mes veti, erdhi ky turku ose erdhi ky kauri, a ishim vëllezër", shton Manojlovski, i cili duke përshkruar një rast të vërtetë që ka ndodhur para do kohe në një fshat të Rekës së Epërme, mundohet të dëshmon atë që e pohon, origjinën e të parëve.
"Në fshatin Sencë ka një dru arre, edhe arrat qëndrojë gjatë, 2 apo 3 qind vjet, në atë arrë kanë shkuar Muhamedi dhe Marku ta mbledhin, kanë qenë dy vëllezër. Ato vazhduan drejtimet e tyre të jetës dhe harruan se çka janë. Pas një kohe u kujtohet fjala e të parëve, të kthehen sërish tek arra për ta mbledhur. Takohen në vendin e vet dhe pyeten mes veti se kush janë. Thonë që janë kushëri mes veti e jo se vëllezër. Ky është rast i vërtetë. Kjo realisht shumë na ka dëmtuar, sepse shkonim pas religjionit dhe jo pas kombit siç në fakt jemi. Do të duhej të ishte ashtu siç tha Pashko Vasa: Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptari asht shqiptaria. Ta dëgjonim ne atë, nuk do të kishte problem, gjithë do ishim shqiptarë, mirëpo nuk e dëgjuam dhe u bëmë turq e kaurë. Është koha për vetëdijesim, të dihet e vërteta se e vërteta është po aq e mirë sa edhe e rëndë. Dikush më porositi se mos po të vrasin, kujdes. Unë ia ktheva se mua mund të më vrasin, por jo edhe të vërtetën", shton Manojlovski.
Në Kiçnicë, gjithçka frymon shqip
Dy kullat e ngritura në oborrin familjar, janë tipike shqiptare. Dyert, dritaret dhe çdo element tjetër i vendosur në kullat e familjes Manojlovski burojnë nga tradita e vjetër shqiptare. Nga vizita e bërë te familja Manojlovski, rreth e mban shtëpisë dhe fshatit, çdo gjë frymonte shqip. Kjo dëshmon që banorët që nuk u shpërngulën nga vatrat stërgjyshore të kësaj krahine, me një fanatizëm të paparë i ruajtën shenjat dalluese të kombit shqiptar. E ruajtën gjuhën jo vetëm në shtëpitë e tyre, por edhe në ritet dhe besimet fetare. Mesha jepej në gjuhën shqipe, madje edhe pas shumë tentimeve për asimilimin e tyre gjatë gjithë kohës. Fshati Kiçinicë është një nga 18 katundet e luginës së Rekës. Reka konsiderohet si krahinë e Dibrës, e cila është ndarë në Dibrën e Poshtme dhe në Dibrën e Epërme.
Nuk ka marrë biletë kthyese për në SHBA
Në vitin 1969, Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij. Është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, që të tre këta të martuar. Manojlovski është gjysh i gjashtë nipërve dhe mbesave. Pas pensionimit, thuajse pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindje. Çdo vit biletën kthyese e ka marrë për 6 muaj afat kthimi, sivjet nuk ka vepruar ashtu. Ka ardhur me biletë, por vetëm për një drejtim. Thotë se ka vendosur të qëndron më tepër se viteve të tjera. Branko Manojlovski është edhe kryetari nderi i shoqatës "Josif Bageri" me seli në Tetovë, e cila javë më parë mbajti të parin simpozium shkencor kushtuar veprës së kësaj figure.
http://www.rrokum.tv/?page=1,22,2451
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 27-08-2011 më 13:18
Branko dhe shqiptarët ortodoksë
Ilaz Kadriu
(Lidhur me qëndrimet e Branko Manolovski, shqiptar i përkatësisë fetare ortodokse nga Reka e Epërme, rrethi i Dibrës, me rastin e simpoziumit për jetën dhe veprën e Josif Bagerit)
Nga Naçertania te Çubrilloviqi, nga Rankoviqi te 81-shi, historia fatkeqësisht na mëson për vrasje, shpërngulje, rrudhje territoresh, burgosje, ndryshime emrash, çkombëtarizime të planifikuara në mënyrë perfide, siç është rasti i shqiptarëve ortodoks të rrethit të Rekës së Epërme.
Shqiptarët ortodoks të detyruar të frekuentojnë kishat dhe shkollat serbe, maqedone dhe bullgare, gati krejtësisht u asimiluan duke ruajtur vetëm fenë e krishtere ortodokse në dëm të kombit shqiptar !!!
Shqiptari Branko Manolovski nuk duhet të çuditet lidhur me ndryshimin e mbiemrave shqiptarë në VIQ dhe OSKI-OVSKI. Kjo nuk ka ndodhur vetëm te shqiptarët ortodoksë. I ati im, i përkatësisë muslimane, pasaportën e mbretërisë SKS e kishte me Kadrijeviq në vend të Kadriu. Pas 45-shit, sllavomaqedonët ia hoqën VIQ-in dhe ia " dhuruan" OSKI-n. Pra nga Kadrijeviq u bë Kadrioski dhe vdiq si i tillë.
Me liberalizimin e kohëpaskohshëm të sistemit titist dhe me revolucionin kulturor të shqiptarëve në përgjithësi, u rrit ndërgjegja kombëtare. Ne, gjenerata atëherë e re, edhe pse ballafaqoheshim me pengesa institucionale sistemore, e ndryshuam këtë gjendje së pari duke hequr OSKI-n nga mbiemrat tonë shqiptare, gjithmonë duke menduar se liria dhe mirëqenia e maqedonasve nuk mund të jetë komplete pa lirinë dhe mirëqenien e popujve tjerë, në rastin konkret të shqiptarëve.
Dhe, tani, në kohë të fundit, ndërgjegja evropiane nuk mund të jetë e qetë me sjellje të mbrapshta të qeverisë maqedone karshi popullit shqiptar në përgjithësi dhe ortodoksëve shqiptarë - stërnipave të Josif Bagerit të Rekës së Epërme, në veçanti. Në këtë drejtim, ideja e Evropës së Bashkuar dhe realiteti i saj nuk mund të lidhen me asnjë lloj diskriminimi. Errësira dhe sjelljet shoviniste, pavarësisht nga triumfi i përkohshëm, nuk mund ta mposhtin dritën, siç do të thoshte i madhi Kadare.
Shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme gati u gjunjëzuan para pushtetarëve sllavomaqedon nga shija e ëmbël e pushtetit, duke ia kthyer shpinën së pari kombit, e pastaj familjes dhe të parëve të tyre!
Pas 81-shit, njëfarë Nijazi Limanoski, vegël e pushtetit, u mundua me mish e me shpirt t'i konvertojë shqiptarët muslimanë të Baçishtit në “makedonski myslimani”.
Por, vetdija e lartë kombëtare ngadhnjeu mbi tendencat ogurzeza të Limanoskit dhe patronëve të tij. Pa rënies së komunizmit në Baçishtë, u ngrit flamuri shqiptar. U hap shkolla shqipe dhe sot në këtë fshat lulëzon shqiptarizmi.
Branko Manolovski, i vetëdijshëm për fatin kombëtar të shqiptarëve ortodoksë të Rekës së Epërme, me guximin e tij heroik dhe me kumtesën e tij për jetën dhe veprën e Bagerit, theu akullin e heshtjes dhe dha një mesazh të qartë rreth deklarimit të bashkëvendasëve të tij si shqiptarë ortodoksë të Rekës së Epërme dhe se në këtë moment ora është 11:55 minuta.
Është koha kur gabimet mund të përmirësohen pa pasoja të rënda politike. Humbjet eventuale të disa privilegjeve nuk peshojnë rëndë sa humbja e kombit!
Ismail Qemali vinte nga pozita shumë të larta të Perandorisë Osmane për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. I kishte lënë pas pozitat dhe privilegjet. Heronjët shqiptarë gjatë luftërave të ndryshme, më parë kanë zgjedhur vdekjen se çkombëtarizimin! Pasuria, luksi, janë të përkohshme dhe janë të pavlefshme para kombit !
Prandaj , kumtesa e Branko Manolovski dhe deklarimet e tij publike për vete dhe të tjerët, janë më shumë se thirrje për vetëdijësim kombëtar.
Të lindësh shqiptar, nga prindër po ashtu shqiptarë që nuk din maqedonisht, të konvertohesh në një komb tjetër, të pranosh të heqish dorë nga kombi, është me shumë se mëkat. Të largohesh nga kjo botë jo në të njejtën mënyrë si paraardhësit është po ashtu mëkat i dyfishtë. Një herë i kësaj bote, e pastaj i botës tjetër. Të parët e të konvertuarëve edhe në varr nuk do të jenë të qetë, nëse ky problem paraprakisht nuk rregullohet.
Pra, është koha e zhvillimeve të reja demokratike. Ky fenomen quhet globalizim i përgjthshëm dhe si i tillë duhet shfrytëzuar. Branko dha shenjë të një starti. Bile përmendi edhe emra të rëndësishëm të shkencës dhe të politikës.
Opinioni i gjërë për këtë ka ditur në heshtje. Ajo kohë kaloi. Çdo gjë duhet të dal në sipërfaqe. Pa një deklarimi publik të përkatësisë maqedono-pellazgo-ilire të shqiptarëve të Rekës së Epërme, të vdekurit në varr nuk do të kenë qetësinë e duhur në botën e përjetshme.
Është detyrë historike dhe obligim kombëtar para se gjithash e intelegjencës shqiptare ortodokse nga Reka e Epërme, ta thonë të vërtetën historike rreth përkatësisë nacionale, sepse të fshehurit e saj gjer në pafund shkakton dëme të mëdha shpirtërore edhe në botën tjetër!!!
(Autori është sekretar i përgjithshëm i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Çikago)
http://www.ina-online.net/opinione/6513.html
Dhe tani te me kerkojn falje shqiptaret emaqedonis qe une i quja maqedon gjithnji.
Pra sesht turp te thuash per vete ai qe je pamvarsisht qe tjert mund te te thrrasin me nji emer poshtrues.Krenar e ben njeriun te deklarohet se qa ndihet e qfare esht.Pra ne shqiptarizmen e njeriut esht ta thot te verteten si ai burri lart ,qeper mendimin tim esht trung ,esht krenaria dhe kocka dhe trungu i kombit tan te shum vujtur pore krenar.
Shqiptaret duhet te ken me shum respekt per historin dhe te kaluaren e tyre.Shqiptaret para segjithash jon te mdhenji vetem si shqiptar,kjo zaten esht edhe hapi i par qe duhet ta bejn te vendosur .
Ky hap i shqiptarve te cilet ndjehen shqiptaret para segjithash duhet ta thon pa hezitim ngase ka shqiperia plot shqiptar qe i duan i perkrahin ,i mbeshtesin ,dhe per te gjith do ket vend ne sofren e shqiptarizmes.
Dhasht Zoti qe ta ket ber hapin me kemb te mbar ky shqiptari madh me besim te i krishter siq ishin edhe eterit tim(mij) pore fatbarrdhsisht qe une e kom ruar shkelqimin e plisit me mir.
Dhasht Zoti yne qe pa u turpruar ta vemi ne kokat tona ate plis dhe te na e rrit shkelqimin e plisit tane nder ne edhe pse fet mund ti kemi te ndryshme por shkelqimi i plisit te bardh edhe nde zemrat tona ta fuse shqiptarizme e humbur nga dallget e kohrave te pa kohra.
O Zoti yne na bashko si dikur me tokat tona det emdet ,amin,amin amin.
Prap me ty.
Un nuk jam shqiptar per inati te dikujt dhe as per qejfin e dikujt.
Islamizimi i shqiptarve sdo te duhej te asimilonte shqiptaret e feve te ndryshme , dhe ju po na quani turq po ne spo turqizohemi dhe Enveri e ndaloi fejen ose i ateistezoi shqiptaret , por disa qe akoma e mbanin veten per musliman nuk filluan ta ndjejn veten per turq.
Pastaj Reka paska patur me shum fshatra me shqiptar krishter , skan qen te vetmuar , por nje zon e ter , sikur te ishte nje fshat i vetem ose nje lagje e vetme ne ndonje qytet , disi do te kishte kuptim.
I sjella ne nje tem tjeter disa rreshta nga historia , aty shkrunte se asimilimi i shqiptarve krishter kishte filluar para ardhjes se Perandorise Osmane.
Shqiperi eshte edhe Cameria
Krijoni Kontakt