Close
Faqja 27 prej 50 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 496
  1. #261
    Citim Postuar mė parė nga Geri Tr Lexo Postimin
    tragjedi eshte denimi qe i dhane,21 vjet pastaj prap duke luajtur Cakallin ne pyll,vetem vdekje meriton ky alieni
    Me te vertete e denuan me 21 vjet?? Mendoja qe do nxirrnin ndonje ligj te ri enkas per kete rast...

    La vita non si spiega, si VIVE!

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Sa per denimin nuk ma merr mendja se do denohet me vetem 21 vite burg,pasi kur ta kryej kete denim do shqyrtohet prape mundesija se ky njeri eshte i rrezikshem per shoqerine dhe keshtu do i zgjatet burgu.
    Policia ne momentin e arrestimit te tij thote se ka pasur ende shume municion me vete mirepo nuk ka shtene ne polic.
    Ky kishte emrin ne polici qe nga muaji mars,kohen kur i kishte paguar permes internetit nje firme polake pasi kishte blere disa" materje kimike".
    Poashtu disa deshmitare konfirmojne me vertetesi se nje dite para sulmit,pra te enjten rreth ores 22.30 ne mbremje kishin pare Anders Breivik me nje anije i shoqeruar edhe nga nje person tjeter duke lundruar rreth ishullit Utoya.

  3. #263
    Citim Postuar mė parė nga Geri Tr Lexo Postimin
    tragjedi eshte denimi qe i dhane,21 vjet pastaj prap duke luajtur Cakallin ne pyll,vetem vdekje meriton ky alieni
    Ku e lexove ger, denimin, ndonje link?
    Paqe!

  4. #264
    Sa per denimin nuk ma merr mendja se do denohet me vetem 21 vite burg,pasi kur ta kryej kete denim do shqyrtohet prape mundesija se ky njeri eshte i rrezikshem per shoqerine dhe keshtu do i zgjatet burgu.
    Fattlum, jane dy gjera ketu ne lidhje me kete qe thua ti; e para duhet te dish parimin universal qe ligji i ri (nese nxirret nje ligj i ri me i ashper) nuk ka fuqi prapavepruese.
    E dyta, nuk ka mundesi te shtohet denimi, kur denimi maksimal eshte 21 vjet, por vetem nese gjate kohes kur eshte duke vuajtur denimin me 21 vjet, ben nje krim tjeter, atehere denimi i krimit tjeter i bashkangjitet denimit 21 vjet, dhe fillon te ekzekutohet si denim, pasi te kryeje 21 vjetet.

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Fattlum, jane dy gjera ketu ne lidhje me kete qe thua ti; e para duhet te dish parimin universal qe ligji i ri (nese nxirret nje ligj i ri me i ashper) nuk ka fuqi prapavepruese.
    E dyta, nuk ka mundesi te shtohet denimi, kur denimi maksimal eshte 21 vjet, por vetem nese gjate kohes kur eshte duke vuajtur denimin me 21 vjet, ben nje krim tjeter, atehere denimi i krimit tjeter i bashkangjitet denimit 21 vjet, dhe fillon te ekzekutohet si denim, pasi te kryeje 21 vjetet.
    Edhe mua me duket e palogjikshme nje gje e tille,mirepo edhe me e palogjikshme me duket ky te mos vuaj denim te perjetshem,por te lirohet pas 15 viteve.
    Ose ndoshta do ndryshojne gjerat pas 15 viteve.
    Sdq,norvegjezet perjetuan ferrin keto dite,pavaresisht a denohet 15 apo perjete.

  6. #266
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Sdq,norvegjezet perjetuan ferrin keto dite,pavaresisht a denohet 15 apo perjete.


    Kjo eshte pra; denoje sa te duash nje bastard pervers si ky, se nuk mund t'i kthesh me ne jete ato qenie te pafajshme qe humben jeten, ne ate menyre aq makabre. Kjo qe ndodhi, nuk ben gje tjeter, vetem se e perforcon ate qe; njeriu eshte e keqja e vetes se tij, dhe e rraces se tij njerezore. Nuk vret feja, nuk vret ideali, por vrasin njerezit qe shpikin dogma dhe behen skllav i tyre.

  7. #267
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Vetem mua me duket interesante kjo ngjarje dhe qe ja vlen te studiohet nga ana socio-psikologjike?
    ēmenduria thuhet eshte frymezim nga vete zoti,
    ku i dihet si e ka patur planin natyra ne kete rast.

  8. #268
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasėsit norvegjez

    THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasėsit norvegjez

    Ballkaninhttp://www.gazetatema.net/web/?p=32350



    Ky ėshtė njė shkrim i The Economist, i autorit Tim Judah. Vrasėsi norvegjez ka dalė sot pėrpara gjyqit, ku ka pranuar sulmin me bombė dhe atė me armė nė ishull. Ai ka pretenduar se ka vepruar pėr tė shpėtuar Europėn nga Islami. Sipas tij, edhe dy celula tė tjera janė nė veprim. Ndėrkohė, policia thotė se numri i tė vrarėve ėshtė 76 e jo 93.



    Nga Tim Judah



    Njė surprizė pak e pakėndshme. Anders Behring Brejvik, njeriu qė ka pranuar se ka kryer sulmet e sė premtes nė Norvegji, ku u vranė tė paktėn 96 njerėz, mė referohet mua indirekt nė manifestin, qė mesa duket e ka hedhur nė internet pak pėrpara se tė niste vrasjet. Duke marrė nė diskutim njė ngjarje kyēe nė historinė e Serbisė dhe Kosovės, nė vitin 1690, Brejvik mė referohet mua (gabimisht) si historian, dhe thotė se kam hedhur poshtė njė qėndrim specifik tė Noel Malkolm nė njė nga kritikat e mia pėr librat. Nė fakt, unė ngre dyshime pėr kėtė qėndrim: `hedh poshtė' ėshtė shumė kategorike.



    Njė shikim nė manifestin prej 1500 faqesh tė Brejvik me titull "2083: Njė deklaratė pėr pavarėsinė e Europės", qė e ka publikuar nėn njė pseudonim, ai shfaq njė fiksim tė ēuditshėm pėr Ballkanin. Nėse kėrkon pėr fjalėn Kosovė, ajo tė shfaqet 143 herė, `serbė' tė shfaqen 341 herė, `Bosnja' 343 herė dhe Shqipėria 208 herė. (Srebrenica- vendi ky u krye masakra nga serbėt e Bosnjes mbi 8 mijė boshnjakė nė vitin 1995, nuk shfaqet nė dokument).



    Dokumenti ėshtė pėrshkruar si njė lloj "Mein Kampf" i ditėve tona, nė tė cilin hebrenjtė janė zėvendėsuar nga myslimanėt si armiq qė duhen luftuar dhe fshirė nga Europa. Duke u mbėshtetur kryesisht nė propagandėn mė tė ashpėr luftėnxitėse serbe nė vitet 1990, dokumenti i pėrshkruan shqiptarėt myslimanė dhe boshnjakėt (myslimanėt e Bosnjes) si njė armik xhihadist, njėsoj si djalli. Ėshtė e panevojshme tė thuhet se historia e tij ėshtė e ēoroditur dhe e keqinformuar.



    Nė njė kapitull, Brejvik thotė se do donte tė takonte Radovan Karaxhiē, liderin e kohės sė luftės pėr serbėt e Bosnjės, qė po gjykohet pėr momentin nė tribunalin e OKB pėr krime lufte. "Por a nuk ėshtė Radovan Karaxhiē njė vrasės nė masė dhe racist?!" pyet ai. "Siē tregojnė studimet e mia, jo".



    Dokumenti vazhdon duke theksuar se pėr dekada, myslimanėt e Bosnjes dhe shqiptarėt, kanė zhvilluar njė luftė tė qėllimshme demografike ose njė "gjenocid indirekt" kundėr serbėve. Kjo i bėn jehonė njė memorandumi fatkeq tė Akademisė Serbe tė Shkencės dhe Arteve, qė u zbulua nė vitin 1986, dhe qė konsiderohet gjerėsisht si njė ndikim i rėndėsishėm mbi nacionalistėt serbė nė atė kohė.



    Kapitulli vazhdon mė tej duke shfaqur shkallėn e zhgėnjimit tė Brejvik. Karaxhiē, thotė ai, "u ofroi myslimanėve nė Bosnjen serbe shansin qė tė konvertoheshin, ose tė linin vendin".



    Ai vazhdon: "Ai madje shkoi mė larg duke u ofruar myslimanėve enklava tė caktuara. Kur ata refuzuan, ai donte t'i depėrtonte ata me forcė. Ku kjo u bė e pamundur nga NATO, ai dha urdhėr pėr tė luftuar njerėzit qė nuk pranuan atė qė ishte e drejta e tij sovrane dhe pėrgjegjėsi e tij si njė nga udhėheqėsit kryesorė tė forcave serbe. Kjo nuk kishte lidhje me etninė, por me heqjen qafe tė njė ideologjie gjenocidale dhe urrejtje, tė njohur si Islami. Dėnoj tė gjitha krimet e kryera ndaj kroatėve dhe anasjelltas, por pėr pėrpjekjet e tij pėr tė pastruar Serbinė nga Islami, ai duhet konsideruar si njė kalorės i kryqėzatave dhe njė hero lufte nė Europė. Sa pėr kriminelėt e luftės tė NATO-s, ata nuk janė veēse kriminelė."



    Brejvik pėrdor fjalė tė ashpra edhe pėr shqiptarėt. Familjet e tyre, thotė ai, "lindin nė shkallė tė madhe, duke u pėrpjekur tė pushtojnė territoret demografikisht e mė vonė me anė tė gjakderdhjes." Edhe pse shqiptarėt janė myslimanėt mė sekularė nė botė, dhe fanatikė pro-amerikanė, Brejvik zgjedh tė nxjerrė nė pah lidhje tė supozuara me Al Kaedėn.



    Nė luftėn e ardhshme, qė parashikon Brejvik, ai diskuton pėr deportimin e myslimanėve nga Europa dhe duket se mbėshtet njė eliminim fizik pėr ēdo shqiptar dhe boshnjak qė bėn rezistencė. "Meqė ata jetuan kėtu pėr shekuj, nuk do e pranojnė deportimin nga Europa dhe do luftojnė pėr mbijetesė. Pėr kėtė arsye duhet aplikuar njė strategji ushtarake mė afatgjatė dhe mė brutale," shkruan ai.



    Kur Europa tė pastrohet nga myslimanėt, Shqipėria ėshtė projektuar sipas Brejvik si njė zonė tranziti pėr Ballkanin. Pas kėsaj, harta lokale do rivizatohet tėrėsisht. "Pasi tė gjithė myslimanėt tė jenė larguar nga Europa, Kosova do tė ribashkohet me Serbinė dhe njėherė," shkruan ai.



    Bosnja gjithashtu ėshtė zhdukur nga harta, nė njė mėnyrė qė tė kujton pėrpjekjet e dėshtuara nė vitet '90 pėr ta ndarė atė mes Serbisė dhe Kroacisė. Brejvik i referohet vendit si njė "territor serbo-kroat, i njohur si Bosnje Hercegovina". Ajo do ndahet mes "serbėve nė masėn 60-70 pėrqind dhe kroatėve nė masėn 30-40 pėrqind, sipas kufijve etnikė historikė. Tė gjithė myslimanėt, boshnjakė e shqiptarė, do deportohen nė zonėn mė tė afėrt tė tranzitit (Shqipėri), pėr tė pritur deportimin nga Europa".



    Gjeografia e tij turbullohet pak kur vjen tek vendi qė ai i referohet si "territori greko-kroat-serb, i njohur si Shqipėria". Shqipėria nuk ka kufij me Kroacinė. Ai sugjeron qė vendi tė ndahet nė atė mėnyrė qė grekėt dhe malazezėt tė marrin nga 20 pėrqind secili, dhe pjesa tjetėr tu mbetet kristianėve shqiptarė. "Tė gjithė myslimanėt shqiptarė do deportohen nė qendėr tė Anadollit. Vendi i mbetur nė Shqipėri do ofrohet si njė shtėpi e pėrkohshme pėr disa minoritete kristiane qė vijnė nga Lindja e Mesme".



    Duke e parė veten si njė kalorės modern i kryqėzatave, Brejvik mesa duket shpresonte se duke vrarė sa mė shumė bashkėkombas norvegjez, do provokonte njė luftė tė re botėrore, nė tė cilėn Ballkani do ishte njė nga frontet qendrore. Dokumenti i tij pėrmban disa detaje edhe pėr medaljet qė do ofroheshin. Medalja "Pėr ēlirimin e Ballkanit" do u jepej atyre qė do ndihmonin pėr tė larguar Islamin nga territoret e pushtuara qė i pėrkasin Serbisė dhe Kroacisė.



    Interesante ėshtė se Brejvik pretendon se ishte angazhimi i Norvegjisė nė sulmet mbi Serbinė (NATO e bombardoi vendin gjatė luftės nė Kosovės) qė bėnė qė ai tė lėvizte me sulmet. Ai shkruan:



    "Ishte krejt e papranueshme se si regjimet e Europės Perėndimore dhe SHBA bombarduan vėllezėrit tanė serbė. Ajo ēka donin ata ishte qė tė hiqnin qafe Islamin duke depėrtuar shqiptarėt myslimanė sėrish nė Shqipėri. Kur shqiptarėt refuzuan, ata nuk kishin zgjidhje tjetėr pėrveēse tė pėrdornin forcė. Duke mos lehuar tė drejtėn e serbėve pėr vetėvendosje mbi territorin e tyre sovran, ata indirekt hapėn njė varr nė Europė. Njė e ardhme ku nė ēdo kryeqytet tė Europės do krijohej nga njė mini-Pakistan. Kjo ėshtė e papranueshme, totalisht e papranueshme."



    Nė fund, Brejvik diskuton krijimin e njė tė ashtuquajturi urdhėr ushtarak, tė cilit thotė se i pėrket. Kontakti i parė ishte pėrmes "konservatorėve kulturorė" serbė- mesa duket nacionalistė ekstremistė nė internet. Ai takoi edhe tė tjerė nga mbarė Europa, por thekson: "Kam pasur privilegjin tė takoj njė nga heronjtė mė tė mėdhenj tė gjallė tė luftės nė Europė. Pėr shkak tė persekutimit nga BE pėr krime tė dyshuara ndaj myslimanėve, ai jetonte nė Liberi. E kam vizituar atė nė Monrovia dikur, pikėrisht pak pėrpara sesionit tė themelimit nė Londėr, 2002".

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412




    Nė Prishtinė ndezėn qirinj pėr viktimat nė Norvegji

    Prishtinė, 25 korrik - Zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, bashkė me organizata joqeveritare dhe qytetarė, tė hėnėn mbrėma kanė ndezur qirinj para Teatrit Kombėtar, pėr tė shprehur solidaritetin me familjet e viktimave tė tragjedisė mė tė rėndė nė Norvegji, qė prej Luftės sė Dytė Botėrore. Policia norvegjeze e kishte vėnė fillimisht nė 93 numrin e viktimave, mirėpo tė hėnėn e ka korrigjuar kėtė shifėr nė 76. Anders Behring Breivik, njeriu qė akuzohet pėr vrasjen makabre, nė paraqitjen e parė nė gjyq ka thėnė se sulmet e tij ishin “sinjal” pėr popullin norvegjez. Ai ėshtė urdhėruar qė tė mbahet nė paraburgim pėr tetė javė.
    Koha.net

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Citim Postuar mė parė nga kleadoni Lexo Postimin
    Me te vertete e denuan me 21 vjet?? Mendoja qe do nxirrnin ndonje ligj te ri enkas per kete rast...
    Po prit pak o Kleadon, nuk denohen njerezit brenda nates ne Perendim! Ky do te mund te denohej per kohe aq te shkurter vetem ne Shqiperine e Xhaxhit, apo ne BRSS-ne e Stalinit.

Faqja 27 prej 50 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •