Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 102
  1. #51
    Ndarja e Kosovës dhe teza e Kopilit

    Gazeta Sot

    05 Qershor 2011

    Nga Ilirjan SHEHU

    Ndarja e Kosovës sot shihet si një mundësi reale. Bisedimet mes qeverisë kosovare dhe asaj serbe dëshmojnë për këtë. Realitete të tilla janë të pashmangshme kur lirinë ta dhurojnë të tjerët. Ne shqiptarët jemi mësuar që gjatë njëqind viteve të ekzistencës sonë të “pavarur” të shohim ndarje të tilla në tavolinë. Historia ka dëshmuar që të tilla vendime nuk kanë qenë shpesh në favorin tonë. Zërat që përkrahin dhe justifikojnë ndarjen e Kosovës po dëgjohen gjithnjë e më shumë në qarqet politike e mediatike shqiptare, ndërkohë që ata kundër sa vijnë e bëhen më të dobët. Teza që kërkon ta shohë Kosovën të ndarë pretendon se një gjë e këtillë do të sjellë paqen mes faktorit shqiptar dhe atij serb, do tu mbyllë një herë e përgjithmonë rrugën kërkesave territoriale të të dy grupeve dhe do ti hapë rrugën integrimit të tyre europian.

    Ndërkohë që amerikanët, të paktën publikisht, mohojnë çdo tentativë për ndarje siç e quan pala serbe, apo shkëmbim territoresh siç i referohet shpeshherë pala shqiptare, disa qarqe në Evropë udhëheqin fushatën për këto bisedime. Nga media dhe politika shqiptare dëgjohen zëra të cilët e justifikojnë marrëveshjen serbo-kosovare për ndarjen e Kosovës si një kthim në identitet, ku identitet konsiderohet situata fetare e politike e shekullit të katërmbëdhjetë. Kjo tezë thotë se shqiptarët e serbët kanë qenë miq dikur e kishin hasëm osmanët dhe Islamin. Sipas kësaj teze, shqiptarët duhet të vëllazërohen me serbët që u përdhunuan gratë e u vranë vëllezërit e tyre dhjetë vite më parë dhe të zhdukin çdo prezencë të besimit Islam na trojet e banuara nga shqiptarët në mënyrë që të bëhen pjesë e klubit ekskluziv Kristian të Evropës.

    Heroi i nacionalizmit serb dhe sllavofilëve shqiptarë është bërë Millosh Kopili i cili sipas legjendës mesjetare serbe tregohet që në luftën e Fushë-Kosovës më 1389 të ketë vrarë Sulltan Muratin. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të gjejë identitetin e Milloshit Kopilit - i cili nga historianët e Enver Hoxhës është kthyer në shqiptar - por të tregojë sesi përdorimi i Kopilit synon të ndërtojë një aleancë kristjane kundër Islamit në Ballkan. Millosh Kopili apo Milos Obiliqi siç e quajnë serbët, përmendet si shembull i të ashtuquajturit bashkëpunim i shkëlqyer mes serbëve dhe shqiptarëve përballë “rrezikut” osman nga ata që kërkojnë ndarjen e Kosovës. Kur përmendet i ashtuquajturi rrezik osman, sllavofilët vënë në dukje “errësirën dhe mizorinë turke” e “lirinë dhe emancipimin” perëndimor. Ata gjithmonë “harrojnë” të përmendin faktin se osmanët ishin forca më e madhe ushtarake e kohës, se shumë qytet-shtete si Venediku apo Gjenova bënin tregti me ta, apo që pushtimit turk u përkrah nga shumë princa katolikë dhe ortodoksë shqiptarë, për qëllime politike e materiale dhe që ishte një gjë e mirë për kohën e tij. Përkrahësit e tezës së ndarjes së Kosovës nuk përmendin faktin se ndarja mes katolikëve e ortodoksëve në kohën e Car Llazarit ishte shumë e thellë, sidomos pas shkatërrimit që i bënë katolikët Kostandinopojës në 1099 gjatë rrugës për në Jeruzalem. Ata nuk përmendin as faktin se aleanca e disa princave që tregohen si “shqiptarë” me “serbët” në betejën e Fushë Kosovës ishte një përkim momental interesash dhe aspak një kohezion nacionalizmash me pikëpamje europiane siç nuk përmendin faktin se në të njëjtën mënyrë shumë shqiptarë dhe serbë u bënë me turqit kundër Car Llazarit. Para rënies së Bizantit Papa kushtëzoi ndihmën ndaj Kostandinopojës me kthimin e tyre në katolicizëm ndërsa shumica e banorëve deklaronin se më mirë pranonin të bëheshin muslimanë, siç edhe ndodhi pak më vonë, sesa të ktheheshin në katolikë. Pra nëse duam te jemi korrektë, duhet ti tregojmë “historiografëve” tanë sllavofilë me fobi katolike se popullsia e atëhershme nuk ndahej në serbë dhe shqiptarë (pasi këto ndasi i përkasin shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe shqiptarët u bënë kështu pas islamizimit) por ndasia ishte në katolikë dhe ortodoksë. Ndarjet etnike e gjuhësore ishin të dorës së dytë. Në këtë nuk ekzistonte as nocioni i një Europe, term ky i dalë në kohën e Rilindjes Europiane.

    Por a ishte ardhja e osmanëve, pushtim i Kosovës apo një lloj çlirimi i saj? Faktet tregojnë që Kosova e shekullit të 14- të ishte nën zotërimin absolut pravosllav. Mbretëria serbe duke qenë forca më madhore në Ballkan e ndoshta në gjithë Europën Lindore, ishte bërë e tillë falë persekutimit dhe dëbimit masiv të popullsisë vendase dhe nënshtrimit të tyre. Ardhja e osmanëve shkaktoi largimin e serbëve nga Kosova, largim të cilin Kisha Ortodokse Serbe e ka kthyer në mit kristjan me të cilën mban gjallë frymën nacionaliste serbe kundër Islamit. Liria e popullsisë shqiptare dhe formimi i kombit shqiptar në Kosovë i detyrohet osmanëve, sulltan Muratit dhe Islamit. Sikur betejën ta kishin fituar serbët me Millosh Kopilin, sot në Kosovë nuk do të kishte shqiptarë muslimanë por serbë ortodoksë, ashtu si në Çamëri ku arvanitët ortodoksë u bënë më grekë se grekët ndërsa shqiptarët muslimanë ishin ata që mbajtën shqiptarinë. Për këtë arsye pushtimi turk ishte një bekim për popullin shqiptar të Kosovës. Islamizimi i Kosovës e bëri Kosovën tokë shqiptarësh ashtu siç e bëri edhe Shqipërinë, Maqedoninë, Çamërinë etj.

    Por krahu sllavo-katolik në Shqipëri dhe teza e tij e Kopilit kërkon të tregojë Kosovën si atdhe të krishtërimit në luftë kundër islamit dhe muslimanëve shqiptarë. Prania e një komuniteti të madh musliman në Shqipëri, Maqedoni e sidomos Kosovë i irriton jashtë mase. Ata e konsiderojnë prezencën e muslimanëve një krim historik që duhet korrigjuar sipas shembullit të Ratko Mlladiçit në Srebrenicë. Fondamentalistët sllavo-katolikë në Shqipëri dhe Kosovë, cytjen për gjenocid që bëjnë kundër muslimanëve e justifikojnë nën retorikën madhështore të interesit kombëtar ku shqiptarët me besim Islam nuk bëjnë pjesë.

    Një shkrim i tillë urrejtjenxitës që kërkon të organizojë terror etniko/fetar kundër muslimanëve ne Kosovë dhe Shqipëri është shkrimi i Kastriot Myftarajt botuar në gazetën Sot më 31 Maj 2011 me titull “Aleanca e Shqiponjës së Bardhë dhe Shqiponjës së Zezë që nis me flijimin e mullenjës: Serbia, Shqipëria dhe ndarja e Kosovës (2)”. Pas thirrjeve të përsëritura në shtyp dhe televizion për ndalimin e Islamit me ligj, dëbimin e muslimanëve e të tjera teori sllobodanmillosheviçiane, të cilat në çdo vend që ka pak respekt për veten dhe demokracinë do të quheshin urrejtjenxitëse e do dënoheshin me burg, Myftarajn jo vetëm që nuk e gjen gjë, por trajtohet si njeri i respektuar i mediave të Tiranës. Ai gëzon mbrojtjen e spiunazhit Italian, të Vatikanit dhe të SHISH-it të Bahri Shaqirit. Sikur ndonjë musliman në Shqipëri apo Kosovë të kërkonte publikisht ndalimin e fesë katolike apo ortodokse me ligj dhe largimin e katolikëve nga Shqipëria, personi në fjalë do të linçohej me ceremoni, mediatikisht e fizikisht.

    Në shkrimin më të fundit, Kastriot Myftaraj, që gëzon mbrojtje shtetërore në Shqipëri (nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti që paditë kundër tij as nuk hetohen, ndërkohë që një hoxhë musliman qëndron pas hekurave për nxitje konflikti fetar duke qenë krejt i pafajshëm) nxit si gjithmonë urrejtje dhe luftë fetare. Ai ka dalë në mbrojtje të ndarjes së Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe krijimin e një aleance serbo-shqiptaro-greke ndaj asaj që ai e quan neo-otomanizëm. Shkrimi i Myftarajt vjen në ditën kur Radko Mlladiç udhëtoi për në Hagë për tu gjykuar për spastrim etnik ndaj muslimanëve të Bosnjes. Kastrioti që si duket është mërzitur nga ky dënim, përgëzon serbët për luftën ndaj “terroristëve islamikë boshnjak”. Serbia sipas tij i kreu masakrat ndaj boshnjakëve për tu mbrojtur nga “rreziku turko-islamik”. Implikimi jo vetëm i turpshëm por madje kriminal është se edhe në pushtimin e Kosovës, Millosheviçi luftoi kundër rrezikut turko-islamik meqë shumica e popullatës së Kosovës është e besimit Islam. Sipas mendimtarëve sllavo-katolikë të llojit Myftaraj, Turqia, një vend anëtar i NATO-s që i pari bombardoi Serbinë gjatë luftës së Kosovës është rreziku më i madh i shqiptarëve dhe jo spastrimi etnik i Sllobodanit. Kastriot Myftaraj thotë me pak fjalë “Të lumtë Sllobodan që na shpëtove nga Turqia.” Tamam si bashkëfetari i tij në Amerikë, hirësia me veladon të zi, Dom Anton Kqira që kërkoi vrasjen e dy milionë kosovarëve nga Serbia vetëm pse janë me besim Islam, Myftaraj përsërit një tezë që ne në Shqipëri e dëgjojmë që nga viti 1912 kur katolikët e Malësisë së Mbishkodrës u bënë aleatë me serbët dhe malazezët për pushtimin e Shkodrës. Kjo aleancë katolike u finalizua në 1921 kur deklaruan Republikën e Mirditës me Gjon Markagjonin. Kastriot Myftaraj si një renegat katolik që është shkruan se “çdo musliman praktikues boshnjak dhe shqiptar është një ujk neo-otoman (ujku i Anadollit ka qenë për të krishterët simbol i otomanit).” Pra Myftaraj kërkon hapur e pa frikë në shkrimin e tij genocid, luftë fetare kundër muslimanëve shqiptarë. Kjo është ajo që duhet të presin shqiptarët muslimanë nga “bashkëkombasi” i tyre katolik Kastriot Myftaraj. Nëse komuniteti katolik i ka sadopak seriozisht pohimet për harmoni fetare duhet që haptazi ta dënojnë qëndrimin e Myftarajt.

    Por tezat e Kastriot Myftarajt për luftë kundër Islamit dhe vëllazëri me Serbinë nuk janë të tijat. Është Ismail Kadareja ai që ka kohë që i bie trumpetës për një bashkëpunim serbo-shqiptar në Ballkan kundër të ashtuquajturit rrezik Islamo-Turk. Pas Kadaresë sot është rreshtuar një internacionale e zezë fondamentalistësh katolikë që nisin që nga Dom Lush Gjergji, Dom Shan Zefi e Anna di Lellio në Kosovë, te Arbën Xhaferri e Valon Kurtishi në Maqedoni, e vllehët Piro Misha, Pirro Prifti, Ben Blushi, Aurel Plasari e Maks Velo e Kaç Myftaraj në Shqipëri. Lidhja që i bashkon personat më sipër me njëri tjetrin është fondamentalizmi i krishterë i cili ka bërë ndër shekuj krime në Evropë kundër hebrejve, muslimanëve, bogumilëve, shqiptarëve, boshnjakëve, turqve, pomakëve etj. Teza që Myftaraj apo edhe Kadareja shpalos në romanin e tij “Mosmarrëveshja mbi raportet e Shqipërisë me vetveten” apo në “Elegji për Kosovën” është që ne shqiptarët jemi vëllezër me grekë e serbë, por hasëm kemi shqiptarin musliman që ka lënë Jezu Krishtin për Muhamedin dhe Turqinë. Kjo tezë u implementua te shqiptarët edhe gjatë kohës së komunizmit. Kadareja ishte flamurtari i ideologjisë së Partisë së Punës për bashkim-vllaznim jugosllav. Por sot me zhdukjen e Jugosllavisë, bashkim-vllaznimi jugosllav zëvendësohet me bashkim-vllaznim kristian. Si Myftaraj, edhe Kadareja hiqen si patriotë të mëdhenj që i qan zemra për kombin. Që nga Franca ku ky i fundit qëndron i strehuar që kur u “arratis” nga Tirana kur ofendoi rininë trime Tiranase që theu ambasadat më 2 Korrik 1990 me termin “jashtëqitja e kombit”. Ironikisht, pak muaj më vonë ai vetë u largua për në Francë duke shfrytëzuar lidhjet dhe pozicionin e tij të lartë në PPSH veprim që e ktheu atë në hero. Personalisht mendoj se e kundërta është e vërtetë.

    Gjeja që ka të përbashkët Kadareja me Myftarajn dhe klanin fanatik katolik në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni është e kaluara e tyre sllavo-titiste-komuniste dhe urrejtja kundër Islamit dhe Turqisë. Urrejtja kundër kombit musliman shqiptar në emër të një krishtërimi mesjetar i bën këta rrugeçër të konsiderojnë pushtuesit serb që vranë e përdhunuan shqiptarët vetëm dhjetë vite më pas si çlirimtarë. Kur shqiptarët kalonin kufirin të ndjekur këmba-këmbës nga fanatikët ortodoks serb, Ismaili, Myftaraj dhe klani i tyre i tezës së Kopilit fërkonin duart nga kënaqësia. Ndërkohë, Turqinë mikun e madh të shqiptarëve, vendin ku jetojnë më shumë shqiptarë dhe që i mbrojti shqiptarët për 500 vjet nga të krishterët grekë e serbë, e trajtojnë si armik. Këta fanatikë kristjanë mbështesin mitin e Millosh Kopilit si mit bashkëpunimi serbo-shqiptar kundër Islamit dhe muslimanëve. Për këtë ata shtrembërojnë historinë, janë të gatshëm të dorëzojnë toka shqiptare vetëm pse ato banohen nga shqiptarë muslimanë të cilët i etiketojnë terroristë pse praktikojnë fenë e tyre. Sipas devizës së fondamentalizmit katolik shqiptar, një shqiptar i mirë është një shqiptari katolik, një shqiptar musliman i vdekur, apo ai që nga presioni pranon të bëhet katolik. Këto ëndrra ogurzeza të shprehura hapur nga Kastriot Myftaraj e të mbrojtura “intelektualisht” nga Ismail Kadare dhe lukunia e ujqërve të fondamentalizmit katolik shqiptar kërkojnë genocid në Shqipëri. Filozofia që qëndron pas fondamentalistëve sllavo-katolikë në Kosovë dhe Shqipëri i tregon shumë qartë muslimanëve shqiptarë pse Vatikani nuk e njeh akoma pavarësinë e Kosovës. Për Vatikanin dhe fanatikët e tij shqipfolës Kosova duhet të shuhet si shtet meqë dominohet nga muslimanët. Një Kosovë e mirë për këta fondamentalistë është një Kosovë katolike. E nëse Kosova nuk behët katolike këta duan atëherë një Kosovë të sakrifikuar për Serbinë, ashtu siç edhe Millosh Kopili e dha jetën e tij për lavdinë e Serbisë kundër Kosovës 600 vite më parë.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Nuk eshte vetem ky K,Myftaraj qe shkruan keshtu , eshte i njejte edhe Fatos Lubonja , Max Velo dhe shume intelektual tjere te Shqiperise qe jane ne krye te debatave te TV Shqiptare , sidomos edhe shumica e komenteve ne forum e vertetojne te njejten sikurse keta te lartepermendurit ..
    Habitem pse ju jepni aq shume rendesi ketyre problemeve fetare , sikur keta jane shembulli i Krishterizmit ne bote dhe ska tjeter , apo c'eshte puna juaj ?
    Eshte me e keqja qe , SHQIPTARET ORTODOKS" me se shumti i bejne keto provokime , duke mos harruar qe deri dje na lan me gjak patrijarhet Ortodoks dhe sot pa fije turpi jo qe na provokojne me komentet , shkrimet e tyre por edhe na reklaojme ate FE , mu neve qe varrezat jane te mbushura me gra , pleq e femij nga ata .
    Ja mbeturinat : http://www.youtube.com/watch?v=nNSfe3Cpf-4

    Pleas mos u merreni akoma me ne se kan fillu edhe Sllavet te tallen me ne ( shiqo video ne gjuhen sllave eshte perkthyer nga TV tyre ) , fal disave .
    O Genti, nuk barazohet nji komunitet besimtaresh me 2, 3 apo me shume persona, intelektuale a jo, qe flasin kunder prezences se nje feje. Feja eshte personale dhe i perket botes shpirterore e jo asaj politike.

    Ne dashte dikush te krijoje nje kult per alienet, e te ndertoje dhe objekte kulti per ta - mire se ta beje.

    Kot shqetesoheni, por kuptohet qe eshte e drejta juaj te diskutoni.

    Ne lidhje me kete Kacin - s'e di se ku e ka hallin ky person. Diku ka pase thene dhe se islami na qenka pengese integrimi ne BE (apo ishte ndonje i cmend tjeter qe e ka thene, s'me kujtohet). Keto argumente jane komplet qesharake. Nuk ka asnje fe, qellimi i se ciles eshte vec kujdesi ndaj botes shpirterore, qe krijon pengese ne asnje fare integrimi.

  3. #53
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Nuk eshte vetem ky K,Myftaraj qe shkruan keshtu , eshte i njejte edhe Fatos Lubonja , Max Velo dhe shume intelektual tjere te Shqiperise qe jane ne krye te debatave te TV Shqiptare , sidomos edhe shumica e komenteve ne forum e vertetojne te njejten sikurse keta te lartepermendurit ..
    Habitem pse ju jepni aq shume rendesi ketyre problemeve fetare , sikur keta jane shembulli i Krishterizmit ne bote dhe ska tjeter , apo c'eshte puna juaj ?
    Eshte me e keqja qe , SHQIPTARET ORTODOKS" me se shumti i bejne keto provokime , duke mos harruar qe deri dje na lan me gjak patrijarhet Ortodoks dhe sot pa fije turpi jo qe na provokojne me komentet , shkrimet e tyre por edhe na reklaojme ate FE , mu neve qe varrezat jane te mbushura me gra , pleq e femij nga ata .
    Ja mbeturinat : http://www.youtube.com/watch?v=nNSfe3Cpf-4

    Pleas mos u merreni akoma me ne se kan fillu edhe Sllavet te tallen me ne ( shiqo video ne gjuhen sllave eshte perkthyer nga TV tyre ) , fal disave .
    Shoku keta po ta kallxojne realitetin, realiteti eshte i hidhur. Shume shqiptare ne Maqedoni jane te islamizuar tejmase. Nuk ja keni pa hajrin islamit o vellezer qe 5 shekuj, e nuk do t'ia shihni as ne te ardhmen. Maqedonasit punojne me mend, ju lejojne juve qe te ngritni xhami, sa me te medha me minare aq me mire, qe te ju hyjne vahabet e ta bejne kerdine ne popull duke shtire e imponuar gjithfare budallalleku fetar, pastaj ju armiqesojne me boten perendimore sepse vet perendimi ka problem me fene islame (por juve s'ju thuhet kjo, juve ju thuhet se perendimoret brenda 5 viteve do te behen myslimane e sdo te mbetet asnje qafir). E shihni sa prapa jeni, qysh i hani foret e armiqeve te shqiptareve. Shqiptaret shume me mire do i kene punet pa islam dhe me bashkim te forcave, e pe Shqiperine shume shpejt hyri ne NATO, ishte duke hyre edhe ne BE shume shpejt po sta lojne politikanet se i shikojne interesat e tyre.

  4. #54
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    Aleanca e Shqiponjës së Bardhë dhe Shqiponjës së Zezë që nis me flijimin e mullenjës: Serbia, Shqipëria dhe ndarja e Kosovës (2)


    Nga: Kastriot Myftaraj


    Zbatimi i planit serb për ndarjen e Kosovës do të lehtësohet ose vështirësohet varësisht konceptit që ka Serbia për ndarjen. Pyetja është nëse Serbia e shikon ndarjen si mënyrën për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit historik serbo-shqiptar, sipas modelit gjermano-francez, apo si pjesë të agjendës historike serbe për shpërbërjen e nacionit (kombit) dhe të shtetit shqiptar, në emër të aspiratës historike serbe për të dalë Serbia në Detin Adriatik? Në përgjigjen e kësaj pyetjeje, një premisë përcaktuese është ajo që ka të bëjë me kontekstin gjeopolitik në të cilin Serbia e shikon ndarjen e Kosovës. Ndarja mund të arrihet dhe të funksionojë vetëm nëse bëhet fjalë për pajtim mes Nacionalizmit Serb dhe Nacionalizmit Shqiptar, ashtu si pajtimi franko-gjerman ishte një pajtim mes nacionalizmit gjerman dhe atij francez. Pasiqë nacionalizmi gjerman dhe ai francez dështuan që ta sundojnë Europën në konflikt mes tyre, dhe të gjendur përballë rrezikut të përbashkët ruso-komunist, vendosën që të pajtohen për të dominuar Europën e bashkuar.
    Në rastin serbo-shqiptar, nuk bëhet fjalë që dy nacionalizmat të pajtohen për sundimin e Ballkanit, madje as të atij perëndimor, por për interesin e përbashkët për mbrojtjen përballë Turqisë neo-otomane, e cila ka shpallur ambicjet e saj për finlandizimin e Ballkanit. Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë neo-otomane sot në dukje janë shumë të mira, aq sa mund të thuhet se marrëdhëniet serbo-turke nuk kanë qenë kurrherë kaq të mira që prej vitit 1435 kur Sulltan Murati II u martua me princeshën serbe Mara, vajzën e despotit të Serbisë, Gjuragj Brankoviç, me ç’ rast u arrit deri tek aleanca serbo-otomane. Por pushtimi i Serbisë nga Imperia Otomane erdhi në 1459, do të thotë 24 vite pas kësaj martese politike. Kjo të josh që të bësh një parashikim historik sipas shembullit të Princit Bismarck. Dy vjet pasi Perandori gjerman Wilhem II e pati larguar Bismarck-un nga pushteti, në takimin e fundit që patën këta të dy, ish-kancelari i hekurt e paralajmëroi sundimtarin se:
    “Jena erdhi njëzet vjet pas vdekjes së Frederikut të Madh; shkatërrimi do të vijë njëzet vjet pas vdekjes sime nëse gjërat shkojnë kështu”. (Alan J. P. Taylor, “Bismarck: the man and Statesman”, “Alfred A. Knopf”, New York 1969, f. 264)
    Bismarck këtu e kishte fjalën për Betejën e Jenës të vitit 1806, ku Prusia u mund nga Franca e Napoleonit, me ç’ rast Prusia kapitulloi dhe ra nën tutelën e Francës. Prognoza e Princit Bismarck rezultoi të ishte çuditërisht e saktë. Bismarck vdiq në 30 korrik 1898. Gjermania nënshkroi armëpushimin në Luftën e Parë Botërore, në 11 nëntor 1918. Pra katastrofa erdhi 20 vjet e 102 ditë pas vdekjes së Princit Bismarck! Lideri serb Sllobodan Millosheviç, në 1989, në celebrimin e 600 vjetorit të Betejës së Fushë-Kosovës, dha të kuptohet se Serbisë i duhej të luftonte përsëri për t’ u mbrojtur nga rreziku turko-islamik. Në fakt, vetëm pak kohë pasiqë Millosheviç mbajti këtë fjalim, Presidenti turk Ozal foli për botën turke nga Adriatiku në Murin e Madh Kinez, çka u quajt Neo-Otomanizëm. Në 2001, në kohën që Millosheviç arrestohej dhe dërgohej në Hagë një studiues turk, Ahmet Davutoglu, botoi librin me titull “Thellësia strategjike: pozita ndërkombëtare e Turqisë”, që është elaborat i Neo-Otomanizmit. Millosheviç duket se kishte gjithë të drejtën që në 2006, para vdekjes të profetizonte si Bismarck: “Beteja e Fushë Kosovës e vitit 1389 erdhi 34 vjet pas vdekjes së Stefan Urosh IV (Stefan Dushan), në 1355. Katastrofa do të vijë e shumta 34 vjet pas vdekjes sime”.
    Nëse liderët e sotëm dhe të ardhshëm serbë e kuptojnë këtë gjë, atëherë do të arrihet deri tek aleanca e nacionalizmit serb dhe nacionalizmit shqiptar, përballë rrezikut të përbashkët neo-otoman. Serbia duhet ta kuptojë se nëse në shekullin XXI ky vend do të gjendet përsëri përballë një rreziku jetik neo-otomano-islamik, nacionalizmi shqiptar do të jetë aleati i domosdoshëm i tij. Nacionalizmi shqiptar ka rrënjë skënderbegase, çka e bën atë në thelb antiislamik dhe armik të çdo trajte të re të otomanizmit. Serbia duhet ta kuptojë se nëse ardhmëria i ka rezervuar Serbisë një luftë të re për t’ u mbrojtur nga mësymja neo-otomane dhe islamike, nacionalizmi shqiptar do të jetë avanposti i kësaj lufte. Në rezistencën ndaj mësymjes neo-otomane në shekullin XXI popullsia që praktikon Islamin në Ballkan, qoftë boshnjake apo shqiptare, është armiku i përbashkët nacionit serb dhe atij shqiptar, i nacionalizmit serb dhe atij shqiptar. Ideologu i Neo-Otomanizmit, Davutoglu, i cilëson popullsitë “mbetje otomane” si bazën e politikës neo-otomane në Ballkan. Madje Davutoglu, në librin e vet nuk heziton që të shprehet hapur se xhamitë, tyrbet, medreset në Ballkan janë fortesa të strategjisë së Turqisë neo-otomane për depërtim atje: “Çdo xhami e shembur në Ballkan, çdo institucion islam i pakësuar, çdo element tradicional islam i asgjësuar në kuptim kulturor janë nga një gur themeli i shkulur prej ndikueshmërisë përtejkufitare të Turqisë në këtë zonë. Tashmë Turqia është e detyruar të prodhojë politika të mesme alternative që t’ i zënë vendin politikës së emigrimit të shndërruar në simbol të braktisjes së plotë. Është e pashmangshme që në themel të këtyre politikave të mesme të zërë vend mbajtja gjallë e kulturës otomano-islame në Ballkan”.(Ahmet Davutoglu: “Thellësia strategjike: pozita ndërkombëtare e Turqisë”, Shtëpia botuese Logos-A, Shkup 2010, f. 80-81)
    Këto fjalë nuk i ka shkruar një njeri i çfardoshëm, por ai që një vit pas botimit të librit të tij, në 2002, u bë këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit turk, dhe që pas shtatë vitesh në këtë post u bë ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, post të cilin e mban dhe sot. Sipas këtij shtetari turk, institucionet religjioze, ato që quhen Bashkësitë Islame në Bosnjë-Herzegovinë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, me xhamitë e tyre, me muslimanët praktikues në këto vende, përbëjnë një aset strategjik neo-otoman. Kjo do të thotë se çdo musliman praktikues boshnjak dhe shqiptar është një ujk neo-otoman (ujku i Anadollit ka qenë për të krishterët simbol i otomanit). Përderisa doktrina neo-otomane nuk filloi me Davutoglu, i cili ishte vetëm elaborues i saj, por filloi me Presidentin “laik”, Ozal, duhet pritur që ajo të mos marrë fund me largimin nga pushteti të Davutoglu dhe Erdogan, por libri i Davutoglu të mbetet një manual për shtetarët turq në shekullin XXI. Në këto rrethana, urtësia gjeopolitike dhe gjeostrategjike këshillon një luftë preventive kundër bastioneve neo-otomane në Ballkanin Perëndimor. Serbia për shkak të ngarkesës historike që ka nga lufta në Bosnjë-Herzegovinë dhe Kosovë në dekadën e fundit të shekullit XX nuk mund ta ndërmarrë një luftë të tillë. Por nacionalizmi shqiptar mund ta ndërmarrë këtë luftë në Shqipëri, Kosovë dhe pjesën shqiptare të Maqedonisë, e cila do të jetë një luftë për deislamizimin total të trojeve shqiptare nëse ka mbështetjen edhe të nacionalizmit serb dhe të atyre qarqeve europiane që po bëhen gjithëherë e më të vetëdijshme për rrezikun neo-otoman dhe islamik në përgjithësi. Nacionalizmi shqiptar ka legjitimitetin për ta bërë këtë luftë se bartës të tij kryesorë janë njerëz si unë, pasardhës të atyre shqiptarëve të krishterë që u kthyen me dhunë në Islam gjatë pushtimit otoman. Islami ballkanas është bërë një version malinj i Sheherzades së përrallave të Njëmijëenjë netëve. Derisa tregon cdo ditë nga një përrallë të re për vlerat dhe tolerancën e tij, për kohën e artë otomane të mirëkuptimit religjioz, ashtu që të shpëtojë ekzistencën e vet, në anën tjetër punon paprerë për revanshin neo-otoman.
    Nacionalizmi serb duhet ta kuptojë se në shekullin XXI aleanca me nacionalizmin shqiptar është e domosdoshme për të. Kjo aleancë është e nevojshme që Serbia dhe Shqipëria të vazhdojnë të ekzistojnë në 700 vjetorin e Betejës së Fushë-Kosovës, në 2089. Tekefundit çka ishte Beteja e Fushë-Kosovës në 1389. Atje Shqiponja e Bardhë serbe dhe Shqiponja e Zezë shqiptare, duke mos qenë në gjendje që të fluturonin për shkak se krahët e tyre qenë lënduar nga luftrat mesveti, dolën përballë Ujkut të murrmë të Anadollit, i cili nuk e pati të vështirë që t’ i shqyente. Por Shqiponja e Bardhë dhe Shqiponja e Zezë, nëse ushqejnë njëra tjetrën do të fuqizohen për të fluturuar dhe goditur Ujkun neo-otoman, ashtu siç dinë që të bëjnë shqiponjat. E gjithë kjo duket e vështirë që të ndodhë, por shqiponjat guxojnë. Mes Shqiponjës së Bardhë serbe dhe Shqiponjës së Zezë shqiptare qëndron mullënja (fjala “Kosovë” do të thotë “mullënjë”, një lloj zogu i zi). Mullënja mund të bëhet flija për celebrimin e aleancës së Shqiponjës së Bardhë dhe Shqiponjës së Zezë, zogu i mallkuar që do t’ i mbajë ato në një letargji historike deri kur të bëhen përsëri pre të ujkut të murrmë neo-otoman të Anadollit.
    Nacionalizmi serb mund të ndërmjetësojë edhe për pajtimin mes nacionalizmit shqiptar dhe nacionalizmit grek. Greqia, e cila është vendi që më së shumti i është ekspozuar rrezikut neo-otoman, duhet të zgjedhë, nëse do pak më tepër tokë në Shqipërinë e Jugut, çka nuk duket që të jetë e nevojshme për një vend që ka 132 000 km² dhe një popullsi të plakur prej 11 milion banorësh, apo dëshiron një aleat të rëndësishëm në luftën kundër rrezikut neo-otoman. Do të jetë një ironi e madhe historike nëse Greqia arrin që ta marrë atë pjesë të Shqipërisë së Jugut që e quan “Vorio-Epir”, për të rënë pastaj Greqia nën sundimin neo-otoman! Nacionalizmi shqiptar është i kënaqur me një shtet shqiptar me rreth 50 000 km² të përbërë nga Shqipëria e sotme, Kosova dhe Maqedonia perëndimore. Ky shtet shqiptar do të bëhet avanposti i luftës preventive kundër neo-otomanizmit, me mbështetjen e vendeve fqinje dhe të Europës së vetëdijësuar për rrezikun islamik.
    Pajtimi i nacionalizmit serb me nacionalizmin shqiptar do të zgjidhte dhe problemin e serbëve dhe shqiptarëve të Malit të Zi. Në Mal të Zi sot 30% e popullsisë janë deklaruar si serbë etnikë, por kjo shifër është definitivisht më e lartë, se shumë punonjës të administratës, policisë, ushtrisë janë detyruar që ata dhe familjet e tyre të deklarohen si malazezë që të mos humbin vendin e punës. Aleanca e serbëve dhe shqiptarëve në Malin e Zi do t’ i jepte fund iluzionit të ekzistencës së Malit të Zi si një shtet shumëetnik, që është bërë në dëm të serbëve dhe të shqiptarëve.
    William Blake ka thënë: “The eagle never lost so much time, as when he submitted to lern of the crow”. Nuk është e nevojshme që për aleancën e nacionalizmit shqiptar dhe nacionalizmit serb të binden masivisht serbët dhe shqiptarët, mjaft që të binden ata që mund t’ i venë gjërat në lëvizje, në mënyrë vendimtare. Në Serbi njerëzit natyrisht se egërsohen kur dëgjojnë fjalën “nacionalizëm shqiptar”, por çka është sot nacionalizmi shqiptar, ai është kusht i domosdoshëm për mbijetesën e Serbisë në shekullin XXI! Pajtimi është një sfidë për shqiponjat, zogjtë vetmitarë, të cilët nuk durojnë madje as njëri-tjetrin. Pajtimi serbo-shqiptar, i cili para së gjithash do të jetë një pajtim i dy nacionalizmave, ka si parakusht pajtimin e intelektualëve nacionalistë. Do të ishte e dëshirueshme që një zë autoritar në Beograd, p.sh. Dobrica Cosic, i njohur si Ati i Nacionit Serb, t’ u bënte jehonë ideve të tilla. Pse të mos ndodhë kështu? Unë personalisht dëgjoj më me kënaqësi këngët e reperëve serbë për betejat e serbëve kundër terroristëve islamikë në Bosnjë-Herzegovinë, se kinse kënga atdhetare “Kënga Jonë” e grupit “Jericho” nga Prishtina, e mbushur me turqizma. Natyrisht se unë pres që shumëkush do të më thotë se Dobrica Cosic ka thënë këtë dhe atë për shqiptarët. Unë e di se çka ka thënë Cosic për shqiptarët. Por unë e di se shqiponjat guxojnë të kapin majat, dhe pajtimi serbo-shqiptar është një majë e historisë, e denjë për shqiponjat që të guxojnë. Eagle dare, siç thotë fjala. Cosic më mirë se cilido serb e ka të qartë se pajtimi serbo-shqiptar, pajtimi mes nacionalizmit serb dhe atij shqiptar, do të jetë një pajtim mes Serbisë së Shenjtë dhe Shqipërisë së Shenjtë- Cosic e di mirë se çka duan të thonë këto dy fjalë.
    “Nacionalizëm” sot është një fjalë e keqe në fjalorin zyrtar politik ndërkombëtar. Por ekzistenca e Neo-Otomanizmit bën legjitimë ekzistencën e nacionalizmit serb dhe nacionalizmit shqiptar, madje edhe aleancën mes tyre. Nacionalizmat ballkanase, serb, grek, shqiptar nuk mund të mos jenë legjitimë në sytë e Perëndimit kur përpjekjet e tyre janë të drejtuara për t’ u mbrojtur nga rreziku neo-otoman. Historia na mëson se parrardhësit e serbëve, grekëve, shqiptarëve bënë gabime fatale kur nënvlerësuan fillimisht rrezikun otoman dhe madje menduan se mund t’ i përdornin otomanët kundër njëri-tjetrit. A mos ndoshta historia ka rezervuar një kapitull të ngjashëm që pret të shkruhet për serbët, grekët dhe shqiptarët e shekullit XXI? Rreziku ekzistencial për tre nacionet ballkanase është aq i lartë saqë ata nuk mund t’ i lejojnë vetes që të presin se ç’ kahje do të marrë historia. Kështu, në 2089, serbë dhe shqiptarë mund të festojnë së bashku në 700 vjetorin e Betejës së Fushë-Kosovës, krenarë se fituan atje ku paraardhësit e tyre humbën, krenarë se arritën që të mësojnë nga humbja e paraardhësve të tyre.
    Në shekullin XV Kruja ra në duart e otomanëve në 1479, 20 vjet pas kryeqytetit serb Smederevo (1459). Në shekullin XXI mund të ndodhë e kundërta, Tirana të bjerë nën kontrollin neo-otoman 20 vjet para Beogradit. A do të ketë shumë rëndësi kjo e parë në retrospektivë nga shekulli XXII. Nacionalistët serbë dhe shqiptarë kanë mundësi që të bashkohen para katastrofës, ose pas saj, si emigrantë në kryeqytetet e Europës, ashtu si Vuk Karaxhic takohej shqiptarët në kafeteritë e Vienës në fund të shekullit XVIII.
    Ky njeri nuk eshte i semure ,dhe ase budalle . Ky njeri kerkon litare ne fyte .

    Mos rastesishte nena e tije eshte mbajtur me serbe.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Do te ishte mire qe ju te Kosoves qe jeni ne forum, ta perhapni sa me shume nder shqiptare te Kosoves kete shkrim te tij, ne organizata, ne institucione, te gjithe qe i njihni, kudo qe keni mundesi. Le ta shohin dhe kete mendim se besoj qe shumica nuk jane ne dijeni per shkrime te tilla, qe shkruhen.
    Ide e mire, por une mendoj, qe gjarperit duhet ti bihet menjeher ne koke, dhe aty ku eshte_ne Shqiperi.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    ORE AI PLAKU KA PJERDHUR FARE tjetri synon qe te asimiloj ai flet pallavra

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    o sami me ngadal o burr se jemi te percar ata duan te na percajn mos te behemi viktima e kuptoj shqetsimin tend po per mendimin tim mund te shprehesh dhe ndryshe

  8. #58
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Nuk therret ne artikullin e tij per lufte te shqiptareve katolike bashke me serbet kunder shqiptareve muslimane.

    Eshte artikull provokant, deri diku makaber apo ofendues per tere shqiptaret e Kosoves, pra shkurt artikull pa anje shije te mire, por per lufte nuk therret.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Per luft nuk theret por thot bashkohu me ate qe dje te dogji shtepin dhe donte te te zhdukte fare se sot ai esht ne hall dhe ti mund ta ndihmosh

    serbet jan ortodoks dhe nese duan perkrahje nga katoliket le te kerkojn me perpara perkrahje te vellezerit e tyre te gjakut, kroatet, qe poashtu jan shumice katolike.
    serbet kan urrejtje per katoliket.

  10. #60
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Sa per sqarim, nuk jam katolik as ortodoks.

    Titulli i temes thote K. Myftaraj therret per lufte shqiptare + serbe kunder shqiptare. Kjo nuk eshte e sakte dhe duhet te sqatesohet para te gjitha te tjerave.

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •