Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Kartel droge, kapet i kerkuari nga SHBA

    Klodiana Kotorri


    Arrestohet ne aeroportin e Rinasit nje 32-vjecar i shumekerkuar nga drejtesia amerikane. Altin Kore, 32 vjec u arrestua diten e premte pas verifikimeve ne aeroportin e Rinasit ndersa diten e djeshme ka dale para Gjykates se Tiranes per tu njohur me masen e sigurise. Burime nga Policia e Shtetit thane se Kore ishte shpallur ne kerkim nderkombetar per trafik nderkombetar droge. Gjykata e Tiranes vendosi dje masen e sigurise arrest me burg per 60 dite ndaj 32-vjecarit deri ne realizimin e procedurave te ekstradimit ne Amerike.

    Trafiku

    Gjykata e Teksasit ne Amerike e kishte shpallur ne kerkim nderkombetar 32-vjecarin ne vitin 2008 per trafikim lendesh narkotike dhe armembajtje pa leje. Kore u arrestua diten e premte nga autoritetet Shqiptare ne Rinas, nderkohe per te nga Gjykata e Tiranes eshte dhene masa e sigurise burg me afat 60 dite. Mediat amerikane kane permendur emrin e Altin Kores pasi kishte bashkepunuar me disa trafikante meksikane te karteleve te droges dhe ishte i akuzuar per trafikun e droges ne Dallas te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndersa ndodhej ne arrati. Sipas mediave amerikane trafikantet meksikane bashkepunonin me trafikantet italiane per te trafikuar drogen drejt Dallasit ne SHBA. Ne kete linje trafikut permendjes edhe emri i 32-vjecarit shqiptar, Altin Kore te cilit drejtesia amerikane e kishte shpallur ne kerkim nderkombetar.

    Arrestimi

    Diten e premte gjate verifikimeve ne sistemin TIMS ne aeroportin e Rinasit, u zbulua se Altin Kore, 32 vjec, rezulton person i shpallur ne kerkim nderkombetar nga drejtesia amerikane. Menjehere ndaj tij efektivat e komisariatit te policise se Rinasit moren masen e arrestit. Policia e Shtetit deklaroi dje se 32-vjecari shqiptar, ish-agjent burse ne SHBA, ekonomist ne profesion, ka dale i implikuar gjate hetimeve qe jane zhvilluar ndaj nje karteli meksikan te droges. Altin Kore ka mundur te udhetoje drejt Shqiperise por eshte kapur pikerisht ne Rinas. Ai pritet te ekstradohet ne SHBA, pasi gjykata e Tiranes vendosi ndaj tij masen e sigurise arrest me burg per 60 dite.

    Arrestimi

    Altin Kore, 32 vjec u arrestua diten e premte pas verifikimeve ne aeroportin e Rinasit ndersa diten e djeshme ka dale para Gjykates se Tiranes per tu njohur me masen e sigurise. Kore ishte shpallur ne kerkim nderkombetare per trafik nderkombetar droge.

    Akuzat

    Mediat amerikane kane permendur emrin e 32-vjecarit, Altin Kores pasi kishte bashkepunuar me disa trafikante meksikane te karteleve te droges dhe ishte i akuzuar per trafikun e droges ne Dallas te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndersa ndodhej ne arrati.

    Ekstradimi

    Altin Kore ka mundur te udhetoje drejt Shqiperise por eshte kapur pikerisht ne Rinas. Ai pritet te ekstradohet ne SHBA, pasi gjykata e Tiranes vendosi ndaj tij masen e sigurise arrest me burg per 60 dite deri ne perfundimin e procedurave per ekstradimin e tij.

    KJ

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    SHBA, si u arrestua ish-punonjėsi i SHIK-ut

    Genc Kondi

    Ju jeni Marjan Rroku, nga Shqipėria?" Personi pėrballė, qė kishte hapur derėn e apartamentit, u pėrgjigj me qetėsi "Jo, zotėri, keni gabuar person, unė jam Jeton Mirakaj, me shtetėsi sllovene, urdhėroni dokumentet". Kevin Konėlli, me detyrė "marshall federal", misioni parėsor i tė cilėve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ėshtė kapja e personave tė kėrkuar nga drejtėsia, tregon atė ēka ka ndodhur nė pragun e shtėpisė, ku banonte ai qė, nė fakt, ishte me tė vėrtetė Marjan Rroku, i cili, qė prej vitit 2001, kishte humbur gjurmėt nė Shqipėri, pasi kishte kryer njė vrasje tė dyfishtė. Rrėfimi i tij ėshtė bėrė pėr gazetėn amerikane "Riēmond Tajms Dispeē".

    Motra

    Sipas tij, kapja e njė tė shumėkėrkuari nga Interpoli ishte suksesi mė i madh, qė kishte arritur nė karrierėn 22-vjeēare nė trupat e marshallėve tė SHBA-sė. Pėr mė tepėr e kishte ndjerė veten tė lehtėsuar edhe pėr njė shkak tjetėr, i deklaron ai mė tej gazetės. Gjatė hetimeve, ai kishte takuar njė qytetare shqiptare, me banim nė SHBA, e cila quhej Ornela Canaj. Ornela ishte e bija e njėrės prej viktimave tė Rrokut dhe motra e viktimės sė dytė. Ajo i kishte deklaruar atij se mė 8 shtator tė vitit 2005 kishte parė Marjan Rrokun, me syze tė errėta dhe me kapele, jo shumė larg saj, tė hipte nė njė tren. Ngjarja kishte ndodhur nė stacionin e metrosė nė King Strit, tė qytetit Aleksandria, nė shtetin Virxhinia. Pėr t'u siguruar, Ornela kishte guxuar ta ndiqte, madje tė ulej nė tė njėjtin vagon me tė, disa stola larg. Ishte e pabesueshme, i kishte thėnė ajo mė tej marshallit Konėlli: ky person kėrkohet nė tė gjithė botėn, shumica besojnė se jeton nė Shqipėri, por ai qėndron nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ornela tha se besonte qė ai duhej ta kishte parė, megjithėse nuk i dha asnjė shenjė tė tillė. Nga ai moment, jeta e saj ishte sėrish nė rrezik. Kėrcėnimi, edhe pas vrasjes sė nėnės dhe motrės sė saj nė Tiranė, nė vitin 2001, nga pistoleta e Rrokut, kishte ardhur nga shumė drejtime, nga tė afėrm apo miq tė ish-shikasit: mos dėshmoni, se jeni tė vdekur! Pas kėsaj, Ornela dhe motra e saj mė e vogėl Desilda ishin larguar nga Shqipėria drejt dy vendeve tė ndryshme.Nė SHBA ajo e kishte ndjerė veten tė sigurt, jashtė ēdo rreziku. Kjo, deri nė ditėn kur pa vrasėsin, qė tashmė ishte dėnuar me burgim tė pėrjetshėm nė Shqipėri, tė qarkullonte i pa shqetėsuar nė Amerikė.

    Arrestimi
    Mė 14 shtator tė vitit tė kaluar, kur policia trokiti nė derėn e tij, Rroku, ndoshta, kishte tė drejtė tė mos shqetėsohej. Krimi qė kishte kryer kishte ndodhur rreth njė dekadė mė parė dhe ai kishte mundur tė fshihte mirė gjurmėt, falė njė identiteti tė rremė. Ishte martuar, kishte njė djalė, kishte krijuar njė biznes tė vetin dhe njerėzit e njihnin si "Toni", ose Jeton Mirakaj. Konėlli i punoi njė rreng: me njė foto tė njė tė kėrkuari tjetėr nė dorė, pasi trokiti nė derė, i kėrkoi nėse mund ta ndihmonte ta identifikonte kėtė njeri. Marjani, pa dyshuar pėr asgjė, u afrua tė shihte foton. Agjentėt i hodhėn menjėherė prangat.Nga apartamenti i katit tė parė nė lagjen "Kuins tė Nju Jorkut, gruaja e tij doli me vrap, duke thirrur "Toni, ē'ke bėrė?" Dukej qė nuk dinte asgjė lidhur me jetėn e mėparshme tė tė shoqit, tė kaluarėn e dhunshme tė tij. Sipas Konėllit, tė gjithė hynė sėrish nė shtėpi dhe ai filloi ta pyesė Rrokun gjerė e gjatė, por ai nuk lėvizte nga e tija: ishte nėnshtetas slloven, Jeton Mirakaj. Por, ndryshe nga mė parė, po kullonte nė djersė. Nuk kishte mė dyshim. Personin e parė qė mori nė telefon ishte Ornela Canaj, me banim nė pjesėn veriore tė shtetit Virxhinia, e cila, sipas tij, u shokua krejtėsisht nga e papritura, natyrisht, dhe nga gėzimi. Qė nga ai moment, Marjan Rroku ndodhet nė burg nė SHBA, duke ndjekur hapat e fundit tė njė procesi apeli kundėr ekstradimit tė tij drejt Shqipėrisė, qė duket se nuk do tė ketė sukses, sipas gazetės amerikane.

    GSH

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Historine e bandes se Alex Rudaj ne NY:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=59343

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    SHBA, goditet banda shqiptare, 27 tė arrestuar

    Agjentėt federalė amerikanė kanė arrestuar mėngjesin e sotėm 27 anetare te nje bande shqiptare tė trafikut te drogės me bazė nė New York.

    New York Post raporton se pas njė operacioni tė Departamnetit tė Policisė sė New York-t kėtė mėngjes ėshtė shkatėrruar njė rrjet i trafikut tė drogės, drejtuar nga mafia shqiptare.

    Janė arresttuar 27 nga 37 tė dyshuar dhe bashkėpunėtorė tė njė grupi shqiptarė qė pėrfshinė disa qindra bashkėpunėtorė dhe klientė nė tre kontinente, citon NYP zyrtarė amerikanė.

    Sipas policisė, ecstasy ishte sjellė nga Hollanda dhe Kanadaja, ndėrkohė qė kokaina ishte transportuar nga Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja.

    Organizata gjithashtu trafikonte nė sasi tė konsiderueshme pėrbėrės tė tjerė tė jashtėligjshėm.

    Mėsohet se kokaina pasi paketohej i jepej shitėsve tė ligjshėm tė makinave luksoze per transportim, tė cilėt sipas zyrtarėve amerikanė kontrolloheshin nga banda shqiptare.

    Arrestimet janė bėrė nė Bronx, Brooklyn, Manhattan, Queens dhe Long Island, si dhe nė Westchester, Putnam, Rockland, Orange dhe nė qarqet e zonės Albany.

    Mafiozė tė tjerė tė dyshuar janė shkatėrruar nė Neė Jersey, Florida dhe Kolorado – si dhe nė Shqipėri, thanė zyrtarėt.

    Agjentėt federalė kanė konfiskuar 18 armė zjarri dhe municione gjatė bastisjeve nė mėngjes herėt.

    Njė shqiptar i identifikuar si Bajram Lajqi qė njihej me pseudonimin “Vann Damme” ėshtė arrestuar muajin e kaluar nė kuadėr tė hetimeve tė kėtij grupi.

    Panorama

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    nuk ka vetem shqiptare qe arrestohen por edhe italiane, greke, latino, zezake,ruse
    italianet kane filluar po i ekstradojne ne itali megjithese ata kane vite te tera ne amerike

  6. #16
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anėtarėsuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    SHBA, Prokurorėt: Trafikanėt shqiptar rrezik pėr komunitetin

    Nju Jork- Prokurorėt amerikanė kėrkuan mbajtje nė paraburgim pėr shumicėn e personave tė arrestuar dje nė operacionin e antidrogės nė Nju Jork.

    Prokurorja Loreta Linē tha se personat e akuzuar pėr trafik ndėrkombėtar, krerėt e tė cilėve mėsohet tė jenė shqiptarė, pėrbėjnė rrezik serioz pėr komunitetin.

    Arsyeja qė jep prokurorja pėr njė kėrkesė tė tillė ėshtė se tė akuzuarit pėrballen me burgime tė gjata, kanė akses nė sasi tė mėdha parash, udhėtojnė shpesh jashtė vendit dhe kanė lidhje tė ngushta me persona jashtė Shteteve tė Bashkuara.

    Sipas prokurores, ata janė tė gjithė anėtarė dhe bashkėpunėtorė tė njė organizate kriminale ndėrkombėtare qė vazhdimisht ka kėrcėnuar dėshmitarėt.

    Sipas Departamentit Amerikan tė Drejtėsisė, ky rrjet ndėrkombėtar i drogės, drejtohej nga shqiptarė me banim nė Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropė. Agjentėt federalė bėnė dje bastisje nė shtatė banesa tė kontrolluar nga ky rrjet trafikimi, duke sekuestruar 18 armė zjarri dhe qindra fishekė.

    Ata mendohet se janė pėrgjegjės pėr importimin dhe shpėrndarjen e dhjetėra mijėra kilogramėve mariuanė nga Kanadaja dhe Meksika, si dhe tė qindra kilogramėve kokainė nga Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja.

    Nėse shpallen fajtorė, tre krerėt e dyshuar tė rrjetit, Gjavit Thaqi, Arif Kurti dhe Gjevelin Berisha, pėrballen minimumi me njė dėnim tė detyrueshėm prej 25 vitesh burg dhe njė dėnim maksimal me burgim tė pėrjetshėm.

  7. #17
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Qe ka kriminel shqiptare qe i perkasin grupeve te ndryshme mafioze dihet, por jo sa e kane bere keta. Tani kane filluar ne law & order, without trace etc. bejne episode vetem per grupet mafioze shqiptare. Nuk e besoj qe komuniteti shqiptare te ket shume te tille. E them me plot bindje se shumica qe i perkasin komunitet shqiptare punojne edhe merren me aktivitete te ndershme.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #18
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    SHBA, si u arrestua ish-punonjėsi i SHIK-ut
    Motra
    Sipas tij, kapja e njė tė shumėkėrkuari nga Interpoli ishte suksesi mė i madh, qė kishte arritur nė karrierėn 22-vjeēare nė trupat e marshallėve tė SHBA-sė. Pėr mė tepėr e kishte ndjerė veten tė lehtėsuar edhe pėr njė shkak tjetėr, i deklaron ai mė tej gazetės. Gjatė hetimeve, ai kishte takuar njė qytetare shqiptare, me banim nė SHBA, e cila quhej Ornela Canaj. Ornela ishte e bija e njėrės prej viktimave tė Rrokut dhe motra e viktimės sė dytė. Ajo i kishte deklaruar atij se mė 8 shtator tė vitit 2005 kishte parė Marjan Rrokun, me syze tė errėta dhe me kapele, jo shumė larg saj, tė hipte nė njė tren. Ngjarja kishte ndodhur nė stacionin e metrosė nė King Strit, tė qytetit Aleksandria, nė shtetin Virxhinia. Pėr t'u siguruar, Ornela kishte guxuar ta ndiqte, madje tė ulej nė tė njėjtin vagon me tė, disa stola larg. Ishte e pabesueshme, i kishte thėnė ajo mė tej marshallit Konėlli: ky person kėrkohet nė tė gjithė botėn, shumica besojnė se jeton nė Shqipėri, por ai qėndron nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ornela tha se besonte qė ai duhej ta kishte parė, megjithėse nuk i dha asnjė shenjė tė tillė. Nga ai moment, jeta e saj ishte sėrish nė rrezik. Kėrcėnimi, edhe pas vrasjes sė nėnės dhe motrės sė saj nė Tiranė, nė vitin 2001, nga pistoleta e Rrokut, kishte ardhur nga shumė drejtime, nga tė afėrm apo miq tė ish-shikasit: mos dėshmoni, se jeni tė vdekur! Pas kėsaj, Ornela dhe motra e saj mė e vogėl Desilda ishin larguar nga Shqipėria drejt dy vendeve tė ndryshme.Nė SHBA ajo e kishte ndjerė veten tė sigurt, jashtė ēdo rreziku. Kjo, deri nė ditėn kur pa vrasėsin, qė tashmė ishte dėnuar me burgim tė pėrjetshėm nė Shqipėri, tė qarkullonte i pa shqetėsuar nė Amerikė.
    Kete ngjarje e kam pare per here te pare ne "America's Most Wanted". Filluan emisionin duke dhene pamjen e qendres se Tiranes, pastaj treguan c'ndodhi. Ne ate kohe e kerkonin vrasesin, tashme e paskan gjetur. Te kalbet ne burg.

  9. #19
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Dal nga dal po na vjene amerika e dashur .!!! Keto shqipetare jo se jane shume te rrezikshem ,pore e rezikojne bisnesin e evropiane dhe amerikaneve . Jane mesuare amerikanet dhe evropianet qe shqipetarit te ja japin vetem llopaten per nje kafshore buk. Ne amerike dhe evrope kete bisnes e bejne edhe vete politikanet e korruptuare si dhe njeresit e pasur .

    Propaganda kunder shqipetareve gjithemone per te mire dhe per te keqe do te filloje ne amerike . Kete fakte duhet ta dine shqipetaret dhe mos te shendrohen cjapa te amerikes .

    Propaganda e amerikes kunder shqipetareve do te jete terrorizmi jo eksistent dhe krime te vogla qe mediajat kane ti smadhojne sa qe shqipetaret kane ti bejne me te rrezikshem ne bote.

    Personalishte nuk jame kunder arestimeve te shqipetareve qe merren me kriminalitet pore jane kunder propagandes amerikane qe shqipetaret mundohet ti paraqes si rrezik i madhe per kontinentin e amerikes .

    Nje fjale popullore thote : Hajduti nuk e don hajnin , se per te qene hajn duhet te keshe eksperience hajduti.

    Shqipetaret per nje kohe te shkurte kane arrite qe te behen hajna me eksperience , dhe per kete arsye hajdutet evropiane do ti shpallin shqipetaret si kriminel te rrezikshem .

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Trafiku i drogės, ekstradim nė SHBA Altin Kores

    TIRANE- Vendoset ekstradimi i te arrestuarit, Altin Kore, i kerkuar ne Amerike per trafik kokaine. Ai u arrestua teksa kthehej nga Turqia, ne Aeroportin e Rinasit, pasi ndaj tij ekzistonte njė urdhėr-kėrkimi ndėrkombėtar i shpallur nga Interpol Washington mė 3 mars 2011.

    Gjykata kishte vendosur masen e sigurise “arrest me burg” me afat 60-ditor per Altin Koren, 35-vjeēarin e akuzuar pėr trafikimin e 25 kilogramėve kokainė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

    Sipas Gjykatės, afati 2-mujor u pėrcaktua me qėllim qė tė kryhen procedurat e ekstradimit tė tij drejt kontinentit amerikan.

    Ai ėshtė shpallur nė kėrkim pasi nė 14 gusht 2008 Gjykata e Teksasit, SHBA, kishte lėshuar njė urdhėr-arresti ndaj tij pėr akuzat e “trafikimit tė lėndėve narkotike” dhe “mbajtje pa leje tė armėve”.

    Nė vendimin e masės sė sigurisė, Gjykata e Tiranės ka vlerėsuar se shteti amerikan kishte paraqitur tė dhėna tė mjaftueshme pėr veprėn penale dhe pėr identifikimin e Kores dhe sė rrezikonte ikja e tij.

    Kokaina qe transportohej fshihej fillimisht nė qirinj qė mė pas, tė ngarkuar nė kontejnerė, e me pas transportohej pėrmes rrugėve detare nga kontinenti amerikan nė Europė.

    Panorama

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •