Desha tja kthej pergjegjjen Agimit ,por sidoqoft ket deshta edhe un tja them ,Allahu te shperbleft per keto qe ti postove Geri flm .
Desha tja kthej pergjegjjen Agimit ,por sidoqoft ket deshta edhe un tja them ,Allahu te shperbleft per keto qe ti postove Geri flm .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dijetari : 17-06-2011 mė 02:55
[COLOR="Blue"][/COLO
Duart e plakes, jan duar te arta.
Vuajtja dhe sprovimet
Bibla
Por ai tha: "Nė tė vėrtetė po ju them se asnjė profet nuk mirėpritet nė atdheun e vet.(Luka 4/24)
Kurani
6:112.
Kėshtu, ēdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajtė e njerėzve dhe tė xhindeve, tė cilėt e frymėzojnė njėri-tjetrin me fjalė boshe tė zbukuruara pėr mashtrim.
Torturimi dhe sprovat e Muhamedit a.s dhe Jezusit a.s prej popullit jobesimtar.
Torturimi i Jezusit
20
Por krerėt e priftėrinjve dhe pleqtė ia mbushėn mendjan turmės qė tė kėrkonte Barabėn, dhe Jezusi tė vritej.
21
Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre: ''Cilin nga tė dy doni
qė t'ju liroj?''. Ata thanė: ''Barabėn!''.
22
Pilati u tha atyre: ''Ē'tė bėj, pra, me Jezusin, qė quhet Krisht?''. Tė gjithė i thanė: ''Tė kryqėzohet!''.
23
Por guvernatori tha: ''Po ē'tė keqe ka bėrė?''. Mirėpo ata po bėrtisnin edhe mė fort: ''Tė kryqėzohet!''.
24
Atėherė Pilati, duke parė se nuk po arrinte gjė, madje se trazimi po shtohej gjithnjė e mė shumė, mori ujė dhe i lau duart para turmės, duke thėnė: ''Unė jam i pafaj pėr gjakun e kėtij tė drejti; mendojeni ju''.
25
Dhe gjithė populli duke u pėrgjigjur tha: ''Le tė jetė gjaku i tij mbi ne dhe mbi fėmijėt tanė!''.
26
Atėherė ai ua liroi atyre Barabėn; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorėzoi, qė tė kryqėzohet.
27
Atėherė ushtarėt e guvernatorit, mbasi e ēuan Jezusin nė pretoriumin e guvernatorit, mblodhėn rreth tij gjithė kohortėn.
28
Dhe, pasi e zhveshėn, i hodhėn mbi trup njė mantel tė kuq.
29
Dhe i thurėn njė kurorė me ferra, ia vunė mbi krye dhe i dhanė njė kallam
nė dorėn e djathtė; dhe, duke u gjunjėzuar pėrpara tij, e pėrqeshnin duke thėnė:
''Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!''.
30
Pastaj e pėshtynė, ia morėn kallamin dhe me tė i binin nė kokė.
31
Dhe, mbasi e pėrqeshėn, ia hoqėn mantelin dhe e veshėn me
rrobat e tij; dhe e ēuan pėr ta kryqėzuar.
32
Dhe duke dalė, takuan njė njeri nga Kirena, qė quhej Simon, tė cilin e detyruan ta mbartė kryqin e Jezusit (Mateu 27)
Toturimi i pejgamberit Muhamed a.s.
Taifi ėshtė qytet afėr gjashtėdhjetė mila larg Mekės. Kėtė distancė Resulull-llahu a.s. e kaloi kėmbė. Sė bashku me tė u nis edhe robi i tij i liruar Zejd b. El-Harithi. Gjatė rrugės Resulull-llahu i thėrriste nė Islam fiset tė cilat i hasnin.
Resulull-llahu a.s. qėndroi nė Taif dhjetė ditė. Askend prej njerėzve autoritativ nuk e thėrriste nė Islam e tė mos shkonte personalisht tek ai e tė fliste me tė. Ata thanė: "Lėshoje vendin tonė dhe ik", dhe i nxitėn horrat e vet kundėr tij. Duke dalė nga Taifi horrat dhe skllevėrit e pėrcollėn duke e sharė dhe bėrtitė. Kėshtu rreth tij u mblodh njė mori njerėzish, tė cilėt u rendisėn nė dy rradhe nga ana e majtė dhe e djathtė e tij. E gjuanin me gurė dhe e ofendonin me fjalė fyese. Dikush e goditi nė kordhė mbi themėr dhe gjaku i rridhte nė kėpucė. Zejd bin El-Harithi e mbronte me trupin e vet. Resulull-llahu a.s. ndiente dhembje nė kokė nga zhurma e madhe, britmat dhe goditjet. Ai dhe Zejdi u mbėshtetėn nė gardhin e njė kopshti, pronar i tė cilit ishin Utbe dhe Shejbe, djemtė e Rebias, tė cilėt jetonin tre mila larg Taifit. Pasi qė u fshehėn pas kėtij gardhi, vagabondėt u kthyen nė Taif. Resulull-llahu a.s. hyri nė kopsht dhe u ul nėn rrush afėr njė muri. Pasi pushoi pak dhe u kėndell nga ajo ēka i ndodhi, kėndoi duan (lutjen) e njohur e cila dėshmon pėr pikėllimin dhe dhembjen qė e ndiente nė zemėr pas ngjarjes sė tmerrshme. Resulull-llahu a.s. ishte i pikėlluar sepse askush prej tyre nuk e pranoi Islamin.
Duaja e njohur e Taifit ėshtė kjo:
"O Zoti im, tė lutem tė mė japish fuqi dhe tė mė nxjerrish nga kjo situatė tejet e rėndė nė tė cilėn gjendem. Tė lutem tė mė mbrosh nga poshtėrimi njerėzor. O mė i Mėshirueshmi! Ti je Mbrojtės i tė dobtėve. Ti je Mbrojtėsi im. Tė lutem, mos mė le nė mėshirėn e tė huajve, tė cilėt mė pritėn armiqėsisht. O Zoti im, mos mė le nė duart e tyre!
O Krijuesi im, nėse Ti nuk je i hidhėruar nė mua, atėherė nuk mėrzitem pėr tė gjitha kėto vuajtje. Kujdesi Yt ndaj meje ėshtė tejet i madh, i mbėshtetem dritės sė fytyrės Tėnde, me tė cilėn e ke shpėrndarė errėsirėn, dhe me ndihmėn e tė cilės qeverisė me kėtė botė dhe me botėn e ardhshme, dhe tė lutem hiqe hidhėrimin Tėnd nga unė! Mė pajis me mėshirėn Tėnde gjersa nuk arrijė kėnaqėsinė Tėnde. Askush nuk ka fuqi dhe forcė, pėrveē Teje!"
Kur e panė djemtė e Rebias, nė kėtė gjendje aq tė mjerė, tek ata u zgjuan ndjenjat e mirėsisė, andaj e thirrėn robin e tyre, djaloshin e krishter, tė quajtur Addas, e i thanė: "Ēoja kėtė kalavesh rrushi atij njeriu." Djaloshi iu afrua Resulull-llahut a.s. dhe ia dha kalaveshin, ndėrsa Resu¬lull-llahu a.s. e zgjati dorėn, tha Bismilahi - nė emėr tė All-llahut, e pastaj e hėngri.
Addasi tha: "Kėshtu nuk flet populli i kėtyre anėve." Resulull-llahu a.s. e pyeti: "Prej kah je ti dhe cilės fe i takon?" Ai tha: "Unė jam i krishter nga Niniva." Resulull-llahu a.s. shtoi: "Ti qenke, pra, nga fshati i njeriut tė mirė, Junus b. Metejit." Ai tha: "E prej nga e di ti se kush ėshtė Junus b. Meteji?" Resulull-llahu a.s. u pėrgjigj: "Ai ėshtė vėllai im. Ai ėshtė Pejgamber, e edhe unė jam Pejgamber. Addasi e pėrqafoi Resulull-llahun a.s. dhe filloi t'ia puth kokėn, duart dhe kėmbėt, ndėrsa djemtė e Rebias shikonin tėrė kėtė dhe i thanė njėri-tjetrit: "Ai atje ta prishė djaloshin. Nuk do tė tė dėgjoj mė!"
Kur u kthye Addasi, e pyetėn: "Vaj pėr ty, ēka tė ndodhi?" Ai u pėrgjigj: "O zotėri, ky njeri ėshtė person ēfarė nuk ekziston sot nė Tokė. Mė tregoi diēka qė nuk mund ta dijė askush qė nuk ėshtė Pej¬gamber." Qė tė dy i bėrtitėn: "I mjeri ti, o Addas, nga feja jote do tė tė shpie nė fenė e vet, e feja jote ėshtė mė e mirė se e tij."
Pas kėsaj ngjarjeje Resulull-llahu a.s. doli nga vendstrehimi dhe u nis pėr nė Mekė, me zemėr tė shkallmuar, plotė mėrzi dhe pikėllim. Kur iu afrua vendit Karnul-Menazil, afėr qytetit, All-llahu xh.sh. ia dėrgoi Xhibrilin sė bashku me engjėllin e kodrave i cili i tha nėse mė urdhėron t'i rrėzojė dy kodrat - El-Ahsheban - (tė quajtura Ebu Kubais dhe el-Ahner) nė banorėt e Mekės do ta bėj atė.
Buhariu gjerėsisht transmeton kėtė rrėfim me senedin (vargun e transmetuesve) e vet nga Urvete b. Zubejri, tė cilit i ka treguar Aishja r.a. se i ka thėnė Resulull-llahut a.s.: "A ke pasur ditė mė tė vėshtirė se ajo nė Uhud (beteja nė Uhud)?" Ai u pėrgjigj: "Gjithēka kam pėrjetuar nga ky popull i yt, por mė sė keqi mė kanė pranuar nė Taif, ku e kam vuar vetėn nė ultėsi ndaj Ibni Abdi Jalilimit. Ai nuk iu pėrgjigj dėshirės dhe thirrjes sime tė pranojė Shehadetin, e pasi qė nuk e bėri kėtė, u largova prej tij i brengosur dhe i shqetėsuar. Kam qenė nė dremitje (kllapi) derisa nuk mbėrrijta tek vendi Karnul-Menazil. Aty ngrita kokėn dhe mbi kokėn time pash njė re tė vogėl qė mė bėnte hije, andaj shikova mė mirė dhe pash se nė tė qėndronte Xhibrili, i cili mu drejtua: "All-llahu ka dėgjuar ēka u ke thėnė atyre dhe ēfarė pėrgjigje tė kanė dhėnė. All-llahu ta dėrgon engjėllin e kodrave, tė cilit mund t'i urdhėrosh t'u bėj ēka tė duash atyre." Pastaj dėgjova zėrin e engjėllit, i cili mė tha: "O Muhammed, qe tek jam. ēka dėshiron tė bėj? Nėse dėshiron t'i rrėzoj kėto dy kodra - El-Ahsheban - mbi ta, vetėm thuaj." Resulull-llahu a.s. tha: "Dėshiroj qė All-llahu xh.sh. prej tyre t'i shpie nė rrugė tė drejtė ata tė cilėt do tė besojnė All-llahun e Lartėsuar, Njė tė Vetmin, dhe nuk do tė bėjnė shirk, pėrkatėsisht, nuk do t'i pėrshkruajnė Atij zota tė tjerė." Nė kėtė pėrgjigje tė Resulull-llahut a.s. pasqyrohet personaliteti i tij i jashtėzakonshėm i endur me vlerat mė tė larta morale, madhėsia e tė cilave vėshtirė diktohet. Resulull-llahu a.s. u kėndell plotėsisht dhe zemra iu qetėsua nga gėzimi pėr ofrimin e ndihmės nga All-llahu xh.sh. prej kateve qiellore.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 17-06-2011 mė 03:47
"Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"
Feja e Jezusit ishte "Islami = Paqa me Zotin".
Ne bibel quhet Ungjill Libri qe ju zbrit Jezusit dhe jo Dhiata e re apo Bibla.Po keshtu dhe ne Kuran thuhet se Libri qe ju zbrit Jezusit quhet Inxhill.
dhe duke mbathur kėmbėt me gatishmėrinė e ungjillit tė Paqes, (Efesianėve - 6/15)
Kuran
57:27.Pas tyre Ne ēuam tė dėrguar tė tjerė, mandej dėrguam Isain, tė birin e Merjemes. Ne i dhamė atij Ingjillin, kurse nė zemrat e pasuesve tė tij mbollėm butėsi dhe mėshirė. Sa pėr murgėrinė, Ne nuk ua urdhėruam atė, por ata e shpikėn vetė
Sepse Jezusi erdhi per permbushjen e shkrimit te shenjte dhe jo eliminimit te tij
Bibel
(Mateu 5:17)" Mos mendoni se unė erdha pėr tė shfuqizuar ligjin ose profetėt; unė nuk erdha pėr ti shfuqizuar, po pėr ti plotėsuar."
Kuran
5:46.Pas atyre profetėve, Ne dėrguam Isain, tė birin e Merjemes, si vėrtetues tė Teuratit qė kishte ardhur para tij. Dhe i dhamė atij Inxhilin, nė tė cilin ka udhėzim dhe dritė, si pėrmbushje tė asaj qė ishte shpallur para tij nė Teurat dhe si udhėrrėfim e kėshillė pėr ata qė i frikėsohen Allahut.
Jezusi nuk erdhi per te shpallur fene e emrit te tij Mesia=Krisht-rim por erdhi per te shpallur Fene e Zotit, Paqen (Islamin)
Unė(Jezusi) po ju lė Paqen,(Islamin).(↓Gjoni 14/27)
Sipas fjalės qė ai u ka dhėnė bijve tė Izraelit, duke u shpallur Paqen me anė tė Jezu Krishtit, (Veprat e apostujve 10-36)
Dhe ai (Jezusi) erdhi pėr t`ju shpallur Paqen, juve qė ishit larg dhe atyre qė ishin afėr,(Efesianėve 2/17)
Po te njejten Fe pati dhe Muhamedi a.s .Paqen-Islamin
3:19.
Feja e vėrtetė tek Zoti ėshtė vetėm Islami. Ata qė u ėshtė dhėnė Libri,(krishter-cifut) patėn mospajtime nga zilia qė kishin midis tyre, vetėm pasi u erdhi dituria. Por kushdo qė i mohon udhėzimet e Allahut, ta dijė se Allahu ėshtė i shpejtė nė llogari.
3:85.
Kush kėrkon tjetėr fe pėrveē Islamit, nuk do ti pranohet dhe ai nė botėn tjetėr do tė jetė i humbur.
Zoti e zgjodhi vete emrin e fese Islame dhe jo sikurse ka ndodhur me fete e tjera qe i kane vendosur njerzit sipas mesuesve te tyre shpirteror.
Sot jua pėrsosa fenė tuaj, e plotėsova dhuntinė Time ndaj jush dhe zgjodha qė Islami tė jetė feja juaj. 5;3
72:14.
Ka prej nesh qė janė myslimanė, por ka edhe tė atillė qė janė jobesimtarė. Kush ka pėrqafuar islamin, ka zgjedhur rrugėn e drejtė,
Nga Ebu Hurejreja r. a. se ka dėgjuar Pejgamberin s. a. v. s. i cili ka thėnė:
"Unė jam njeriu mė i afėrm te biri i Merjemes,Isai. Pejgamberėt janė bijė tė shemrave. Mes meje dhe atij nuk ka patur pejgamber tjetėr. "
3443. Na ka treguar Muhammed b. Sinani,kėtij Fulejh b. Sulejmani,kėtij Bilal b. Aliu i cili transmeton nga Abdurrahman b. Ebi Amri,ky nga Ebu Hurejreja r. a. i cili thotė se Pejgamberi s. a. v. s. ka thėnė:
"Unė jam njeriu mė i afėrm te Isai,biri i Merjemes,nė dynja dhe nė ahiret. Pejgamberėt janė vėllezėr nga shemrat,nėnat i kanė tė ndryshme,ndėrkaq kanė njė fe".
Ibrahim Ibėn Tahmani transmeton nga Musa b. Ukbe,ky nga Safvan b. Sulejmani,ky nga Ata' b. Jesari,ky nga Eba Hurejreja r. a. , i cili thotė se Pejgamberi s. a. v. s. ka thėnė. . .
"Djem nga nėna tė ndryshme" pėr pejgamberėt don tė thotė se ,thėrrasin nė tė njejtėn fe edhe pse ka mundėsi qė juridiksionet ligjore e tyre tė ndryshojnė. Pra Feja ne kete hadith metaforizohet si babai i pejgambereve, ndersa Nenat simbolizojne jurispondecen e tyre te ndryshme ligjore.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 18-06-2011 mė 02:12
"Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"
Pershendetja e Jezusit dhe Muhamedit a.s ka qene Selam Aleikum /Shalom Aleichem
Jezusi
36
Dhe, ndėrsa ata po bisedonin pėr kėto gjėra, vetė Jezusi u shfaq nė mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!''.Luka 24
Muhamedi a.s
I Dėrguari i Allahut Muhammedi (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!)ka thėnė: Nuk keni pėr tė hyrė nė xhenet, derisa tė besoni, e nuk do tė besoni pėrderisa tė duheni. A doni tju tregoj pėr njė gjė qė nėse e praktikoni do tė duheni? Pėrhapeni selamin(Paqen) nė mesin tuaj! .
33:56.
Vėrtet, Allahu e bekon tė Dėrguarin dhe engjėjt e Tij luten pėr atė. O besimtarė, lutuni pėr atė dhe pėrshėndeteni me Selam!
6:54.
Kur tė vijnė te ti(O Muhamed) ata qė besojnė nė shpalljet Tona, thuaj: Paqja qoftė mbi ju!. Zoti juaj ia ka bėrė detyrim Vetes mėshirėn. Nėse dikush nga ju bėn ndonjė vepėr tė keqe pa e ditur, e pastaj pendohet e pėrmirėsohet, ai do ta gjejė Allahun Falės dhe Mėshirues.
Ne nje hadith tjeter pejgamberi Muhamed a.s u thote shokeve te tij.Perhapeni emrin e Zotit sa me shume ne toke.Ato e pyetn si ta bejme kete.Tha - Duke perhapur Selamin midis jush.
Sepse Selam/Shalom Eshte Emri i Zotit Paqesori, Pra Selam Aleikum ne arabisht ose Shalom Aleichem ne hebraisht do te thote Zoti Paqesor qofte me ty.Disa Dijetare mendojne se dhe emri Islam e ka prejardhjen prej emrit te Zotit Selam, ndersa disa te tjere mendojne se Islam e ka prejardhjen prej fjales istislam nenshtrim, per te qene ne Paqe me Zotin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 18-06-2011 mė 02:17
"Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"
Nuk ka per te ndodh qe dikujt te cilit i eshte dhene dhunti dhe miresi e madhe si profecia, te ngreje krye e te thote qe une jam Zot dhe biri i Zotit. Por kete e shpiken njerezit e shthurur dhe devijuan popujt. Vendosen ne goje te Isait (AS) fjale qe ai nuk i ka thene.
Ato qe kane pretendime ne gjera te tilla ku i kane faktet? Isai (AS) do ti pergenjeshtroje para Zotit. Do tu thote: keto gjera i shpiket ju vete dhe nuk i thashe une.
Pikerisht, Agim. Muhamedi e ka shenjteruar Qaben (qe eshte thjeshte nje objekt i parendesishem ne toke) dhe ja ka bere obligim Muslimaneve viziten e saj.
Ne kete rast, ai ka vepruar njejte si Jehudite (Ēifutet) te cilet e kane shenjteruar Tempullin e Sylejmanit (Solomonit) ne Jerusalem dhe ja kane bere obligim besimtareve viziten e tij.
Kurse Jezusi eshte i vetmi profet qe nuk ka shenjteruar (privatizuar) asnje objekt ne kete toke dhe nuk ka kerkuar kurrfare shperblimi nga njerezit per punen e tij.
Bile Jezusi as qe ka kerkuar nga pasuesit e tij te ndertojne Kisha por ju ka rekomanduar atyre te luten ne shtepite e tyre.
Bibel, Mateu, Kapitulli 6, Vargjet 5,6,7,8.Dhe kur ti lutesh, mos u bėj si hipokritėt, sepse atyre u pėlqen tė luten nė kėmbė nė sinagoga dhe nė sheshet e rrugėve, nė mėnyrė qė njerėzit t`i shohin; nė tė vėrtetė ju them se ata tashmė e kanė marrė shpėrblimin e tyre.
Por ti, kur lutesh, futu nė dhomėzėn tėnde, mbylle derėn dhe lutju Atit tėnd nė fshehtėsi; dhe Ati yt, qė shikon nė fshehtėsi, do tė ta shpėrblejė publikisht.
Por kur ju luteni, mos pėrdorni pėrsėritje tė kota siē bėjnė paganėt, sepse ata mendojnė se do t`u plotėsohet lutja se kanė pėrdorur shumė fjalė.
Mos u bėni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjėrat pėr tė cilat keni nevojė, para se ju t`i kėrkoni.
Pra sic thuhet me lart ne kur i lutemi Zotit nuk kemi nevoje t'i perserisim fjalet disa here sepse Ai na degjon edhe heren e pare sepse Ai eshte i pa te meta dhe i plotefuqishem.
Kurse Muslimanet e bejne pikerisht kete, ne shume lutje i perserisin fjalet 3 here, si p.sh. kur thojne: Estagfirullah, estagfirullah, estagfirullah!
Shpresoj qe ta arrijme kohen e kthimit te Jezusit ku do te qartesohen shume ndryshime qe ja kane bere njerezit fese se paster monoteiste te Jezusit!
Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!
Bibel
36
Por unė po ju them se ditėn e gjyqit njėrėzit do tė japin llogari pėr ēdo fjalė tė kotė qė kanė thėnė.
37
Sepse nė bazė tė fjalėve tė tua do tė justifikohesh, dhe nė bazė tė fjalėve tė tua do tė dėnohesh''.Mateu 12
Ne Kuran
17:36.
Mos shko pas diēkaje pėr tė cilėn nuk ke dijeni. Vėrtet, dėgjimi, shikimi dhe zemra, tė gjithė kėta do tė merren nė pėrgjegjėsi.
50:18.
dhe, pėr ēdo fjalė qė ai thotė, ka pranė vetes njė mbikėqyrės tė gatshėm (pėr ta shėnuar atė).
"Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"
Feja e Jezusit ishte "Islami = Paqa me Zotin".
Kush mulla ta ka thene kete?
Te cili liber e ke lexuar kete?
Ungjilli ishte Lajmi i mire qe Jezusi pruri per njerezit:
Dhe ky Lajm i mire ishte qe Mbreteria e Perendise po vinte tek ata nepermjet besimit ne Jezusin,Birin e Vetemlindur te Perendise.
Dhe s'ka asnje rruge tjeter per te shkuar tek Perendia perveēse nepermjet Jezus Krishtit.
kur ti thoni ktynve Jezusi ishte musliman tregojani kuptimin se cka dmth musliman jo arabisht se jo krejt e kuptojn fjalen Musliman e Islam![]()
Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman
Nje nga shtremberimet biblike per mendimin tim eshte zevendesimi i emrit Mesia me emrin Krisht.Pikerisht prej kesaj fjale me vone erdhi dhe emri i Krishter, pasuesit i Krishtit=Mesise.Feja u quajt Krishter per shkak te emrit grek Krsiht=Mesia.Ky deformim jo vetem qe defomoi misionin e Jezusit i cili erdhi si Mesia i derguar i Zotit ne toke por deformoi dhe emrin e fese se Jezusit dhe vete emrin e Jezusit i cili ne hebraisht u quajt Jeshua, kurse greket e bene Jezus, Isus.Postuar mė parė nga ~Geri~
Per Krishteret eshte shume llogjikshme qe ti besojne si Zot nje njeriu, te besojne se emri i tij eshte emer Grek dhe emri i fese se tij nuk emer hyjnor por njerzor, te besojne se librin e tyre biblen e kane shkruar njerez si Pali, nderkohe mohojne Jezusin ne Kuran kur per te flitet shume e shume here me mire dhe ka me shume informacion se ne bibel me te vetmin ndryshim se ne Kuran Jezusi eshte Mesihu, i derguari i Zotit, Biri i Merjemes sikurse ne bibel Biri i Njeriut dhe eshte nga profetet qe i erdhen popullit Izraelit.Atehere a nuk este e me e logjikshme qe ti besohet Isait te natyrshem ne Kuran se sa Jezusit te deformuar ne bibel nga njeri ne Zot apo bir i Zotit apo pjese e trinitetit.
Pikerisht nje nder shkaqet qe Islami eshte me tolerant se krishterimi eshte se Islami e pranon jezusin si profet te shenjte te Zotit, kurse krishterimi se pranon Muhamedin a.s .Islami i pranon te gjithe profetet dhe kerkon prej njerzve te zbatojne keshillat dhe mesimet e tyre dhe te zbatojne ligjet e Zotit qe krishteret jo vetem qe i kane abandonuar por i kane rimekmbur duke bezuar tezat cifute .Islami i fton njerzit ne respektin e gjithe profeteve dhe besimit te tyre dhe mos hyjnizimin e tyre dhe kjo eshte rruga e drejte.
Tek Perendia shkohet nepermjet Muhamedit a.s pasardhesit te Jezusit sepse nuk mund te shkojme tek Perendia me trillimet qe krishteret i bene fese se tyre dhe sidomos shtremberimet e emrave, normave, ligjeve, fjaleve etj.Rruga per tek Zoti ne kohen e Isait birit te Merjemes ishte me te, por largimi i tij nga kjo bote dhe ardhja e profetit te fundit deshmon se kush eshte rruga per tek Zoti.Ajo e shtremberimit cifuto0grek apo ajo e rruges hyjnore te Islamit.Postuar mė parė nga Agim Shkodra
Krijoni Kontakt