Nuk e kisha menduar qe dhe kjo teme do te perfundonte ne debate.
Disa ketu ose ngaterrojne konceptet ose thjesht e bejne nga qejfi qe kane per te kundershtuar kot me kot.
Liria e Media dhe Pavaresia e Medias jane dy koncepte te ndryshme, megjithese jane shume te peraferta. Ne rast se Shteti, Opozita, Klane te ndryshme ndikojne tek ato qe une publikoj, atehere mund te themi qe media nuk eshte e pavarur.
Dmth, Socialistet mund te thone qe TVSH nuk eshte e Pavarur apo
Demokratet mund te thone qe Top News nuk eshte i Pavarur.
Por Liria e Medias megjithese eshte teper e lidhur me Pavaresine e saj, perseri ka disa ndryshime.
Cfare eshte Liria e Medias???
Nuk dua te hap fjaloret por llogjika e thjeshte thote qe nje gazetar, redaktor, botues, financues, pronar etj nuk persekutohet kur ai Kritikon, Akuzon me Fakte apo thjesht Shpreh Mendimin e tij te LIRE kundra Qeverise, Shtetit, Partise ne Pushtet e te tjerat si keto.
Ndonje gazetar mund te vendosi te shkruaje per mafian apo ndonje kriminel dhe si pasoje mund ti ndodhe ndonje gje, por kjo nuk ka te beje me lirine e medias.
Ne Shqiperi, media e tejkalon kufirin e kritikes se qyteteruar dhe vetem nje idiot nuk e shikon kete.
Liria e Medias nuk ka te beje me faktin se dikush paraqet nje realitet dhe dikush tjeter paraqet nje realitet tjeter. Kjo me teper ka te beje me varesine e saj ne interesat financiare te pronareve dhe me hipokrizine e saj (medias) e cila nga njera ane kerkon me teper liri dhe nga ana tjeter e perdor kete liri per te disinformuar dhe ne raste te shumta, e perdor kete liri per te nxitur dhune e urrejtje.
Faktet jane teper kokeforte dhe nuk ja vlen ti permendim pasi te gjithe i dime. Top News, Top Channel etj etj, Shekulli etj etj sulmojne perdite SHTETIN dhe asgje nuk u ka ndodhur. Mos harroni qe Liria e Medias konsiderohet nga sa lejohet ajo te flase kundra SHTETIT.
Liria e Medias nuk ka lidhje me bindjet personale te gazetarit dhe sa i lire eshte ai te shprehe mendimin e tij brenda nje gazete apo TV te caktuar.
Se pari nje gazetar nuk duhet te shprehe mendime. Ai duhet te raportoje realitetin.
Opinionisti jep mendime.
Ne rast se une jam opinionist demokrat dhe Shekulli nuk me publikon shkrimet e mia, une shkoj tek nje organ tjeter qe e ben te mundur kete gje.
Krijoni Kontakt