
Postuar më parë nga
MaDaBeR
Nje dite mbreti Artur u kap rob nga nje mbret tjeter gjate nje lufte. Duke e pare moshen e vogel te mbretit Artur mbreti tjeter vendos
tja fale jeten me kusht qe ti pergjigjej nje pyetjeje shume te veshtire: "Cfare duan ne te vertete grate? Arturi kish nje vit kohe per te gjetur
pergjigjen dhe, nese nuk jepte nje pergjigje te kenaqshme, do ti pritej koka. Nje pyetje e tille do linte pa fjale edhe burrin me te mencur,
prandaj Arturit ju duk nje sfide e humbur pa nisur akoma. Megjithate, duke pare se alternativa ish vdekja, pranoi propozimin dhe u kthye ne
mbreterine e tij.Sapo mberriti aty filloi te pyese kedo: princeshen, prostitutat, prifterinjte, pleqte, sherbyeset ...e keshtu me rradhe.
Por askush nuk dinte ti jepte nje pergjigje te hajrit. Ajo qe me se shumti i keshillonin ishte te shkonte tek nje shtrige e vjeter. Vetem
ajo mund t'ja gjente pergjigjen, edhe pse duhej paguar shtrenjte sepse shtriga ish e njohur per gjerat e medha qe kerkonte ne shkembim.
Koha kalonte dhe erdhi dita e fundit e vitit, nderkohe qe mbreti nuk kish zgjedhje tjeter vecse te shkonte tek shtriga tashme. Shtriga pranoi
te pergjigjej ne shkembim te dores se Pirros, kavalierit me te mire te mbreterise, te cilin donte ta martonte. Mberti e kish shok te ngushte
Pirron dhe i erdhi ndot nga ky propozim i felliqur... Shtriga kishte nje gunge ne kurriz, nje grep ne vend te dores, nje dhemb te vetem ne
mes te gojes, dhe binte ere e qelbur. Mbreti nuk kish takuar ndonjehere nje krijese kaq te shpifur, prandaj nuk pranoi te fuste shokun ne
kete mesele qe do i shkaterronte jeten. Me te marre vesh propozimin Pirro flet me mbretin per ta lejuar te martohej me shtrigen. Asnje
sakrifice nuk do ish shume e madhe per ti shpetuar jeten shokut dhe mbretit te tij. Martesa u shpall dhe shtriga ju pergjigj pyetjes shume
thjesht:"Ajo qe nje grua do vertet eshte te jete e lire te jetoje jeten e saj". Te gjithe e pranuan se nga goja e shtriges doli nje e vertete e
madhe dhe ne fakt mbreti tjeter ja fali jeten Arturit. Po martesa e Pirros me shtrigen si vajti ? Pirro sillej si gjithmone, xhentil dhe me miresjellje.
Shtriga nderkohe tregoi anen e saj me te shemtuar, hante me duar, bente gogesima dhe p… . Erdhi dita e marteses dhe naten e pare Pirro
po mundohej te merrte kurajo per te kaluar ate nate te hidhur. Ne fund i vendosur hyn ne dhomen e gjumit dhe ...ç'te shohe!!!!! Ne krevatin
martesor qendronte gruaja me e bukur qe kish pare ndonjehere. Pirro mbeti i shtangur dhe pasi mori veten per pak minuta e pyeti shtrigen
se cfare kish ndodhur. Shtriga ju pergjigj se ai kish qene aq xhentil sa shtriga kish vendosur ti shfaqej ne formen e saj te bukur, te cilen askush
nuk e njihte. Ne fakt shtriga gjysmen e dites ishte e shemtuar dhe gjysmen tjeter e bukur. Duke qene keshtu shtriga pyet Pirron cilen pamje
donte te kishte naten dhe cilen te mbante diten. Pirro filloi te mendonte ç'te zgjidhte: Nje grua te mrekullueshme gjate dites, kur ai ishte me
shoket, dhe nje gje te shemtuar naten? Apo te kalonte diten me shoqerine e shtriges per te patur gjate nates momentet e intimitetit me nje
femer te mrekullueshme. Pirro i mire ju pergjigj shtriges se e linte zgjedhjen ne doren e saj. Sapo e degjoi shtriga qeshi dhe i tha se do te
rrinte e bukur gjithemone, pikerisht sepse ai e kish lene te lire te zgjidhte per jeten e saj. S'ka rendesi nese gruaja qe ke afer eshte e shemtuar
apo e bukur, inteligjente apo budallacke. Ne fund te fundit brenda saj fshihet gjithmone nje shtrige...
Krijoni Kontakt