o geri..po ish tema e hapur ..
pse hap tem tjater..
o geri..po ish tema e hapur ..
pse hap tem tjater..
u dh.je dhe analisti mero buzuku i rucit.. te gjolek males..
--
ja cpaska molloisur dje legeni..
---
tema
'--
Guximi pėr tė vrarė
Nga Mero Baze
Sot jemi tė gjithė tė pafuqishėm tė ngushėllojmė familjen Rroshi pėr atė qė ka ndodhur, njėsoj si disa javė mė parė kur ishim tė pafuqishėm tė besonim se ai do tė zhburrėronte Sali Berishėn nė qytetin qė po e mban nė politikė pėr 20 vite. Tipologjia e kėtij krimi ėshtė ndoshta mė makabrja qė ka ndodhur nė historinė e kėtij vendi. Ai mbart brenda njė urrejtje tė fortė, njė barbari tė madhe dhe njė guxim qė ta jep vetėm njė regjim ku krimet nuk ndėshkohen.
Do tė desha tė ndalem pak pikėrisht tek guximi pėr tė bėrė njė krim tė tillė. Po shkoj fillimisht nė versionin mė tė butė, nė atė qė krimi mund tė ketė ndodhur pėr arsye tė hakmarrjeve personale. Njė operacion i tillė kriminal do shumė organizim. Ai kėrkon siguri nga policia, logjistikė nga sistemi shėndetėsor, dhe mbi tė gjitha qetėsinė e vrasėsve. I kanė pasur tė tria. Nuk dua tė rrėqeth mishin e askujt duke sjellė pėr disa sekonda ndėrmend ēfarė kanė bėrė, por dua tė shėnoj fort se ky krim nėse ėshtė ordiner, nuk do tė kryhej kurrė nėse nuk do tė kishim kėtė politikė qė kemi ndaj krimit. Nė Shqipėri Sali Berisha ka inkurajuar njė sistem pervers tė ndėshkimit, i cili bazohet tek kontributi i gjithsecilit qė ka dėshirė tė bėjė njė krim, mjafton qė atė ta bėjė ndaj kundėrshtarėve tė vet. Sali Berisha ju siguroj se ndoshta nuk e njeh kush e ka vrarė Fatmir Xhindin apo kryetarin e Komunės Tėrthore, por vrasėsit e njohin Sali Berishėn, dhe e dinė qė pėr gjėra tė tilla ai nuk tė dėnon. Sali Berisha dhe familja e tij nuk i njohin as agresorėt e gazetarėve, por agresorėt e dinė se duke qėlluar mbi gazetarėt kritikė tė Berishės, janė tė mbrojtur dhe tė shpėrblyer. Sali Berisha nuk i njeh nga afėr ata kriminelė qė dhunuan procesin zgjedhor nė Tiranė dhe disa rrethe tė tjera, por ata e njihnin Berishėn dhe e dinin se ajo qė po bėnin do tė shpėrblehej. Pėr kėtė arsye ata qė kanė bėrė kėtė krim tė tmerrshėm ndoshta nuk janė bash njė bandė e Berishės, por janė njė grup kriminal qė e dinė se e gėzojnė Berishėn me kėtė qė kanė bėrė dhe janė tė qetė se as policėt, as mjekėt, dhe askush nė kėtė vend nuk do tė tregojė me gisht nga ata derisa nė krye tė vendit tė rrijė Sali Berisha. Kjo ėshtė politika qė ka prodhuar dje atė krim, nėse jemi nė kushtet e njė krimi ordiner, pa prapavijė politike. Kjo ėshtė politika qė mban nė terror ēdo opozitar, ēdo kritik tė qeverisė, ēdo kėnd qė i zė hisen e diellit Sali Berishės. Leksioni pėr tė gjithė kėtė kategori ėshtė i qartė, vrasėsit dhe dhunuesit e tyre nuk do tė gjenden kurrė. Ky ėshtė njė sistem makthi dhe frike qė Berisha e ka pėrsosur si sistem ndėshkimi ndaj kundėrshtarėve tė vet nė kėtė vend. Ėshtė pra njė sistem qė vetėfunksionon, qė vetėfrymėzohet dhe bėhet agresiv duke pasur tė sigurt mosndėshkueshmėrinė. Asnjė diktaturė e pėrsosur nuk ka krijuar ndonjė sistem kaq tė pėrsosur ndėshkimi se sistemi i makthit pėr jetėn ku ka futur Sali Berisha kundėrshtarėt e vet. Me shembujt e gjallė tė mosndėshkimit tė asnjė prej vrasėsve dhe asnjė prej dhunuesve tė vet, ai ja ka dalė tė ketė patentėn e kėtij sistemi. Diktaturat politike kanė pasur ligje kriminale, qė ta bėnin tė qartė fundin. Demokracitė e zhvilluara kanė sistem ligjor tė tillė qė ta bėjnė tė qartė sigurinė e jetės tėnde dhe tė drejtave tė tua. Sisteme mafioze si ky i yni janė mė tė kėqijtė se kėtu ka vetėm njė gjė tė sigurt, siguria qė krimi nuk ndėshkohet kur kryhet mbi kundėrshtarėt e Berishės. Ky ėshtė thelbi i pistė i Sali Berishės, burracakėria e tij, pabesia dhe ligėsia ndaj kundėrshtarėve dhe mbi tė gjitha ndjenja e pėshtirė e tė kėnaqurit me fatin e zi tė kundėrshtarėve tė vet.
Por shumė miq tė mi nė Kavajė dje mė thanė diēka qė shkon shumė larg. Mė thanė qė Elvis Rroshi ėshtė kėrcėnuar disa ditė mė parė. Ėshtė kėrcėnuar me jetė nė emėr tė asaj qė ai ka bėrė politikisht. Kjo mė bėn tė pafuqishėm pėr tė dhėnė njė recetė se si mund ta zgjidhim kėtė histori nėse ai tmerr mbi familjen e tij ka ardhur nga shkaku i fitores sė tij historike nė Kavajė. Nuk dua ta besoj asnjė sekondė kėtė, por dhe njė sekondė po tė jetė e vėrtetė, Sali Berisha meriton fatin e Ben Alisė. Dhe atje nga njė poshtėrim shumė herė mė i pakėt se ky nisi e gjitha. Kjo qė ka ndodhur ėshtė shumė pėr tė heshtur, ėshtė shumė pėr ta falur dhe akoma mė shumė pėr ta lėnė qoftė dhe njė sekondė tė sundojė nė kėtė perandori frike qė po pėrpiqet tė ndėrtojė. Guximi i tij pėr tė vrarė duhet zėvendėsuar me guximin pėr tė vrarė frikėn qė ai po ngjall. Ky nuk ėshtė njė krim qė falet, pasi na turpėron edhe sikur ta kishim bėrė ndaj njė populli tjetėr
--
Tani Kadareja do shkruaj nje roman te ri
Titulli i romanit:
"EDVINI QAN PER FOSHNJET E PALINDURA"
Unė jam njeri i thjeshtė.
Kėnaqem me pak.
Mė mjafton mė e mira.
Po bente Shaka? Wow skizofrene femer.
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
une e pata thene mbreme qe kjo vetem trillim total mund te ishte dhe asgje tjater ....
fakti qe pikerisht mbreme ata deputetet social-komunista shkuan me vrap per ti bere viziten ne Kavaje kesaj femer turpit tregon me se miri se ishin te pergatitura partiturat e historise ....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 02-06-2011 mė 07:44
"They will not control us, We will be victorious"
Shpresoj qe vajza ne fjale ti nenshtrohet sa me pare nje rehabilitimi psikiatrik pasi mendoj se gjendja e saj duhet te jete teper e rende. Dhe kjo fillon qysh ne mashtrimin e saj te pare, e deri ne te fundit, deshmine e bere dje. E gjithe rruga qe ajo ka ndjekur ka qene sfilitese dhe teper e mundimshme per psikozen e saj, qe tani do jete ne gjendje teper teper te renduar mendoj.
Shpresoj qe te behet mire.
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
SHAKA BERI
PER INAT TE VJEHRES
Unė jam njeri i thjeshtė.
Kėnaqem me pak.
Mė mjafton mė e mira.
Krijoni Kontakt