Close
Faqja 15 prej 67 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 661
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx bebi per kte shkrimin..

    po kuptohet e verteta..
    paska qen dhe vellai i elvisit aty ne kafene e eshte larguar pastaj..
    shoqja spaska emer..

    hmm..


    ja cpo thote me gjere gazeta panorama..

    ----------

    Gruaja e bashkiakut humb foshnjėn, zbulohet klinika
    Aktualitet e Enjte, Qershor 2nd, 2011

    ELVIS ROSHI, KRYETARI I SAPOZGJEDHUR I BASHKISE SE KAVAJES, GRUAJA E TE CILIT DJE DENONCOI RREMBIMIN DHE HUMBJEN E FOSHNJES
    Denoncimi i Griselda Zaimit (Roshi) ka tronditur mesditėn e djeshme opinionin publik. Dėshmia pėr rrėmbim nga tre persona tė panjohur dhe lindje tė detyrueshme nė njė ambient privat, ka vėnė nė lėvizje Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda dhe Policinė. Ēfarė deklaroi 27-vjeēarja para autoriteteve dhe kontradiktat nė dėshmi. Nė mbrėmje, Policia zbulon taksistin qė dėrgoi gruan e kryebashkiakut tė Kavajės nė njė “klinikė” pranė Maternitetit tė Ri tė
    Tiranės, ku dyshohet tė jetė kryer ndėrhyrja. Mister fati i foshnjes. Bashkėshorti ndodhej nė Itali nė momentin e “rrėmbimit”. Gruas iu kėrkua qė tė bėnte njė ekspertizė mjeko-ligjore, por ajo kundėrshtoi, duke pretenduar se ishte e rėnduar psikologjikisht. Ēfarė thonė gjinekologėt pėr njė rast tė tillė, ē’ndodhte dje nė Kavajė dhe vizita e Ramės dhe deputetėve tė PS

    Rrėmbimi, kontradiktat nė dėshmi

    Gruaja e Elvis Roshit heq fėmijėn nė njė “klinikė” nė Tiranė


    Vendi ku pretendohet se ėshtė hedhur 27-vjeēarja
    Gruaja e kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės, Griselda Zaimi (Rro-shi), qė ndodhej nė muajin e nėntė tė shtatzėnisė, pretendoi dje se ėshtė rrėmbyer mbrėmjen e sė martės nė Tiranė nga persona qė e detyruan tė lindė fėmijėn e mė pas e hodhėn nė njė rrugė nė Kavajė.E tronditur nga ngjarja, por edhe me kontradikta nė thėniet e saj, bashkėshortja e kryebashkiakut Elvis Rroshi ka rrėfyer para prokurorėve ngjarjen e rėndė, qė sipas saj ka nisur tė martėn rreth orės 19:30, nė afėrsi tė qendrės “Kristal” dhe ėshtė mbyllur rreth orės 03:30 tė mėngjesit tė djeshėm. Gruaja 27-vjeēare ka treguar pėr grupin hetimor se tė martėn ka dalė nga dyqani i bashkėshortit tė saj, nė qendrėn “Kristal” nė Tiranė. Sapo ka dalė nė rrugė, ėshtė pėrballur me njė makinė me xhama tė zinj, nga e cila kanė zbritur dhe e kanė rrėmbyer tre persona tė armatosur. Sipas gruas, rrėmbyesit e kanė goditur me njė objekt tė fortė pas koke dhe e kanė hipur nė njė fuoristradė me xhama tė zinj. Ajo nuk ka arritur t’i shohė apo t’i njohė personat qė e kanė rrėmbyer, por gjatė rrugės qė udhėtonte me makinė, nga ku nuk mund tė shihte asgjė, nga lėkundjet e automjetit ka pasur njė ndjesi qė po lėvizte nė njė terren me gropa. Mė pas, Griselda Zaimi ka shpjeguar se personat qė e rrėmbyen e kanė goditur sėrish gjatė udhėtimit me makinė.
    LINDJA E FEMIJES


    Banesa e kryetarit te bashkise se kavajes
    Pas disa minutash udhėtim, Griselda Zaimi ka pretenduar se ka parė veten nė njė ambient, qė nuk e njihte dhe nuk e dinte se ku ndodhej. Ajo ėshtė shprehur se nuk arrinte tė shihte njėri nė dhomėn ku ndodhej apo ndonjė person tė veshur me rroba tė bardha, qė tė ngjasonte me ndonjė mjek, edhe pse sipas saj, pėr njė moment ka dėgjuar fjalėt “doktori, doktori…”. Ajo nuk ėshtė nė gjendje tė kujtojė shumė detaje, por pak momente para se tė humbiste ndjenjat, ka fiksuar se i kanė bėrė njė serum ose diēka tė ngjashme, qė sipas saj ka bėrė tė mundur lindjen e parakohshme tė fėmijės. Ndėrsa nė lidhje me foshnjėn, qė sipas saj duhej tė linde tė paktėn edhe pėr dy ditė, ajo nuk ka qenė nė gjendje tė shpjegojė asgjė. Momenti i fundit qė ajo mban mend nga rrėmbimi, ėshtė mėngjesi i ditės sė djeshme, rreth orės 03:00, kur ėshtė hedhur nga makina nė njė rrugė pranė shtėpisė sė saj, nė lagjen “Zguraj”, nė Kavajė. Nga aty dhe deri nė shtėpi, pėrreth 70 metra, ajo ka treguar se ka shkuar zvarrė, e vetme dhe pa u ndihmuar nga njeri.
    Kontradiktat
    Historia e pazakontė ėshtė treguar dje nga Griselda Zaimi, gruaja e kryebashkiakut tė Kavajės. Gjatė ditės sė djeshme deri nė darkė, versioni i rrėmbimit kriminal ėshtė shpjeguar nga vetė gruaja pėr prokurorėt, tė afėrmit e familjarėt e saj, por edhe pėr deputetėt e PS qė shkuan dje nė banesėn e Elvis Roshit nė Kavajė. Por, nė gjithė kėtė rrėfim ka disa kontradikta. Njė taksist deklaron se e ka shoqėruar 27-vjeēaren nė njė klinikė, kur ajo thotė se ėshtė rrėmbyer nga njerėz tė armatosur. Mė pas, kur mbėrrin nė klinikė, njėherė thotė se ka dėgjuar fjalėn mjek, pastaj ka parė disa gra si mami dhe mė tej shton se ėshtė goditur me tytė armė dhe mė pas i kanė dhėnė njė ilaē nxitės pėr lindje.

    Denoncimi i ngjarjes me telefon nga Italia

    Prokuroria dhe Policia janė vėnė nė dijeni tė rrėmbimit tė Griselda Zaimit nė orėt e para tė paradites sė djeshme dhe denoncimi i parė ėshtė bėrė nga bashkėshorti i saj, Elvis Rroshi, i cili ndodhej nė Itali dhe u kthye dje nė mesditė. Rroshi, i njoftuar nga tė afėrmit e tij pėr ngjarjen, ka lajmėruar me celular njė inspektor policie tė Kavajės, i cili ishte i afėrm i tij, tė cilit i ka kėrkuar qė t’i drejtohej Prokurorisė pėr atė ēfarė kishte ndodhur. Menjėherė pas kėsaj telefonate, denoncimi ėshtė bėrė fillimisht nė Prokurorinė e Kavajės, qė mė pas i ėshtė pėrcjellė Prokurorisė pėr Krime tė Rėnda, me akuzėn “heqje e paligjshme e lirisė”. Ndėrsa mė vonė, denoncimi ėshtė kryer edhe nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, nė Sektorin e Krimeve tė Rėnda. Mėsohet se, pavarėsisht urdhrit tė prokurorit pėr kryerjen e ekspertizės mjeko-ligjore, Griselda Zaimi ende nuk e ka kryer kėtė ekspertizė.

    Taksisti: 27-vjeēaren e ēova unė nė “klinikė”

    Zbulohet “klinika” ku ėshtė hequr nga barku i nėnės foshnja e Griselda Roshit, gruas sė Elvis Roshit, kryetar i Bashkisė sė Kavajės.Pas njė hetimi tė shpejtė disa orėsh, Policia e Tiranės ka gjetur dje nė mbrėmje ambientin ku ėshtė kryer lindja e fėmijės sė 27-vjeēares Griselda Zaimi (Roshi). “Klinika” nė fjalė ndodhet nė zonėn e “Brrylit” nė Tiranė, pranė maternitetit tė ri. Nuk ėshtė e qartė nėse bėhet fjalė pėr njė klinikė tė mirėfilltė tė licencuar apo njė ambient ilegal ku bėhen aborte. “Kemi gjetur ambientin ku ėshtė hequr fėmija, nė vend-ngjarje grupi i hetimit ka gjetur edhe provat pėrkatėse qė po ekzaminohen, kemi prova dhe dėshmi sė tregojnė se shtetasja Griselda Roshi ėshtė mbajtur nė atė ambient sa kohė nuk ka qenė nė banesė”, kanė thėnė dje burime tė Policisė. Gjetja e njė “klinike” tė tillė ėshtė konfirmuar mbrėmė edhe nga burime tė Prokurorisė, tė cilat kanė kėrkuar gjithsesi tė jenė tė rezervuara nė dhėnien e informacionit. Hetuesit ndėrkohė theksojnė se klinika nė fjalė ndodhet nė tė njėjtėn lagje ku banojnė edhe prindėrit e Griselda Roshit, gruas sė kryebashkiakut tė Kavajės Elvis Roshi, e cila tronditi dje opinionin publik me ngjarjen e saj. Nė ambientin nė fjalė, qė nuk konfirmohet nėse ėshtė hotel, banesė private apo klinikė legale apo ilegale, thuhet se janė gjetur elementė qė pėrkojnė me ngjarjen e ndodhur Griselda Roshit, konkretisht rroba dhe gjurmė gjaku si dhe mostra tė tjera tė vlefshme pėr ekspertim.
    Taksisti
    Krahas gjetjes sė klinikės ku ėshtė bėrė heqja e foshnjės nga barku i nėnės, policia mbrėmė shoqėroi fillimisht dy taksistė duke mbajtur mė pas mė gjatė nė dhomat e hetimit njėrin prej tyre. Ka qenė pikėrisht taksisti qė tregoi se e kishte transportuar Griselda Roshin nga zona ku ajo pretendoi se ishte rrėmbyer pėr nė klinikėn ku ka ndodhur aborti i fėmijės. Konfirmimi i kėtij taksisti se i kishte shėrbyer 27-vjeēares pėr ta dėrguar tek klinika nė fjalė, ka hedhur poshtė variantin e dhėnė nga vetė protagonistja e ngjarjes dje gjatė ditės, kur theksoi se ishte marrė peng nga persona tė armatosur me njė makinė me xhama tė zinj dhe ishte ēuar nė ambientin ku ndodhi aborti. Nė dėshminė e saj tė parė, gruaja e kryebashkiakut tė Kavajės ka pretenduar se ėshtė rrėmbyer tek zona e Tiranės sė Re, pikėrisht nė kohėn kur po i afrohej vendqėndrimit tė taksive pėr tė shkuar mė pas nė banesėn e prindėrve tė saj nė Tiranė.
    Hetimi nė dy pista
    Pak orė pas denoncimit tė bėrė dje nė Prokurorinė e Kavajės e mė pas nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda nga shtetasja Griselda Roshi, Prokuroria regjistroi procedim penal pėr rrėmbim personi me pasoja tė rėnda. Krahas kėsaj vepre penale, sė cilės i ėshtė referuar hetimi i Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, burimet nga ky institucion kanė pohuar se nuk pėrjashtojnė edhe pistėn e njė ngjarje tė simuluar nė rrethanat e saj tė panjohura mė parė jo vetėm nė Shqipėri, por edhe mė gjerė. Menjėherė pas denoncimit tė bėrė dje pėr ngjarje, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda dėrgoi nė banesėn e kryebashkiakut Elvis Roshi nė Kavajė, zv.drejtuesin e saj dhe njė prokuror pėr kryerjen e veprimeve procedurale ndėrkohė qė nė orėt e mbrėmjes, nė hetimin e kėsaj ēėshtje ėshtė angazhuar edhe njė prokuror i tretė. Grupi hetimor pas fakteve tė zbuluara dje nė mbrėmje duket se ka anuar mė shumė nga njė ngjarje kontradiktore dhe me shumė gjasa e simuluar nė shumė pjesė tė saj.

    Mjekėt: Lindja s’ndodh pa ndihmėn e gruas

    TIRANE – Mjekėt pohojnė se lindja e fėmijės nė kushte normale nė rrethanat qė pretendohet se kanė ndodhur me bashkėshorten e kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės, ėshtė thuajse e pamundur. Sipas mjekėve, veēanėrisht nė rastet kur gruaja ka lindjen e parė, ėshtė tepėr e vėshtirė dhe e rrezikshme qė lindja tė ndodhė nė kushte rrethanore. Sipas mjekėve tė fushės, kushtet ambulatore nė fjalė edhe tė shoqėruara me preparatet nxitės tė lindjes, ėshtė e vėshtirė ta ndihmojnė realizimin e kėtij procesi qė mund tė zgjasė me orė. Duke iu referuar pretendimeve pėr lindjen e foshnjės dhe rrėmbimin e saj nė njė ambient privat apo “tė fshehtė”, mjekėt thonė se ėshtė e pamundur qė kjo tė ndodhė. “Nėse gruaja ėshtė qėlluar e ka humbur ndjenjat, lindja e fėmijės pa ndihmėn dhe bashkėpunimin e nėnės ėshtė e pamundur dhe realizohet vetėm me vdekjen e foshnjes”, thane mjekėt. Duke marrė nė analizė gjendjen shėndetėsore tė 27-vjeēares ditėn e djeshme, e cila me pėrjashtim tė tronditjes nuk ka pasur probleme tė tjera, sipas mjekėve ėshtė e pamundur qė lindja tė ketė qenė nė kushte ambulatore dhe pa praninė e personelit mjekėsor.

    Kavajė, vendi ku u hodh gruaja kishte dėshmitarė: S’e kemi parė

    TIRANE – Vendi ku Griselda Zaimi (Rroshi) pretendon se ėshtė hedhur nga personat qė e kanė rrėmbyer, ndodhet nė njė rrugicė nė lagjen “Zguraj” nė Kavajė, pranė njė shkolle. Ky vend ndodhet 5-6 metra nga rruga kryesore, nė rrugėn “Mehmet Ballamishta” dhe rreth 70 metra larg banesės ku jeton familja e kryebashkiakut tė Kavajės, Elvis Rroshi. Fare pranė zonės ku dyshohet se ėshtė hedhur gruaja 27-vjeēare, rreth orės 03:30 tė mėngjesit tė djeshėm, ndodhet njė qendėr interneti, e cila nė kėtė orė, por edhe mė vonė, rezulton tė ketė qenė e hapur. Tė paktėn disa punonjės tė kėsaj pike, tė cilėt treguan dje se kanė qenė nė punė nė atė orė, treguan se nuk kanė parė asgjė tė dyshimte nė atė zonė. Madje ata treguan se qendra e internetit ka qenė vazhdimisht e hapur deri nė orėt e para tė mėngjesit, ndėrsa ata vazhdimisht dilnin e pinin cigare jashtė. Distanca mjaft e vogėl, vetėm prej disa metrash, me njė fushėpamje tė lirė deri nė vendin ku pretendohet se ėshtė hedhur gruaja e Elvis Rroshit, nuk i pengonte personat qė ndodheshin pranė qendrės sė internetit qė tė shihnin dhe tė dėgjonin ēdo gjė tė dyshimtė. Por ata mohojnė tė ketė pasur lėvizje makinash apo edhe kėmbėsorėsh nė atė zonė rreth orės qė pėrflitet, por edhe mė vonė, pėr aq kohė sa ata kanė qenė aty. Pėrgjatė gjithė pasdites sė djeshme, pėrreth banesės sė familjes Rroshi qėndronin persona tė ndryshėm, tė afėrm, fqinjė, por edhe kureshtarė, tė cilėt prisnin pėr tė mėsuar diēka se ēfarė kishte ndodhur. Fqinjė tė afėrt tė familjes Rroshi, treguan dje se i njohin pothuajse tė gjithė pjesėtarėt e familjes, por Griseldėn, bashkėshorten e kryebashkiakut, nuk e kishin parė shpesh dhe pothuajse nuk e njihnin.

    Ekspertiza
    Ditėn e sotme nė orėn 09:00, shtetasja Griselda Roshi pritet tė paraqitet nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore nė Tiranė pėr tė kryer ekspertizėn mjeko-ligjore. Realizimi i njė ekspertize tė tillė nuk ka qenė i mundur dje, pėr shkak se gruaja nuk ka pranuar t’i nėnshtrohej kontrollit. Ndėrkohė, mbrėmė vonė grupi i hetimit pohoi se kishte rėnė nė marrėveshje dhe ka marrė miratimin e 27-vjeēares pėr t’u paraqitur sot nė ora 09:00 pėr ekspertizėn mjekoligjore. Ėshtė kjo ekspertizė e cila do tė pėrcaktojė nė mėnyrė pėrfundimtare, nėse lindja e fėmijės ka qenė e shėndetshme, e nxitur nga faktorė tė jashtėm apo nga shkaqe tė tjera.

    Rama me bashkėshorten Linda nė familjen e Elvis Roshit

    Kreu socialist, i shoqėruar nga bashkėshortja e tij Linda, ishte dje nė familjen e Elvis dhe Griselda Roshit nė Kavajė. Mbrėmė rreth orės 21:00, Rama ka mbėrritur nė Kavajė nė banesėn e kryetarit tė Bashkisė sė kėtij qyteti, Elvis Roshi, i kandiduar nga Partia Socialiste nė 8 maj. I shoqėruar nga bashkėshortja dhe miku i tij Erion Veliaj, Rama ka qėndruar pėr rreth gjysmė ore nė shtėpinė e Roshit, aty ku familjarė dhe miq tė tij ishin mbledhur pėr tė marrė vesh rrethanat se si ėshtė zhvilluar ngjarja. Rama nuk ka preferuar tė bėjė asnjė koment, ndėrsa ėshtė njohur nga Roshi rreth ngjarjes. Dje pasdite, kryesocialisti anuloi sipas Partisė Socialiste njė konferencė shtypi nė selinė rozė, pėr tė qenė pranė mandatarit tė PS pėr Bashkinė e Kavajės. Por mė parė nė Kavajė kishin mbėrritur njė grup deputetėsh socialistė, rreth 20, tė cilėt qėndruan deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme. Paulin Sterkaj, Dashamir Peza, Artan Gaēi, Ledi Shamku, Damian Gjiknuri, Vasilika Hysi, Eduard Shalsi, Ditmir Bushati etj. Ishin dje pranė kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės nė formė solidariteti dhe mbėshtetje pėr tė kėrkuar zbardhjen sa mė tė shpejtė tė ngjarjes dhe ēuarjen para drejtėsisė tė autorėve. Gjatė gjithė mbrėmjes deputetė socialistė, qytetarė, tė afėrm dhe komshinj tė kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės kanė populluar oborrin dhe rrugėn pėrpara pallatit ku banon familja Roshi. Tė kontaktuar nė telefon, deputetė socialistė nuk dhanė asnjė version rreth ngjarjes apo pistė tė drejtėsisė, por e konsideruan kėtė njė ngjarje tė paprecedentė dhe kriminale. Pritet qė sot tė ketė deklarata zyrtare rreth kėsaj ngjarje edhe nga ana e Partisė Socialiste.

    Hetim mjekeve tė klinikės

    Prokuroria e Krimeve tė Rėnda dhe policia e Tiranės kanė shoqėruar mbrėmė 25 persona pėr ti marrė nė pyetje nė lidhje me abortin e gruas sė kryebashkiakut tė Kavajės. Mes tė shoqėruarve mėsohet se veē dy taksistėve janė edhe disa persona qė pretendohet se janė mjekė dhe staf i klinikės ku dyshohet se ėshtė kryer heqja e foshnjės nga barku i nėnės. Hetimet kryesore janė pėrqendruar mbi kėta persona me qėllim zbardhjen e ngjarjes.

    Elvis Roshi u zgjodh me 880 vota plus

    Kryetari i ri i Bashkisė sė Kavajės Elvis Roshi u zgjodh nė zgjedhjet e 8 majit me njė diferencė prej 800 votash ndaj kandidatit demokrat, duke marrė nė total 6008 vota. Nė njė dalje publike me kreun e PS-sė Edi Rama, Roshi tha se do tė jetė bashkiaku i tė gjithė qytetarėve tė Kavajės. “Do jem njė kryetar bashkie qė do i shėrbej qytetin tim. Do jem njė kryetar qė do i shėrbej si demokratėve dhe socialistėve. Do realizoj angazhimet e mia qė kam marrė para bashkėqytetarėve tė mi. Ju them tė gjithė komisionerėve, mos u trembni ruajini votėn siē e ruajta unė deri nė fund, sepse jemi fitues nė tė gjithė Shqipėrinė. Ju lutem mos nėnvlerėsoni, ruajeni votėn deri nė fund”, tha Roshi.



    ETLEVA DELIA

    --

  2. #142
    HoneY-BunnY √
    Anėtarėsuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,710
    Me vjen shume keq per kete gje te tmerrshme qe i ka ndodhur.Dhe dyshoj qe ajo ta kete trilluar vete gjithe kete rrembim ashtu sic thone disa.
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Citim Postuar mė parė nga *Babygirl* Lexo Postimin
    Ky eshte horror

    [

    Pas 15 minutave jam ngritur sė bashku me shoqen dhe kam dal te taksitė pėr tė ikur nė shtėpi. Aty ėshtė afruar njė makinė e tipit "Fuoristrdė" me xhama tė errėta dhe kanė zbritur tre persona trup mėdhenj dhe mė kanė kapur pėr krahu duke mė futur nė makinė. Nuk kishin maska dhe nuk jam nė gjendje tė jap detaje tė fizikut tė tyre. Nė makinė mė kanė ulur kokėn dhe mė kanė zbritur nė njė shtėpi qė ndodhej afėr njė pyll diku nė autostradė, tė rrethit tė Komunės Kashar.


    Aty nė njė dhomė mė kanė futur ku ndodhej njė grua dhe mė kanė shtrirė nė njė tavolinė. Aty me anė tė dhunės psikike dhe presionit mė kanė dhėnė njė serum nė krah, ku kam humbur vetėdijen dhe kur jam zgjuar nuk e kisha bebin nė barkė. Pėr shkak tė hemorragjisė qė kisha mė kanė ndėrruar edhe rrobat dhe bebin nuk e kam parė. Mė kanė hipur sėrish nė po tė njėjtėn makinė dhe mė kanė zbritur pak metra nga shtėpia e burrit nė Kavajė.


    Jam zvarritur me aq mundėsi qė kisha dhe jam afruar derės kryesore, ku kam lajmėruar njerėzit e burrit dhe mė pas policinė. Nuk mbaj mend vendin ku mė kanė dėrguar dhe as pėrshkrimin fizikė tė tyre"-
    Fillimisht mendova se eshte nje nga ngjarjet me makabre qe kam degjuar. Shpresoj te jem gabim, mirepo fakti qe thote se u ngrit me shoqen dhe me nuk e permend ate (duke ditur se ajo ishte ne ditet e fundit te shtatzanise, shoqja duhet ta kishte percjelle deri te taksite), pastaj qe kane qene tre veta pa maska, por te cilet ajo nuk mund t'i pershkruaje!

    Them se te vetmet prova materiale nga ky rast jane:
    1. mungesa e bebes
    2. gjurma e shiringes ne krah.

    Rast i cuditshem, nga cudite qe vetem ne shqiptaret mund t'i konceptojme, alla Agata Christie!

  4. #144
    Nuk kam fjale! Si i nderrojme versionet e ngjarjes ne, sa hap e mbyll syte

    Nuk arrrij te kuptoj si do pranonte nje grua shtatzane te bente nje gje te tille me paramendim... e per me teper sic e ka shkruar dikush: ne nje klinike ne qender te tiranes. Eshte normale qe deshmia e saj te kete disa konradikta pasi nje ngjarje e tille te demton psikologjikisht shume, madje mire qe arrin te flas e te kujtoj ajo e gjora.

    Nuk e di, por e kam shume te veshtire qe t'a besoj kete versionin e fundit, dmth qe ka shpikur gjithcka...

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #145
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Prokuroria hedh poshtė rrėmbimin e Griselda Roshit

    Prokuroria hedh poshtė rrėmbimin e Griselda Roshit




    Prokuroria pėr Krime tė Rėnda hedh poshtė versionin e rrėmbimit tė Griselda Roshit, bashkėshortes sė kryebashkiakut tė Kavajės Elvis Roshi.

    Nė njė deklaratė pėr shtyp Prokuroria pėr Krime tė Rėnda thekson se nė bazė tė analizės tė veprimeve hetimore tė deritanishme, u arrit nė konkluzionin se nuk ka elementė qė tė vėrtetojnė rrethanat e pengmarrjes sė shtetases Griselda Roshi, ēfarė hedh poshtė pistėn e variantit tė rrėmbimit dhe marrjes peng tė fėmijės sė sapolindur.


    Gjithashtu Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, thekson mė tej se nė bashkėpunim edhe me Policinė e Shtetit, po punohet pėr tė sqaruar mė tej arsyet dhe motivimin e denoncimit.


    Griselda Roshi denoncoi ditėn e djeshme se ishte rrėmbyer nga persona tė armatosur tė cilėt i kishin hequr fėmijėn qė do tė sillte nė jetė pak ditė mė vonė.

    http://www.ora-news.com/v2/index.php...9a580de20a4d75
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Sa keq.

    U dashka kthyer ligji kanunit.................shtet s'ka ketu ,s'ka per tu bere me sa duket................
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    Historia shokuese e Griseldės, Prokuroria: Nuk ėshtė pengmarrje

    KAVAJE- Prokuroria e Krimeve tė Rėnda hedh poshtė pistėn e rrėmbimit tė Griselda Roshit, bashkėshortes sė kryebashkiakut tė Kavajės. Gruaja 28 vjecare shtatzėnė nė muajin e 9-tė denoncoi dje nė polici se ishte rrėmbyer, keqtrajtuar dhe i ishte nėnshtruar lindjes sė detyruar. Griselda Roshi nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore, i nėnshtrohet ekspertizės mjeko ligjore. Mbetet mister fati i fėmijės i cili pėr pak ditė do tė dilte nė jetė. Pėr momentin nuk dihet nėse fėmija ėshtė gjallė apo ka vdekur.

    PROKURORIA: RREZON PISTEN E PENGMARRJES SE GRISELDES
    Ora 10. 30 Prokuroria e Krimeve tė Rėnda hedh poshtė pistėn e rrėmbimit tė Griselda Roshit, bashkėshortes sė kryebashkiakut tė Kavajės. Gruaja 28 vjecare shtatzėnė nė muajin e 9-tė denoncoi dje nė polici se ishte rrėmbyer, keqtrajtuar dhe i ishte nėnshtruar lindjes sė detyruar.
    “Prokuroria pėr Krime tė Rėnda nė bashkėpunim me Policinė e Shtetit, pas regjistrimit tė denoncimit mė datėn 01.06.2011 pėr rrėmbinin e shtetases Griselda Roshi, realizuan njė sėrė veprimesh hetimore pėr verifikimin e rrethanave tė ngjarjes duke vlerėsuar dhe vetė sensibilitetin qė paraqet ky rast.”- saktėson prokuroria e Krimeve tė Rėnda nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp tė dėrguar nė redaksitė e mediave rreth orės 10:30.
    “Nė bazė tė analizės tė veprimeve hetimore tė deritanishme, u arrit nė konkluzionin se nuk ka elementė qė tė vėrtetojnė rrethanat e pengmarrjes sė shtetases Griselda Roshi, ēfarė hedh poshtė pistėn e variantit tė rrėmbimit dhe marrjes peng tė fėmijės sė sapolindur.”- vazhdon deklarata e prokurorisė. Ndėrkohė, nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, nė bashkėpunim me Policinė e Shtetit, po punohet pėr tė sqaruar mė tej arsyet dhe motivimin e denoncimit.

    NIS EKSPERTIZA, FLET SHOQJA E SAJ: GRISELDA MEZI E PRISTE FEMIJEN
    Ora 09: 40 E shoqėruar nga forca tė shumta tė policisė e gruaja e kryebashkiakut tė Kavajės ka hyrė nė ambientet e Institutit tė Mjekėsisė Ligjore rreth orės 09: 30 minuta. Ajo do i nėnshtrohet ekspertizės mjekoligjore. Ndėrkohė qė Ilda njė shoqe e Griseldės nė njė prononcim pėr NEWS24 deklaroi se 28 vjecarja ishte njė vajzė shumė e mirė dhe mezi priste tė lindte fėmijėn e saj. “Dje ishim nė Kavajė ti qėndronim pranė Griseldės. Ajo ishte e shokuar dhe nuk fliste asgjė pėr ngjarjen. Griselda ėshtė njė vajzė shumė e mirė dhe mezi priste tė lindte fėmijėn e saj ”

    HETIMET
    Ngjarja shokuese ka tronditur mbarė vendin. Dy grupe prokurorėsh tė Krimeve tė Rėnda, krerė tė Policisė sė Shtetit dhe njė sėrė ekspertėsh tė fushave tė tjera tė hetimit, po punojnė pėr tė hedhur dritė mbi atė cka ndodhi gjatė orėve tė rrėmbimit tė Grisela Roshit, bashkėshortes sė Elvis Roshit.

    Nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme policia ka mundur zbulojė atė qė pretendohet si qendra nė tė cilėn mund tė ketė ndodhur edhe lindja e detyruar, ndėrsa nė dyert e policisė kanė pėrfunduar 25 persona ndėr ta edhe mjekė tė klinikės qė sipas tė dhėnave tė hetimit ėshtė “Edri” diku nė afėrsi tė “Bėrrylit”.

    Mes personave qė janė marrė nė pyetje janė dhe kushėriri i kryebashkiakut, nė lokalin e tė cilit Griselda mėsohet tė ketė pirė kafen me njė shoqe tė saj para se ti ndodhte ngjarja, taksisti qė ka shoqėruar vajzėn 28 vjecare pėr pak rrugė, kryebashkiaku Roshi si dhe familjarė tė tjerė.

    Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka kėrkuar tabulatet telefonike tė gruas dhe tė afėrmve tė saj, gjithashtu dhe tė disa personave tė dyshuar, me qellim qė tė zbardhė tė gjitha bisedat e kryera prej tyre pėrgjatė ditėve tė fundit.
    HISTORIA
    Ngjarja e rėndė ka ndodhur mbrėmjen e sė martės nė qytetin e Tiranės, kur gruaja e kryebashkiakut tė ri tė Kavajės Elvis Rroshi, ėshtė rrėmbyer nga persona tė panjohur.

    Gruaja 28-vjecare Griselda Rroshi, shtatzėnė nė muajin e 9-tė ėshtė liruar nė orėt e para tė mėngjesit tėsė mėrkurės nė gjendjė tepėr tė rėnduar psikologjike dhe ėshtė pėrmendur dhe hedhur pėrtokė disa metra larg shtėpisė sė saj. Mbetet mister fati i fėmijės.

    RAMA NE KAVAJE
    Pėr tė mbėshtetur familjen Roshi, nė Kavajė mbėrriti pasditen e djeshme kryesocialisti Edi Rama, i shoqėruar nga bashkėshortja Linda dhe deputetė tė tjerė tė Partisė Socialiste. Kandidati i PS-sė pėr Bashkinė e Tiranės nuk bėri asnjė deklaratė pėr mediat.
    (s.g/BalkanWeb)

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ngjarja eshte shum e dyshimte, versioni i sajeses mund te jete real,
    Si femi te pare nuk mund te lindi ne ato kushte, refuzimi i kontrollit mjeksor, eshte shum i cuditshem dhe le te nenkuptohen shum dyshime.
    Cudia me e madhe zgjat vetem 3 dit, ndersa genjeshtra i ka kembet e shkurtera, prandaj shum shpejt do kemi versionin real.

  9. #149
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Do ta kete nga depresioni lindjes kete crregullim mendor!i Falet se eshte Nene.


    Prokuroria rrėzon pistėn e rrėmbimit tė Griselda Rroshit
    02/06/2011 10:45

    Prokuroria rrėzon pistėn e rrėmbimit tė Griselda Rroshit
    arkiv
    Bashkėshortja e kryebashkiakut tė Kavajės, Griselda Rroshi iu nėnshtrua sot ekspertizės mjeko-ligjore pėr tė zbuluar cfarė ka ndodhur realisht me tė. 28-vjecarja shtatzėnė pretendon se ėshtė rrėmbyer, ėshtė keqtrajtuar, mė pas ėshtė detyruar tė lindė forcėrisht fėmijėn e saj dhe disa orė me vone ėshtė hedhur nė rrugė nga persona ende tė panjohur.

    Ndėrkohė vetėm pak minuta mė parė Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka dalė me njė reagim duke rrėzuar pistėn e rrėmbimit tė zonjės Rroshi.

    "Nė bazė tė analizės tė veprimeve hetimore tė deritanishme, u arrit nė konkluzionin se nuk ka elementė qė tė vėrtetojnė rrethanat e pengmarrjes sė shtetases Griselda Roshi, ēfarė hedh poshtė pistėn e variantit tė rrėmbimit dhe marrjes peng tė fėmijės sė sapolindur", thuhet ne kete njoftim per shtyp.

    Ndėrkohė, nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, nė bashkėpunim me Policinė e Shtetit, po punohet pėr tė sqaruar mė tej arsyet dhe motivimin e denoncimit.

    Ngjarja e rėndė ka shokuar tė gjithė opinionin publik shqiptar. Priten tė tjera zhvillime tė minutave tė fundit rreth kėsaj ngjarje tė rėndė.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=212186&ref=fp
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  10. #150
    tash do i pyes ato banoret e kavajes e komshit e ktij elvisit te "nderum" socialist,se mbrem ishin goxha te revoltuar...kush na u dashka var ne mes te qytetit tash,ato kriminelet imagjinar me foristraden me xhama te zi,a'po dikush tjeter qe ben kesi sajimesh e spo e le ate vend te bej nje sy gjume rehat,tash sa vite.

    mjere kush ju besone ktyre plera,mjer kush ju shkon mbrapa,mjer kush punon per ta,se me te vertet paskan ken pjella e rraca ma e degjenerume qe mban kjo tok...ptuhhhhhhhhhh

Faqja 15 prej 67 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •