
Postuar më parë nga
Enkeleu
1. Nëse Hasan Zeneli i paska propozuar apo sugjeruar Zahirit që të aktivizojnë Nuredin Ibishin, ish shef i forcave speciale te milicis se Serbisë-Kosovës e Metohisë, sië e quanin, kjo i bije që Hasan Zeneli e paska informuar Nuredin Ibishin për veprimtarinë e Grupit të Zahir Pajazitit, çfarë lehtë nxjerrim edhe përfundimin se Nuredini pastaj i ka informuar strukturat e pushtuesit serb, për të cilat shërbente si oficer i zbulimit në kuadër të UDB-se.
2. Mund që Hasan Zeneli të ketë pasur vet miqësi me ndonjërin nga inspektoret e UDB-se, dhe, gjithmonë duke u mbështetur ne intervistën e tij, ka dhëne sinjale të forta, se mund të jetë njëra nga pistat që edhe e ka spiunuar Zahirin.
3. Gjithmonë po përsërisë, duke u mbështetur në intervistën e tij, Hasan Zeneli len për t’u kuptuar, se është një personalitet qe urren Luftën e UÇK-së dhe se kësaj lirie qe ia ka sjell UÇK-ja, nuk është duke iu gëzuar fare, çka është edhe një dëshmi logjike se ky Hasan Zeneli ka motiv dashakeq, që nuk i pëlqyeka disa drejtues te UÇK-së. Plotësisht e kuptoj, sepse këta ia paskan prishur planet padronëve të tij nga Beogradi.
4. Unë i kam përcjell komentet e tij në fb dhe asnjëherë nuk ma ka mbush mendjen që Hasan Zeneli të ketë qenë kaq i përzemërt me Zahirin, por ka shfrytëzuar ndoshta sinqeritetin e tij, sepse në aso situata, ka pas njerëz që na janë kamufluar si patriot dhe si të tillë i kemi njohur, dhe pas përfundimit të procesit, na kanë dal hiena.
5. Duke ditur se strukturat e UDB-së kanë kaluar në ofensivë dhe gati sa nuk i kane gjunjëzuar strukturat politike dhe jo politike të UÇK-së, thënë të drejtën, se po marr një risk rreziku qe po shpreh mendimet, të cilat akoma nuk kemi liri t’i themi ashtu siç do duhej, ngase Sundimi i Ligjit, ne 70% të rasteve, është në duart e argatëve të ish UDB-së, dhe kushdo që trajton tema të kritike dhe përpiqet të hap debate në lidhje me të kaluarën e panjohur, mund edhe ta pësojë, sepse miqtë dhe padronet e Hasan Zenelit sot drejtojnë një mori institucionesh vitale të Shtetit.
6. Hasan Zeneli duhet të sqarohet para Familjes dhe bashk[pun[torëve të Zahirit, sepse me prapavijë anti-kombëtare, përpiqet ta devijoje rolin dhe veprën e shenjtë të Zahir Pajazitit, duke u përpjekur që ta binjakëzoje me ca veprimtarë ‘pacifistë‘, që vetëm pasi NATO bombardoje Shtabin e Ushtrisë se Serbisë, u kujtuan të kalojnë në anën e UÇK-së.
7. Fabula-anekdota, në lidhje me historinë e shpifur, në relacionin Zahir - Nuredin Ibishi dhe Hasan Zeneli, është shumë fyese për Zahirin, Zonen e Llapit dhe krejt UÇK-në, andaj OVL-ja duhet të denoncojë në Prokurori këtë sajim te turpshëm te Hasan Zenelit, sepse nga rrëfimet e tija në intervistën e tij, ku tjetër pos në gazetën “Bota Sot”, na del se Zahiri me shume na i paska besuar Nuredin Ibishit dhe Njësisë speciale të Milicisë se Serbisë, se sa Nait Hasanit, apo Azem Syles dhe të tjerëve pjesëtarët të UÇK-së.
8. Edhe ajo historia e tij e sajuar për kinse propozimin qe ia paska bërë Naiti, që Azem Syla të jetë komandant i përgjithshëm, është një shpifje e ulet, dhe edhe për këtë shpifje ky maskara duhet të denoncohet në organet e drejtësisë.
9. Unë vërtet jam i habitur se si harbut te tillë, që shesin identitetin e tyre, për pak ose shume lekë-EURO, lejohen dhe marrin kurajë që të flasin lirshëm në Kosovën e lire, sikur këtu të sundonte qeveria e Serbisë, apo ndoshta duke i pare ne funksione, në vendet vitale të Shtetit disa ish bashkëpunëtorë të UDB-së, kanë marrë zemër dhe, në vend që të ulin kokën e të turpërohen, po na rrahin edhe gjoks.
10. OVL-ja duhet te thërras mbledhjen e Kuvendit të saj dhe të diskutojë me përgjegjësi që ia ngarkon koha, duke analizuar veprimtarinë e këtyre halabakëve dhe spiunëve të UDB-së. 11. Uroj që Hasan Zeneli të kërkojë falje publike, në të kundërtën ka krijuar mjegullnaja rreth vetes, dhe duke dashur t’i dërgojë ujë, kësaj radhe në mullirin e Dick Martyt dhe eksponentëve të UDB-së, ai ua ka hapur një shteg ish Zonës se Llapit dhe OVL-së që të përballen ligjërisht me këto struktura destruktive dhe anti-kombëtare.
Krijoni Kontakt