Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1

    Shqiptarët kanë një mitologji të pasur, shumë pak të studiuar

    Shqiptarët kanë një mitologji të pasur, shumë pak të studiuar

    Fatkeqësisht në shtatë dekadat e fundit mitologjia shqiptare, për shkaqe që dihen u la anash nga studiuesit, gjatë mbledhjes në terren u bën retushime dhe fatkeqësisht në këtë periudhë humbi një thesar tepër i çmueshëm i kulturës shqiptare.
    Në shek. XIX dhe gjysmën e parë të shek. XX për mitologjinë e Shqiptarëve kanë shkruar shumë autorë, ndonëse asnjëri nuk e rroku këtë temë në mënyrë tërësore dhe gjerësisht në vështrim gjeografik; asnjeri nuk përfshiu në këtë objekt treva të gjera të banuara nga shqiptarët, as problematikat kryesore të kësaj fushe. Ndër autorët e huaj që botuan materiale e studime për mitologji e besime ndër Shqiptarë mund të përmendim A. Bouë J. G. Hanin , G. Majer, H. Pedersenin , F. Nopçën , Durham, M. Hasluck, M. Lamberc: “Përralla shqiptare”, (Vjenë 1922), “Mitologjia e shqiptarëve”, F. Degrand etj. Në një masë më të paktë, material me interes për mitologji e besime ndër Shqiptarë botuan dhe shumë autorë të tjerë të huaj të shek. XIX e të fillimit të shek. XX, përfshirë vepra e artikuj të tyre. Materiali i mbledhur dhe i botuar prej tyre ka në përgjithësi karakter përshkrues; na japin të dhëna me rëndësi për elementë të ndryshëm mitesh dhe besimesh në popullin tonë; ajo çka është më me interes, të tillë elementë në kohë të tyre ishin akoma të gjallë në trevën shqiptare ë, më vonë, ato i gjejmë ose të zbehura shumë, ose të zhdukura fare. Këtu qëndron dhe vlera e punës së tyre si regjistrues e ruajtës të materialit faktik. Nuk ju ranë në sy, ose i regjistruan vetëm kalimthi disa figura shumë të rëndësishme të mitologjisë popullore shqiptare si Dragoi, Kuçedra, Nëna e Vatrës, Vitorja, Ora, Zana, Nëna e Diellit, Plaku i Kopshtit, Dordoleci për të rënë shi, rite e zakone në lidhje me buzmin, në lidhje me Zjarret rituale të vitit e kështu me radhë.
    Rilindësit shqiptarë ishin studiuesit më seriozë të mitologjisë shqiptare. Pashko Vasa na thotë se populli shqiptar betohet për qiell, për dhë, për gurë, për ujë, për mal, për fushë, për diell, për hënë dhe nuk betohet për perëndi e për shenjtorë. J.Vreto, K.Kristoforidhi, N.Frashëri, A.Z.Çajupi, Shtjefën Gjeçovi, na flasin për kultin e Tomorrit si një vend ku ruhen rite e besime vendëse të Shqiptarëve e që janë dëshmi uniteti në traditat e lashta të këtij populli. Autorët arbëreshë të Italisë (rilindas) si J.De Rada në botimet e tij letrare e folklorike, A. Argondica në artikujt e tij në “lli i Arbëreshëvet” e të tjerë, na japin materiale me vlerë për mitologji e besime të’ Arbëreshëve. De Rada, duke u nisur nga qëllime atdhetare, bër kahasime në mes mitologjisë shqiptare dhe asaj të lashtësisë. Folkloristët shqiptarë të Rilindjes si Th. Mitko me “Bletën shqiptare” (1878), S. Dine me “Valët e detit” (1908), Z. Jubani (1871) me “Pëmnbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare” dhe më pas ata të Pavarësisë si B. Palaj, K. Kamsi, S.Th. Frashëri, K Taipi, S. Kolea, R. Alikaj, N.Suma, Ll. Karafili (Bardhyli), M. Sirdani, I Dalliu, V.Xhaçka, H. Bushati, K.Shtjefni, e të tjerë, në botimet e tyre ne japin material me mjaft interes për mitologji. K. Kamsi, na ka dhënë disa artikuj të veçantë kushtuar riteve e zakoneve kalendarike si Dita e Verës, Shën Gjergji etj, po dhe për mite e besime të lashta vendëse në përgjithësi në popullin tonë (si “Besime të popullit në Labëri”, Diturija, 1927-1928 etj.) Punime të shumta e me shumë vlerë ka botuar I.Dalliu për fshatra e qytet të Tiranës. Gjatë periudhës së Pavarësisë nga autorë të ndryshëm u botua material me interes në disa të përkohshme si “Albania” e Faik Konicës, “Kalendari Kombiar” i M. Frashërit, “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Diturija”, “Shkolla kombëtare”, “Njeriu” “Drini”, “Përpjekja shqiptare”, “Normalisti”, “Vatra Shqiptare”, “Zani i Naltë”, “Njeriu”, “Cirka”, Normalisti”.
    Fatkeqësisht në shtatë dekadat e fundit mitologjia shqiptare, për shkaqe që dihen u la anash nga studiuesit, gjatë mbledhjes në terren u bën retushime dhe kështu në këtë periudhë humbi një thesar tepër i çmueshëm i kulturës shqiptare.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar shigjeta për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    siq e shikon the nga pergjigjet,,,,,

    shqipetaret su intereson historia dhe arti tyre,,,,

    se ndryshe dhe kjo teme do kish pergjigje,,,,


    megjithate respekte ,,,,

    teme interesante,,,

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Shqi[taret i ruajten keto thesare me shekuje pavarsishte se nuk kishin fakultete e universitete.Sote jane shume te preukupuar me politike o me jeten moderne

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar PORTI_05 për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336
    Pyetje per ritualin e "hedhjes ose shuarjes se thengjijve"
    -------------------------------------------------------------------------

    Eshte nje ritual i "shuarjes se thengjijve" ose i hedhjes se tyre ne uje per tu shuar.

    Ka te beje me sherimin e personit nga semundja qe i ka ardhur nga "syri i keq ",
    qe simbolizohet me thengjillin. Pasi shuhen thengjijte ne uje, behet kujdes qe
    uji bashke me thengjijte e shuar ne te, te derdhet ne nje vend qe nuk shkelet.
    Desha te di nese ka detaje per kete ritual sherimi.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EncounterAL për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    EncounterAL: dicka kam degjuar per kete ritual, por s'di detaje.

    Me thoshte gjyshja para ca vitesh:"po hedh kripe ne zjarr per ty per syrin". Hahaha ah te vdes per te sa shqetesohet haha

    Keto jane forma pagane. Dhe te mendosh qe ne forum u keputen rrobt duke shkruar per ceshtje fetare

    Sdq. po pyes heres tjeter kur te shkoj ne Shqiperi

  9. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    [B] Nuk ju ranë në sy, ose i regjistruan vetëm kalimthi disa figura shumë të rëndësishme të mitologjisë popullore shqiptare si Dragoi, Kuçedra, Nëna e Vatrës, Vitorja, Ora, Zana, Nëna e Diellit, Plaku i Kopshtit, Dordoleci për të rënë shi, rite e zakone në lidhje me buzmin, në lidhje me Zjarret rituale të vitit e kështu me radhë.
    Ne disa rajone te Kosoves vazhdojne te organizohen cdo vit rituale te ndryshme me ndezjen e zjarreve, e qe eshte nje rit pagan shume i lashte.
    Ndezja e zjarreve shoqerohet me kenge e valle, me lojera te ndryshme popullore dhe me ushqime nga me te ndryshmet.

    Qellimi i ndezjes se zjarreve eshte falenderimi ndaj Diellit dhe deshira qe t'i ipet Diellit sa me shume fuqi per te korrurat e vitit tjeter. Zjarri ndizet me kashten e mbetur dhe me vone hiri i kashtes shperndahet gjithandej neper ara.
    Gjate periudhes 24 qershor - 6 korrik, behen tre organizime te tilla:

    24 qershor – Nata e Verës, Të Korrunat, Të qethat - felenderim ndaj Diellit
    1 korrik – Rrëshajët - Kulti i Gjarprit - falenderim ndaj Diellit
    6 korrik - Festa e Malit - Falenderim ndaj Diellit

    Pra, nuk behet fjale per festen tjeter pagane - Shen Gjergjin, e cila organizohet me date 5 maj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 29-05-2011 më 05:32

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar illyrian rex për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  11. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kur fëmijëve u dilnin yje (nishane) nëpër duar, në një natë të kthjellët dilnin jashtë dhe duke iu drejtuar yjeve lart thoshin këto vargje, me besimin se të nesërmen pa rënë rrezet e diellit mbi Tomor, ashtu siç zhdukeshin yjet në qiell, do të zhdukeshin dhe yjet në duar:

    Këtu yll e atje yll - Këngë popullore (Dhëmblan, Tepelenë)

    Këtu yll e atje yll
    yll në qiell, yll në dorë
    nesër kur të zbardhëllojë
    pa zënë dielli Tomor'ë
    asnjë yll mos të vështrojmë
    as në qiell, as në dorë

    (Historia e Kurveleshit, Prof.Dr. Rami Memushaj. Elemente të lashtësisë në kulturën shpirterore. Gjurmë të kalendarit të vjetër. Fq 31)

  12. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex
    Ne disa rajone te Kosoves vazhdojne te organizohen cdo vit rituale te ndryshme me ndezjen e zjarreve, e qe eshte nje rit pagan shume i lashte.
    Ndezja e zjarreve shoqerohet me kenge e valle, me lojera te ndryshme popullore dhe me ushqime nga me te ndryshmet.
    Edhe këtu ku banoj unë festohet çdo vit Festa e Zjarrit. Në çdo lagje ndizen zjarre të mëdhenj dhe ky është një rit i lashtë.

    Kjo traditë duhet ringjallur edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ashtu siç u ringjall Dita e Verës duke u bërë festë kombëtare.

    Unë di që edhe në Ditën e Verës ndizen zjarre dhe ndoshta kjo është e njëjta festë.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar -BATO- për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  14. #9
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Edhe këtu ku banoj unë festohet çdo vit Festa e Zjarrit. Në çdo lagje ndizen zjarre të mëdhenj dhe ky është një rit i lashtë.

    Kjo traditë duhet ringjallur edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ashtu siç u ringjall Dita e Verës duke u bërë festë kombëtare.

    Unë di që edhe në Ditën e Verës ndizen zjarre dhe ndoshta kjo është e njëjta festë.
    Ne pershkrimin qe i ben Konica - Dites se Veres, nuk permendet ndezja e zjarreve. Por duke e ditur se Dita e Veres festohet ne rajone te ndryshme dhe ne menyra te ndryshme, nuk perjashtohet mundesia qe ne ndonje rajon edhe te ndizen zjarret.

    Si e pershkruan Konica Diten e Veres:
    Faik Konica, shkrimtari ynë i ndjenjës, arriti të shpjegojë shpirtin e Ditës së Verës. Ai e përkufizonte kështu këtë feste : "Dita e Verës është dita ne te cilën stërgjyshërit tanë, kur skish lindur Krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe grekerit e vjetër perëndite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barre, shijon një qetësi, një lumturi te ëmbël. Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyre, tu faleshin perëndive qe sillnin këto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe e quajnë Dita e Verës..." Sipas shkrimtarit, kjo është një feste e vjetër e racës sonë. "Nuk i bëjnë dem njeriu, sjellin gëzim te kulluar ne shtepi. Ne një vend ku jeta e te vegjëlve është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane një rast te rralle për t'u dëfryer. Për me te mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike, te holle e te rralle...", shkruan Konica.

    p.s. Bato, nuk eshte e njejta feste pasi qe Dita e Veres festohet ne muajin mars. Perkatesisht 13 dhe 14 mars.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 29-05-2011 më 12:19

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar illyrian rex për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  16. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    E lexova atë që thotë Konica, por gjeta edhe disa përshkrime të autorëve të tjerë. Festa e Verës dhe e Zjarrit festohen të dyja në pranverë dhe unë dyshoj se kjo është e njëjta festë, por me kalimin e shekujve ka ndryshuar dhe në popuj të ndryshëm festohet në kohë të ndryshme. Kjo e para që kam shkëputur është më interesante:

    Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan ne kater faza Festen e Ditës së Verës. Faza e pare është faza përgatitore qe nis me grumbullimin e zaireteve qe janë te nevojshme për Ditën e Verës. Faza e dyte është nata e Verës që nis me 13 mars me zjarrin, faza e trete mëngjesi i Ditës së Verës qe nis me 14 mars dhe se fundi pikniku i Ditës së Verës ne mesditën e 14 marsit.
    Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t'i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.
    Festimet e kësaj ditë në Dibër fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë duke u bërë konkurrencë të dukshme fshatrave të tjerë për rreth.

    Kur dielli ulet dal nga dal nga horizonti duke u zëvendësuar nga hëna, të rinjtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave, dhe presin momentin që ti vënë zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjuajnë me bahe (është mjet i trashëguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë përmasa mesatare) për të larguar dhe vrarë të keqen, në mënyrë që pranvera të jetë më reshje të bollshme, për siguruar të korra të mira me shumë "bereqet", nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për të kaluar periudhën e gjatë të dimrit. Kurse, vajzat këndojnë rapsodi të trashëguara dhe të transmetuara brez pas brezi që i kushtohen "Ditës së Verës". Ky ritual vazhdon deri me datë "14 Mars".

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar -BATO- për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •