Close
Faqja 14 prej 46 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 456
  1. #131
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    e ku ku ce ka gjet shqiperin ne kete ed ramen.

    pa filluar numerimi i votave dilte ne koferenc per shtypin perdit duke thene se kame fituar, te nesermen po prap para shtypit duke u quravitur se gjoja po e vjedhin votat
    C'politikan i ulet c'politikan i cmendur do karike me dhune.
    E dashka pushtetin me dhune indetik si enver hoxha. ej ku ku me det
    Mos u terhiq o lul mere bashkin largoje felliqsiren nga ai post

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Mr Zeid Lexo Postimin
    e ku ku ce ka gjet shqiperin ne kete ed ramen.

    pa filluar numerimi i votave dilte ne koferenc per shtypin perdit duke thene se kame fituar, te nesermen po prap para shtypit duke u quravitur se gjoja po e vjedhin votat
    C'politikan i ulet c'politikan i cmendur do karike me dhune.
    E dashka pushtetin me dhune indetik si enver hoxha. ej ku ku me det
    Mos u terhiq o lul mere bashkin largoje felliqsiren nga ai post
    Epo shyqyr tani jemi ne demokraci. Kemi te drejte ta ngreme zerin kur na cenohet e drejta.
    Ti hesht kur te behet nje padrejtesi?
    Feelings change - memories don't.

  3. #133
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    O konstatin, kadare nuk mendon dhe gjykon si nje politikan ase si gjerman ase si anglez, por si nje rus ose serb i regjun e i sprovuem ne politike. Kjo arsye qe ju merrni per baze se gjoja populli zgjedhe nje malok, nuk ka fare peshe kjo thenje ase logjike. e di pse, ja ta them une plaku, pa marre parasysh se kush ashete ne pushtet, nese nuk ashete nga radhet, nostalgjiket e mbetjes ppsh-iste, e pson me zi se Sali Berisha. Si mund ti bertasish nje njeriu te leshon udhen qe ai nuk bene rrezik, nuk bertat e krekoset udheve te shqypnis, nuk ben thirrje per kaos, nuk djege goma, nuk tymos atmosferen, nuk versulet mbi femi, pse kan bindje tjera nga ai! Kadare si cdohere ai e di cfare bene. Ata qe bien viktime e fjalve mira e me qellime djallezore te kadare-qose, jan per te vajtu. Sidomos sot ne kete kohe modernizueme, ta mbyllish trunin mos ia lejosh vetit te shofesh e te logjikosh gjenat ashtu si jan, por si nai servojen ishe papagallet e ishe regjimeve totalitare, kjo ashete vetevrasje per ata individe qe bien pre e mjeshtris tinezare komuniste. Nuk e kam fjalen per ty, e din ata kush jan.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #134
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    I nerumi POKO, vrtete ashete se i kem do shqyptar tipit ri socialisto-enverist! por te garantoj nuk jan aqe shum sa te brengosesh. Ne raste tubimesh ne pervjetoret komunsite, si qe jan; hyrja e negjmijes ne banese te re te koteci pulave, vdekja e enverit,cofja e ndonje partizani ose ndonje mbledhje te celulave partiake LPK-PSK me memen PKSH-PSSH= shoket nga kosova e Yllirida nuk i mbushin ase edhe 3 autobus me nga 35 vete,dhe kjo me qosen ne krye dhe ndonje lecke tjeter qe nuk ua vlen tju ceket emni. Te gjithe bashke nuk jan ase sa grushti envero-stalinist.
    ha haaaaa.....
    plak m'ke shti me kesh per bese..
    pavaresisht sa eshte e vertet... kam kesh si gjaa... flm
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #135
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl* Lexo Postimin
    Ehhh edhe ky Kadareja sa shume kerkon.
    Kerkon te terhiqet Luli, po kush e len ate te terhiqet njehere.
    Nuk e len bandat e Tropojes, Bandat e Tiranes, ata mijera kosovar qe kan ardh me 'vendbanim' ne Tirane diten e 8 majit, milionat e euro qe ka hedh per kete fushat etj etj.
    Nuk eshte e lehte jo. Dhe mbi te gjitha ta braktis aq lehte vendin e krimit qe eshte mesuar me te.
    C'mendim ke per ata qe erdhen nga Greqia dhe vershuan ne jugun e Shqiperise ne prag te zgjedhjeve?! Eshte normale, per aq kohe sa permbush kushtet per te votuar. Listat kane qene nga me te saktat, kjo jo nga une, por nga ambasadori i ODHIR te cilet dhane fondet per database te listave.

    Bandat e Tropojes?! Po bandat e Fierit, Lushnjes, Vlores...?! Njerez te mire e te keqinj ka kudo. Kete ndarje veri-jug, nuk e kuptoj. Kjo eshte "filozofia" e opozites, ekziston vetem gjysma e shqiptareve?!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #136
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Reshat Kripa: Një letër për Kadarenë
    E Shtune, 21-05-2011, 08:01pm (GMT+1)


    Një letër për Kadarenë


    I nderuar zoti Kadare,


    Shkas për këtë u bë letra e juaj, në të cilën i kërkoni zotit Lulzim Basha, të tërhiqet nga gara për kryetar bashkie kundrejt zotit Rama. Natyrisht ju do të habiteni dhe do të mendoni se kush është ky person i panjohur që më drejtohet? Dhe keni te drejtë. Për t’u sqaruar po ju a shpjegoj më poshtë:
    Kemi lindur të dy në një ditë, më 28 janar 1936. Por rrugët e jetës i kemi patur të ndryshme. Ndërsa orbita e juaj vinte gjithmonë në ngritje, ajo e imja ecte në drejtim të kundërt. Kjo edhe për faktin pasi unë, së bashku me dy shokë të mi, kur ishim në vitin e parë të gjimnazit të Vlorës, në moshën 15 vjeçare, krijuam një organizatë klandestine dhe shpërndanim trakte kundër pushtetit komunist. Natyrisht u arrestuam dhe u dënuam. Unë u lirova pas pesë vjetësh. Vazhdova përsëri shkollën e mesme, atë të sistemit të natës, të cilën e përfundova me të gjitha notat dhjeta. Kisha një dëshirë të zjarrtë të vazhdoja universitetin në degën e letërsisë, për të cilën, t’ju them të vërtetën, kisha një farë prirje. Por kjo kënaqësi m’u refuzua. Unë vazhdoja të isha armik i popullit.
    Fillova të shkruaj disa tregime dhe ndonjë poezi, por e gjeta të mbyllur derën e botimit. Në një moment dëshpërimi i grisa të gjitha ato që kisha krijuar dhe që nga ajo ditë nuk e mora më penën. Vetëm pas ndryshimeve demokratike, ndonse në atë kohë po i afrohesha të gjashtëdhjetave, fillova përsëri të shkruaja. Deri më sot kam botuar mbi 130 artikuj të ndryshëm nëpër gazetat e vendit dhe në mediat elektronike, kam mbajtur mbi 60 kumtesa nëpër aktivitete të ndryshme si dhe kam botuar nje liber me kujtimet e rinise time te copetuar, nje liber me tregime dhe dy romane. Ia le lexuesve te çmojnë nëse ato kanë vlerë apo jo.
    Të gjitha këto më bënë që ta shikoja letërsinë e realizmit socialist si një letërsi boshe që i mungonte shtylla kurrizore. Përjashtim bënin vetëm një pakicë e shkrimtarve të asaj periudhe dhe në krye të tyre qëndronit ju. Në veprat tuaja, krahas ndonjë shprehje mendimi negativ për shtresën së cilës unë i përkisja (për shembull shoferi i furgonit të mishit që ëndëronte se kur të vinte dita do të vriste dhe do të vriste komunistët) apo hymnizimit të disa liderve komnuistë, shikoja edhe një alegori për të ardhmen, gjë të cilën të tjerët nuk guxonin ta shkruanin. Kështu që m’u krijua një bindje se ju do të jeni shkrimtari i së ardhmes së letërsisë shqipe. Dhe me të vërtetë nuk u gabova.
    Ja, pra, ky jam unë. Siç e shihni nuk bëjë pjesë në rradhët e militantëve të asnjë partie. Është e vërtetë që jam antar i Partisë Demokratike, por kam mbajtur gjithmonë një qëndrim kritik kur punët nuk venin mirë në këtë parti. Madje kam arritur deri aty sa t’i kërkoj dorëheqjen edhe Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007, kur Partia Demokratike humbi disa nga qytetet e mëdha të vendit. Një gjë të tillë e kam bërë hapur, në faqet e shtypit shqiptar.
    Më falni nëse u zgjata pak si tepër për jetën time, por e quajta të domosdoshme t’u paraqitesha me hollësi pasi doja të më njihnit mirë kush jam. Ndaj ju drejtohem dhe ju them se tani, me letrën drejtuar zotit Basha, keni gabuar. Dhe kjo për arsyet që do t’i rendis më poshtë:
    A nuk do të ishte më mirë që një thirrje të tillë t’ia drejtonit zotit Rama? Kjo për faktin se ai ka tre legjislatura që sundon mbi Tiranën dhe qytetarët janë lodhur tashmë me sundimin e tij autokrat. Ejani dhe shikoni se në ç’gjendje e ka katandisur kryeqytetin ky kryebashkiak i dështuar. A e dini se ne, në kryeqytetin tonë, nuk ngopemi dot me frymë, pasi kudo jemi të rrethuar me beton, se rrugët janë në gjendje mjerane, se fondet e bashkisë nuk dihen se ku kanë përfunduar, se bizneset po shuhen për shkak të politikës diskriminuese të taksave të bashkisë. Përjashtim këtu bëjnë ato biznese që janë të lidhura me fije të padukshme më kryebashkiakun.
    A e dini, zoti Kadare, se në personin e Edi Ramës nuk shohim socialistin e vërtetë me tipare europiane. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me socialistët e vërtetë. Unë nuk jam socialist, por do të doja të kisha në krye të një partie opozitare një njeri me karakteristika të theksuara qytetarie dhe patriotizmi. Këto i mungojnë “heroit tonë”. Ai e nisi karrierën e tij politike në fillimet e vitit 1991, si një ultra i djathtë që kërkonte ekzekutimin e të gjithë ish komunistëve, papritur dhe pakujtuar na shndërrohet në një ultra të majtë që me manovrimet e tij dinake arrin të rrëmbejë frenat e Partisë Socialiste. E keni lexuar, besoj, biografinë e Benito Musolinit? Edhe ai, si Edi ynë, nga një aktivist i shquar i Partisë Socialiste italiane, u shndërrua në kryetar të Partisë Fashiste që i shpalli luftë të hapur gjithë socialistëve të botës duke u lidhur me kolegun e tij të Gjermanisë, Adolf Hitlerin. Një veprim të tillë mund ta bëjnë vetëm tipat me tipare të theksuara anarshiste dhe revanshiste.
    Ju thoni që këtë tip ta bëjmë përsëri kryetar bashkie dhe ndoshta pas dy vjetësh edhe kryetar qeverie. Zoti na ruajtë nga një gjë e tillë! A e dini se qysh nga viti 2005, kur ai hipi në fronin e socialistëve, Shqipëria nuk po gjen qetësi? A e dini se ishte ai që, me gjithë thirrjet e herë pas herëshme të autoriteteve ndërkombëtare për ta ndaluar, përgatiti 21 janarin 2011, ku u vranë katër vetë, për të cilët ende nuk dihet se kush i vrau?
    Sa për zotin Basha, besoj se e keni ndjekur fushatën e tij elektorale. Ishte modeli më i mirë i një fushate me të vërtetë europiane. Është njeriu i së ardhmes së vendit.
    Thirrjen tuaj ju thoni se e bëni për interesat e larta të vendit dhe e quani dorëheqjen e zotit Basha një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar. Unë nuk mund të jem dakord në këtë pikë me ju. Do ta quaja kapitullim para një të keqeje më të madhe një veprim të tillë dhe t’i dorëzohesh një të keqeje për hir të një ndjenje emancipimi është që të biesh me këmbët e tua në batakun e krijuar nga ata që nuk njohin asnjë normë kombëtare.
    Në rast se do të pranonim një gjë të tillë atëherë do të pranonim “turpin e përbashkët” (siç shkruani juve), në vend të “nderit të përbashkët”.


    Me respekt!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #137
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kadare edhe njehere e tregoi veten, qe eshte nje njeri meskin, qe nuk i behet vone per askend, pervec vetes se tij. Mesazhi i letres se Kadarese, eshte tjeter nga ai qe percjell ne leter. Ne leter ai mundohet te thote: "Eshte fisnike te terhiqesh nga gara per hir te interesave kombetare", por nenteksti i letres eshte:

    "Per aq kohe sa Shqiperia do te jete ne krize, shanset e mia per te fituar nje Nobel para se te vdes jane zero."

    Kjo leter, eshte turp per Kadarene pasi ai me kete leter po shkel me kembe dinjitetin e inteligjencen shqiptare, po shkel me kembe ate me te shenjten ne nje demokraci: voten e lire te qytetareve te Tiranes!

    Ne vend qe te dali para gjithe televizioneve, e te japi te njejtin mesazh qe po jep gjithe bota e qyteteruar me ata ambasadoret ne Tirane: Jo dhune, respektoni ligjin e institucionet! Kadare zgjedh "ti hapi rrugen budallait te Tiranes" dhe i drejtohet kundershtarit te tij, qe edhe ky t'i hapi rrugen budallait, ne menyre qe Tirana dhe mbare Shqiperia te jetojne me kete budalla edhe per vite te tera. Nuk e shqeteson aspak Kadarene, ai jeton ne Paris, e rendesishme eshte qe IMAZHI i Shqiperise te jete ne paqe, qe planet e tij per Nobel te shkojne perpara.

    Eshte nje nga gjerat me te uleta qe kam lexuar ndonjehere jo vetem per kerkesen e mesazhin qe percjell, por edhe per motivet personale te njeriut qe i ben keto kerkesa. Vota e shqiptareve, demokracia shqiptare, nuk paska aq vlere sa Nobeli i Kadarese!!!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-05-2011 më 01:34

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    I lumte zotit Reshat Kripa..'
    nje Lab i vertete..

    oj.. kapitulloni thote kadareja..
    peruluni shtazes edvin..

    ska turp..

    me bindje e them se kadare ka qene ne lidhje te perditshme me banden qe organizoj masakren e 21 janarit..

    e kjo nuk eshte lajthitje por pjesmarrje ne krim..

    pra u zgjerua dituria jone per 21 janarin..
    nuk ka qene vetem topi e ina rama ne valle..
    nuk ka qen vetem qose e ndoj isa mustaf.. e erion albin kurto veli..
    jo vetem perleka me tak kodosh tom dosh e prec zog ramiz ali..nexhmije e fatmir toc.. e ruc gjinush paskal shalso mim..
    ka qen dhe kadare ne shtab te 21 janarit..

    ka per te dale kjo.. jam i bindur..

    faqe ziu ..

  9. #139
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Albo, me vjen vertet keq qe ti e interpreton ne ket menyr letren e Kadarese drejtuar Bashes.
    C'hyn Nobeli ktu o Albo...?
    Po Kadare nuk i dha urdher Bashes, se nuk e ka ket fuqi, por foli si plak i urt......


    "Kembanat bien per ato qe kan veshe...."
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Perveç se i urte une do thoja i rrjedhur , urtesine e tregon vota e popullit , s'ka mbetur nje hipokrit qe preferon parisin te tregoje se çfare eshte me e mire per Tiranen . Vota e njerezve qe jetojne me hallet e perditshme ne Tirane e thote se ke duan ne krye te bashkise .

    Sa per te thene idiotesira Kadareja me mire te mos kishte thene asgje .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 22-05-2011 më 02:35
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

Faqja 14 prej 46 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •