-
Mos e thinjni mallin....!
S'kam asgjė mė shumė........!
Si tė gjithė frymė marr dhe unė,
Shikoj diellin,kur lind nė mėngjes.
E shtyj ditėn diku nė njė punė,
Tė marr rrogėn,pesmeditshin pres.
Si tė gjithė bukė ha dhe unė,
Tė pi kupa dėshirėn s'e fsheh.
M'a do qejfi tė pushoj tė shtunė
Edhe zemra pėr dikė mė rreh.
Si tė gjithė,gjumin dua natėn
Endrra malli tė shoh kam dėshirė.
Ti them vetes :Po tė tjerėt ē'patėn?!
Pse nuk dinė tė jetojnė tė lirė.
Si tė gjithė jam njeri prej mishi,
Flas,dėgjoj dhe shikoj dynianė.
Po ju pyes
otėn kush e prishi?!
Kush fėmijės ja vrau babanė?!
Si tė gjithė,pra asgjė mė shumė
Nuk kam unė e s'dalloj nga ty.
Vetėm vargjet mė rrjedhin si lumė
Aty jap dhe marr dashuri.
Unė u'a thashė qė tė gjithė ta dini,
Sikur bota tė ishte si unė.
Verė me kana pėr ditė do tė pini
Dhe poetė do kishte mė shumė....!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga riza2008 : 05-05-2011 mė 03:34
-
-
Ti je si te gjithe ne ,por neve na mungon nje pjese e ytja,shpirti poetik ! Te falenderoj qe e ndane me ne kete dhunti
-
-
Mos e thinjni mallin....!
S'kam ē'ti them vetes.....?!
Pse kthehem pėrsėri tek kėto udhė,
Tek kėto gjerdhe e kėto pragje?!
Kthehem me njė mėndje tėrė muzė
Dhe ēdo gur e skalit nė vargje.
S'kam ē'ti them vetes,s'mė dėgjon
Arratiset nė koriet e malet e thepisura.
Ēdo qelizė si tingull kitare kėndon,
Pėr manin,bajamen e arat e vidhisura.
Meqėnse jam larg, ėndrrat mė shpien ēdo natė
Burimet etjen m'a shuajnė pa ndrojtje.
Ndihmė mė kėrkon pjergulla e thatė
Dhe dallandyshet mė duan pėr mbrojtje.
Ēdo gjė mė do dhe e dua nga ajo anė
Njė manushaqe,,njė gjethe lofate.
Njė thėllėzė,njė bilbil dhe njė zanė
Tė gjitha mė vinė nė ėndėrr, pas mesnate........!
Respekte Foleja ju uroj shėndet e mbarėsi nė jetė.....
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Me heshtjen shpesh jam dashuruar.....!
Me heshtjen shpesh jam dashuruar,
Si njė manjak pa terezi.
Tė dy pa gojė,mirkuptuar
Tė dy braktisur nė qeli.
Ajo mė do dhe unė e dua
Mbėshtetur fort nė agoni.
Dashnoria heshtje mė puth mua
Dhe flak e prush mė ndes nė gji.
Si kėngė e kobshme,pulson zemra
Tė enjtur sytė nga terri i zi.
Nė varre,heshtja futet brėnda
Aty tė gjallė jetojmė tė dy.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Troket nė mėndje ēast' i bukur.........
Shikimi rreze e llastuar
Mė pėrkėdhel nė buz' e sy.
Mė ngjall kujtimin e harruar,
Njė ēast i shkuar nė rini.
Troket nė mėndje ēast' i bukur,
Me lule mali plot aromė.
Mbi shpirtin tim ulet si flutur
Dhe pėrkėdhelet si njė zonjė.
Nė gishta flokėt kokolepsur,
Shikimi rreze e llastuar.
Si pjergull trupit tim je pleksur
Aty bistakėt ke lėshuar.
Kujtimet libėr i pa shkruar,
Nė ėndrra treten dalngadalė.
Ky malli zjarrtė nė koh' tė shkuar,
Si fllad pranvere mė puth nė ballė.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
U lodh dhe pritja......!
Ju e prisnit kėtė varg,
Ju e prisnit shpėtimtarin.
Kėtė zė qė vjen nga larg
Qė nė shpirt t'u sjell' beharin.
Prit e prit u lodh dhe pritja
S'dihet rrugėn nga ka humbur.
Bashk' me pritjen vdiq mėrzitja
Edhe lumi u bė trumbull.
Shpėtimtari,mėkatari,
S'quhet dhe s'ėshtė mė i tillė.
Nga do shkon ndes vatra zjarri
Edhe diellin e ka ngrirė.
Shpitin e ka mbush me bomba
Dhe i zbraz si fishekzjarre.
As nė varg nuk tė lė nojma
Dhe tė gjallė tė ēon nė varre.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Ti nuk e di se ē'far ndjej unė....?!
Ti mė shikoje drejt nė sy,
Si ndonjė grabitqare.
Dhe thoshje: Ē'ėshtė njė matuf ky,
S'ja ka haberin fare....!
Hyrje,dilje brėnda meje,
Si nė shtėpinė tėnde.
Tė gjitha portat i shpėrtheje
Trazirė mė sjell nė mėndje.
Por ti s'e di se ēfar ndjej unė,
Kur syt' mi eklipson.
Mė vjen njė ndjenjė si njė lumė
Dhe mė pėrplas mbi hon.
Se kur shikimet ngul mbi gjinj
Tėrthorazi dhe drejtė
I tėri shkrihem si qiri
Dhe ty tė pėrpij krejtė......!
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Tė dashur miq,lexues,krijues, dashamirės tė letėrsisė sot sa po mora nė dorė vėllimin e ri poetik (Njėkohėsisht dhe vėllimi i pestė qė unė botoj) i titulluar : "Dashuroj me mallin tėnd" botim i shtėpisė botuese "ALMERA" .Ky vėllim ėshtė pėrzgjedhur dhe redaktuar nga poeti i mirnjohur Arben Duka.Shpresoj qė lexuesi tė ngelet i kėnaqur nga kjo krijimtari...
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Po kush je ti........?!
Papritur ti m'a ndale rrugėn,
Si vagabond a cub prej mali.
Me dhunė m'a coptove buzėn
Atė tė mirė qė kish puth' djali.
Ti i pa binduri i kohės,
Ti i pa mėndi nė ēmėndi.
Furtunėn vet' ja shtove llohės
Dhe dashurisė..tradhėti...
Po kush je ti me sy tėrbuar?!
O manjak i dalur mode.
Pėr dashuri jam lauruar
Dhe dashurisė i kam vėnė kode.
Dikush mendon edhe pėr mua,
Por jo si ty qė nuk ke mėnd.
Atė me vdekje do ta dua
Pėr ty dhe sytė i nxjerr nė vėnd....
-
-
Mos e thinjni mallin....!
S'di pse me tė keqen shpesh takohem......!
S'di pse me tė keqen shpesh takohem,
Nuk e dua ,por mė del nė shteg.
Herė si engjėll,herė si xhind largohem,
Por si hije nga prapa mė ndjek.
Herė si lumė i turbullt e i fryrė,
Herė si drizė e tharė tek njė gardh.
Herė si gjė e nxirė nė fytyrė,
Herė si lule vyshkur nė livadh.
Herė si kalė i ēalė nga njė gozhdė
Herė si natė pa hėnė,sterrė, pus.
Herė si vagabondi nė njė llozhė
Herė si fjalė e ngrirė pėrmbi buzė.
S'di pse me tė keqen shpesh takohem
Ndoshta dhe kjo mė ka rėnė nė pjesė.
Nga e mira si njė xham thėrmohem
Sa e prek dhe pa pritur vdesė.....!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt