Close
Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 202
  1. #121
    Sa po me dhimbset presindenti, ia paskan njollosur biografine! Pupupuuuu....
    Kam nje kujtese te keqe une, si per dreq e kujtoj mire kur per te votuar presidentin qe eshte sot, ne Parlament ne ate kohe quorumi ishte 3/5, dhe Rama iu kishte dhene urdher ushtareve te tij qe te braktisnin Parlamentin qe te mos votonin Topin. Ata socialiste qe e votuan, i perjashtoi vete Rama sepse kishin tradhetuar idealin e partise.
    Si nuk paska qofte nje grimce moral ne politike!!!

    "Kur lodhem, pushoj ne mes te pushimit" -copyright Bamir Topi.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga ASrock4u2 Lexo Postimin

    Mero Baze

    Si qytetar dhe gazetar qė e njoh qytetarin dhe politikanin Bamir Topi, as qė dua tė diskutoj fare cilėsinė e votės sė tij. Duke qenė njė pinjoll i sė djathtės kryeqytetase...
    Gazeta SOT
    E Enjte, 12-11-2009, 06:36pm (GMT)

    A do tė kėrkojė falje Presidenti Topi ditėn e pėrkujtimit tė viktimave tė terrorit komunist tė nėntorit 1944 nė Tiranė

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Presidenti Topi, pėr t’ i vendosur njė “gjethe fiku” mbi lakuriqėsinė e faktit qė ai ėshtė vėnė totalisht nė shėrbim tė djemve tė ish-bllokut tė udhėheqjes komuniste, ditėn e hėnė, do tė organizojė njė ceremoni pėrkujtimore pėr viktimat e terrorit komunist nė qytetin e Tiranės, nė nėntor 1944, nė kohėn qė forcat komuniste hynė nė qytet. Nė kėtė ceremoni, qė mbahet nė 65-vjetorin e kėsaj ngjarjeje, Presidenti Topi sigurisht qė do tė flasė me njė patetikė false nė nderim tė kėtyre viktimave. Por ajo qė duan tė dinė familjarėt e viktimave dhe gjithė shqiptarėt ėshtė e vėrteta e kėsaj ngjarjeje misterioze. Kjo ngjarje ka shumė aspekte enigmatike. Viktimat e terrorit komunist nė Tiranė nė nėntor 1944, shumica e tė cilėve qenė intelektualė, me shkolla perėndimore, e dinin mirė se ēfarė ishte komunizmi dhe terrori i tij, dhe e dinin se ēfarė i priste kur komunistėt tė hynin nė qytet. Komunistėt e kishin treguar tashmė veten me terrorin qė kishin ushtruar deri mė atėherė.
    Tė gjithė ata qė u vranė nga komunistėt nė Tiranė, nė nėntor 1944 e kishin ndarė mendjen qė tė largoheshin nga Shqipėria. Dilema e tyre ishte vetėm mėnyra se si do ta realizonin kėtė gjė. Se nė atė kohė njė udhėtim i tillė kishte rreziqe tė mėdha. Komunistėt nuk donin qė kėta njerėz tė largoheshin, se donin t’ i asgjėsonin e t’ a mbyllnin llogarinė njė herė e mirė me ta. Pėr kėtė arsye komunistėt sajuan njė kurth. Nė Tiranė u hap fjala se me t’ u larguar gjermanėt nga qyteti, do tė vinin disa aeroplanė tė Kryqit tė Kuq tė cilėt do tė merrnin persona tė pėrzgjedhur, sipas njė liste qė do tė bėhej nga Kryqi i kuq Shqiptar. Pėr t’ i bėrė gjėrat tė besueshme, njė punonjės i Kryqit tė Kuq Shqiptar, Myrteza Topi, babai i Bamir Topit, filloi tė hartonte njė listė me emra. Njerėzit e interesuar paguanin flori qė emri i tyre tė shėnohej nė atė listė. Myrteza Topi ishte njeriu i pėrshtatshėm pėr ta bėrė kėtė gjė. Nė njė intervistė qė vėllai i presidentit, Flamur Topi dha nė gazetėn “Panorama”, nė 23 korrik 2007, pra pak pas zgjedhjes sė Bamir Topit president, thuhet:
    “Dyqani “Flora”, ku Enver Hoxha kishte njė nga bazat mė tė rėndėsishme tė luftės, ka qenė pronė e hershme e familjes tonė dhe pėr arsye ekonomike tė parėt e kanė shitur. Por vazhduan tė kishin nė pronėsi disa dyqane tė tjerė rrotull. Familjet tona e kanė ndihmuar disa herė Enverin… Familja jonė dhe tė tjerė tregtarė rrotull e ruajtėn me besnikėri Enver Hoxhėn gjatė kohės sė luftės, dhe pėr kėtė shkak kur ai u largua nga Tirana, u dėrgoi tė gjithėve nga njė foto tė tijėn, me uniformė ushtarake me dedikim nė shenjė mirėnjohjeje. Kjo foto deri vonė ėshtė mbajtur nė familjen tonė, pastaj nuk e di nga humbi (ndoshta ėshtė nė presidencė- K.Myftaraj). Pėr shkak tė kėsaj njohjeje dhe besnikėrie qė kishte treguar ndaj Hoxhės, im atė nė vitet e para tė ēlirimit ka punuar si spiker i anglishtes nė Radio-Tirana”. (Gazeta “Panorama”, 23 korrik 2007, f. 3)
    Kur forcat komuniste po avanconin nė qytetin e Tiranės, skuadrat partizane tė terrorit, filluan tė eliminojnė kėta njerėz. Por edhe kėtu ka njė enigmė. Asnjė nga kėta njerėz, kur patrullat partizane u shkuan tek dera e shtėpisė, apo tek Hotel “Bristol” nė qendėr tė Tiranės, ku u bėnė vrasje masive dhe kufomat u hodhėn nė bodrumet e tij, nuk u largua, edhe pse kishin mundėsi tė largoheshin, duke ikur nga dyert e pasme tė shtėpive (apo avllitė) dhe hotelit. Kjo ndodhte se patrullat partizane shoqėroheshin nga Myrteza Topi, i cili me listėn nė dorė komunikonte me familjarėt qė hapnin derėn e shtėpisė, apo me punonjėsit e hotelit. Myrteza Topi u thoshte se kishin ardhur pėr personin qė e kishte emrin nė listėn e atyre qė do tė udhėtonin me avionin e kryqit tė kuq. Por shtonte, babai i presidentit tė sotėm, personi duhet tė lėshonte njė deklaratė tė cilėn do t’ ua dorėzonte partizanėve tė patrullės, se po ikte nga Shqipėria me dėshirėn e tij, dhe jo i detyruar nga qeveria e re partizane. Sigurisht qė tė gjithė personat nė fjalė qenė gati ta nėnshkruanin kėtė deklaratė, nėse ishte si kusht pėr t’ u larguar nga vendi. Por kur dilnin tek hyrja, patrulla partizane i ēonte pak metra mė tej dhe atje i pushkatonte.
    Pėr kėto shėrbime speciale qė bėri Myrteza Topi, emri i tij nuk do tė figuronte nė listėn e tregtarėve tė cilėt u ngarkuan nga regjimi komunist me tatimin e jashtėzakonshėm mbi fitimet gjatė luftės. E pra, sipas pasurisė qė thotė vėllai i presidentit se kishte familja e tij, duhej tė ishte tatuar patjetėr nė kėtė mėnyrė. Arrestimi i babait tė Bamir Topit, disa vite mė vonė, nė 1951, ka lidhje pikėrisht me rolin e Myrteza Topit nė terrorin e nėntorit 1944. Flamur Topi thotė mė tutje nė intervistėn e vet:
    “Kjo lloj miqėsie (me Enver Hoxhėn- K.Myftaraj) vazhdoi derisa u arrestua babai. Arrestimi i tij u bė nga sigurimi i shtetit, pasi e kapėn duke thyer tri monedha floriri. Ishin vitet e para tė ēlirimit dhe familja jonė njėlloj si tė tjerat kishim probleme ekonomike. Babait tonė iu desh tė vuante 6 muaj burg nėn tortura, derisa sigurimi i mori tė gjithė floririn. Nė fakt, ai tregon se ata i kėrkonin mė tepėr flori sesa ai kishte realisht. Me siguri arrestimi i tim ati ka shkuar nė vesh tė Enver Hoxhės, i cili ka mbajtur qėndrim jo tė keq. Kjo u duk nė faktin se mė pas ne nuk patėm mė probleme, me pėrjashtim tė ndonjė rasti tė vogėl. Ndėrsa burgosja e tim ati u konsiderua si burgosje ordinere dhe nuk na u pėrmend asnjėherė, por pasoja patėm… Gjithsesi mė vonė tė gjitha u shpėrblyen me dėrgimin e Bamirit pėr specializim nė Itali. Shteti komunist duhej tė korrigjonte ato gabime qė kishte bėrė padrejtėsisht te ne”. (Gazeta “Panorama”, 23 korrik 2007, f. 3)
    Nga kėto fjalė tė Flamur Topit ngrihen disa enigma. Pse Sigurimi i Shtetit i kėrkonte Myrteza Topit mė tepėr flori se ē’ kishte, siē thotė Flamur Topi mė lart? Pėr cilin flori ishte fjala kėtu? Sigurisht jo pėr floririn qė kishte Myrteza Topi para nėntorit tė vitit 1944, se atė regjimi komunist duhej t’ ia kishte marrė, nė kohėn qė ua mori tregtarėve tė tjerė, pra fill pas ardhjes sė regjimit komunist nė fuqi. Atėherė del se tashmė Sigurimi i Shtetit po i kėrkonte Myrteza Topit floririn qė kishte mbledhur nga viktimat e terrorit komunist tė nėntorit 1944. Fjalėt qė pėshpėriteshin gjithmonė e mė tepėr se Myrteza Topi siguroi mė shumė flori nė nėntor 1944, se ē’ kishte pasur mė parė familja e tij, e bėnė Sigurimin e Shtetit qė ta arrestonte dhe ta torturonte pėr t’ ia nxjerrė edhe kėtė flori. Flamur Topi pohon se edhe kėtė herė i ati shpėtoi falė ndėrhyrjes sė Enver Hoxhės. Kjo ndodhi pėr shkak tė misionit special qė Myrteza Topi kishte kryer nė nėntor 1944.
    Flamur Topi thotė nė intervistėn e vet: “Pak vite para ndryshimeve politike nė ’90, Bamiri shkoi nė Itali pėr specializim dyvjeēar. Mendoj se ky specializim i ka bėrė mirė. Nė fakt, shteti komunist na e kishte borxh kėtė gjė”. (Gazeta “Panorama”, 23 korrik 2007, f. 2)
    Regjimi komunist me tė vėrtetė i kishte njė borxh tė madh Myrteza Topit dhe ky borxh ishte aq i madh, sa Edi Rama, megjithėse deklaroi se nuk do ta pranonte zgjedhjen e Bamir Topit president pėr shkak se ai kishte blerė votat e deputetėve socialistė, pak mė vonė e pranoi atė, duke e quajtur garant tė Kushtetutės.
    A do t’ u kėrkojė falje Bamir Topi familjarėve tė viktimave tė terrorit komunist nė Tiranė, nė nėntor 1944, pėr rolin qė pati atje babai i tij, Myrteza Topi? Nuk e besoj. Sigurisht qė Bamir Topi do tė gjejė ndonjė tė vetėshpallur ish-tė persekutuar politik, i cili ka krijuar njė shoqatė me tė cilėn pretendon se pėrfaqėson dhe mbron interesat e kėsaj shtrese, por qė ende nuk ka paraqitur publikisht njė vendim gjyqėsor qė tė tregojė se ka qenė dėnuar politikisht nė kohėn e diktaturės komuniste. Sigurisht qė ky ėshtė lloji i pseudo-ish-tė persekutuarve politikė qė pėlqen ambasadori amerikan nė Tiranė, i cili pritet tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni, se edhe ai ka nevojė pėr njė “gjethe fiku”, si Presidenti Topi.

  3. #123
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    po as 20 vjet nuk paskan qene te mjaftueshem per shqiptaret per te bere nje pale votime per se mbari??? 20 vjet.
    sikur te jemi ne afrike e jo ne europe. barcalete jemi bere. as konceptin elementar qe "vota eshte e fshehte", nuk arrijme ta respektojme. TURP!
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #124
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Xfile,

    vota e ēdo qytetari ėshtė dhe duhet tė jetė e fshehtė, siē pėrcaktohet nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal i Republikės sė Shqipėrisė. Ku duan te dalin qe duan te demaskojne dhe presidentin ? Edhe nese kishte votuar per ps jane ndesh ligjit. Po i tregojne botes 'demokracine' e vertete. E ja e morem vesht ? Edhe ? Cudia me e madhe 3 dite zgjat atje. Pune e madhe. Atje kane dal horlliqe me te medha, e vrasje e krime, dhe cndodh? Hic asgje - 3 dite zgjat. Harrohen.

    luajne me popullin disa te ashtequajtur politikane. Dhe me e forta, behet bum ne lokale dhe kudo keto muhabete. U japin popullit material, per te kaluar kohen.

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    LOL,
    ne nje fare menyre po pranoni se te votosh per ramen eshte njollosje ,
    dhe une ashtu mendoj.

    seriozisht tani, askush nuk njollosi askend, thjesht u paraqit nje fakt. Vete e pati fajin topi qe nuk votoi siē duhej.
    Thoni tani qe fajin e ka berisha se ia hodhi voten topit ne kutine e gabuar.

    O PINK, une njoh shume tironca den baba den qe jane demokrat te flakte, dhe shume prej tyre mbeshtetes te topit, por kjo qe beri topi quhet tradheti keshtu qe edhe ate mbeshtetje qe kishte topi prej demokrateve e ka humbur me kete fakt.
    Kuptohet qe nuk ishte ndonje e papritur duke patur parasysh reagimet e 21 janarit.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Plasen nga inati pd-et pse te votoje presidenti per ps. Ka arsyet e veta o njerez. Mund dhe te jete zhgenjyer per arsye qe vetem ai i di. Direkt ne sulm hidheni! Diktature e gjalle jeni! Nuk pranoni qe njerezit te ndryshojne bindje.

    Sipas teje smth etike eshte ti qendrosh besnike dickaje dhe atehere kur mund te jete e demshme per ty?
    Feelings change - memories don't.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk e kuptoj pse akuzoni per mosrespektim te votes se fshehte,
    topi eshte person publik dhe iu filmua votimi.
    U vendos qe te numerohen dhe votat e hedhura gabim.

    Tani kemi dy fakte: Topi votoi ne kutine e gabuar. Ne kutine e gabuar ishte vetem nje vote e hedhur per ramen.
    1+1=2

    Tani nese mendon se numerimi i votave te hedhura gabim u be enkas per te zbuluar voten e topit... kurre mos thuaj kurre por eshte goxha jo probabel.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Vota e Topit tregoi se ai ishte garanti i grushtit tė shtetit




    Presidenti tregoi se gjatė gjithė kohės nuk ka qenė “Top”, por njė numėror topi i Edi Ramės

    Tashmė nė dritėn e diellit pėr tė gjithė shqiptarėt ėshtė lexuar nė mėnyrėn mė transparente qė vota e presidentit Topi nė kutinė 1968 tė njėsisė 9, ishte pėr Edi Ramėn. Kjo nuk ėshtė e vetmja tradhti nė kėto zgjedhje, por ėshtė mė e larta, mė e egra, mė e turpshmja. Por, ka njė tė mirė tė madhe, qė atė sekretencėn e qėndrimeve tė Bamir Topit, tė fshehur pas institucioneve tė varėsisė, PS-sė dhe ndonjė bande vagabondėsh nė vende tė tjera e zbėrtheu pėrfundimisht. Ky njeri, natėn dhe ditėn, nė orėt e punės sė tij si president i republikės, ka punuar, menduar, luftuar, investuar pėr sjelljen nė pushtet nė mėnyrė tė paligjshme tė Edi Ramės. Vota qė ai ka hedhur pėr Ramėn ėshtė brenda ligjit, por ėshtė brenda turpit mė tė madh tė njė njeriu qė u lėpi pėr vite tė tėra nė Partinė Demokratike, gėnjeu dhe mashtroi shokėt, miqtė dhe votoi pėr njeriun qė i vė flakėn Shqipėrisė. Me kėtė rast, ai e amniston Edi Ramėn, i cili ėshtė njė rast klinik, personalisht dhe politikisht. Edi Rama vjen nga palca e krimit komunist. Mbi tė u investua njė teatėr i madh, pėr ta paraqitur modelisto-anarkist, demek tė larė e tė lyer nga Perėndimi, po kurrė ndonjėherė PS-ja nuk pati dhe nuk ka lojtarė mė tė zi e tė dalė nga themeli i stalinizmit.
    Por pavarėsisht nga tė gjitha kėto, ai ėshtė kryetar i opozitės dhe me atė parti qė pranon pėr kryetar ēdo njeri qė sjell kartėn e rrėnimit tė Shqipėrisė, ai mund tė sillet dhe mund tė veprojė si ta gjykojė ai. Por ti o zoti president, qė mendove pėr tė futur nėpėr burgje pėr agjitacion e propagandė nė pluralizėm, njerėzit mė tė devotshėm tė luftės pėr demokraci, njerėzit mė tė sinqertė dhe pa kurrfarė pėrfitimesh, ty more ditėzi ku tė ēon mushka? Ti kujton se do tė strehohesh nė vilėn pėr tė cilėn s’ke paguar as njė gjethe ulliri. Ti kujton se do t’i fshihesh syrit tė sė drejtės dhe tė sė vėrtetės. Ti kujton se mund ta kalosh e anashkalosh e tė tallesh me atė luftė opozitare tė tmerrshme qė ka bėrė Partia Demokratike nė ’97-n, pėr 8 vjet... Ti kujton se mund ta shkelėsh gjakun e Azemit dhe tė dėshmorėve tė tjerė tė demokracisė, ti kujton se do t’i zėvendėsosh ata me viktimat e qarqeve mė tė zeza antishqiptare, qė stimulojnė rrėnimin e shtetit shqiptar…
    Por ja ku ta dha e drejta e atyre qė tradhtove, ja ku ta bėri gjyqin transparenca e ligjit dhe sigurisht ėshtė edhe dora e Zotit, pėr tė ta shkruar nė mėnyrė tė pashlyeshme veprėn tėnde tė pėshtirė dhe tė turpshme…
    Ti qė gjysmėn e jetės e ke nėpėr dreka e darka, e ke parė se si tė janė larguar miqtė e ditėve tė para dhe tė ėshtė dashur tė shpikėsh miq tė rinj, por me njė standard pėr tė qarė hallin, vetėm nga ata qė e pranojnė tradhtinė tėnde. Ty t’u demaskua pėrfundimisht gjuha e Ezopit dhe tė ka dalė nė fytyrė, ty dhe klanzhganit tėnd!
    Askujt nė Shqipėri nuk i ka ndodhur kjo qė tė ndodhi ty. Ndėshkim i pėrnjėhershėm, brenda kohės sė mandatit. Tani ti je simboli dhe shembulli mė klasik i mosmirėnjohjes, i grushtit tė shtetit, i hipokrizisė dhe i pabesisė ndaj atyre qė tė rritėn e tė mandatuan nė atė post. Kėshtu qė nuk mund ta ngopėsh dot urinė tėnde tradhtare me pėrgjimet e telefonave, me videot dhe me turpe tė tjera tė Sigurimit tė Shtetit. Sepse praktikė e tyre ishte dhe ėshtė spiunimi dhe tradhtia.
    Por nė ditėt qė do tė vijnė, orėt e jetės tėnde do tė jenė mė tė gjata, mė tė dhimbshme, mė tė lodhshme, mė tė turpshme… Ti i vure njė damkė jo vetėm karrierės dhe jetės tėnde, por gjithkujt qė ėshtė i lidhur me ty. Shqipja ėshtė me shumė pasuri leksikore dhe me thėnė tė drejtėn, pėr shkak tė zanatit nuk na mungojnė qė tė tė etiketojmė, por jemi nė ēastet e para tė zbulimit tė krimit dhe gjėja e parė qė provojmė ėshtė tė pasurit ndot.
    Edhe kėta tė huajt nuk do tė mund t’i gėnjesh mė, t’i mashtrosh, t’i thėrrasėsh, tė bisedosh me ta dhe t’i raportosh Edi Ramės. Nė fakt analiza tė shtyn shumė thellė. Pyetjes pse ti more rrugėn e tradhtisė dhe tė turpit, nuk mund t’i pėrgjigjesh thjesht “ēėshtje karakteri”. Kjo ėshtė njė histori e gjatė, e vjetėr, e thellė dhe do tė botohet zotėri, herėt a vonė...si krimet e Hoxhės, qė po dalin ditė pas dite. Mos kujto se duke dalė nė televizor, me atė staf eunukėsh qė ke do t’ia hedhėsh mė ndokujt. Ka shumė socialistė qė s’e votuan Edi Ramėn. Lulzim Basha ka marrė mbi 50 mijė vota mė shumė krahasuar me paraardhėsin, por ti zgjodhe Edi Ramėn. Me tėrė hukubetet e tij.
    Eh, nuk mbaron mllefi kundėr kėtij turpi. Tashmė s’mund tė gėnjesh mė njeri se ti na qenkėsh me tė djathtėn, gjasme qytetare. Ti or zotėri paske qenė, je dhe do tė jesh veē me palcėn dhe zezonėn qė quhet Edi Rama…bile ti je vartės i tij.

    20-05-2011 / Nga Fahri Balliu

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    e ke gabim mia@, ne te PD nuk plasem aspak, perkundrazi nese e ke vene re jemi shume entuziast qe me ne fund doli hapur mbeshtetja e topit per ramen, jo se nuk dihej.
    Me duket se ata qe po plasin jane pala tjeter

  9. #129
    Akoma i genjen mendja njerezit qe kemi privatesi, dhe hidhen e perdridhen se na qenka bere publike vota e atij qe fle gjume ne Presidencen qe ia dha "qofte te daja" Saliu, dhe Rama perjashtoi deputetet e tij qe e votuan Topin per president.

    Per nje cope vote te filloni te na beni moral, kur vete keta nuk kane moral! Me te thene mendja se cfare u be!

    Sa per Topin, po citoi dicka; sic thote edhe nje nga filozofet e mi te preferuar Seneka "Askush nuk e mban shume gjate masken"...

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Vota eshte e fshehte dhe pike!
    Sipas teje xfiles i bie qe personat publik te shkruajne dhe emrat e tyre ne fleten e votimit meqe jane persona publik?
    Feelings change - memories don't.

Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •