Samarxhiq: Serbia me bisedimet në Prishtinë e ka njohur Kosovën
Publikuar: Sot, më 15 maj 2011
Beograd, 15 maj – Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Sllobodan Samarxhiq, ka deklaruar sot se qeveria nuk do të duhej edhe më tutje të bindë qytetarët sesi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sepse me bisedimet ndërmjet delegacioneve të Beogradit e Prishtinës kjo është bërë definitivisht.
“Përfaqësuesi kryesor i Serbisë në këto bisedime e ka vizituar Prishtinën në cilësinë e përfaqësuesit zyrtar të shtetit të Serbisë në shtetin e Kosovës dhe kjo përfundimisht është dëshmuar duke u ulur në tavolinën nën flamurin e shqiptarëve të Kosovës dhe nën flamurin e Serbisë”, i ka thënë Samarxhiq agjencisë BETA.
Ai shkuarjen e delegacionit serb në Prishtinë për të vazhduar dialogun e nisur më 8 mars të këtij viti në Bruksel e ka vlerësuar si “edhe një akt në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”.
“Ashtu siç ka thënë përfaqësuesi amerikan në këto bisedime, Thomas Countryman, këto bisedime janë të përfaqësuesve të dy shteteve. përfaqësuesit tanë kanë ngulmuar që të tregojnë se nuk është kështu, dhe se fjala është vetëm për çështje teknike”, i ka thënë Samarxhiq BETA-s.
Ai ka vlerësuar se ky proces gjendet në “rrugë të gabuar pa kthim” dhe kësaj rruge i është hyrë që me miratimin e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së për fillimin e bisedimeve Beograd-Prishtinë për çështje jetësore të qytetarëve të Kosovës
Krijoni Kontakt