BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
kta te hashimit tash jan ne panik mos u a zeni per te madhe se jan jasht qitja e kombit
hashim thaqi thot simpatizantve te tij lahperave te PDK-s se dita me e gezuar kish qen dita kur nje minister serbo qetnik kish vizitu ndertesen e qeveris por skish mujt me dal ne qender te qytetit me shetit per ket hahim lahperi ish merzit por me gjith at gezim mat madh ky lahperi thot ska pas as per diten e pavarsis kurse lahperat e hashimit me pa durim presin nje vizit ne beograd te nena e tyre serbia
Beogradin nuk e interesojnë serbët që jetojnë në jug të Ibrit
Publikuar: Sot, më 13 maj 2011
Prishtinë, 13 maj – Udhëheqësi i ekipit negociator të Beogradit, Borisllav Stefanoviq ka treguar mosnjohje të konsiderueshme të skenës politike kosovare dhe kush çka paraqet në atë skenë, i ka thënë agjencisë Fonet zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq.
“Ai me rastin e vizitës së djeshme në Prishtinë ka dashur të shohë liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, por jo edhe përfaqësuesit legjitimë të serbëve në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Petroviq. Kjo, sipas fjalëve të tij, “dëshmoi edhe një herë se Beogradin nuk e interesojnë serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër”.
Ai ka thënë se Stefanoviqi nuk ka dashur as të dëgjojë se çka mendojnë për negociatat përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, të cilët besojnë e kjo vizitë nuk ka sjellë asgjë të rëndësishme.
Petroviqi, i cili është edhe ministër i Pushtetit Lokal dhe kryetar i Partisë Liberale të Pavarur, ka thënë se Stefanoviqi gjatë drekës në kafene është takuar me njerëz të partisë së tij, gjë që nuk meriton as të komentohet.
“Ne gjithsesi do të vazhdojmë të luftojmë për zgjidhjen e problemeve të përditshme të problemeve dhe për interesa të serbëve nga Kosova, kurse ndoshta edhe Beogradi një ditë do ta kuptojë se me kë duhet të bisedojë, nëse vërtetë dëshiron të kujdeset për serbët në Kosovë”, ka thënë Petroviq.
Ai ka shtuar se është disi e palogjikshme që të anashkalohen përfaqësuesit legjitimë të cilëve serbë iu kanë dhënë votat, vetëm për arsye se i takojnë partive tjera politike.
“A udhëheq Stefanoviqi politikë partiake, apo kujdeset për interesat e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka pyetur Petroviqi.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
....ai ka ardh mi pa bijt e vet keta kan dal kan protestu kunder babes tyre.....“Ai me rastin e vizitës së djeshme në Prishtinë ka dashur të shohë liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, por jo edhe përfaqësuesit legjitimë të serbëve në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Petroviq. Kjo, sipas fjalëve të tij, “dëshmoi edhe një herë se Beogradin nuk e interesojnë serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër
...Qe evladi sotit....
o albin pela 'tka ardh babi me t'pa ti si ke dal para.....tphuuuu bre po magari i keq qe ishe...
E PO KESHTU E DESHTI PLANI KESHTU I KA MESUE TADIQI E DAQIQI
JO QE ALBINIT SI KA DHIMT ZEMRA PER KET SHKA POR PLANET KAN QEN TE TILLA
MOS TE HARROIM SE NE KSHILLIN E SIGURIMIT MINISTRI I YN ENVER HOXHA U BALLAFAQUE ME SERBET E RUSET
NDERSA SERBVE NE NDIHM U DOLEN EDHE KRIMINELET E ALBINIT NE PRISHTIN
KJO ESHT VETFUNDOSJA QE PO KERKON BASHKIM KINSE ME SHQIPERIN
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Borko: Jam shastisurBesa Kalaja & Besiana Xharra | 14-05-2011 10:01 CET (E plotësuar) Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq është ndier i shastisur nga protestuesit e Vetëvendosjes, gjatë kohës sa po qëndronte brenda mureve të qeverisë, në ish-objektin e “Rilindjes”. Nga frika se protestuesit po futeshin brenda, Borko iu kishte lutur Zotit, që sa më parë të përfundojë kjo situatë dhe të fillojë takimi, me nikoqirët kosovarë. Kështu ka deklaruar një ditë pas vizitës në Kosovë, Borisllav Stefanoviq për gazetën “Zëri”.
Duke e ndier veten të relaksuar, ai pranon se nuk është ndier mirë, kur ka parë se vetura më të cilën po udhëtonte është gjuajtur me gurë nga një grup protestuesish. Por, jo të gjithë janë treguar të dhunshëm ndaj tij. Sipas tij, nikoqirëve si dhe BE-së, u ka ardhur shumë keq për atë që ka ndodhur.
“Vërtet ka pasur rrezik që dikush prej nesh të lëndohet pasi që makinën tonë e gjuanin me gurë. Por, unë në ato momente isha duke menduar se si do të përfundojë e gjithë kjo dhe si do shkojë shëndoshë e mirë në vendin e mbledhjes”, është shprehur Stefanoviq, duke shprehur megjithatë, optimizëm se dialogu i nisur Kosovë-Serbi do të bëjë një kthesë politike për të ardhmen e të dyja vendeve.
“Ne kemi vendosur një praktikë të re të bisedimeve të drejtpërdrejta, të cilat mund të mbahen në Prishtinë, jashtë Brukselit. Kjo mënyrë më lehtë eliminon barrierat që ekzistojnë dhe sigurisht që nuk ka shkelje të sovranitetit të Serbisë”, shtoi Stefanoviq.
Serbia, sipas tij, ka treguar se është një partner shumë konstruktiv për zgjidhjen e problemeve serioze.
“Negociatorët serbë nuk kanë për qëllim të provokojnë trazira, gaz lotsjellës, duke thyer e shkatërruar e duke u treguar para botës të dhunshëm. Të gjithë kanë mundësi të tregojnë mikpritje dhe mund të them se nikoqirëve tanë u erdhi shumë keq për atë që ndodhi. Edhe Bashkimi Evropian e ka dënuar atë që ndodhi”, shtoi Stefanoviq.
21 të lënduar
Pas protestës së “Vetëvendosjës”, që u mbajt kundër kryenegociatorit serb Borko Stefanoviq, i cili të enjtën qëndroi për vizitë në Kosovë, kanë vazhduar reagimet në Kosovë e Serbi. Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se së bashku me Prokurorinë ka iniciuar procedurën hetimore për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe dëmtim prone dhe është e angazhuar intensivisht në identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.
Në njoftim thuhet se prej rreth 400 personave sa kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë (ish-Rilindja) kundër vizitës së kryenegociatorit serb, 50-60 nga ta kanë qenë të dhunshëm dhe të njëjtit kanë përdorur mjete të forta, ngjyrë dhe gurë të cilat i kanë hedhur në drejtim të objektit të qeverisë dhe veturave zyrtare, me ç’rast në masë të konsiderueshme është shkaktuar dëmtim i pasurisë publike.
Si pasojë e këtyre veprimeve thuhet në njoftim, 15 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre tre janë lënduar rëndë (lëndime trupore si fraktura, plagë të hapura, ndrydhje etj) dhe janë nën kujdesin mjekësor.
Nga ana tjetër, sipas QKUK-së, gjashtë persona nga radhët e protestuesve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Policia për të parandaluar veprimet e tilla dhe pasojat nga këto veprime është dashur të përdorë gazin lotsjellës dhe ndërkohë ka arrestuar dy protestues, të cilët pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se veprime të tilla të dhunshme kanë vazhduar edhe para objektit të Qeverisë dhe Parlamentit dhe si rrjedhojë e veprimeve të tilla deri tani janë regjistruar këto dëme materiale: si pasojë e gjuajtjes me gurë dhe mjete të tjera të forta janë dëmtuar 18 vetura, një numër i xhamave të ndërtesës së Qeverisë janë thyer nga hedhja e mjeteve të forta dhe janë dëmtuar edhe disa pajisje policore (helmeta, mburoja etj).
Nuk ka tejkalim të autorizimeve nga Policia
E megjithëse është inicuar procedurë për fillimin e hetimeve ndaj protestuesve, në njoftimin e Policisë thuhet se nuk ka ndonjë indikacion të tejkalimit të autorizimeve policore nga reagimi i djeshëm policor në mbrojtje të jetës dhe të pronës së qytetarëve.
“Sidoqoftë, Policia e Kosovës është duke shqyrtuar të gjitha raportet policore rreth përdorimit të forcës së domosdoshme dhe proporcionale”, thuhet në njoftim.
Edhe në reagimin e KMLDNJ-së, thuhet se policia e Kosovës nuk ka qenë palë që e ka provokuar dhunën dhe është treguar e përmbajtur.
KMDLNJ gjithashtu vlerëson se policia nuk ka qenë e përgatitur për ta kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e saj.
“KMDLNJ përkujton se e drejta për të protestuar është e drejtë e ligjshme dhe demokratike. Mirëpo, një protestë ku rrezikohet jeta e njerëzve dhe prona e qytetarëve është e papranueshme sepse i tejkalon caqet e një proteste paqësore”, thuhet në komunikatë.
Për analistin Mazllum Baraliu, tejkalimi i autorizimeve nga të dyja palët është i ndëshkueshëm. “Nuk është pasqyrë e mirë që të përdoren masat e caktuara dhe veprimet e caktuara nga protestuesit ose nga policia të cilat dalin ndesh me rregullat ligjore, me dispozitat e ligjit”, thotë ai.
Qoftë qytetari, qoftë institucionet, sipas tij, duhet të sillen në përputhje me dispozitat ligjore.
Vizita me rekomandim të miqve ndërkombëtarë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh shefja e delegacionit për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri tha se ka qenë kundër vizitës së përfaqësuesit të Beogradit në dialogun me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq në Kosovë.
Mirëpo, rekomandimi i miqve ndërkombëtarë, siç tha Tahiri, ka qenë arsyeja pse është pranuar kërkesa e tij për vizitë në Kosovë.
Edhe zëvendëskryeministri tjetër, Hajredin Kuçi, i cili është takuar me Stefanoviqin, e ka pranuar se vizita e tij është realizuar me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, por e ka mohuar që në këtë drejtim të ketë pasur presion.
Ai ka thënë se do ta vizitojë Beogradin, por vetëm me një kusht, nëse atje pranohet si zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës. Sa u përket protestave, tha se ka pritur që të ketë, por të një forme tjetër dhe nga njerëz tjerë.
“Kam pritur që në protesta t’i shoh nënat e të pagjeturve dhe familjet e dëshmorëve”, tha Kuçi. Ai nuk e ka mohuar që në takimin e zhvilluar me Stefanoviqin në tavolinë krahas flamurit të Kosovës ka qenë edhe ai i Serbisë.
Autoritetet në Kosovë vazhdojnë të konsiderojnë se vizita e Stefanoviqit është një hap i Serbisë drejt pranimit të realitetit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan.
Tahiri tha se gjenocidi që ka bërë Serbia në Kosovë nuk do të harrohet kurrë, por raportet mes Kosovës dhe Serbisë në rrafshin politik do të përmirësohen.
Edhe zëvendëskryeministrja Tahiri konfirmoi se gjatë takimit me Stefanoviqin, në tavolinë ka qenë flamuri i Kosovës dhe Serbisë, ndërsa tha se do të vizitojë Serbinë atëherë kur ky vend njeh pavarësinë e Kosovës.
Reagime kanë ardhur edhe nga Beogradi.
Goran Bogdanoviq, ministër për Kosovë në Qeverinë Serbe, tha për “Zëri” se ajo që ka ndodhur dje në Prishtinë, ka treguar se akoma ekzistojnë njerëz dhe parti që janë kundër dialogut dhe zgjidhjes së problemeve, të cilët kanë dashur që të keqpërdorin vizitën e Stefanoviqit. “Vizita e tij vetëm ka treguar vullnetin që serbët dhe shqiptarët mund të bisedojnë direkt edhe pa ndërmjetësus ndërkombëtarë”, u shpreh Bogdanoviq.
Kurse deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Riza Halimi, nga Presheva tha se reagimet e “Vetëvendosjes”, nuk janë të çuditshme, por i habitshëm është fakti se tani ata janë parti politike, parlamentare dhe do duhej që të ishin të koncentruar brenda parlamentit.
“Të gjithë kanë të drejtë të shprehin qëndrimet politike, edhe protestat dhe reagimet e rregullta janë legjitime, por përdorimi i mjeteve të dhunës, kalimi në pjesën ekstreme sigurisht që nuk i shërben as ‘Vetëvendosjes’ e as interesave të shtetit”, tha Halimi.
Reagon edhe Presidentja
Presidentja Atifete Jahjaga tha se nuk është mirë për askënd që ende ne nuk kemi krijuar mekanizma të marrëveshjes, nuk kemi krijuar rrethana, që jo rruga, por institucionet të jenë vendi ku gjendet zgjidhja.
“Kjo nuk më bën nder mua, por edhe askujt tjetër, sepse ideali i të gjithë dëshmorëve ishte që Kosova e lirë të jetë vend i demokracisë, vend i promovimit të vlerave njerëzore dhe qytetare”, u shpreh ajo
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...jam-shastisur/
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krijoni Kontakt