Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 103
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Policia inicion hetime për dëmtim prone

    Policia e Kosovës bën bilancin e protestës së djeshme të organizuar nga Vetëvendosje para ndërtesës së re të Qeverisë. Në protestë kanë marrë pjesë rreth 400 persona, por rreth 50-60 nga ta thuhet se kanë qenë të dhunshëm
    Nga Express më 13 maj 2011 në ora 15:05

    Pesëmbëdhjetë policë të lënduar, gjashtë protestues që kërkuan ndihmën mjekësore, 18 vetura të dëmtuara dhe dëme të tjera materiale, është bilanci i protestës së djeshme të organizuar para ndërtesës së re të Qeverisë, kundër vizitës së kryenegociatorit serb, Borko Stefanoviq në Prishtinë.

    Një ditë pas protestës, Policia e Kosovës ka njoftuar se në konsultim me Prokurorinë ka iniciuar procedurën hetimore për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe dëmtim prone dhe është e angazhuar intensivisht në identifikimin e të dyshuarve të përshirë në dhunën e djeshme.

    Sipas policisë, në protestë kanë marrë pjesë rreth 400 persona. “Rreth 50-60 persona nga ta kanë qenë të dhunshëm. Ata kanë përdorur mjete të forta, ngjyrë dhe gurë, të cilat i kanë hedhur në drejtim të objektit të qeverisë dhe veturave zyrtare, me ç’rast në masë të konsiderueshme është shkaktuar dëmtim i pasurisë publike”, thekson policia, nëpërmes një komunikate shtypi.

    “Si pasojë e këtyre veprimeve, 15 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore. Prej tyre, tre janë lënduar rëndë (lëndime trupore si fraktura, plagë të hapura, ndrydhje etj) dhe janë nën kujdesin mjekësor”.

    Në anën tjetër, sipas Qendrës Klinike Universitare, gjashtë persona nga radhët e protestuesve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    Policia thotë se për të parandaluar veprimet e tilla dhe pasojat nga këto veprime është dashur të përdorë gazin lotsjellës dhe ndërkohë ka arrestuar dy protestues, të cilët pas konsultimit me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

    Veprimet e dhunshme, sipas policisë, kanë vazhduar edhe para objektit të Qeverisë dhe Parlamentit dhe si rrjedhojë e veprimeve të tilla deri tani janë regjistruar këto dëme materiale:

    Si pasojë e gjuajtjes me gurë dhe mjete të tjera të forta janë dëmtuar 18 vetura; një numër i xhamave të ndërtesës së Qeverisë janë thyer nga hedhja e mjeteve të forta; si dhe janë dëmtuar disa pajisje policore (helmeta, mburoja etj) .

    Policia e Kosovës konfirmon se në konsultim me Prokurorinë ka iniciuar procedurën hetimore “për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe dëmtim prone” dhe është e angazhuar intensivisht në identifikimin e të dyshuarve të përshirë në këtë rast.

    Nga ana tjetër, deri më tani thuhet se nuk ka ndonjë indikacion të tejkalimit të autorizimeve policore nga reagimi i djeshëm policor në mbrojtje të jetës dhe të pronës së qytetarëve. Sidoqoftë, Policia e Kosovës është duke shqyrtuar të gjitha raportet policore rreth përdorimit të forcës së domosdoshme dhe proporcionale.

    Policia e Kosovës thekson se çdoherë respekton të drejtën e garantuar për protestë, por nuk do të tolerojë veprimet e dhunshme ku rrezikohet jeta e qytetarëve ose e zyrtarëve policorë ose dëmtohet prona private apo publike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Pas vizites që i beri Stefanovici Qeveris së Kosovës e më pas Hashim Thaqit dhe Edita Tahirit, Stefanovic dhe Hashim Thaqi kan darkuar në nje restoran në Hyrje të Graqanices larg syve të gazetarve dhe opinionit.
    Bisedat kan qen private dhe rreth Investimeve që do ben Grupet Serbe dhe Bisnesmen Rus në energjin e Kosovës dhe Posttelekomit e deri tek bisnesi në Trepç që po behet në menyr gjysem Ilegale për në Kine nepermjet Portit në mal të zi Bari ku Kompanit Serbe dhe Ruse nepermjet Gani Thaqit dhe Berat Buzhales e shesin Pronen Shqiptare për pak para dhe ato fitime i fusin neper xhepat e tyre privat dhe partiak dhe deri tek SHIK-u.



    grepi, dora vetë
    Ndryshuar për herë të fundit nga grepi, dora vet : 13-05-2011 më 12:27

  3. #23
    GEORGE HASHIM THACI = ESAD PASHE TOPTANI
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Llapi për me ardh në pushtet ja jep edhe malsoren e vet atij Stankoviçit vetëm me u ndje ai rahat në Kosovën e lirë e demokramute.


    Rroft Kosova multi etnike!

    Pa bashkim me shqiperin asnjëherë skemi me pas rahati!!


    Pa e pas kryeminister Sali Berishen e president Behgjetin asniherë ska rahati në këtë vend!


    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #25
    Ku jane ata trima e pseudo patriota te OVL-se se UCK-se Muharrem Xhemajli ne lidhje me kete vizite te cetnikut serb Stefanovic. Ku eshte tani ky pseudopatrioti Xhmajli, i cili para do kohe akuzonte LVV-Albin Kurtin, kinse per lidhje me shrebimin sekret Serb.
    Ku eshte tani ky far Maharrem Xhamajli dhe perse nuk rreagon ndaj kesaj vizite te zyrtarit Serb ne Prishtine, e kur boterisht dihet se Shteti Serb ende nuk e njeh Pavarsine e Sovranitetin e Kosoves, kur Shteti Serb ende nuka ka kerkuar falje publike per te gjitha ato qe kane bere ndaj Shqiptareve ne Kosove me decenie te tera.

    Pse keta Pseudo Patriota te OVL-se se UCK-se ne krye me Muahrrem Xhemajlin asnjeherash nuk rreagojne ndaj politikes anti-kombetare Shqiptare qe eshte duke e bere George Hashim Thaci = Esad Pashe Toptani.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Mos ju paqa borgj se si mireni me nje rrugaq e analfabet qe eshte ne gjendje te shaj SHQIPTARE vetem per te mbrojtur nje SERB , dhe pa fije turpi del analfabeti me nickname Llapi dhe ai tjetri Hard ne mbrojtje te nje Serbi e sidomos kur shajne shqiptare sikurse Beni33 dhe ARIANI TB .
    Turp te ju vie ju rrugaqer , po mire qe jeni ashtu edhe bindemi te gjithe me shume se vertet egersirat jane ne krye te Kosoves .

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Avash.. por po fiton drejtsia.
    Se kjo qeveri esht pa vizion dhe e pa pregatitur veq po shifet.
    Nuk do shum mend ta kuptoi qytetari se jo vetem qe esht anti popullore por esht edhe argat i serbis dhe i gjdo kujt tjeter veq popullit shqiptar te Kosoves.

    Qeveria e cila ben si zagari ner kosh dhe e dermon shiu kur bie e sgjen streh.
    Po kta qe dikur thirreshin ne miqsin me boten tani dalin kunder saje.Dikur dhe jo me lart se nji vit ose diq me shum kundershtonin gjdo nism ti thuhej ktyre miqve se ju nese deshironi te na ndihmoni dhe jo vetem ta heqni qafesh problemin e Kosoves. Ndodhi kjo qe ndodhi por te pakten as nji politikani si ben goja ta thot se dikur e mendoja kshtu por ja qe paskem qene gabim.

    Zhurma dhe mimika me duar si ndihmuan as Hashim Thaqit e as atyre qe po na benin politik ku nji dit do dalin te zhveshur nga qyqarlleku i tyre.
    Vje nji shka dhe u dashka pritur si Billin e Amerikes hahaha kshtu paskan menduar Thaqovit e Lopovit...dhe ne qfar cilsie na vjen tamam per te na treguar se qelsin e sukseseve nese i dashkem i paskemi ne Beligrad.

    Zhurma do mbetet veq kujtim i hidhur per kosovaret nga kjo klas politike e pa cip dhe pa kokrren e dashuris per vendin qe i lindi.Genjeshtrav ju erdhi fundi ,por pasojat e keq qeverisjes mbeten si gozhdat e nxjerrura nga muri.
    Vetem shfajsim nuk do te ket ,ta dine mir llap e Thaq se gjaku i derdhur i bijve dhe bijave me te mira te kombit shqiptar nuk do ua fal qellimin me ose pa vet -dije zhurmen qe mundohen ta mashtrojn ket popull te shum vuajtur se Serbija tani po mendoka per ne tamam si nji mama e vertet.
    Dialogu qe po behet me Serbin kur ajo as te vetmen nji her nuk esht shprehur e penduar per krimet qe beri ne popullaten e pa fajshme len te kuptohet se dikush po qon uj ne mulli Serbis dhe ky esht qyqarlleku politik i ksaj qeverie e cila ne kompensim te humbjes se gjakut te deshmorve tan mer lavdata nga te huajt dhe mbahet ne pushtet.
    Politika e flliq e EuleXit ku ne njeren an ngre padi kunder Thaqit per trfikim organesh me viktimat e luftes ne anen tjeter e lavdron per hapje ndaj Serbis dhe perafrim te mardhenjeve me te.
    Ne ket vorbull marifetlliqesh te poshtra e tinzare del ne pah qellimi i Serbis si e pa tundshme dhe e Kosoves si labile.
    Shi per ket strategji shkurtabiqe qe ndjek Euleshi ngarkesen e barres e ven te gomari., dhe ne ket rast Serbija nuk po e mer ket rol ani pse i takon .
    Tani Serbija ka mar rolin e viktimes dhe ne Shqiptaret rolin e agresorit..tani ne u dashka te bisedojm dhe hendeqet qe po na u krijojkan do dal se ne i bllokojm ani pse ato i ben Serbija por meq qenka e irituar kaq shum qeveria e Kosoves ..kjo i bie se mikun e paskemi prit me gur..Turp Llap te keni bashk me kodoshat e grupit negociator..Tani ndodhemi ne ekzekutimin e roleve te teatrove analfabetike ku serbija imponohet te mer pjes ne dialog ndersa Kosova ta impementoi ate turp ...turp per ata qe harruan kush esht SHKAU.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 13-05-2011 më 13:23

  8. #28
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Qeveria censuroi fotot dhe informatat nga takimet me Stefanoviqin


    Qeveria e Kosovës ka censuruar fotografitë nga takimet që kryenegociatori serb Borisllav Stefanoviq ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe shefen e delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë, zëvendëskryeministren Edita Tahiri.

    Me këtë, ekzekutivi i vendit i ka ikur mundësisë së reflektimit negativ që mund të kishte pasur në media vendosja e flamurit serb në takim. Megjithatë, Kuçi e Tahiri nuk e fshehin faktin që gjatë këtyre takimeve, është vendosur edhe flamuri serb.
    __________________________________________________ _______________

    Shemsi Nuhiu ende mund të ekstradohet në Serbi

    Bernë, 13 maj - Shtypi zviceran shkruan sot lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së nga Lugina e Preshevës, me qëndrim në Zvicër, Shemsi Nuhiu. Një zhvillimi i ri në këtë drejtim, sipas medieve të këtushme është edhe implikimi i Qeverisë së Kosovës në këtë rast.

    Agjencia news.search.ch citon një zëdhënës nga Departamenti i Drejtësisë, i cili ka thënë se autoritetet zvicerane janë duke e shqyrtuar edhe më tej nëse do ta bëjnë ekstradimin ose jo. Ai ka konfirmuar, po ashtu, se në departamentin e përmendur ka mbërritur të enjten (më 12 maj) një shkresë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, në të cilën kërkohet që Shemsi Nuhiu, i cili është edhe shtetas i Kosovës, të mos ekstradohet në Serbi.

    Ndërkaq, në departamentit zviceran të drejtësisë thonë se fakti se Nuhiu ka edhe shtetësi kosovare, nuk e mbron atë apriori nga ekstradimi. E vetmja rrethanë në të cilën Zvicra do ta refuzonte ekstradimin e tij do të ishte nëse ai do të kishte shtetësinë zvicerane, transmeton albinfo.
    __________________________________________________ _______________


    Serbia s’heq dorë, harton propozim për KS të OKB-së

    New York, 13 maj – Hapi i ardhshëm i diplomacisë serbe lidhur me iniciativën për nisjen e hetimit mbi tregtinë e pretenduar me organe të njerëzve në Kosovë, është puna në hartimin e propozimit konkret, të cilin në rend dite të Këshilit të Sigurimit do ta paraqiste ndonjëra nga anëtaret e këtij organi të Kombeve të Bashkuara, tha për agjencinë Tanjug shefi i misionit të Serbisë pranë OKB-së Fedor Starçeviq.
    Sipas tij, iniciativa e Serbisë zyrtarisht as nuk ka qenë në rendin e ditës së mbledhjes të së enjtes të Këshillit të Sigurimit, ndonëse në një mënyrë ishte objekt diskutimi. Ai është shprehur se për iniciativën e Serbisë ndoshta nuk do të vendoset vetëm në një takim, por se gjithsesi është e domosdoshme që së pari cilido anëtar i KS ta paraqesë për miratim propozimin konkret të Serbisë.
    “Për tu bërë ai dokument edhe nominalisht objekt i shqyrtimit, duhet të bëhet ndonjë propozim apo propozim-rezolutë, ose kumtesë presidenciale, që do të përfshinte atë që ne kërkojmë, kurse në rend të ditës do ta vendoste ndonjë nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, sqaroi Starçeviq.
    Pasi sekretari i përgjithshëm i OKB-së të gjithë anëtarëve të KS-së iu ka dorëzuar koncept-letrën e Serbisë si dokument zyrtar të Këshillit të Sigurimit, kjo iniciativë tashti është në duart e secilës anëtare të Këshillit, ka shtuar ai.
    “Ky dokument tashti është në tryezë”, ka theksuar ai, duke shtuar se konsultimet në KS nuk mund të bëhen vetëm mbi bazë të kërkesës së një vendi që nuk është anëtare e KS të OKB-së.
    Shqyrtimi fillon kur në bazë të kërkesës së Serbisë hartohet një propozim-vendim dhe me propozim të cilësdo anëtare të KS-së futet në rend të ditës së këtij trupi të Kombeve të bashkuara, ka precizuar Starçeviq.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Ore kaq poshte keni ron ju kosovart? Te shani gjestin e albin kurtit ndaj vizites se atij serbit me duket komplet antishqiptare. Ska pas faj ai qe ka nxjerr at shprehjen kaj nonen se te thrrasin babe. Kshu jeni bo dhe ju qe shani levizjen vetvendosje ,shkoni me mire jetoni ne beograd dhe thoni serbeve ju lumte qe na vrate e na zhduken se ne jemi pa shtylle kurrizore dhe harrojme shpejt. Do ishte ma e ndershme sesa te perpeliteni duke shajt albin kurtin qe s'eshte gje tjeter vecse nje shqiptar fisnik qe i dhimbset gjithcka shqiptare.

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-04-2011
    Postime
    198
    HASHIM QURRA nuk guxon as ne Mitrovic me shku e lere ne serbi, a po dy ftyrsh qe asht.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •