Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 83
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Kush e akuzon Gani gecin per trathetar ,ose ashete i qmendun ose ashete kelysh enverist qe ia ka shpela trunin propoganeda tinezare halito-kelemendiste qe e kan perqame shqypetarin.
    Gniu ashete nje nder Lufetaret e rralle qe lufetoj kunder shkaut serb dhe per fat te mire u shpetoj disa atentateve falangave enveriste.

    Vetem ata qe nuk duan te zbaredhet krimi ne Kosove, nuk e perkerahe dhe shpif kunder Lufetarit Liris Gani Geci.

    i nderuar plaku
    pajtohem me mendimin tend komplet!

    i ka godite hafijet hafjet kriminale te serbise qe shtiren 'atdhetar' por nuk jane asgje me shume se ish dore e udebes dhe tash dore e bia -se!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    i ballafaquar nga faktet e gani gecit azem syla pranon se ka urdheruar vrasjen e tij!

    Publikuar: Sot, më 11 maj 2011
    Azem Syla: Urdhërova vrasjen e Gecit gjatë luftës




    Prishtinë, 11 maj - Ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së nuk e mohon atë që e thotë Gani Geci, për një vendim të shtabit, i cili pati urdhëruar vrasjen e tij gjatë luftës. Syla tha sonte për “Klan Kosova” se nuk i kujtohet saktësisht urdhri, por qëndron pas tij. “Nuk më kujtohet nëse është lëshu një deklaratë nga shtabi, por unë qëndroj pas saj, po them 99 për qind”, tha Syla.

    Ish eprori i UÇK-së thotë se rregullat e UÇK-së kanë qenë të qarta për të gjithë ata që tradhtojnë idealin kombëtar, e në këtë rast, sipas Sylës, Geci kishte devijuar duke vrarë, siç tha ai, Abedin Rexhën. “Z. Geci me veprimin e tij vrasës e kriminel e hekë një bashkëluftëtar të denjë”, potencoi Syla.

    Deklarimet e Gecit se Syla pas luftës kishte dhënë një shumë të madhe të hollash për ta vrarë atë janë shpifje, sipas deputetit të PDK-së. Duke qenë se Syla ka qenë në hierarkinë e SHIK-ut, ky i fundit thotë se hetimet e kërkuara për këtë shërbim nuk ia prishin komoditetin.

    Të gjitha ato që po bëhen ndaj luftës së UÇK-së, komandanti i cilëson si tendenca të dikujt për ta denigruar këtë luftë. “Janë shpifje, gënjeshtra. Të bazuara në qarqe kundër Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi, Të gjithë janë të lirë, secila strukturë dhe institucion të merren me hulumtime”, tha mes tjerash Syla.

    Në një intervistë dhënë gazetës Koha Ditore, Gani Geci ka thënë se ka fakte që dëshmojnë se Syla ka paguar njerëz për vrasjen e tij.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Me ne fund e pranoi Mlladiq qe ka dhen urdhera per vrasjet e shqiptarve qe mendonin ndryshe nga Mlladiqi i Kosoves Azem Syla

    me kete Azem Syla i hap hetimet lidhur me vrasjet gjate luftes nga vet Mlladiqi

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Pse SHIK-u ka qenë ilegal?
    Gani Geci

    SHIK-u ka qenë organizatë ilegale. Kjo është e vërtetë dhe kështu vazhdoj të mendoj edhe sot pas gjoja përfundimit të misionit të kësaj organizate.

    Gjatë kohës kur kam qenë kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së unë kam kërkuar nga drejtori i agjencisë AKI zoti Bashkim Smakaj dhe e kam pyetur se a është ai gatshëm që t’i pranojë dosjet e një shërbimi informative ilegal si dosje të tuajat. Dhe ai më është përgjigjur se jo vetëm dosjet e SHIK-ut por edhe çdo dosje dhe çdo informacion tjetër jemi të gatshëm për ta pranuar, sepse i kemi edhe vendet e sigurta ku mund t’i ruajmë. Duke pasur parasysh se anë atë kohë ish-drejtori i SHIK-ut deklaronte se kemi marr me thasë dokumente prej Serbisë, mua më pat shkuar mendja që ata thasë pse mos t’i qojmë në AKI. Në ndërkohë dihet se drejtori i AKI-së ka mundësi që në formën interne të kërkojë informacione nga kushdo qoftë por unë, ligjërisht e kam pas të pamundur të kërkojë diçka prej një organizate apo firme private, sepse në bazë të dokumentacioneve që unë i kam pas në dorë, nuk kam parë asnjëherë ndonjë letër që është e punuar ose e përpunuar për SHIK-un. Prandaj unë e kam pas shumë të vështirë që t’i kërkojë ato informacione nga dikush që është inekzistente në formën kushtetuese dhe ligjore.

    Por pse mendoj se SHIK-u ka qenë strukturë ilegale?

    Kam shumë fakte që e legalizojnë këtë strukturë organizative që njihet si SHIK. Në fakt ata janë regjistruar edhe në UNMIK si një OJQ dhe madje kanë vepruar si OJQ. Mirëpo, SHIK-u nuk ka qenë legal edhe për faktin se edhe nëse është formuar nga e ashtuquajtura “qeveri e përkohshme”, kjo e ashtuquajtura “qeveri e përkohshme” nuk ka qenë e njohur prej faktorit ndërkombëtar e as prej atij vendor. Pra për mua të gjitha kanë qenë veprime ilegale për mua. Dhe këto kërkesat e tashme për komisione hetimore për mua janë kërkesa për hetimin e një organizate ilegale.

    Por në fakt unë kam një përvojë jo të mirë në relacion me SHIK-istët. Këta persona të SHIK-ut pos që nuk kanë pasur të drejtë veprimtarie ata njerëz i kanë përcjell njerëzit legjitimë të institucioneve të Kosovës, deputetët, dhe kjo ka qenë e patolerueshme që dikush prej shqiptarëve të më përcjell po e zëmë mua. Por unë e di se ka pas njerëz të SHIK-ut në komunën e Skenderajt që mua tërë kohën më kanë përcjell. Kjo ka ndodhë sidomos gjatë vitit 2001-2002.

    Duke i ditur veprimet e njerëzve të SHIK-ut por duke e ndjerë në “lëkurën” e familjes time edhe veprimet e UDB-së serbe mund të them se ka një ndryshim të vogël mes SHIK-ut dhe UDB-së. Për mua personalisht ndryshimi mes UDB-së dhe SHIK-ut ka qenë vetëm gjuha. UDB-ashtë kur na merrin në pyetje na flisnin e na e na shanin serbisht, ndërsa SHIK-u kur i ka marr në pyetje disa zyrtarë që kanë qenë në LDK, ju kanë fol shqip dhe I kanë sharë shqip.

    Por konkretisht mua më ka marrë në pyetje UDB por jo edhe njerëzit e SHIK-ut. Por këta të fundit jo që nuk kanë dashur por nuk kanë guxuar. Ata nuk kanë guxuar kurrë të më afrohen afër por jam i sigurt se ata më kanë gjuajtur nga larg dhe kanë tentuar që të më vrasin. Kjo ka ndodhur në nëntor të vitit 2001 në rastin e atentatit që është bërë ndaj meje, gazetarit të Botës sot Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut.

    Unë nuk e di pse kam qenë atak i njerëzve të ligë sepse të tillët kanë vrarë edhe Enver Malokun. Ndërsa pas lufte të tillët që kanë tentuar të më vrasin mua e kanë vrarë edhe Haki Imerin një aktivist të LDK-së në Drenicë. Ndërkaq i mbetet drejtësisë që të zbardhin edhe vrasjet Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdarit, Shaban Manajt, Tahir Zemës, Xhafer Behrami, Ismet Rracit e vrasjet e tjera.

    Por ajo që mund të them me plot gojën është fakti se për këto vrasje dikush duhet të përgjigjet ndërsa nëse SHIK-u ose njerëzit e SHIK-ut kanë informacione për këto vrasje duhet të dalin haptas me të dhëna dhe të tregojnë se kush i vrau këta burra. Këtë e kanë obligim për faktin se ata po thonë se kanë bërë punë të madhe në çështje të sigurisë së Kosovës së pasluftës

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin


    Prishtinë, 11 maj – Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, pretendon se ka dëshmi që anëtari i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, e ka paguar vrasjen e tij me 200 mijë marka gjermane. Siç thotë ai, kjo ka ndodhur diku në vitin 2001. Me këtë rast, sipas tij, ka kohë që është e njoftuar Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, mirëpo incizimin e dëshmisë thotë se nuk e ka dorëzuar tek Prokuroria.
    Në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, Geci thotë se ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, që tash është deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk mund të “pastrohet” me familjen Geci vetëm përmes ligjit të shtetit, por edhe përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit.
    I kërkon atij që t’i mbledhë 48 pleq në Kullën e Rifat Jasharit në Prekaz dhe aty të betohet se nuk ka gisht në atentatin që është bërë ndaj tij, e ku kanë mbetur të vrarë edhe Bekim Kastrati e Besim Dajaku.
    Ish-kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, tregon se personalisht e ka njoftuar kryeministrin Hashim Thaçi se Nazim Bllaca do të dilte publikisht për ta pranuar se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe se ka marrë pjesë në vrasje dhe kidnapime. Thotë se Thaçi është pajtuar me publikimin e DVD-së së Bllacës duke thënë “kush çka ka bërë, ka për ta gjetur”.
    Geci në intervistë rrëfen se si është shpëtuar ish-presidenti Ibrahim Rugova gjatë një sulmi të organizuar në Prishtinë, e po ashtu tregon për marrjen në pyetje në Shtabin e TMK-së të ish-këshilltarit të Rugovës, Adnan Merovci. I sqaron raportet që i ka pasur me Ramë Marajn dhe jep detaje të bisedave që ka zhvilluar me Fatmir Limajn, Adem Grabovcin e Bislim Zyrapin. Geci flet edhe për përpjekjet e tij që të zbardhen dosjet e SHIK-ut.
    Intervistën të plotë lexojeni sot në gazetën “Koha Ditore”.

    Koha.net


    Shif ket Psychopatin tani ku shkon duke na përkujtuar kohen e shekullit XV dhe duke menduar se Shtepia e Komandantit legjendar mund të shenderrohet ne shtepi akuzash apo gjykimesh e larje hesapesh të Gani gecit me bashkfshataret e tij që vriten rrugve dhe sdi kush se kush kan qen keta njerz dhe qfar kan bere keta njerz !
    More Ganu Tulla e Fabrikes së Skenderait po Shtepia e Adem Jasharit dhe Kulla e Jasharajve esht Istitut dhe esht Histori e UCK-së dhe jo e matrapazlleqeve tuaja !

    grepi, dora vetë

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sipas bota sot azem sillua ka pranuar se ..po kam dhen urdher te vritet gani geci.. sepse sipas tij.. ganiu ka vra sandokanin..

    pra del e qarte se.. eshte azemi shkaku..

    nji her i thote sandokanit..vrite ganine..
    pastaj ganija shpeton e vritet agresori..pra sandokani i syles.. e pastaj azemi perseri ..urdher.. me vra ganiun..

    nuk jan normale keto..

    keshtu nuk veprojn atdhetaret..

    ja ne cfar llugash ju ka shti fryma polpotiste e qose izmes..

    keq..

  7. #17
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Eshte thellu keq lufta mbrenda llojit. Vetem ne kete menyre mund te pastrohet e kaluara dhe te na largohet ajo mjegull qe na rri mbi koke tani e 12 vite.

    Shpresoj se do te thellohet edhe me shume.
    Ta kuptoje populli se kush dhe sa shqiptar i ka vra gjate dhe pas luftes, te denohen ata...dhe te zhduken nje here e mire nga skena politike.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    a thua a e rriti numrin e pleqnarve gani krimineli mei ba be Azemi me Kuran siq kish kerkue me 48 pleq
    haaaaaaaaaaaaaa budallakia e tradhtia e tina skan fund
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    a thua a e rriti numrin e pleqnarve gani krimineli mei ba be Azemi me Kuran siq kish kerkue me 48 pleq
    haaaaaaaaaaaaaa budallakia e tradhtia e tina skan fund
    Jo me Kuran por me Kanun.

    Sigurisht nuk e di dallimin ti.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Syla: Fjalët e Gecit janë të pavërteta

    Nga Express më 11 maj 2011 në ora 22:22

    Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, i cili tash është deputet i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, akuzat e ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, i ka cilësuar si shpifje nga një ordiner i llojit të tij që dëshiron të denigrojë persona. Ai kërkon nga të gjithë qytetaret e Kosovës që për të gjitha rastet që kanë dyshime t’iu drejtohen organeve tona të drejtësisë dhe EULEX-it.

    Syla ka thënë për Kosovapress se opinioni nga viti 1999 e deri më tani është në ankth jo vetëm prej shpifjeve dhe të pavërtetave të zotit Geci, por edhe disa raste të tjera, të cilat kanë nevojë të dalin në dritë.

    “Fjalët dhe mendimet e zotit Geci, kur them janë të pavërteta bazohem në fakte dhe të dhënat që do flas. Së pari, me zotin Geci unë nuk kam pas asnjë herë, asnjë afërsi gjeografike, asnjë kontakt, qoftë pune, do të thotë asnjë farkim kurrë nuk e kam pasur me të dhe gjithherë njeriu për të bërë diçka duhet të ketë motiv. Unë tërë jetën time ia kam kushtuar çështjes së popullit tim, Kosovës dhe për ditët që sot ne gëzojmë dhe këto që shpreh zoti Geci, asgjë më tepër se sa një ordiner i llojit të tij që donë të denigrojë qoftë persona, qoftë vlera, qoftë personazhe të luftës me shpifje dhe të pavërteta”, ka thënë Syla.

    Ai thekson se rrugëve ka dëgjuar edhe për shifra që kinse kanë dashur të paguajnë njerëz, por të gjitha janë të pavërteta dhe shpifje.

    “Unë le që nuk kam jam i tillë, nuk kam qenë i tillë dhe nuk do të jem kurrë i punëve të liga, por njeriu për të paguar mercenar duhet të jetë me karakter tjetër dhe ndryshe duhet të kesh para, që unë asnjë prej këtyre punëve të liga nuk i kam pas dhe nuk do t’i kem kurrë”, ka thënë Syla.

    Duke iu përgjigjur Gecit se deputeti i tanishëm Syla nuk mund të “pastrohet” me familjen Geci përmes ligjit të shtetit, por mund t’i mbledhë edhe 48 pleq në Kullën e Rifat Jasharit në Prekaz dhe aty të betohet se nuk ka gisht në atentatin që është bërë ndaj tij, Syla ka thënë se Geci po kthehet në mesjetë, dhe se çudia më e madhe është se kaq lehtë qenka, duke mbledh kaq njerëz dhe duke hequr fajin.

    “Tani i them, ja ku janë organet tona të policisë dhe të krimit, edhe EULEX-i, dhe unë jam që çdo gjë të dalë para ligjit dhe para drejtësisë se mjaft ky popull rron në ankth dhe këto pak fjalë që i them, më shumë i them për opinionin se mjaft më, edhe e garantoj opinionin që ne, ose unë pa hezitim për çdo rast, edhe këtë rast, janë organet, le ta hetojnë”, ka thënë Syla.

    Syla ndalet edhe te kërkesa e disa deputetëve të AAK-së për të hapur hetim ndaj SHIK-ut, duke thënë se është dakord për këtë, por para se të hetohet SHIK-u duhet të hetohet UDB-a.

    “Para se të hetohet SHIK-u ose ndonjë organizëm që ka vepruar gjatë lufte ose pas luftës pse mos të hetohet UDB-a, pse mos të hetohet një segment i shtetit policor serb, UDB-a e cila bashkë me policinë serbe, bashkë me shërbimin sekret të ushtrisë e civil, në ‘68, ’81 ka bërë krime”, ka thënë Syla.

    Ndryshe, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, në një intervistë të dhënë për gazetën “Koha ditore” ka deklaruar se ka dëshmi që anëtari i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, ka paguar 200 mijë marka gjermane për vrasjen e tij. Siç thotë ai, kjo ka ndodhur diku në vitin 2001. Me këtë rast, sipas tij, ka kohë që është e njoftuar Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it. /kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •