Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 115 prej 328 FillimFillim ... 1565105113114115116117125165215 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,141 deri 1,150 prej 3272
  1. #1141
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ish-tė pėrndjekurit gjejnė tek Lulzim Basha, alternativėn mė tė besueshme pėr aspiratėn tyre
    06-05-2011 / Intervistoi: Eden Babani
    Intervistė me Z. Reshat Kripa, Kryetar i Degės sė Tiranės, i Shoqatės Antikomuniste tė ish-tė Pėrndjekurve Politikė Demokratė

    Gazeta 55: Ju jeni Kryetar i degės sė Tiranės i Shoqatės Antikomuniste tė ish-tė pėrndjekurve Politikė. Ēfarė pėrfaqėson dega juaj?
    Reshat Kripa: Dega e Shoqatės Antikomuniste tė ish-tė Pėrndjekurve Politikė Demokratė tė Tiranės e zhvillon aktivitetin e saj mbėshtetur nė statutin dhe vendimet e kuvendeve tė Shoqatės. Lidhur me kėtė, nė nenin 5 tė statutit thuhet: “Shoqata, pėr vetė natyrėn e saj sociale dhe pėrbėrjen heterogjene ideore nuk merr pėrsipėr detyrat e partive politike dhe nuk ka synime pėr pushtet”.
    Ne i qėndrojmė rigorozisht kėtij neni, por kjo nuk do tė thotė se nuk kemi bindjet tona politike. Tė gjithė anėtarėt e degės sonė, pavarėsisht se nė cilėn parti bėjnė pjesė, i pėrkasin spektrit politik tė djathtė. Kjo pėr shkak tė prejardhjes sonė, tė kaluarės dhe qėndrimit tė sotėm tė secilit.
    Mė lejoni t’i shpjegoj kėta tre faktorė: 1. Prejardhja: Tė gjithė anėtarėt e degės sonė rrjedhin nga familje nacionaliste, qė kanė qenė dhe janė nė ballė tė luftės pėr liri dhe demokraci. 2. E kaluara: Me kėtė, kam parasysh periudhėn e sundimit totalitar gjatė sė cilės ne u vramė, u burgosėm, u internuam, u dėbuam dhe u persekutuam pa mėshirė nga diktatura komuniste. 3. E sotmja: Anėtar i degės sonė mund tė jetė ēdo i pėrndjekur politik qė ėshtė i gatshėm tė kontribuojė pėr forcimin e shtetit demokratik, kundėr mentaliteteve antikombėtare tė sė kaluarės komuniste.

    Gazeta 55: Ē’do tė thotė kjo?
    Reshat Kripa: Pėr dy faktorėt e parė, nuk do tė zgjatem. Gjithēka ėshtė e qartė. Unė do tė pėrqendrohem nė faktorin e tretė. Ėshtė njė detyrė mjaft e rėndėsishme, e lėnė nė tė gjitha kuvendet kombėtare tė Shoqatės. Dega jonė do tė qėndrojė pėrgjithmonė nė krah tė koalicionit tė madh tė djathtė, tė kryesuar prej Partisė Demokratike. Ne nuk mund te jemi ndryshe. Ne nuk mund tė bashkėpunojmė me forcat e majta dhe ultra tė majta, si Partia e sotme Socialiste, e drejtuar nga Edi Rama, pinjoll i njė familjeje komuniste, karrierist dhe revanshist qė, sa herė diskutohet nė parlament pėr ligje nė mbėshtetje tė shtresės sonė, urdhėron grupin e vet parlamentar tė braktisė sallėn. Kėshtu vepruan deputetėt e tij nė rastin e miratimit tė rezolutės nė mbėshtetje tė asaj tė Kėshillit tė Europės “Mbi ndėshkimin e krimeve tė regjimeve komuniste”. Kėshtu vepruan nė seancėn pėr miratimin e ligjit “Pėr dėmshpėrblimin material tė ish-tė pėrndjekurve politikė” dhe tė amendamenteve tė tij. Kėshtu edhe pėr ligje tė tjera tė kėsaj natyre.

    Gazeta 55: Si e shikoni qėndrimin e disa liderėve tė pėrndjekur politikė, tė cilėt u janė bashkėngjitur forcave tė majta?
    Reshat Kripa: Ky ėshtė turpi i tyre mė i madh. Njė gjė e tillė do tė thotė tė mohosh tė kaluarėn tėnde dhe tė bashkohesh me ata qė pėr gati njė gjysmė shekulli tė dhunuan dhe tė pėrēmuan familjarisht. Mendoj se arsyeja e kėsaj duhet kėrkuar nė faktin qė mund tė kenė ngrėnė “njė lugė ēorbė tė prishur dhe sot nuk e nxjerrin dot”, - siē thoshte dikur protagonisti i njė filmi shqiptar tė kohės sė diktaturės. Shkaqe tė tjera mund tė jenė joshja me para, pse jo, edhe me ndonjė femėr tė pėrdalė.

    Gazeta 55: Keni parasysh ndonjė lider tė caktuar?
    Reshat Kripa: Po. Do veēoja Kurt Kolėn, njė person qė dikur tė pėrndjekurit politikė e zgjodhėn nė krye tė tyre por qė ai, harroi edhe familjarėt e vet tė shtypur egėrsisht nga regjimi. Me qė erdhi fjala, do tė shtoja gjithashtu se, mbėshtetur nė nenin 5 tė statutit, kryetarit tė njė shoqate i ndalohet krijimi i njė partie politike, sa kohė ai qėndron nė krye tė shoqatės. Sipas nenit 22 tė Shoqatės sonė, nen i formuluar qysh me themelimin e saj, “Kryetari, nėnkryetarėt dhe sekretari i shoqatės nuk duhet tė bėjnė pjesė nė forumet drejtuese tė partive politike si dhe tė kenė funksione drejtuese shtetėrore”. Kurt Kola ka krijuar njė parti politike, e cila aktualisht ėshtė nė koalicion me partitė e majta, ani se, nė zgjedhjet politike ose pėr pushtetin vendor, nuk ėshtė nė gjendje tė marrė as votat e familjes sė vet.
    Ka edhe tė tjerė, tė cilėve nuk ėshtė nevoja t’ua pėrmend emrat, pasi tė pėrndjekurit i njohin mirė. Janė ata qė ēirren e bėrtasin se gjoja do tė shkuakan deri nė Bruksel ku, tė lidhur me zinxhirė, dashkan tė demonstrojnė pėr tė drejtat e tyre. Po deshėn le ta provojnė! Do tė ējerrin maskėn qė mbajnė, dhe do tė demonstrojnė faqen e tyre tė zezė. Ėshtė dhe njė kategori e tretė, tip kameleonėsh, qė nuk e dinė ku e kanė kokėn. Nė mėngjes, kur zgjohen nga gjumi, ata janė tė djathtė. Nė mbrėmje, kur bėjnė llogaritė e ditės dhe bėhen gati pėr tė fjetur, shndėrrohen nė tė majtė, duke ėndėrruar tė dalin nė demonstrata tė mėdha pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre. Le tė provojnė tė dalin dhe do ta shohin se sa do t’i ndjekin pas.
    Do tė shtoja kėtu keqardhjen, qė tė mos them neverinė time, ndaj qėndrimit tė njė pjese tė shtypit, sidomos atij tė majtė, ose tė mediave audio-vizive, qė i kanė hapur dykanatėsh dyert pėr kėta gjoja kryetarė tė pėrndjekurish politikė. Kam bindjen e plotė se ata e kanė humbur pėrfundimisht besueshmėrinė e shtresės qė i takojnė.

    Gazeta 55: Cili do tė jetė qėndrimi juaj nė kėto zgjedhje lokale?
    Reshat Kripa: E thashė qysh nė fillim. Dega jonė dhe gjithė tė pėrndjekurit politikė tė vėrtetė janė me koalicionin “Aleanca pėr qytetarin” tė drejtuar nga Partia Demokratike. Jemi me kėtė koalicion, sepse kėtu e kemi gjetur veten plotėsisht, sepse vetėm ky koalicion ka bėrė tė mundur tė realizohen disa prej kėrkesave tona. Sigurisht, ne kemi edhe kėrkesa tė tjera, qė s’kanė gjetur zgjidhje ende, sikundėr e pranoi ndershmėrisht Lulzim Basha, nė takimin me ish-tė pėrndjekurit politikė gjatė kėsaj fushate elektorale. Unė kam besim tė palėkundur se nė tė ardhmen edhe ato do tė zgjidhen, gjithmonė brenda legjislacionit ekzistues shqiptar.

    Gazeta 55: Po pėr kandidatin pėr Kryetar Bashkie nė Tiranė, ēfarė do tė na thoni?
    Reshat Kripa: Lulzim Basha ėshtė kandidati mė i besueshėm, do tė thosha mė i shkėlqyeri, qė ka nxjerrė ndonjėherė e djathta dhe Partia Demokratike. Vėshtroni fushatėn elektorale qė ka zhvilluar. Njė fushatė tepėr domethėnėse, sa u takon alternativave qė ka shpalosur nė interes tė kryeqytetasve. Shumė e qytetėruar, sa i takon gjuhės sė pėrdorur ndaj kundėrshtarėve tė tij politikė. Me tė vėrtetė europiane, pėr sytė e tė huajve, qė po e ndjekin hap pas hapi dhe me vėmendje ecurinė e fushatės. Ėshtė kandidati qė i garanton tė ardhme kryeqytetit.

    Gazeta 55: Domethėnė?
    Reshat Kripa: Pyetjen tuaj, ndonėse kaq tė shkurtėr, do ta zbėrthej pak gjatė dhe nė dy plane: si i pėrndjekur politikė dhe si qytetar i Tiranės.
    Si i pėrndjekur politik, mendoj se ėshtė i vetmi kandidat qė mund tė zgjidhė disa prej problemeve tona tė lėna nė harresė. Zgjidhjen e problemit tė strehimit pėr tė pėrndjekurit, fjala vjen, nėpėrmjet ndėrtimit tė banesave me kosto tė ulėt. Hipotekimi i banesave tė atyre qė kanė vite qė presin. Dhėnia e trojeve pėr ndėrtim objektesh me karakter social. Dhėnia e kredive me interes tė ulėt dhe tė tjera masa. Mė lart thashė se kemi edhe kėrkesa tė tjera. Jam i bindur se, nė rast se do t’i drejtohemi Kryetarit tė ardhshėm tė Bashkisė, Lulzim Bashės, porta e tij do tė jetė e hapur nė ēdo kohė qė ne do tė kemi nevojė, siē ka qenė dhe do tė jetė e hapur edhe porta e Kryeministrit apo e ministrave tė qeverisė demokratike. Ne nuk kemi nevojė tė zhvillojmė protesta kundėr qeverisė qė vetė e kemi votėbesuar, ēka do tė thotė tė ngrihemi kundėr vetes tonė.
    Si qytetar i Tiranės, dua tė them se pėrkrahim zotin Basha, pasi duam tė shikojmė, si gjithė qytetarėt e tjerė, njė Tiranė, ku tė marrim frymė lirisht, kundėr betonizimit tė saj. Duam njė qytet tė pastėr, ku tė mos na mbulojnė plehrat. Duam njė qytet, ku tregu tė jetė me tė vėrtetė i kontrolluar nga pikėpamja higjienike dhe e vlerave ushqimore, ku sistemi i taksave tė jetė i kontrolluar dhe i drejtė, ku tė mos u lihet shteg manipulimeve tė ndryshme qė shkatėrrojnė tregun. Duam njė rregullim tė transportit urban dhe tė shėrbimit mjekėsor. Sė fundi edhe njė pėrkrahje mė tė madhe pėr njerėzit nė nevojė.
    Siē e shihni, gjithė sa pėrmenda, janė tėrėsisht pjesė e alternativave elektorale tė Bashės, i cili, deri sot, ēka ka premtuar, e ka bėrė realitet. Si ministėr i Punėve Publike dhe Transporteve, ėshtė i njohur kontributi i tij nė ndėrtimin e Autostradės sė Kombit, qė lidh dy gjymtyrėt mė tė mėdha tė trojeve tona etnike. Si Ministėr i Punėve tė Jashtme, s’ka shqiptar tė mos ia njohė Bashės meritat pėr pranimin e Shqipėrisė nė NATO. Si Ministėr i Punėve tė Brendshme, falė kontributit tė tij tė padiskutueshėm, sot shqiptarėt udhėtojnė pa viza nė zonėn Shenghen.

    Gazeta 55: Pėrfundimisht?
    Reshat Kripa: Urojmė qė pas 8 majit, Lulzim Bashėn ta kemi Kryetar tė Bashkisė sė Kryeqytetit, mė tė madhes bashki nė gjithė vendin. Pėr kėtė i ftoj gjithė tė pėrndjekurit politikė me banim nė Kryeqytet tė votojnė pėr tė, pasi, nė kėtė mėnyrė, kanė votuar pėr ndryshimin qė ne presim prej nėntėmbėdhjetė vjetėsh. Gjithashtu, i ftoj tė pėrndjekurit politikė qė, si subjekt politik, tė votojnė atė parti tė koalicionit “Aleanca pėr qytetarin”, sė cilės mendojnė se i pėrkasin.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #1142
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ana misterioze e Edvinit
    06-05-2011 / Nga Kostaq Xoxa
    Kjo faqe e personalitetit tė Edvinit shfaqet nė njė mori argumentesh. Askush nga propagandistėt e tij nuk di tė na shpjegojė pėrse shefi i tyre nuk pranonte ballafaqimin elektoral tė drejtpėrdrejtė me kundėrshtarin politik, nė rang tė kreut tė partisė (qershor 2009), apo tė kreut tė bashkisė (maj 2011)? Njė shpjegimi tė tillė edhe vetė E. Rama, i ėshtė shmangur. Drejtuesit e programeve e dinė mirė se Edin e nervozojnė disa pyetje, tė cilat ky i merr si provokim. Dhe nuk kanė ngulmuar nė pyetje tė tilla, “pėr tė ruajtur atmosferėn e bashkėbisedimit”. Veēse pyetje tė tilla, qė e shfazojnė tė ftuarin nė studio, janė tė shumta.
    Gazetarėt, nė pėrgjithėsi, duhet tė kenė kujdes, nė pyetjet qė i drejtohen kėtij personi, nėse nuk e durojnė dot kundėrveprimin e tij agresiv, me fyerje pėr mungesė profesionalizmi, gjer te prekja nė dinjitetin vetjak tė gazetarit ose tė gazetares qė guxon tė bėjė pyetje “tė papėlqyeshme”. Rasti i fundit i tė qenit alergjik tė tė pyeturit Edi jashtė amplitudės sė durueshme prej tij, ėshtė ai i poshtėrimit tė gazetares sė Shijak TV-sė, e cila u bombardua me fjalė pėrcėlluese, gjer nė pėrmendjen se ajo ishte pėr semaforėt e kuq. Shkurt, e quajti prostitutė!
    A mund tė thuhet e njėjta gjė pėr dr. Berishėn nė marrėdhėnie me gazetarėt? Qė nė fizionominė mirėdashėse, qė nė tonalitetin e zėrit, Berisha ėshtė i qeshur, miqėsor, pranues i cilėsdo lloj pyetjeje. Delikat ndaj atij qė ka pėrballė. “ Mė falni, por duhet t’ju sqaroj se ...”. Nuk acarohet ndaj gazetarėve tė rinj, e t’u thotė atyre se kjo pyetje ėshtė e pavend, se pyetėsi ėshtė i papėrgatitur profesionalisht, palé t’i fyejė arbitrarisht. Pėr doktorin nuk ka pyetje “tė ndaluara”. Nė qoftė se jam i saktė nė kėtė shqyrtim, atėherė del pėr t’u pėrmendur edhe ajo fjala qė tingėllon aq hipokrite: “transparencė”! Kjo fjalė ėshtė bėrė gėrvishtėse e timpanit tė veshit, nė pėrdorimin e vend e pa vend tė saj, domethėnė e shpėrdoruar tej mase nga Edi. Transparenca bėhet groteske, nė mbledhjet e bunkerizuara pėr tė hequr qafe mendimin ndryshe; pra, nė mbledhjet e tensionuara brenda radhėve. Bėhet e pasinqertė nė marrėdhėnie me faktorin euroatlantik, kur ky faktor bie ndesh me nihilizmin absolut tė Edvinit ndaj forcės kundėrshtare tė tij. Bėhet e padurueshme kur, nė forumet e grave socialiste, e pikturon veten me penelata superhumaniste ndaj seksit femėror, kur ai ėshtė sjellė si Barbabluja me mjaft femra me aftėsi tė spikatura nė gjininė e tyre artistike.
    Ne disa pika tė karakterit tė tij, ai ėshtė thelbėsisht i errėt, thuajse konspirativ. Nėse nuk ka ē’t’i fshehė kėtij populli, ai s’kishte pėrse tė ngarkonte militantėt e tij vetjakė (nė kuptimin “tė besuar”) qė tė shkonin nė tė gjitha libraritė e tė tėrhiqnin, me pare nė dorė, tė gjithė librat e tij me titullin “Refleksionet”, qė t’i digjte pastaj si nė kohėn e autodafé-ve. Ai donte tė mbulonte kundėrthėniet e tij kundėr diktaturės gjysmėshekullore, kundėr tiranit Enver Hoxha, kundėr Lėvizjes Nacionalēlirimtare, kundėr krimeve tė komunizmit, kundėr mendėsisė komuniste. Veēanėrisht e stigmatizonte rėndshėm kėtė tė fundit. Veēse a mund tė fshihet minarja nė thes? Po aq sa mund tė fshihen mendimet e tij tė mėvonshme, nė kundėrshtim diametral me ato tė librit tė tij, tė pushkatuar po prej tij! Por gazeta jonė i ka nxjerrė njė nga njė tė gjitha kėto kontradikta, qė portretizojnė njė person inkoherent, qė ē’thotė sot nuk thotė nesėr; e qė kėrkon rrėnjosjen e temave-tabł, si nė kohėn e Enver Hoxhės. A pranojnė veteranėt, - nė emėr tė tė cilėve flet sot E. Rama, - qė tė quhet N.ēl.-ja si shkaktare e luftės civile nė vendin tonė, e cila u pėrftua nga Enveri, me diktat tė armiqve shekullorė tė kombit shqiptar? Ja se ēfarė shkruante! Kuptohet se fjala ėshtė pėr emisarėt jugosllavė, qė bėnin ligjin nė shtabet partizane.
    Ē’mund t’i pėrgjigjej ai qė mėton kreun e ekzekutivit shqiptar, kėsaj pyetjeje? Upupu! Pyetje te tilla janė nė kategorinė e sakrilegjeve. Palé tė pyetej pėr personalitetin e tij si qytetar, nė marrėdhėnie me ish-bashkėshorten, me djalin e mohuar; po tė pyetej pėr incestin pėrbrenda familjes... Nė kėtė vėshtrim, ne e kemi kaluar édhe Europėn, édhe Amerikėn, ndėrsa flasim me liberalizėm tė shtirė pėr homoseksualėt (disa prej tė cilėve shprehen me vetėmburrje nė ekran se janė tė tillė); ndėrsa jemi mirėkuptues pėr martesat e tė njėjtit seks, e ku tė di unė... Ne (dhe kudo jashtė, veē nesh) marrim nė gojė Berluskonin pėr jetėn e tij private. Por Berluskoni nuk ka pėrdorur dhunėn nė marrėdhėniet me femrat. As Klintoni nuk i rezistoi dot joshjes sė Monika Levinskit, duke u bėrė objekt, qė pėr pak sa nuk humbi presidencėn. Veēse Levinski sot tregon tė vėrtetėn ndaj kundėrshtarėve, se ishte ajo nxitėsja! Por te ne, mbrojtėsit e kreut tė tanishėm tė PS-sė, na flasin pėr “Privacy-n” e tė mbrojturit tė tyre. Dhe ia kanė arritur qėllimit. Kanė mbjellė kulturėn e disa “ēėshtjeve” qė duhet tė mbulohen nga misteri!
    Nė tė vėrtetė protagonisti i kėsaj “kulture” ėshtė vetė Edi Rama. Nė librin e tij tė pabesueshėm, ai hiqet si tepėr i revoltuar ndaj asaj mendėsie tė nxitur nga qarqe ekstremiste. Jo mė kot ėshtė vėrtet anakronike qė kėtė nostalgji enveriste ta kemi nėpėr kėmbė e tė na pengojė nė aspiratėn tonė euroatlantike. Kur erdhi nė fuqi, pėrse nuk bėri asnjė orvatje kundėr kėtij mentaliteti? Pėrkundrazi, e stimuloi vetė nė orgjitė pezake tė 16 shtatorėve! A ka dėgjuar dikush t’i drejtohet kjo pyetje e.r.-sė: “Pėrse e zhdukėt librin e mendimeve tuaja tė dikurshme” ? Do tė quhej njė provokacion, nga tė majtėt e skajshėm! Ndėrsa nė BE-nė ku synojmė tė arrijmė, kjo do tė ishte njė pyetje e natyrshme. Atėherė kjo kategori propagandistėsh le ta quajė hapur si njė provokacion edhe thėnien e Edit se PS-ja, njė alter ego e PPSH-sė, duhet tė nxirret jashtė ligjit!
    E. Ramės ia donte interesi vetjak qė tetėvjeēarin e sundimit tė socialistėve ta nxiroste me ngjyrat mė tė zeza, ta katranoste fare (2005). Megjithėse zgjedhjet e kėtij viti nuk ishin mė tė mira se ato tė 2009-s, pėr shkak tė progresit teknologjik nė kėto tė 28 qershorit. Ka dėgjuar ndonjėri qė tė flitet qoftė edhe njė fjalė e keqe pėr zgjedhjet 2005 nga pretendenti i kreut tė PS-sė sė vitit 2005? Pėrkundrazi. Kujtoni: “E kishim me hak humbjen e pushtetit!”. Argumenti i tij? Korrupsioni galopant, prostitucioni, trafiqet e drogės, trafiqet e mishit tė bardhė, trafiku ilegal i kapėrcimit tė detit, mjerimi ekonomik, e tė tjera, e tė tjera. Tani dalin pyetjet pa pėrgjigje: Cilit nga tė korruptuarit e pėrmendur nga Rama i ka hyrė gjembi nė kėmbė? Pėrse u mbrojtėn dosjet e pluhurosura tė Theodhori Sollakut? Ē’etalon regjimi po na jepet sot si shėmbėlltyrė pozitive e njė qeverisjeje tė mirė socialiste, qoftė edhe tė njė fragmenti tė kohės? Jo vetėm, por shohim njė qėndrim 180-gradėsh: Autostrada e Kombit, po na del si imitacion i njė sajese rrugore tė tillė, nga e cila mbahet mend shija e hidhur e taksės Majko, jo mė e rrugės qė as nisi, as bitisi! Ka shembuj tė tjerė tė pėrvetėsimit tė punės sė demokratėve, madje edhe tė fajėsimit tė tė tjerėve, nė vend tė vetvetes. Por ne po mjaftohemi vetėm nė njė rast, qė ėshtė qesharak. Do ta shihni se nuk e vė mė kot kėtė cilėsor: E. Rama kishte dy vite nė detyrėn e kryetarit tė bashkisė, kur ndodhi ajo qė e bėri ish-nėnkryetarin e bashkisė tė jepte dorėheqjen dhe tė ikte nė Greqi, pėr tė mbyllur njė skandal: atė tė pėrmbytjes sė pjesės jugore tė Tiranės sė Re, pėr shkak se nėnkryetari hapi, me nismė tė vet, digėn e liqenit artificial. Tani ishte e pamundur qė tė mbyllej porta hapėse, pėr shkak tė presionit tė madh tė ujit. Katet e para tė Tiranės sė Re u pėrmbytėn. Nuk qé njė katastrofė natyrore, si ajo e Shkodrės dhe e rrethinave tė saj. U shkatėrruan frigoriferė, televizorė, lavatriēe, divanė. Dolėn jashtė pėrdorimit automobilė, qė u mbuluan nga ujėrat. Kryetari i bashkisė “premtoi” se do tė rimbursoheshin tė dėmtuarit. Ishin si premtimet e Haxhi pishmanit! Pastaj u gjet njė variant tjetėr: Fajtor na ishte ish-kryetari Albert Brojka! Ky doli nė intervistė dhe shpjegoi se kishte dy vjet qė e kishte lėnė detyrėn e kryetarit! S’kishte ē’tė shtonte mė tepėr, veēse ta tipizonte kryetarin e bashkisė, Edi Ramėn, si njė mashtrues!
    A ka dalė ndonjė pyetje pėr kryetarin e bashkisė pėr kėtė ēėshtje? Pėrse iku jashtė shtetit nėnkryetari dhe jo Albert Brojka? Pėrse u premtuan rimbursimet kur nuk e paska fajin bashkia e Edi Ramės? Pėrse u bėnė premtimet e pambajtura pėr pagesat njė mė njė tė tė dėmtuarve?
    Jo mė kot Rama del me sloganin qė evokon tė ardhmen. Kėrkon t’i shmanget njė pyetje akuzuese: -Ē’ėshtė bėrė, mė parė se ē’do tė bėhet? Pyetjet janė aq tė shumta, sa nuk do tė mjaftonin tė gjitha faqet e gazetės pėr t’i rreshtuar tė gjitha! Duke filluar me pyetjet e “sukseseve” tė tij, si ministėr i Kulturės! – (kur artistėt u futėn nė grevėn e urisė dhe u nxorėn zvarrė nga ajo grevė, pėrdhunshėm, duke pėrdorur shkopinjtė... e policisė). Tani ai kėrkon njė mandat tjetėr, kur veprimtaria e tij e mandatit paraardhės ka dalė nė dritė tė diellit nga kandidati Lulzim Basha, qė e njeh problematikėn e Tiranės shumė mė mirė nga E. Rama. Ja pėrse ky i fundit nuk pranon tė pėrballet drejtpėrdrejt me z. L. Basha. Sepse ky do tė fliste me shifra e me argumente, ndėrsa Edi ėshtė mėsuar tė bėjė fushatė retorike me shpifje e me pėrbaltje!
    Votuesi po ndėrgjegjėsohet se “ardhmėria” e Edit ėshtė etaloni (se nuk mund tė quhet model) i tij qė na ka dhėnė, me dėshmitarė kėpėdarėt injorantė tė 2005-s. Ai édhe mossukseset e njė qeverisjeje, si ajo qė pėrmendi nė atė rast, i sheh me sytė e njė daltonisti! I urojmė votuesit qė tė mos bjerė nė kurthe tė tilla, nė zgjedhje mė tė mira nė progres. Ndonėse ai ėshtė deklaruar se do t’i deklarojė si tė manipuluara, nėse i humb!
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #1143
    Shenje e mire per Tiranen qe do te kete per kryetar nje djalosh vendali te shkolluar ne perendim, i cili do te dije te punoje dhe te beje me te miren per qytetin e tij.

    I uroj qe ne postin e kryetarit te bashkise se Tiranes te kete vetem suksese dhe te punoje pa pertese e me perkushtim qe qyteti i tij, qyteti i bashkeqytetareve te tij dhe i yne si shqiptar te kthehet ne nje qytet modern, ne nje yll polar te te gjithe qyteterimit te sotem dhe te neserm shqiptar e europian.

    Tirana e meriton qe ne krye te saj te kete nje djale te sajin, nje djale qe ja njeh pulsin, qe ja njeh dhimbjet dhe gezimt.

    Mbi te gjitha urojme qe institucionin e bashkise ai dhe administrata e tij ta kthejne ne rrugen e duhur, ne rrugen qe nxit zhvillimin, qe nxit bashkejetesen, qe nxit pjesmarrjen, qe i hap udhe idese se tjetrit pavaresisht nga bindjet politike apo nga prejardhja.

    Ai mundet ta beje kete!

  4. #1144
    Tirana eshte qyteti i kapur peng nga mafja e kuqe e rrenjosur aty qe nga viti 1941, kur komunistet jugosllave instaluan nje kaste kriminale ne krye te asaj qe u quajt PKSH dhe qe siē u paralajmerua nga patriotet shqiptare ajo ishte dhe mbeti pjella me e rrezikshme e te gjitha koherave te kombit shqiptar.

    Tirana ka qene e mbajtur peng qe ne vitin 1941 e ne vazhdim, kur asaj ne menyre te dhunshme ju vrane bijte dhe intelektualet, ju perqeshen dhe ju ofenduan figurat me te ndritura te qytetarise se saj, ju mor toka dhe dyqanet, ju mor tradita dhe nami i mire i qytetarit te urte dhe tolerant.

    Tirana ka shansin e saj me te mire qe te shkeputet njeher e mire nga kasta e kuqe e opingareve te partizanit Meke dhe te pasardhesve te tyre!

    Ka trokit ora e qytetarise tiranase!

    Tek Lulzim Basha ata gjejne vetveten, gjejne te sotmen dhe te ardhmen e tyre!

  5. #1145
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ik jakob e pi ilacet..

    u bo von..

    --

    mir ke fol o dydrins..

    me ne fund eshte shanci qe tirana te shpetoje nga zgedha 70 e ca vjecare e khmer rruzhve..

    me lulin.. do ket nji tiran te lire e demokratike..

    po fitoj ed-veri.. vazhdon zgedha polpotiste..

    sipas paralajmerimeve qe ben shtypi ed rucist.. e pam dhe tek gazet shqipi.. qe ka sjell rraptushi.. mafia khmer rruzhe ka bere gati nje armate roze.. pra nje ushtri kanibalesh qe do terrorizojne sic pranon gazeta nga saranda ne durres..
    pra ata do ta pushtojne forcerisht 8 majin..

    ina rama e topi nuk ndihen..
    vazhdojne ti sherbejne mafies ed ruce..
    kjo armate roze eshte nje grusht shteti..

    urgjent duhet te reagoje gjith populli sepse duket qarte kasaphana qe ka pergatitur ruci me te vetet nga durrsi deri ne konispol..

    era 97 te.. e 21 janar..

    ..

  6. #1146
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Po te vje era humje he brar??
    E kam thene dhe po ta them dhe I here
    Kujdes kush luan me voten ne 8 maj se mund te shpallet pishtar I demokracise
    Jan marre masat per gjithcka
    Kujdes dhe vetem kujdes

  7. #1147
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama: Fushata, e karakterizuar nga dhuna ndaj PS-sė
    06/05/2011 21:50


    Kryetari i PS-sė dhe kandidati pėr bashkinė e Tiranės, Edi Rama ka deklaruar nė emisionin “Top Story” nė Top Channel se kjo fushatė ėshtė karakterizuar nga dhuna ndaj kandidatėve dhe mbėshtetėsve tė PS-sė.

    “Fushata ėshtė karakterizuar nga kėrcėnime nė tė gjithė territorin qė kontrollon pushteti duke vėnė nė presion mėsues e nxėnės qė janė njė dėshmi e frikės qė ka Saliu nga 8 maji dhe vota”, tha Rama.



    I pyetur se ēfarė kishte vėnė re gjatė rrugėtimit tė tij nė gjithė Shqipėrinė, Rama tha se nė zonat ku qeverisė mazhoranca ka njė ngushtim tė bashkėjetesės qytetare.



    “Nė tė gjitha zonat e qeverisura nga Saliu, ku sundimi i harbutllėkut dhe inorancėn qė karakterizon qeverisjen e Saliut ka mbyllur njerėzit dhe ka ngushtuar hapėsirėn e bashkėjetesės qytetare”, theksoi Rama.



    Kreu i PS-sė ka theksuar se pakti me qytetarin ėshtė njė nga arsyet se pse qytetarėt duhet tė votojnė pėr “Aleancėn pėr tė ardhmen”.



    “Ne kemi tė gjithė arsyet pėr tė fituar se njerėzve u ka ardhur nė maj tė hundės me njerėz qė qeverisnin si Saliu dhe nga ana tjetėr ne ofrojmė njė pakt qytetar qė u ofron qytetarėve tė drejta tė barabarta”, tha ai.



    Rama ėshtė shprehur optimist pėr fitore nė zgjedhje.



    “Nuk do ketė mė historira grabitjesh, dhune dhe frike, nė Kamėz apo Kavajė sepse jemi tė bashkuar shumė fuqishėm pėr tė pėrballuar njė proēes elektoral qė do na nxjerrė fitues nė tė gjithė Shqipėrinė”, deklaroi ai.



    I pyetur nėse po kėrkon njė mandat tė plotė pėr bashkinė, Rama theksoi se Tirana ka nevojė pėr njė politikė tjetėr kombėtare.



    “Kėtė e vendos Tirana. Sot Tirana ka nevojė pėr njė politikė tjetėr kombėtare dhe njė politikė zhvillimi ashtu si edhe gjithė Shqipėria”, tha Rama.



    Ndėrkohė pyetjes nėse do tė jetė ai kryeministri i ardhshėm i vendit, nėse do fitojė zgjedhjet pėr pushtetin qendror, Rama tha se gjithēka ėshtė nė dorėn e qytetarėve.



    “Kėtė e vendosin qytetarėt me votė”, theksoi Rama.

    Top chanel

  8. #1148
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ndiqni Lul Bashėn nė TV njė bashkėbisedim pėrmbyllės tė fushatės.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #1149
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Karta indentiteti falso

    Edhe mbreme edhe sot Tom Doshi dhe Edi Rama me ca karta identiteti falso ne dore po demaskojne nje nga manovrat e ndyra qe kupola e pd po i ben emigranteve si ne.
    Po prodhon karta identiteti jashte firmes Sagem, me emra emigrantesh dhe me foto pdistesh.
    Per fat te mire eshte gjetur burimi kush i ben ca ndyshimesh kane dhe jane trainuar komisioneret qe ti dallojne ato me shikimin e pare.

    A e shikoni cfare kafshesh jane salistet ?
    A meritojne keta te qeverisin vendin e shqiptareve?
    He si mendoni o forumista jo saliste?
    Albania Uber Alles

  10. #1150
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Juanito pėrshėndetje!
    Sapo kemi dalė nga mbledhja e komisionerėve dhe gjėja e parė qė na u tha se janė prodhuar karta idenditeti false ndaj duhet tė mėsojmė t'i njohim.Por kupto qė unė jam nė anėn e PD-sė.Tani si thua ti,tė besojmė vetėm ato qė thotė Rama?!Pse ti mendon se vetėm PD-ja ka vegla pėr tė prodhuar karta?!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •