Ish-tė pėrndjekurit gjejnė tek Lulzim Basha, alternativėn mė tė besueshme pėr aspiratėn tyre
06-05-2011 / Intervistoi: Eden Babani
Intervistė me Z. Reshat Kripa, Kryetar i Degės sė Tiranės, i Shoqatės Antikomuniste tė ish-tė Pėrndjekurve Politikė Demokratė
Gazeta 55: Ju jeni Kryetar i degės sė Tiranės i Shoqatės Antikomuniste tė ish-tė pėrndjekurve Politikė. Ēfarė pėrfaqėson dega juaj?
Reshat Kripa: Dega e Shoqatės Antikomuniste tė ish-tė Pėrndjekurve Politikė Demokratė tė Tiranės e zhvillon aktivitetin e saj mbėshtetur nė statutin dhe vendimet e kuvendeve tė Shoqatės. Lidhur me kėtė, nė nenin 5 tė statutit thuhet: “Shoqata, pėr vetė natyrėn e saj sociale dhe pėrbėrjen heterogjene ideore nuk merr pėrsipėr detyrat e partive politike dhe nuk ka synime pėr pushtet”.
Ne i qėndrojmė rigorozisht kėtij neni, por kjo nuk do tė thotė se nuk kemi bindjet tona politike. Tė gjithė anėtarėt e degės sonė, pavarėsisht se nė cilėn parti bėjnė pjesė, i pėrkasin spektrit politik tė djathtė. Kjo pėr shkak tė prejardhjes sonė, tė kaluarės dhe qėndrimit tė sotėm tė secilit.
Mė lejoni t’i shpjegoj kėta tre faktorė: 1. Prejardhja: Tė gjithė anėtarėt e degės sonė rrjedhin nga familje nacionaliste, qė kanė qenė dhe janė nė ballė tė luftės pėr liri dhe demokraci. 2. E kaluara: Me kėtė, kam parasysh periudhėn e sundimit totalitar gjatė sė cilės ne u vramė, u burgosėm, u internuam, u dėbuam dhe u persekutuam pa mėshirė nga diktatura komuniste. 3. E sotmja: Anėtar i degės sonė mund tė jetė ēdo i pėrndjekur politik qė ėshtė i gatshėm tė kontribuojė pėr forcimin e shtetit demokratik, kundėr mentaliteteve antikombėtare tė sė kaluarės komuniste.
Gazeta 55: Ē’do tė thotė kjo?
Reshat Kripa: Pėr dy faktorėt e parė, nuk do tė zgjatem. Gjithēka ėshtė e qartė. Unė do tė pėrqendrohem nė faktorin e tretė. Ėshtė njė detyrė mjaft e rėndėsishme, e lėnė nė tė gjitha kuvendet kombėtare tė Shoqatės. Dega jonė do tė qėndrojė pėrgjithmonė nė krah tė koalicionit tė madh tė djathtė, tė kryesuar prej Partisė Demokratike. Ne nuk mund te jemi ndryshe. Ne nuk mund tė bashkėpunojmė me forcat e majta dhe ultra tė majta, si Partia e sotme Socialiste, e drejtuar nga Edi Rama, pinjoll i njė familjeje komuniste, karrierist dhe revanshist qė, sa herė diskutohet nė parlament pėr ligje nė mbėshtetje tė shtresės sonė, urdhėron grupin e vet parlamentar tė braktisė sallėn. Kėshtu vepruan deputetėt e tij nė rastin e miratimit tė rezolutės nė mbėshtetje tė asaj tė Kėshillit tė Europės “Mbi ndėshkimin e krimeve tė regjimeve komuniste”. Kėshtu vepruan nė seancėn pėr miratimin e ligjit “Pėr dėmshpėrblimin material tė ish-tė pėrndjekurve politikė” dhe tė amendamenteve tė tij. Kėshtu edhe pėr ligje tė tjera tė kėsaj natyre.
Gazeta 55: Si e shikoni qėndrimin e disa liderėve tė pėrndjekur politikė, tė cilėt u janė bashkėngjitur forcave tė majta?
Reshat Kripa: Ky ėshtė turpi i tyre mė i madh. Njė gjė e tillė do tė thotė tė mohosh tė kaluarėn tėnde dhe tė bashkohesh me ata qė pėr gati njė gjysmė shekulli tė dhunuan dhe tė pėrēmuan familjarisht. Mendoj se arsyeja e kėsaj duhet kėrkuar nė faktin qė mund tė kenė ngrėnė “njė lugė ēorbė tė prishur dhe sot nuk e nxjerrin dot”, - siē thoshte dikur protagonisti i njė filmi shqiptar tė kohės sė diktaturės. Shkaqe tė tjera mund tė jenė joshja me para, pse jo, edhe me ndonjė femėr tė pėrdalė.
Gazeta 55: Keni parasysh ndonjė lider tė caktuar?
Reshat Kripa: Po. Do veēoja Kurt Kolėn, njė person qė dikur tė pėrndjekurit politikė e zgjodhėn nė krye tė tyre por qė ai, harroi edhe familjarėt e vet tė shtypur egėrsisht nga regjimi. Me qė erdhi fjala, do tė shtoja gjithashtu se, mbėshtetur nė nenin 5 tė statutit, kryetarit tė njė shoqate i ndalohet krijimi i njė partie politike, sa kohė ai qėndron nė krye tė shoqatės. Sipas nenit 22 tė Shoqatės sonė, nen i formuluar qysh me themelimin e saj, “Kryetari, nėnkryetarėt dhe sekretari i shoqatės nuk duhet tė bėjnė pjesė nė forumet drejtuese tė partive politike si dhe tė kenė funksione drejtuese shtetėrore”. Kurt Kola ka krijuar njė parti politike, e cila aktualisht ėshtė nė koalicion me partitė e majta, ani se, nė zgjedhjet politike ose pėr pushtetin vendor, nuk ėshtė nė gjendje tė marrė as votat e familjes sė vet.
Ka edhe tė tjerė, tė cilėve nuk ėshtė nevoja t’ua pėrmend emrat, pasi tė pėrndjekurit i njohin mirė. Janė ata qė ēirren e bėrtasin se gjoja do tė shkuakan deri nė Bruksel ku, tė lidhur me zinxhirė, dashkan tė demonstrojnė pėr tė drejtat e tyre. Po deshėn le ta provojnė! Do tė ējerrin maskėn qė mbajnė, dhe do tė demonstrojnė faqen e tyre tė zezė. Ėshtė dhe njė kategori e tretė, tip kameleonėsh, qė nuk e dinė ku e kanė kokėn. Nė mėngjes, kur zgjohen nga gjumi, ata janė tė djathtė. Nė mbrėmje, kur bėjnė llogaritė e ditės dhe bėhen gati pėr tė fjetur, shndėrrohen nė tė majtė, duke ėndėrruar tė dalin nė demonstrata tė mėdha pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre. Le tė provojnė tė dalin dhe do ta shohin se sa do t’i ndjekin pas.
Do tė shtoja kėtu keqardhjen, qė tė mos them neverinė time, ndaj qėndrimit tė njė pjese tė shtypit, sidomos atij tė majtė, ose tė mediave audio-vizive, qė i kanė hapur dykanatėsh dyert pėr kėta gjoja kryetarė tė pėrndjekurish politikė. Kam bindjen e plotė se ata e kanė humbur pėrfundimisht besueshmėrinė e shtresės qė i takojnė.
Gazeta 55: Cili do tė jetė qėndrimi juaj nė kėto zgjedhje lokale?
Reshat Kripa: E thashė qysh nė fillim. Dega jonė dhe gjithė tė pėrndjekurit politikė tė vėrtetė janė me koalicionin “Aleanca pėr qytetarin” tė drejtuar nga Partia Demokratike. Jemi me kėtė koalicion, sepse kėtu e kemi gjetur veten plotėsisht, sepse vetėm ky koalicion ka bėrė tė mundur tė realizohen disa prej kėrkesave tona. Sigurisht, ne kemi edhe kėrkesa tė tjera, qė s’kanė gjetur zgjidhje ende, sikundėr e pranoi ndershmėrisht Lulzim Basha, nė takimin me ish-tė pėrndjekurit politikė gjatė kėsaj fushate elektorale. Unė kam besim tė palėkundur se nė tė ardhmen edhe ato do tė zgjidhen, gjithmonė brenda legjislacionit ekzistues shqiptar.
Gazeta 55: Po pėr kandidatin pėr Kryetar Bashkie nė Tiranė, ēfarė do tė na thoni?
Reshat Kripa: Lulzim Basha ėshtė kandidati mė i besueshėm, do tė thosha mė i shkėlqyeri, qė ka nxjerrė ndonjėherė e djathta dhe Partia Demokratike. Vėshtroni fushatėn elektorale qė ka zhvilluar. Njė fushatė tepėr domethėnėse, sa u takon alternativave qė ka shpalosur nė interes tė kryeqytetasve. Shumė e qytetėruar, sa i takon gjuhės sė pėrdorur ndaj kundėrshtarėve tė tij politikė. Me tė vėrtetė europiane, pėr sytė e tė huajve, qė po e ndjekin hap pas hapi dhe me vėmendje ecurinė e fushatės. Ėshtė kandidati qė i garanton tė ardhme kryeqytetit.
Gazeta 55: Domethėnė?
Reshat Kripa: Pyetjen tuaj, ndonėse kaq tė shkurtėr, do ta zbėrthej pak gjatė dhe nė dy plane: si i pėrndjekur politikė dhe si qytetar i Tiranės.
Si i pėrndjekur politik, mendoj se ėshtė i vetmi kandidat qė mund tė zgjidhė disa prej problemeve tona tė lėna nė harresė. Zgjidhjen e problemit tė strehimit pėr tė pėrndjekurit, fjala vjen, nėpėrmjet ndėrtimit tė banesave me kosto tė ulėt. Hipotekimi i banesave tė atyre qė kanė vite qė presin. Dhėnia e trojeve pėr ndėrtim objektesh me karakter social. Dhėnia e kredive me interes tė ulėt dhe tė tjera masa. Mė lart thashė se kemi edhe kėrkesa tė tjera. Jam i bindur se, nė rast se do t’i drejtohemi Kryetarit tė ardhshėm tė Bashkisė, Lulzim Bashės, porta e tij do tė jetė e hapur nė ēdo kohė qė ne do tė kemi nevojė, siē ka qenė dhe do tė jetė e hapur edhe porta e Kryeministrit apo e ministrave tė qeverisė demokratike. Ne nuk kemi nevojė tė zhvillojmė protesta kundėr qeverisė qė vetė e kemi votėbesuar, ēka do tė thotė tė ngrihemi kundėr vetes tonė.
Si qytetar i Tiranės, dua tė them se pėrkrahim zotin Basha, pasi duam tė shikojmė, si gjithė qytetarėt e tjerė, njė Tiranė, ku tė marrim frymė lirisht, kundėr betonizimit tė saj. Duam njė qytet tė pastėr, ku tė mos na mbulojnė plehrat. Duam njė qytet, ku tregu tė jetė me tė vėrtetė i kontrolluar nga pikėpamja higjienike dhe e vlerave ushqimore, ku sistemi i taksave tė jetė i kontrolluar dhe i drejtė, ku tė mos u lihet shteg manipulimeve tė ndryshme qė shkatėrrojnė tregun. Duam njė rregullim tė transportit urban dhe tė shėrbimit mjekėsor. Sė fundi edhe njė pėrkrahje mė tė madhe pėr njerėzit nė nevojė.
Siē e shihni, gjithė sa pėrmenda, janė tėrėsisht pjesė e alternativave elektorale tė Bashės, i cili, deri sot, ēka ka premtuar, e ka bėrė realitet. Si ministėr i Punėve Publike dhe Transporteve, ėshtė i njohur kontributi i tij nė ndėrtimin e Autostradės sė Kombit, qė lidh dy gjymtyrėt mė tė mėdha tė trojeve tona etnike. Si Ministėr i Punėve tė Jashtme, s’ka shqiptar tė mos ia njohė Bashės meritat pėr pranimin e Shqipėrisė nė NATO. Si Ministėr i Punėve tė Brendshme, falė kontributit tė tij tė padiskutueshėm, sot shqiptarėt udhėtojnė pa viza nė zonėn Shenghen.
Gazeta 55: Pėrfundimisht?
Reshat Kripa: Urojmė qė pas 8 majit, Lulzim Bashėn ta kemi Kryetar tė Bashkisė sė Kryeqytetit, mė tė madhes bashki nė gjithė vendin. Pėr kėtė i ftoj gjithė tė pėrndjekurit politikė me banim nė Kryeqytet tė votojnė pėr tė, pasi, nė kėtė mėnyrė, kanė votuar pėr ndryshimin qė ne presim prej nėntėmbėdhjetė vjetėsh. Gjithashtu, i ftoj tė pėrndjekurit politikė qė, si subjekt politik, tė votojnė atė parti tė koalicionit “Aleanca pėr qytetarin”, sė cilės mendojnė se i pėrkasin.
Krijoni Kontakt