Pershendetje
Perultesira, inferioritetit i tejskajshem dhe primitiviteti fudullik i personaliteteve shqiptare perballe "qeverise paralele" shqiptare qe e ka seline tek Ambasada Amerikane ne tirane eshte thelbi i ketij debati.
Shqiptaret e kane humbur krenarine e tyre dhe kjo fale politikaneve dhe qeveritareve shqiptare qe e kane vertetuar qe nuk jane te afte per te qeverisur pa patur nevojen e manaxhimit nga ambasada amerikane dhe diplomatet e tjere ne tirane.
Per tju permbajtur kesaj teme. E kam lexuar disa here shkrimin e analistit shqiptar dhe me duket qe nuk ka mundur ti largohet fodullikut primitiv shqiptar ne perdorimin e shprehjeve te drejteperdrejta fyese dhe ofenduese.
Ashtu sikurse e ka pranuar ne pergjigjen e tij te mevonshme e pranon qe perdorimi i fjaleve si "kinezeri" apo "ambazador i vogel" jane te pavend pasi jane nje fyerje e drejte perdrejte te nje personaliteti. Kjo vjen si rrjedhoje e fodullizmit dhe jo pergjegjesise morale per ato qe shkruajne.
kjo nuk justifikon aspak veprimet e ambasades amerikane ne shqiperi pasi nuk eshte degjuar ndonjehere te pakten ne perendim flasim per veprime te tilla (qofshin keto publike apo private).
Veprimet e ambasadorit amerikan ne shqiperi gjejne nje vend te gjere ne shtypin shqiptar qe ketu ku banoj une do te ishte dicka jo normale. Ambasadoret e vendeve te huaja nuk duhet te prenoncohen per qeshtje te brendshme vetem ne rastet kur preken interesat te shtetit qe ata perfaqesojne. Gjithashtu shtypi shqiptar duhet te "injoroje" veprimet e tyre pasi ata nuk jane ne shqiperi per te ndihmuar shqiperine por per te perfaqesuar interesat e shtetit nga vijne. Nuk mundet qe ne nje shtet "demokratik" nje diplomat ti drejtoje apo te jape opinionin e tij cfaredolloj qofte ai kundrejte asaj qe konsiderohet ceshtje e brendshme e nje shteti.
Duke qene se politikanet shqiptare jane te paafte dhe mbi te gjitha jane thjeshte manekine u duhet nje "qeveri paralele" qe tu tregoje se ku po gabojne cfare po bejne drejte dhe shpesh here dhe sesi duhet te sillen ne jeten e tyre private.
A nuk ju duket paksa si perbuzje dhe mbi te gjitha ironi?!
Ne 1993 kur ndodhen trazira ne Amerike nuk degjova ambasadorin britanik ne amerike ti tregoje shtetit amerikan sesi te sillet!!!!!...
Gjithsesi secili nga ne i shikon gjerat ashtu sikurse duan thjeshte mua nje gje e tille nuk me duket normale.
Persa i perket kesaj ceshtje. Analisti shqiptar e ka kaluar cakun deri diku jo me teper nga keqdashja sesa nga fodulliku dhe mosgjakftohtesia. Ambasada amerikane eshte munduar qe me nje leter private ti tregoje " krijuesit te gazetes shekulli" qe ne jemi te indinjuar ...zakonisht behet nje prenoncim publik kur ka akuza te tilla. Keto jane thjeshte presione politike te panevojshme. E keshilloj "krijuesin" i kesaj gazete mos te shkoje per gjueti andej nga korca... jo per gje por andej kam degjuar qe ndodhin cudira... dhe meqe mardheniet me "prokurorine shtese" qe i ka zyrat andej nga rruga elbasanit jane prishur ka shume mundesi te ngeli pa u hetuar sic duhet levizja mbrapsht e makines kur makina eshte ne marshin e trete perpara.
Ju pershendes
Krijoni Kontakt