Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 77 prej 328 FillimFillim ... 2767757677787987127177 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 770 prej 3272
  1. #761
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Mesa duket argumentat e shqiptareve ketej kufirit, kunder Bashes mbaruan.
    Ne ndihme tani u vjen kaloresi plak Don Kishot Qosja mbi kalin zgerdalle dhe me heshten e gjate e te ndryshkur komuniste.
    E ka te kote, Sanco Panco Rama nuk ka nevoje per nje idiot me teper.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #762
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    E ka te kote, Sanco Panco Rama nuk ka nevoje per nje idiot me teper.
    kemi te bejme me nje rast te rralle .... idiot ne katror ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #763
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    “Kandidimi i Bashės pėr Tiranėn ėshtė njė fyerje e rėndė”
    Nga Rexhep Qosja
    *
    A ĖSHTĖ E MUNDSHME?
    Njė kandidaturė dhe tri deklarata mė kanė lėnė pa gojė, por pas disa ditėsh, kur njė mik i ēmuar dhe i dashur nga Tirana mė tha tė mos ēuditem se nė kėtė kohė tė gjitha, ama bash tė gjitha, janė tė mundshme, unė e mora veten dhe e bėra kėtė shkrim me tė cilin edhe mė shumė do ta rris numrin e pretorianėve tė sundimtarit tė pėrtashėm, tė cilėt do tė hudhin shumė shigjeta nė kokėn time.
    Dhe, pėr titull tė shkrimit e vura, pak tė ndryshuar, pikėrisht togfjalėshin ngushėllues tė mikut nga Tirana: a ėshtė e mundshme? A ėshtė e mundshme tė bėhet njė kandidaturė e tillė dhe a ėshtė e mundshme tė jepen deklarata tė tilla?
    *
    Nė vend se nė hetime – kandidat pėr kryetar tė kryeqytetit
    *
    Anėtari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Lulzim Basha, ėshtė njėri prej anėtarėve tė rrallė tė kėsaj partie, ndoshta i vetmi anėtar i kėsaj partie, i cili brenda pak vjetėsh i ka ndėrruar tri poste ministrore, kurse tani ėshtė kandidat edhe pėr postin e katėrt pak mė tė rėndėsishėm sesa postet ministrore qė kishte. Herėn e parė ishte ministėr i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; herėn e dytė ishte ministėr i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė; mandej, herėn e tretė, u bė ministėr i Brendshėm; kurse tash, herėn e katėrt, ėshtė kandidat pėr kryetar tė Bashkisė sė kryeqytetit tė Shqipėrisė – Tiranės.
    Nė vendet e zhvilluara, sikundėr janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shtetet e Bashkimit Evropian – Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, kėto piruete nėpėr poste tė ndryshme ministrore prej tė njėjtit person sidomos pėr njė kohė ashtu tė shkurtėr, do tė ishin tė pamundshme. Nė kėto vende, me tradita shtetėrore dhe demokratike, asnjė vetje politike nuk shpallet i aftė pėr punė ministrore nė tė gjithė sektorėt shtetėrorė. Jo. Atje shkollimi, profesioni, dhuntia politike organizuese dhe, para tė gjithave, integriteti moral politik, e pėrcaktojnė kandidatin pėr post politik shtetėror. Atje nuk mund tė ketė anėtar partie “tė aftė” pėr tė gjithė sektorėt ministrorė, sepse atje as vetė individėt nuk pranojnė tė bėhen ashtu lehtė tė pėrdorshėm pėr ēdo gjė, as vetė partitė e tyre nuk i pėrdorim ata ashtu lehtė pėr ēdo gjė! Kjo mund tė ndodhė, siē po ndodhė, sot pėr sot, vetėm nė Ballkan, ndoshta vetėm tek ne, ku pėrdorimi dhe poltronizmi janė taktika dhe etika e pėrparimit politik.
    Edhe mė e pakuptueshme sesa gatishmėria e Lulzim Bashės qė brenda njė kohe fare tė shkurtėr, brenda disa vjetėsh, tė pajtohet qė tė bėhet ministėr “i aftė”, i pazėvendėsueshėm, nė tre sektorė tė ndryshėm shtetėrorė, duke u bėrė ashtu nuse pėr Stasin e Partisė Demokratike, ėshtė pajtimi i tij dhe i udhėheqjes Demokratike qė ai tani tė jetė i propozuar kandidat pėr kryetar tė bashkisė sė Tiranės!
    Pse mund tė thuhet kėshtu?
    Nė protestat e Partisė Socialiste dhe tė qytetarėve tė tjerė pas 21 janarit 2011 kemi parė mė shumė se tri pankarta nė tė cilat shkruante Lulzim Basha – vrasės! Nė mediat elektronike kemi dėgjuar dhe nė disa gazeta tė Tiranės jo njėherė kemi lexuar se si ministri i Brendshėm, Lulzim Basha, akuzohej si fajtori kryesor pėr vrasjen e katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit, tė cilėt, siē ėshtė dėshmuar tashmė, janė vrarė prej gardistėve jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė, nė tė cilėn gjendej soditėsi kryesor i protestės, kryeministri Sali Berisha!
    T’i lėmė mėnjanė pėr njė ēast ato qė pėr ministrin e Brendshėm, Lulzim Basha, shkruante nė ato pankarta dhe ato qė pėr tė dėgjoheshin dhe shkruheshin nė mediat elektronike dhe nė disa gazeta tė Tiranės, t’i lėmė anash ato dhe tė gjykojmė vetė.
    Ėshtė e vėrtetė se gjatė protestave tė 21 janarit Lulzim Basha ishte ministėr i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė.
    Ėshtė e vėrtetė se ditėn kur u vranė katėr protestues jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė, Lulzim Basha ishte ministėr i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė.
    Ėshtė e vėrtetė se vrasja e atyre katėr protestuesve jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė nuk ka mundur tė ndodhė pa dijen e ministrit tė Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha e, meqenėse ministri tė Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, ėshtė treguar partiak shumė i bindshėm, shumė i dėgjueshėm, shumė i pėrkushtuar ndaj kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė, atėherė mund tė thuhet se vrasja e katėr protestuesve nuk ka mundur tė ndodhė pa qenė i vėnė nė dijeni edhe kryeministri se do tė shtihej me armė ndaj protestuesve.
    Kėto tė dhėna, qė janė tė vetmet tė vėrteta pėr mendjen objektive politike, deshėm s’deshėm ne, deshi s’deshi udhėheqja e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, deshi s’deshi kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, deshi s’deshi ministri i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha, e bėjnė ministrin e Brendshėm tė Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Bashėn, kandidat pėr hetim nga Prokuroria e Pėrgjithshme e Republikės sė Shqipėrisė nė lidhje me vrasjen e katėr protestuesve mė 21 janar 2011. Nė vendet demokratike, nė vendet nė tė cilat, si tha kryetari i Francės, Nikola Sarkozi, protestuesit nuk vriten prej policisė dhe gardistėve, domethėnė prej shtetit, as kur bėjnė protestė tė dhunshme, ministrit tė Brendshėm, Lulzim Basha, tashmė do tė duhej t’i ishte marrė imuniteti i deputetit dhe do tė duhej tė ishte nė dispozicion tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr hetime pėr shkak tė vrasjes sė katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit. Mund tė hamendjesohet se nė njė vend vėrtet demokratik, nė tė cilin institucionet e pavarura janė vėrtet tė pavarura, hetimet ndaj ministrit tė Brendshėm, Lulzim Bashės, tashmė do tė duhej tė ishin kryer dhe ministri i Brendshėm, Lulzim Basha, tashmė do tė duhej tė ishte duke vuajtur fajin politik, juridik dhe moral pėr vrasjen e katėr protestuesve nė protestėn e 21 janarit.
    Por, shikuar nga ana morale dhe humane, ministri i Brendshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Lulzim Basha, ėshtė fajtor jo vetėm pėr vrasjen e katėr protestuesve dhe keqtrajtimin e shumė protestuesve tė marrė nė hetime a tė burgosur, por edhe pėr vetėvrasjen e para disa ditėve tė birit njėzetedyvjear tė njėrit nga protestuesit e vrarė.
    Nuk ka dyshim se tė gjitha kėto tė dhėna janė tė mjafta, madje, mė tepėr se tė mjafta, qė nė njė vend demokratik evropian tė mos i shkojė kujt mendja qė njė zyrtar tė tillė ta propozojė pėr kryetar tė bashkisė sė kryeqytetit apo tė cilitdo qytet tjetėr tė vendit. Nė ēdo vend demokratik evropian dhe joevropian, propozimi i njė ish zyrtari tė tillė pėr kryetar bashkie tė kryeqytetit a tė cilitdo qytet tjetėr do tė shikohej si provokim qė u bėhet qytetarėve. Ėshtė fyerje pėr ndėrgjegjen e tyre, pėr integritetin e tyre politik dhe moral, ėshtė fyerje pėr qytetarinė e tyre, qė t’u nxirret pėrpara, pėr ta votuar a mosvotuar, zyrtari karriera politike dhe shtetėrore e tė cilit, ndėrgjegjja njerėzore e tė cilit, ėshtė e rėnduar, shumė e rėnduar, prej vrasjes jashtė perimetrit tė ndėrtesės sė Qeverisė tė katėr protestuesve, prej keqtrajtimit dhe burgosjes sė shumė protestuesve dhe, mė nė fund, prej vetėvrasjes sė birit tė njėrit nga protestuesit.
    Si qytetar i Tiranės, natyrisht, me nėnshtetėsi tė Republikės sė Shqipėrisė unė, vetė, e pėrjetoj si fyerje tė ndėrgjegjes dhe tė integritetit tim politik dhe moral kandidimin e ministrit tė Rendit Publik, Lulzim Bashės,pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės.
    Ēka tė them mė tej? Tė them: nė jetėn tonė politike e shoqėrore, nė totalitarizmin tonė partitokratik, ende tė gjitha janė tė mundshme, prandaj, ja, ėshtė i mundshėm edhe njė kandidim i tillė!
    Por, edhe diēka tjetėr do tė jetė e mundshme: kur njė ditė Shqipėria tė bėhet shtet vėrtet demokratik dhe shtet i sė drejtės, nė tė cilin do tė funksionojnė tė gjitha institucionet, prandaj edhe Gjyqėsori, do tė jetė e mundshme, madje, e domosdoshme, qė Lulzim Basha tė gjykohet pėr krimin – vrasjen e 4 protestuesve mė 21 janar 2011.
    *
    Tri deklarata tė gabuara
    *
    Sė shpejti bėhet njė muaj prej se zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, ishte nė Kosovė pėr vizitė zyrtare shtetėrore. Gjatė kėsaj vizite dyditore, pėrpos tė tjerash, ai dha edhe tri deklarata, qė nuk mund tė harrohen. Nė mediat e Prishtinės vetėm njėra prej tyre – ajo pėr mosndryshim tė kufijve, u pėrimtua kujdesshėm nė disa gazeta, kurse dy tė tjerat po thuaj u heshtėn.
    Deklarata e parė: ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, se arrestimet e nėntė pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, me vendimin e EULEX-it, u bėnė nė bazė tė ligjeve tė Kosovės dhe tė ligjeve tė Bashkimit Evropian! Nuk e di, nuk kam lexuar dhe nuk kam dėgjuar, se Bashkimi Evropian ka ligj tė veēantė pėr arrestimin e pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, por e di se Republika e Kosovės nuk ka ligj tė tillė. Republika e Kosovės, si me Kushtetutėn e saj, ashtu edhe me ligje pėrkatėse, ka bėrė tė mundshme qė tė nxirren nė gjyq dhe tė dėnohen tė gjithė ata qė bėjnė krime dhe, ashtu, shkelin Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės. Por, si edhe shqiptarėt e tjerė nė Kosovė, ashtu edhe hartuesit e Kushtetutės dhe tė ligjeve tė Kosovės e dinė se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka bėrė luftė ēlirimtare, domethėnė luftė tė drejtė, prandaj pjesėtarėt e saj nuk kanė bėrė krime. Duke mbrojtur familjen e vet, prindėrit e vet, vėllezėrit e motrat e veta, gruan dhe fėmijėt e vet, duke mbrojtur shtėpinė e vet, duke mbrojtur Kosovėn prej terrorit shtetėror tė Serbisė, prej policisė, ushtrisė dhe paramilitarėve tė Serbisė, ata vetėm sa i janė pėrmbajtur Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, nė tė cilin flitet pėr tė drejtėn natyrore tė popujve pėr vetėmbrojtje. Po tė mos kishte bėrė kėso lufte, tė drejtė, vetėmbrojtėse Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk do ta njihnin Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe nuk do tė organizonin as Konferencėn e Rambujesė nė tė cilėn delegacioni i Kosovės ishte i udhėhequr prej pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė, Hashim Thaēi, as nuk do tė bėnin fushatėn e bombardimeve ndaj objekteve ushtarake, policore tė Serbisė dhe, nė pėrgjithėsi, tė Jugosllavisė sė mbetur.
    Po, pavarėsisht prej sa u tha, Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, nuk do tė duhej ta bėnte deklaratėn e sipėrtheksuar edhe pėr njė arsye tjetėr, tė cilėn asnjė diplomat shqiptar a i huaj, si diplomat, nuk do tė duhej ta pohonte. Para se tė ishte nisur pėr vizitė nė Kosovė ai do tė duhej tė ishte bėrė me dije, prej bashkėpunėtorėve tė vet nė Tiranė, se nė Kosovė i madh e i vogėl, jozyrtar e zyrtar, shoqėri e parti, Kuvend e Qeveri janė kundėr kėtyre burgosjeve dhe nė deklarata tė veēanta apo nė kumtesa institucionale i dėnojnė ato, duke i quajtur ashtu edhe si duhet tė quhen ato: tė palejueshme dhe tė papranueshme pėr Kosovėn dhe pėr popullin shqiptar, sepse barazojnė tė pushtuarin, viktimėn me pushtuesin, agresorin, dhe synojnė tė njollosin luftėn ēlirimtare tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
    Si shqiptar qė ėshtė, Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė do tė duhej ta dinte se ēdo pėrndjekje, ēdo ndėshkim, ēdo gjykim tė pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės populli shqiptar e pėrjeton me indinjatė dhe pezėm. Si diplomat, ndėrkaq, Edmond Haxhinasto, do tė duhej tė nderonte ndjenjat e kėtilla tė shqiptarėve tė Kosovės e tė numrit mė tė madh tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe t’u shmangej deklaratave si kjo.
    Pėr mė tepėr ai do tė duhej ta dinte se populli shqiptar, jo vetėm nė Kosovė, e pėrjeton me indinjatė dhe me pezėm tė madh terrorizimin e dyfishtė dhe tė dyhershėm qė u bėhet sot dy luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė janė ndėr luftėtarėt mė tė merituar pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės: Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
    Deklarata e dytė: Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, duke bėrė nderime te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, se Kosova ėshtė bėrė shtet dhe po ndėrtohet shtet mbi idenė e Ibrahim Rugovės pėr pavarėsinė e saj! Nuk ka dyshim se kjo ėshtė njė deklaratė qė mund tė quhet e pazakonshme pėr dy arsye: e para, mund tė quhet e pazakonshme pėr arsye se, si e tillė, si deklaratė historike, me synim shkencor, bėhet prej njė politikani, nė tė vėrtetė diplomati qė nuk ka tė drejtė tė marrė rolin e shkruesit tė historisė. Diplomatėt e vendeve me tradita shtetėrore, politike e diplomatike, kurrė nuk mund tė dėgjohen duke bėrė hierarki tė tilla nė historinė e popujve e tė shteteve qė vizitojnė. Ata nuk i lejojnė vetes tė bėhen historianė duke mos qenė historianė; ata nuk i lejojnė vetes tė bėhen historianė duke mos qenė historianė me deklarata tė tilla, qė tingėllojnė aq propagandistike. Dhe, nuk ia lejojnė vetes kėtė rol jo vetėm pse janė diplomatė, por edhe pse nuk e dinė tė vėrtetėn. E dyta, deklarata e Ministrit Edmond Haxhinasto ėshtė e pazakonshme edhe pėr arsye se ajo qė pohohet nė tė nuk ėshtė e vėrtetė. Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe kryetari i Kosovės kur Kosova ende nuk ishte bėrė shtet nuk ėshtė njeriu mbi idenė e tė cilit ėshtė fituar pavarėsia e Kosovės dhe me idenė e tė cilit po ndėrtohet shteti i Kosovės. Jo. Jo. Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė radhėn e gjatė tė atyre qė kanė krijuar dhe kanė pėrhapur idenė e pavarėsisė sė Kosovės dhe nė radhėn e atyre qė i kanė filluar pėrpjekjet politike pėr pavarėsinė e Kosovės nuk ėshtė kurrkund, kurse nė fund tė kėtyre pėrpjekjeve ėshtė njeriu i fundit. Kjo radhė e gjatė e luftėtarėve politikė pėr pavarėsinė e Kosovės pas Luftės sė Dytė Botėrore fillon me Adem Demaēin, me organizatėn ilegale tė krijuar prej tij dhe vazhdon me tė burgosur tė tjerė politikė e me organizata tė tjera ilegale deri nė vitet nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar kur ideja e pavarėsisė sė Kosovės bėhet ide pothuaj e gjithė popullit shqiptar tė Kosovės e kur fillon edhe krijimi i partive tė para politike shqiptare.
    Zėvendėskryeministri dhe ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, do tė duhej ta dinte se nė programin e saj tė parė politik, me tė cilin ėshtė themeluar Lidhja Demokratike e Kosovės, nuk kėrkohej pavarėsi, por autonomi e Kosovės, madje njė autonomi dukshėm mė e ngushtė se ajo e vitit 1974 nė kuadėr tė Serbisė e tė Jugosllavisė. Mė nė fund, LDK-ja me kryetar Ibrahim Rugovėn do tė jetė parti politike shqiptare e regjistruar nė Ministrinė e Drejtėsisė sė Jugosllavisė, me ēka dėshmohet se ideja e pavarėsisė sė Kosovės dhe LDK-ja, se ideja e pavarėsisė sė Kosovės dhe Ibrahim Rugova atėherė, kur radha e ideologėve dhe luftėtarėve politikė dhe jo vetėm politikė pėr pavarėsinė e Kosovės, ishte shumė e gjatė, ende pėrjashtoheshin mes vete!
    Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, si politikan dhe si diplomat do tė duhej ta dinte: se te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe tė Kosovės kur ajo ende s’ishte bėrė shtet, Ibrahim Rugova, atė nuk e ēojnė meritat e vėrteta tė Ibrahim Rugovės pėr pavarėsinė e Kosovės, por propagandat partiake qė aq shumė janė duke e shtrembėruar, duke e falsifikuar, duke e zvetėnuar dhe duke e vjedhur historinė mė tė re tė popullit shqiptar nė Kosovė dhe nė Shqipėri; se nderime tė shtira, si fryt i pėrkohshėm i kėtyre propagandave dhe allishverisheve partiake para e paszgjedhore te varri i ish kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, janė edhe nderimet qė i bėjnė te varri atij edhe disa vetje qė shumėkush s’ka besuar se do tė shiheshin aty ndonjėherė!
    Por, Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, do tė duhej ta dinte gjithashtu se historia shqiptare, historia e Shqipėrisė shtetėrore dhe e Kosovės, njė ditė, pashmangshėm, do tė pastrohet prej gėnjeshtrave, prej shtrembėrimeve, prej zvetėnimeve, prej ndotjeve tė sotme partiake dhe politike. Pėr fat, kriteret partiake dhe politike kurrė dhe kurrkund nuk mund tė bėhen kritere tė pėrhershme tė shkencės. Pėrpos nė kokat e mediokriteteve tė historisė!
    Deklarata e tretė: zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha, gjatė vizitės nė Prishtinė, se ideja pėr bashkim midis shteteve apo ndryshimi i kufijve ėshtė e dėmshme pėr Ballkanin Perėndimor dhe idetė e tilla Tirana zyrtare nuk i mbėshtet! Edhe kjo ėshtė njė deklaratė fatkeqe e Zėvendėskryeministrit dhe ministrit Edmond Haxhinasto. Asnjė ndryshim i kufijve nuk mund tė quhet i dėmshėm nė qoftė se popujt qė kanė kufij mes vete pajtohen me atė ndryshim. Pėr popullin shqiptar ndryshimi i kufijve midis Kosovės dhe Shqipėrisė nė asnjė pikėpamje nuk mund tė quhet i dėmshėm as nuk do tė duhej tė quhej i papranueshėm nga Tirana zyrtare sepse ėshtė kufi midis dy shteteve shqiptare. Ideja pėr bashkim kombėtar tė shqiptarėve, prandaj, jo vetėm se nuk mund tė quhet e dėmshme – siē e quajti nė Prishtinė Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto, por do tė ishte shumė e dobishme. Vetėm ajo do tė pėrfaqėsonte zgjidhje tė pėrhershme tė ēėshtjes shqiptare dhe vetėm bashkimi i Kosovės dhe i Shqipėrisė do ta bėnte tė mundshme shprehjen e plotė tė tė gjitha potencialeve natyrore dhe krijuese njerėzore tė Kombit shqiptar.Nuk ka dyshim se tė tri deklaratat e trajtuara kėtu tė zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, nė Prishtinė, mė 18 e 19 mars, pra, nė prag tė vizitės sė kryetarit (tė paligjshėm) tė Kosovės nė Shqipėri, Behgjet Pacolli, janė deklarata tė paqėndrueshme, madje, tė pavėrteta, kundėrhistorike, qė nuk do tė duhej tė bėheshin. U bėnė sepse zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė edhe ishte dėrguar pėr t’i bėrė ato nė Prishtinė. Dhe, ishte dėrguar prej kryeministrit tė shumėfytyrshėm tė Shqipėrisė, i cili, edhe Kosovėn e flijon pėr hir tė mbajtjes sa mė tė gjatė nė pushtet – nė regjimin e tij autoritar!

    Gazeta tema

    Cudi se si ka arritur Qosja te njehsohet ne mendime dhe shprehje me gazetaret e fletushkes Shekulli. Dyshoj se shkrimin ja kane pergatitur ata dhe ai vetem ka pranuar autoresine.

    Nga viti ne vit, nga dita ne dite, Qosja shenon vetem renje dhe se pasketaj mund te thuhet se na ishte njehere nje Qose...

    Ende nuk a ka kuptu i ngrati se ne Tirane ndikimi i tij eshte baras me 0%, bile edhe ata qe ja botojne shkrimet e perqeshin dhe ne vend te fjale shpellar, perdorin njejte si serbet fjalen Uke, pra per ta Qosja eshte nje Uke i maleve dhe se fjala e tij vlen thjeshte per pak dekor te tipit Haxhi Llesh e babe Myslym..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-04-2011 mė 16:38

  4. #764
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Njerzit kanė krijuar njė imazh tė mirė pėr Qosen letrar.Mirė kanė bėrė por nuk e ndajnė dot nga njė politikan amator dhe shumė inatēi,plot mllefe pėr demokracinė,plot mllefe pėr njerėz tė veēantė qė kanė bėrė punė tė mira pėr Shqipėrinė.Atij i pėlqen vetėm vetja e vet dhe paraardhėsit e tij komunistė.

  5. #765
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Po te mos ishte Sali Berisha dhe Ismail Kadare,shumica e njerezve do mendonin se ndoshta ka vdekur Regjep Qosja.Pse?
    Sepse Regjep Qosjes nuk i ndihet zeri dhe as behet i gjalle asnjehere.Perveq ne dy raste, dhe nė tė dyja rastet kur duhet te kritikohet Ismail Kadare dhe Sali Berisha. Sa herė qė i nevojitet dikujt qė tė kritikojė sa mė ashpėr kėto dy personalitete – njėri, shkrimtari mė i njohur dhe i shpėrblyer shqiptar nė botė, e tjetri, njė ndėr burrėshtetasit mė tė popullarizuar tė Shqipėrisė nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit – Qosja vihet ne aksion,ne stilin e gjarperit,gjithmone duke u fshehur nen petkun e letrarit.
    Por eshte e cuditshme se kurre se kemi degjuar te flet asgje kunder Edi Rames ose ne pergjithesi kunder socialisteve.Ndoshta e ndien ende nostalgjine e kohes se"lavdishme"te xhaxhit Enver,poashtu edhe per problemet e shumta ne Kosove te te gjitha sferave ende nuk kemi degjuar te prononcohet ose te flas diqka.
    Ja recepti per ti mbyllur gojen Qosjes.Per Kosove Qosjes i eshte mbyllur goja pasiqe ka marre honorarin prej rreth 200 mijė eurosh pėr botimin nė 27 vėllime tė veprės sė plotė nga Instituti Albanologjik i Kosovės, nga e cila shumė rreth 130 mijė si honorar pėr vetveten e tij.
    A mund te me tregoj dikush se sa e ka honorarin Qosja nga socialistet e Shqiperise,per te mos i kundershtuar,apo kete pune ai e bene me nder,pa kompenzim,vetem per qejfin e shpirtit te ti komunist,vetem per vellezerit ideologjik te tij,Edi Ramen & Co?

  6. #766
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    "Votimi" nė Facebook
    me date 19-04-2011

    Edi Rama
    81.177 Simpatizant
    33%

    Lul Basha
    164.569 Simpatizant
    67%

    "Votimi" nė Facebook
    me date 20-04-2011





    83.838 Simpatizant

    32,6%





    http://profile.ak.fbcdn.net/hprofile..._1761588_n.jpg

    173.151 Simpatizant

    67,4%
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 19-04-2011 mė 18:41

  7. #767
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Rrėfime kolegėsh: 6 muajt e parė, Lulzimin e morėm pėr tė huaj
    Lindita Cela
    gazeta shekulli

    Ka njė periudhė tė jetės sė Lulzim Bashės, pėr tė cilėn nuk shkruhet shumė. Madje, as vetė ish-ministri qė ka mbajtur tre nga portofolat mė tė rėndėsishėm tė qeverisė shqiptare, atė tė Ministrisė sė Transporteve, tė Jashtmes dhe tė Brendshmes, nuk ka qejf tė shprehet pėr atė periudhė.

    Bėhet fjalė pėr periudhėn pėrpara vitit 2005, para se Lulzim Basha tė angazhohej zyrtarisht me Komitetin e Orientimit tė Politikave, organin elektoral tė PD-sė nė zgjedhjet e atėhershme.

    Zyrtarisht, nė CV-nė e ish-ministrit qė tashmė kandidon, shkruhet se deri nė 1998 ai ka pėrfunduar studimet nė Universitetin e Utrecht-it nė Holandė, me gradėn Master i sė Drejtės (Ligj). Nė vitet 1998 - 99, ai deklaron se ka punuar pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Krimeve tė Luftės nė ish-Jugosllavi, nė 2000-2001 ka qenė Kėshilltar Ligjor pranė Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIK-ut, nė 2001-2002 zėvendėsshef i kabinetit tė Drejtorit tė Departamentit tė Drejtėsisė, e mė pas, deri nė 2005, ka punuar si kėshilltar special pėr tranzicionin (ligjor) pranė sė njėjtės zyrė, e cila po pėrgatitej tė shndėrrohej nė Ministri tė Drejtėsisė nė Kosovė.

    Mirėpo gjatė viteve tė fundit, me tė marrė pėrsipėr njė rol mė politik nė Shqipėri, mediat kanė filluar tė publikojnė edhe disa hipoteza tė tjera mbi tė shkuarėn e Bashės. Disa prej tyre e kanė shqetėsuar vėrtet ish-ministrin e Berishės, i cili disa herė ka bėrė dhe deklarata jo shumė tė qarta nė lidhje me aktivitetin e tij nė Kosovė.

    Po cila ka qenė jeta e Bashės nė Kosovėn e pasluftės? A ka ndonjė arsye pėr mosndriēimin e asaj periudhe tė jetės sė kandidatit pėr Bashkinė e Tiranės?

    I riu ambicioz qė erdhi nga Holanda
    Lulzim Basha ėshtė rekrutuar prej Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė Ish-Jugosllavi kur sapo kish pėrfunduar studimet, ende pa ndonjė eksperiencė pune nė profesionin e tij. Miq tė tij gjatė periudhės sė shkollimit nė Holandė, tregojnė qė Basha dallohej pėr ambicien e tij, sidomos nė marrėdhėniet me pedagogėt. Jo rrallė Bashėn e ftonte pėr darkė dhe vetė dekani i Universitetit, qė me sa duket e ka pasur pėr zemėr djalin nga Shqipėria.


    Ish-kolegė tė Bashės tregojnė qė Lulzimi sė paku nė 6 muajt e parė tė qėndrimit nė Kosovė ėshtė shoqėruar vetėm me ndėrkombėtarė, madje i shmangej tė folurit shqip. Sokol Zogaj aktualisht zyrtar i lartė nė Ministrinė e Drejtėsisė nė Kosovė, tregon pėr "Shekulli"-n se deri vonė tė gjithė mendonin se Lulzim Basha duhet tė qe ndonjė i huaj, sepse askush nuk e kishte dėgjuar tė fliste shqip.

    Njė tjetėr ish-koleg i Bashės, qė ka qenė me tė edhe nė Utrecht, dhe mė vonė nė Kosovė, thotė e justifikon mosfoljen e shqipes si njė dukuri normale, pasi, sipas tij, duke qenė se si studentė tė sapodalė nga shkolla, po pėrpiqeshin tė ndėrtonin njė karrierė nė UNMIK, kjo varej mė sė shumti prej shefave, qė ishin tė kombėsive tė ndryshme, por asnjėherė shqiptarė.

    Por, duke qenė se ishte punėsuar pėr hetimet e krimeve tė luftės, Basha nuk mund t'i shmangej ēdo kontakti me vendasit. Puna e tij nėnkuptonte midis tė tjerash edhe pėrkthimin nga shqipja nė anglisht tė hetimeve tė deponuara nga dėshmitarėt, si dhe dėshmitė e tė paditurve, kėshtu qė "ndėrkombėtari" Basha, pas disa muajve u mor vesh se qe shqiptar.

    Gjithsesi, djali i shkolluar nė Holandė vijoi tė kalonte pjesėn mė tė madhe tė kohės me ndėrkombėtarė. Nė rrethin e tij shoqėror gjatė 5 vjetėve tė kaluar nė Kosovė hynė shumė pak shqiptarė, dhe ata kryesisht nga Shqipėria. Nė kėtė grup miqsh bėnin pjesė edhe mikesha e tij Argita Berisha-Malltezi, i shoqi, Jamarbėr Malltezi, Edit Harxhi, Albana Vokshi, Florion Mima, si edhe kunati i vetė Bashės, Erion Isufi.

    Ky grup, si edhe disa shqiptarė tė tjerė qė punonin pranė UNMIK-ut asokohe, vijojnė tė jenė dhe sot njė rrjet individėsh, tė cilėt gjatė vjetėve kanė dėshmuar qė kanė ditur tė bėjė shumė punė, nė favor e nė tė mirė tė njėri-tjetrit.

    Pak janė ish-kolegėt e Bashės qė ende vijojnė tė punojnė nė Kosovė, e ata qė kanė mbetur hezitojnė tė flasin pėr "Shekulli"-n. Ndoshta pse ėshtė fushatė elektorale. Po ē'tė keqe mund tė ketė vallė tė tregosh pėr publikun historitė rinore tė njė nėpunėsi tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK)? Pėr mė tepėr qė tė gjithė miqtė e tij, nė anonimitetin e tyre imponues, tregojnė se Basha i ri ka qenė njė djalė elegant, gjithnjė i kujdesshėm pėr pamjen e tij, e nga buza e tij nuk shqitej kurrė buzėqeshja.

    Por s'besojmė se arsyeja pse Basha i fshihet tė shkuarės sė vet ėshtė thjesht buzėqeshja e tij.

    Jeta nė Prishtinė
    Sot nė Prishtinė, njė pjesė e mirė e miqve tė tij qė punonin me tė janė tashmė pjesė e administratės sė shtetit shqiptar, ose janė pėrfshirė nė sipėrmarrje biznesesh pėrkėtej kufirit. Ata tė paktė qė kanė mbetur nė Prishtinė, ende i ruajnė lidhjet e forta me Lulzim Bashėn. Sokoli qė sipėrcituam, funksionar i lartė i ministrisė sė Drejtėsisė sė qeverisė sė Kosovės, qė pėr disa vite ka punuar nė departamentin e drejtėsisė nė tė njėjtin institucion me Lulzim Bashėn.

    "Njihej si njė djalė i bukur, qė hynte dhe dilte nė zyrėn e UNMIK-ut si nė pasarelė, e grave aty u mbahej fryma sa herė djaloshi kalonte nėpėr korridore", - tregon.
    Njė tjetėr shtetas shqiptar qė ka punuar si pėrkthyes nė zyrėn e drejtuar nga Elizabet Press, e qė sot ka njė karrierė tė suksesshme nė Kosovė, nuk ruan ndonjė shije tė mirė pėr djaloshin nga Shqipėria.

    Arbeni na thotė se Basha qė prej asaj kohe shoqėrohej vetėm me miqtė qė e kanė ndihmuar fort pėr tė qenė nė krye tė politikės shqiptare. Sipas tij, orėt e lira nė Prishtinė Basha i shpenzonte kryesisht me Argita Berishėn, Jamarbėr Malltezin, Edit Harxhin dhe Linda Baletėn, si edhe me disa ndėrkombėtarė.

    Asokohe, edhe pse Kosova ishte e shkatėrruar prej luftės, jeta e natės nė Prishtinė ofronte shumėēka. Njė ekonomi e tėrė e zbavitjes e ngritur rreth parave qė shpenzonin ndėrkombėtarėt e punėsuar nė UNMIK e nė KFOR, njė oaz luksi nė mes tė njė shkretėtire mjerimi.

    Nė kėtė qytet ku bashkėjetonin dy standarde krejt tė ndryshme jetese, Lulzim Basha natyrisht qė ka preferuar jetėn e rehatshme. I akomoduar nė njė banesė tė marrė me qira nė njė prej zonave mė tė shtrenjta nė Prishtinė, menjėherė pėrballė hotel "Grand", Basha lėvizte gjithnjė brenda njė zone tė kufizuar, aty ku jetonin ndėrkombėtarėt.

    Edhe kur lėvizte, pėr tė shoqėruar ekspeditat hetimore, si pėrkthyes e mė pas si nėpunės i UNMIK, Basha lėvizte i shoqėruar e i siguruar prej rojeve ndėrkombėtare.

    Nė njė deklarim publik tė pasurisė sė vet Basha ka argumentuar se nga puna e bėrė nga vitit 1999-2004 nė UNMIK ka pasur tė ardhura rreth 80.000 euro nė vit (diku tek 6800 euro nė muaj). E nė fakt, me kėtė rrogė ia dilte tė justifikonte njė jetė krejtėsisht tė shpenguar nė Kosovė. Vetėm pėr banesėn e marrė me qira, njė pallat pėrballė hotel "Grandit", nė Prishtinė, ka paguar rreth njė mijė euro nė muaj.

    Edhe sot e kėsaj dite apartamentet e pallatit nė fjalė vazhdojnė tė jepen me qira, kryesisht pėr tė huajt, por e zonja e apartamenteve, si shumė tė tjerė, heziton tė flasė pėr Lulin kur mėson se ne jemi gazetarė.

    Ajo justifikohet e thotė se nuk i mban mend ish-klientėt e saj, qė kanė qenė kryesisht tė huaj. "Kėtu kanė hyrė dhe kanė dalė shumė njerėz, ndėr ta mund tė ketė qenė dhe Basha, por pėrveē dhėnies sė apartamentit me qira, ne nuk kemi pasur marrėdhėnie tė tjera", - tregon pronarja e shoqėrisė "City Berry" qė menaxhon pallatet pėrballė hotel "Grandit", nė zemėr tė Prishtinės.

    Por Bashėn e mban mend berberi i lagjes qė e ka dyqanin shumė pranė hyrjes sė pallatit. Si tė gjithė berberėt, ai nuk heziton tė mburret me faktin qė ka qethur e ka rruar djalin simpatik qė ngjiti papritur me njė kėrcim tė vetėm shkallėt e karrierės nė Shqipėrinė mėmė.

    Pak metra mė andej ndodhen ndėrtesat ku kanė qenė zyrat e UNMIK-ut, aty ku Basha ka shėrbyer pėr rreth katėr vjet.

    NESĖR VIJIMI:
    A ishte Basha pjesė e grupit tė hetuesve qė mblodhėn provat pėr burgosjen e Fatmir Limajt dhe Daut Haradinajt? A ka gėnjyer z. Basha nė CV-nė e tij mbi kėtė segment tė jetės? Pėr mė tepėr mbi kėtė temė lexoni nė numrin e nesėrm
    Vetem keta tek shekulli i ngaterrojne shqiptaret per te huaj kur sillen si njerez normal. Nuk kane faj se jane mesuar me individ te tille si me poshte ....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #768
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Vetem keta tek shekulli i ngaterrojne shqiptaret per te huaj kur sillen si njerez normal. Nuk kane faj se jane mesuar me individ te tille si me poshte ....
    Do shofesh lul domaten me rroba burgu se shpejti duke pozuar per foto
    Ne 8 maj nuk eshte shum larg dita kur lul domatja do te jete me adrese te re

  9. #769
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    paska marre perseri qosja penden e tij te felliqur per ti ndihmuar kanibalve edvin perleko tom dosh rucve.

    ky shtaze po tejkalon gjithe kufijt e agresivitetit e te mjeshterise se fallcifikimit.

    do ngordhe si sherbetor i ndyre i bllokqenėrise..

    i pacipi qose.. na qenka bere dhe shtetas i shqiperise e banor i tiranes.. sic pohon vete..
    pra i eshte shtuar ne numer falanges khmer rruzhe me seli ne seli roz..
    sic duket e ndjen se nje dite do behet dhe ai per EULEX dhe mir eshte ta ket pasoshin e Shqiperise qe ti fshihet EULExit neper shpellat e zones par operative me te cilet e lidh krimi i 97-tes.

    mirpo qe te fshihet i duhet jo kjo shqiperi me Pd ne pushtet por nje shqiperi diktature me edvina e ruca e klosa ne pushtet.
    prandaj lufton i pabesi..

    jan qindra djem e burra ne Kosove qe perpeliten nga frika se nji dite do perfundojne ne biruca te EULEx-it..
    ata kan bere krime jo ndaj shkaut sic duan te maskohen..e sic perpiqet ti maskoje qosja.. por ndaj LDK-se.. Partise se Rugoves.. dhe ne keto krime e di gjith kosova se eshte dora e mendja djallezore e qoses..
    '
    sic qe dora e mendja e tij anti-shqiptare ne revolucionin kanibal te 97-tes.. siq qe mendja e penda e tij e ndyre ne kerbacet e hunjte e khmer rruzhve te 21 janarit..

    prandaj lufton me te gjitha mjetet mjeshtri i krimit.. qose polpotisti..


    ..

  10. #770
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Z Qosja eshte i vetmi Akademik qe fut hundet ne punet e brendshme te Shqiperise me sa duket kto urdhra i jep partia,ky eshte shkrim tipik i partise Komuniste,ska faj ishkreti ata ja kane rekomanduar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •